Fan Noli - Theofan Stilian Noli

BeRaTsi_MiZeRje

Aktivist i AlbForumi
Kënga e Salep Sulltanit

Një mexhlis të math na çeli
Pandeli Jano Vangjeli
Me Sulltan-llokum na veli
Si kofini pas të vjeli.


Fyt' i Floqit po pëllet
Top' i Krosit po kërcet:
Ç'është ky sheqer-kësmet?
Hallvaxhin' e pamë mbret!


Dhe rakia vete-vjen
Xhafer Ypi na mbërthen
Dhe për lot na mallëngjen
Rreth konopit me legjen.


Koço Kotta, mjek hanxhari,
Nis një valle palikari,
Se me një ferman kusari
Sadrazem u-bë firari.


Dhe Feridi faqe ndron,
Die shante, sot lëvdon
Fryn bulçit' e trumbeton,
Që Katrani zbardhëllon.

Dhe sarhosh Iljas Vrioni
Dehet, siç e do zakoni,
Bërtet: "Rroftë Napoloni!
Kështu tha dhe Ksenofoni!"


Se ç' u-çporr xhumhurieti,
Se ç'u-rahatos mileti,
Se Sulltanin prap' e gjeti,
Se, që kur e humbi, s'fjeti!


Ç'ka sepse i vjetri qe
Madhështor sa një deve
Dhe ky s'bën as për meze!
Rroftë sa jep ylefe.


Se ç' na u-gëzua xhani,
Se ç'na preu Ramazani,
Se ç' na piu Italjani,
Rroftë pra Salep-Sulltani!


Vjenë, 15 Tetor, 1928.
 

BeRaTsi_MiZeRje

Aktivist i AlbForumi
Vajtim per bijen ( A Villequier)
Victor Hugo
perkthyer nga Fan Noli

TANI qe shkova nga Parisi i veshtire
Mermer, tavane, truall, megull nuk shoh,
Tani jam nene lisa, nene deg’ i shtrire,
Dhe bukuri’ e qjellit mendjen po m’a ngroh.

Tani nga zia qe me cthuri si germadhe
I zbet’i gjalle dal,
Me hyn ne zemer paqja e natyres madhe
Dhe qetesi me fal.

Tani me valat det’i gjere me gostit,
Me prek I qeti, madheshtori horizon;
Tani te thellat te verteta po nxonit,
Dhe lulet e lendines syri m’i gezon.

Tani, o Perendi, po gjenj fuqine sterre
Te shoh me syt’e zes
Te shkretin gur nene te cilin vajz’e mjere
Fle gjumin pa mengjes.

Nga pamjet perendore mendja m’u-ndricua,
Nga fushat, pyet, brigjet, lumi i kulluar,
Shoh vogeline time dhe cudit’e tua,
Mbleth mendjen, di qe je i math, i pambaruar.

Ja ku te vinj, o Ate qe besonj, o Zot,
Te sjell perunjesisht
Zemren qe m’a ke mbushur me lavdi, dhe sot
M’a theve ploterisht.

Ja ku te vinj, o Zot, dhe proklamonj qe je
I mir’i embl’i dhempshur, Perendi i Jetes,
I vetemi qe di se c’ben edhe perse.
Njeriu eshte kallm i shembur i kenetes.

Te thom qe varri, kur te vdekurit mbulon,
Porten e qjellit hap,
Qe jeta jone tatepjete kur mbaron
Perpjete nis me vrap.

Je i pasosur, absollut, dhe i vertete
Ti vetem, At’i larte, e pranonj mi gju;
Pranonj qe esht e mire, esht e drejte
Qe zemra m’u-pergjak, se Zoti e deshi ashtu.

Me s’kundreshtonj per asnje gje qe po me ther,
Se ashtu deshe ti;
Shpirti nga zi ne zi, edhe nga vrer ne vrer
Shkon ne perjetesi.

S’po shohim kurr’ asgje pervecse nga nje ane,
Tjatr’ane mbytet ne mister e ne furtune;
Njeriu vuan nen zgjedh’ e s’e di shkakne,
Cdo gje i fluturon, asgje s’i hyn ne pune.

O Zot, perhere na rethon me shkretetine,
Me pranga dhe me fre;
S’ke dashur kurre te na japesh shigurine
Dhe gazin permi dhe.

Sa shohim nje te mire, fati na e tret,
S’na dhe asgje ne jeten rot’edhe rodhan
Qe te qendronje dhe te thomi, mor aman:
Kam nje shtepi, nje are, dhe nje dashuri.

Cdo gje e shoim per nje cast te kufizuar
Dhe mplakemi pa shtek;
Keshtu na qenka, ashtu ka per te vazhduar.
Pranonj edhe s’e prek.

Kjo bote, o Zot, kjo harmoni e pandryshuar
Perbehet me vajtime edhe me kremtime;
Berthama jemi ne tufan te pambaruar,
Te miret hipin, dhe te liqte zhyten ne mundime.

E di, o Zot, ke pune shume, dhe s’ke nge
Per ne te behesh vrer;
Per nenen vdekj’e fshnjes djek si nje rufe,
Po ty s’te ben qeder.

E di qe pema bie kur i fryn nje ere,
Zogut i bie penda, lulja shkunt aromen;
Kriesa eshte rot’e madhe si potere,
Dhe sillet rotull dyke shtypur udhes llomen.

Se ditet, muajt, valat, syte qe vajtojne
Kalojne pa pushim,
Se bari do te mbinje fosnjat do te shkojne,
E di, o Zot im.

Ne qjellin tent persiper reve te veshtira,
Ne kaltesiren e patundur madheshtore
Po mbrun e po gatit kush e di c’miresira
Ku hyn si pjes’e duhur dhembja njerezore.

Per pllanet e panumerta qe po permban
Te duhet pa dyshim
Te mbytesh bukurit’e dheut ne tufan,
Ne zi, dhe ne mjerim.

Kanunet qe hartojne fatin njerzor
Nuke tronditen, nuke zbuten asnje here,
Se s’munt, o Zot, t’a cthuresh rendin boteror
I shtyre nga meshira per njerin’e mjere.

O Zot I math, te lutem hith nje sy mi mua
Sheroj-e shpirtin tim;
I embel, i perunjur posi foshnj'e e grua
Te vinj me adhurim.

Kujto, o Zot, qe kam punuar qe ne krye,
Qe jam perpjekur, jam mejtuar, kam leftuar,
Natyren kam shpjeguar plot me aresye
Cdo gje me kthjellesine tende e kam ndricuar.

Detyren time e mbarova beserisht
Perballa zemerim,
Pra nuke prisnja me te drejt'e natyrisht
Nga ty kete cperblim.

Nuk e pareshikonja kurre qe dhe ti
Me krahun tent te me goditnje munt mi koke
Dhe mua qe kam patur rralle prokopi
Te m'a varrosnje bijen kaqe shpejt ne toke.

Me zemren te plagosur kaqe rend' u-drodha
Te nema me furi
Si fosnje, edhe kunder teje nofta hodha
Nje gur ne det te zi.

Kujto, o Zot, njeriu po dyshon kur vuan,
Se syri qe po qan verbohet n'erresire,
Se ne budrum ku eshte hedhur nuke cquan,
S'te sheh, e s'te perfill, e s'te kerkon meshire.

Njeriu qe fundoset thelle ne gremine
Ne pis' e ne katran,
Nuk esht' e mundur te gezonje qetesine
Te yjve ne mejdan.

Sot une, qe si nene isha dobesuar,
Ne kembe te perunjem nene qjell te lire,
Nga hidherimi i eger ndjenj qe jam ndricuar
Dyke shikuar gjithesine ca me mire.

O Zot, e di qe jam i cmendur pa kufi
Kur murmurit e shanj;
Pra hesht, s'mallkonj, e s'akuzonj, po nem liri
Te cirem e te qanj.

Me ler me kuj' e lot, me vaj e vrer te ngrysem
Posa njerin' e bere per litar dhe hu;
Mi kete gur te ftohte ler-me te permbysem
Dhe te pyes: Moj bije, a e di qe jam ketu?

Me ler t'i unjem mbremane mi varr t'i flas
Kur bota reth pushon,
Se nofta engjelli ne qjell, kur te bertas,
Cel syt' e me degjon.

Ajme, per khen e kaluar kam zili;
Tani asgje ne bote ngushullim s'me sjell;
Perhere ate cast me sy e shoh tani
Kur hapi krahet edhe fluturoj ne qjell.

Nuk e harronj gjer sa te vdes castin e zi;
C'te qava, o cast, me kot!
Bertita: O Zot, qeparthi e kisha, dhe tani
S'e kam! dhe qanj me lot.

Zot, mos u-zemero qe sillem si i eger;
Kjo plage pikon gjak, dhe s'ka asnje sherim;
Sa vete helmi ashperohet ca me teper;
Jam i perunjur, po s'kam me aspak durim.

Zot, mos u-zemero, faqen m'a dhe per hall,
Syrin m'a dhe per lot,
Po force dhe takat s'me dhe qe t'i perball
Zullmet bot e bot.

Shiko, femijet po na duhen pa dyshim,
O Zot; se fati na permbyti n'erresire,
Na thuri me andralla, helm e hidherim,
Po nje mengjes na zbarth me hir edhe meshire.

Nje foshnje lint, nje kok'e dashur dhe e shtrenjte,
E vogel, gas perhap,
E bukur sa beson qe dor'e saj e shenjte
Porten e qjellit hap.

E pashe lulen qe lmzot ne kopsht me mbolli,
U-rrit me hir, me embelsi, dhe kthjellesi,
E dashura nga nata ne mengjes na solli,
Na ndriti si nje diell zemer dhe shtepi.

Vazhdoj me vjete si i vetemi gezim
Qe munda t'enderronj;
Tani, o Zot i math, kuptom se c'hidherim
Po ndjenj qe s'e shikonj.
 

BeRaTsi_MiZeRje

Aktivist i AlbForumi
Fan Noli

Emri i Fan Nolit, Theofan Stilian Noli, është lidhur me gjithë kulturën e re shqiptare të shekullit tonë. Për fat të keq si shume artistë të mëdhenj shqiptare, ai lindi dhe vdiq larg atdheu. Por midis këtyre dy datave zemra e tij e madhe rrahu vetëm për Shqipërinë, shpirti i tij krijoi gjëra madhështore që e lartësuan dinjitetin e shqiptarit, kurse në veprimtarinë energjike të përditshme iu përkushtua pavarësisë e tërësisë tokësore të atdheut dhe sidomos demokratizimit të jetës shqiptare.

Vendlindja, Ibrik-tepeja ose Qyteza, një fshat shqiptar në Traki, afër Adrianopojës, si dhe disa fshatra të tjera afër tij ishin për Nolin nga mënyra e jetesës, zakonet e temperamenti, si një copëz e shkëputur nga Shqipëria. Aty shpirti i tij thithi të pastër botën shqiptare, kulturën e gjerë popullore, mori informacionin e parë për historinë e Shqipërisë e jetën e kryetrimit Skënderbe. Pasi kreu në greqisht shkollën fillore dhe gjimnazin, në vitin 1900, në moshën 18 vjeçare, ai u largua nga vendlindja për të mos u kthyer dot më dhe shkoi në Athinë.
Në gjimnazin grek ai ishte njohur me letërsinë antike greke, me letësinë evropiane e sidomos me veprën e Shekspiri.
Kjo gjë i kishte ngjallur atij dëshirën për ta zgjeruar kulturen e vet, dëshirë që mbeti e zjarrtë në shpirtin e tij deri sa vdiq. Kështu ky djalosh i ri , me interesa të gjera, shëndetlig, por i guximshëm e me një intuitë të zhvilluar, i hyri rrugës së studimeve, që për të ishte mjaft e vështirë, sepse i mungonin mjetet financiare. Pikërisht prej kësaj mungese ai shpejt i ndërpreu ato, të cilat do të mund t'i vazhdonte shumë më vonë, në një moshë të madhe. (Vetëm me 1912 ai kreu studimet e larta dhe u diplomua per arte , kurse më pas në moshën 55-vjeçare, mbaroi konservatorin, dhe në moshën 63-vjeçare mori doktoratën e filozofisë për histori). Për të siguruar jetesën hyri në një shoqëri tramvajesh e me pas si sufler në një teater. Herë-herë luante edhe ndonjë rol të vogël , por puna në teater nuk i vleu më tepër, sepse e nxiti të shkruante dramën "Zgjimi", në greqisht, (e cila u ndalua të shfaqej sepse aludonte për lëvizjen shqiptare për liri), dhe me vonë dramën në shqip "Izraelitë e filistinë". Më 1903 shkoi në Egjipt ku punoi për dy vjet si mësues. Gjatë kësaj kohe ai u njoh me patriotë të shquar të kolonisë shqiptare të Egjiptit: Thanas Tashkon e Jani Vruhon, të cilët luajtën një rol të rëndësishëm për drejtimin që do të merrte jeta e Fan Nolit. Ata e lidhën atë me lëvizjen patriotike shqiptare edhe ai po në këtë kohë përktheu në greqisht veprën e Sami Frashërit "Shqipëria ç'ka qenë, ç'është e ç'do të bëhet". Më 1906 Noli u dërgua në Amerikë nga patriotët e kolonisë së Egjiptit për organizimin e lëvizjes kombëtare të shqiptarëve të atjeshëm. Brenda një kohe të shkurtër Noli krijoi shoqërinë "Besa-besë", që më pas u shkri në federatën "Vatra"si dhe gazetën "Dielli". Në Amerikë ai u detyrua të bëjë një punë të rëndë që të siguronte jetesën.
Nga gjithë veprimtaritë e kësaj periudhe të jetës politike të Nolit, më e rëndësishmja është shkëputja e kishës ortodokse shqiptare dhe lufta kundër propagandës shoviniste greke. Për këtë qëllimin më 1908 ai u dorëzua prift dhe duke vazhduar traditën e nisur nga Kristoforidhi përktheu shumë libra të ndryshëm të kishës në gjuhën shqipe.

Kur u shpall Pavarësia, Noli përshëndeti qeverinë e Ismail Qemalit, ndërkohë që kishte bërë edhe një udhëtim nëpër Evropë për të mbrojtur çështjen shqiptare. Periudha më e rëndësishme e aktivitetit të tij në të gjitha fushat është dekada 1920-1930. Më 1920 ai, së bashku me patriotë të tjerë, u përpoq dhe arriti të sigurojë pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve. Më 1921 ai botoi edhe veprën e rëndësishme "Historia e Skënderbeut".
Gjatë viteve `20-24, në krye të opozitës demokratike, Noli zhvilloi një luftë të ashpër në Parlament dhe jashtë tij kundër gjithë forcave reaksionare dhe feudale, duke ngritur zerin për vendosjen e lirive demokratike dhe zbatimin e reformës agrare. Fjalimi i tij mbi varrin e Avni Rustemit në Vlorë shënoi fillimin e Revolucionit Demokratik në Shqipëri.
Me fitoren e revolucionit Noli u caktua kryetari i qeverisë së re, që doli prej tij, që ishte qeveria me përparimtare në Ballkan. Ajo shpalli një program revolucionar e demokratik, por nuk arriti ta realizojë. Revolucioni Demokratik në Shqipëri u gjend menjëherë i rrethuar nga qëndrimi armiqsor i Fuqive të Mëdha, monarkive dhe qeverive evropiane të shteve ballkanike. Nolit iu desh të bënte një përpjekje të jashtëzakonshme që qeveria shqiptare të njihej. Por ndërkohe gjithë forcat reaksionare të vendit, të kryesuara nga A.Zogu dhe të ndihmuara nga qeveria jugosllave si nga ana financiare, ashtu edhe me mercenarë biellogardistë arritën ta rrëzojnë qeverinë demokratike, e cila duke mos patur kohë të realizojë reformat e shpallura, sidomos reformen agrare, mbeti e shkëputur nga populli. Noli u detyrua të mërgojë jashtë vendit në Austri dhe u dënua me vdekje në mungesë. Gjithë demokratët revolucionarë në mërgim themeluan në Vjenë Komitetin Nacional Revolucionar (Konare) me Nolin si kryetar. Në organin "Liria Kombëtare"
Të këtij Komiteti që dilte në Gjenevë, Noli botoi shumë artikuj që demaskonin Zogun dhe armiqtë e Shqipërisë, fashizmin dhe reaksionin si edhe disa nga poezitë e tij më të mira. Noli u end nëpër Evropë plot tetë vjet, duke mos pushuar së punuari për Shqipërinë, me shpresë se do të vinte një ditë që ai të kthehej përsëri. Por më 1932, kur Zogu arriti të forconte mjaft pushtetin e tij despotik, ai e humbi shpresën dhe u largua për në Amerikë për të mos e parë më kurrë atdheun. Më mirë se gjithçka, gjendjen e rëndë shpirtërore të tij në këtë kohë e shpreh poezia "Moisiu në mal".
Noli
Kryeprofetit dita i ngryset
Dhe shpirtkëputur përdhe përmbyset
Me lot në sy, me zemër të ngrirë
I lyp mëshirë.

Pse kaqë gjatë, Zot, m'arratise,
Pse më përplase, më përpëlise,
Pse shpresën dyzetvjet ma ushqeve,
Dhe sot ma preve?

Përveç veprimtarisë shumë të rëndësishme politike, poetike e publiçistike, gjatë këtij dhjetëvjeçari Noli përktheu tragjeditë e Shekspirit, Rubairat e Omar Khajamit, Don Kishotin e Servantesit etj. Në gjithë këtë veprimtari politike, patriotike, artistike e shkencore Noli mbeti demokrat konsekuent. Vegjëlia ishte shtresa e vetme që ai vlerësonte, shtresa, tek e cila ai besonte, kurse feudalizmi ishte klasa që ai urreu për vdekje, klasa për të cilën ai s'pati kurrë ndonjë iluzion. Megjithatë si politikan e udhëheqës shteti ai humbi në ndeshjen me feudalizmin, pasi nuk deshi kurrë të përdorej dhuna.
Pasi u vendos në ShBA, u mor me krijimtari letrare, me studime të ndryshme, siç ishte "Bethoveni dhe Revolucioni Francez" etj dhe me organizimin e veprimtarive të kishës shqiptare në Amerikë, e cila shërbente si qendër e lidhjes së kolonisë shqiptare. Fan Noli mbeti deri në fund të jetës së tij një demokrat i shquar.
Ky vigan i demokracisë e i kulturës shqiptare, te i cili vepron me të njëjtën forcë intuita e artistit shkencëtarit dhe e politikanit, ky patriot i madh që shkriu gjithçka për Shqipërinë, për fat të keq vdiq larg saj më 13 mars 1965 në ShBA, ku ndodhen edhe sot eshtrat e tij.
 

BeRaTsi_MiZeRje

Aktivist i AlbForumi
Kirenari

Ç’deshe ti, mor, në Kalvar!
O qyqar, o Kirenar!
Del me poçen për sehir,
Ndrit me Kryqin si martir.

Rent nëpër kallaballëk,
seç po ngjan, s’merr vesh as gëk,
je i pir’ e s’mban dot anë
për çlironjës a tiranë.

Nëpër pluhur dhe shamatë
 

BeRaTsi_MiZeRje

Aktivist i AlbForumi
Male, pyje plot me fletë
(nga "Don Kishoti i Mançës")

Male, pyje plot me fletë
Të mëdhenj e të përpjetë,
pa pushoni e më dëgjoni,
ejani më ngushëlloni,
për hatanë, për belanë,
për qederin, për sevdanë,
që më shthuri anembanë,
këtu qan trim Don Kishoti te dëllinja
për largimin nga Dylqinja
e Tobozës.

Te ky vend më solli fati,
fat' i zi e taksirati,
se si unë s'ka ashik,
dhe si unë s'ka besnik,
dhe kështu më mori djalli,
më svarnis për kapistalli,
pra nga halli dhe nga malli
këtu qan trim Don Kishoti te dëllinja
për largimin nga Dylqinja
e Tobozës.

Duke ndjekur aventyra,
te ky mal i shkretë hyra,
por më ndjek nga pas sevdaja
më qëllon, më ndjek murtaja
me shigjetën e helmuar
dhe jam djeguar, përvëluar,
dhe kështu i dëshpëruar,
këtu qan trim Don Kishoti te dëllinja
për largimin nga Dylqinja
e Tobozës.

Këtu dergjet Don Kishoti

Kët dergjet Don Kishoti:
Ish i fort' e ish i zoti,
botën prapa desh ta kthente
dhe me ushtën ta mbërthente.

Këtu brenda fle Dylqinja:
seç këndonte si mëllinja!
Ish e kolme, rrumbullake,
faqekuqe, pupulake,

Këtu dergjet Sanço Pança:
si ai s'ka parë Mança!
E kish barkun sa një kosh,
e kish kokën fare bosh.

Këtu dergjet Rosinanti:
ishte më interesanti
nga çdo kalë që kulloti
barin që ka bërë Zoti.
turren burrat, cirren gratë.
Turm’ e ndezur, e tërbuar,
Krishtin për të kryqëzuar.

“Mir’ e gjeti”, - tha sarafi –
se ashtu ia desh qylafi,
se po çvishte vegjëline
Me uzurën dhe vergjinë!”

Po kur pe që u gënjeve,
Kryqëzimin s’e pëlqevce.
Kirenar, seç the një fjalë:
“Mos e vrisni këtë djalë!”

“Daleni, the, mor amani;
Oratorin mos e ngani
si politikan flet n’erë
po s’e bën më tjetër here!”

Fare bukur e fillove,
po më kot e këshillove,
se katilët s’të sajdisnin,
si pjanik të qesëndisnin.

Dhe kur pe këto avaze
një dolli me verë zbraze
për të mbytur mallëngjimin,
për të shuar hidhërimin.

Po dollia të tronditi
dhe mi Krishtin të vërtiti,
të tre Kryqet i përfshive
dhe përdhe të gjith’ I shtrive.

Ç’ngjau pasandaj s’kuptove
kryqin gjersa e zaptove,
dhe si krisht u kapardise
dhe në djers’ u batërdise.

Ç’vate shtrembër në Kalver
O qyqar, o Kirenar!
Seç përmbysesh, kamçikohesh,
Rrihesh, ngrihesh, çdehesh, zgjohesh.

Krishtin me habi pyet:
“Nga më krisi ky tërmet?
Pse pa faj po më mundojnë,
Kryqn’ e huaj ç’ma ngarkojnë?”

Krishti po të ngushëllon
Dhe durim të këshillon:
“Mos kij dert, se u bekove,
Me dolli lavdi fitove!

Mos kij dert, mor Kirenar
Ta bën këngën një shqiptar!”
“Po ku është Shqipëria?”
“Tek ndes vetë perëndia!”

Bëj gajret, mor Kirenar,
Drejt përpjet në Kalvar!
Për paradën që bën ti
Çdo besnik të ka zili.
 

BeRaTsi_MiZeRje

Aktivist i AlbForumi
SHËNIME BIOGRAFIKE



6 janar 1882
Lindi në fshatin shqiptar të Ibrik-Tepesë (Qytezë) në Turqinë evropiane.

Viti i hyrjes në gjimnazin grek të Edernesë. Në vjeshtën e vitit 1900 mbaron gjimnazin.

1900
Largohet për fare nga vëndlindja. Në Athinë nuk arrin të vazhdojë studimet e larta dhe për të jetuar detyrohet të punojë si karrocier trolejbuzi, kopist, sufler dhe aktor.

Mars 1903
Fillon si mësues në shkollën fillore greke të Shibin-el-Komit (Egjipt) ku njihet me Spiro Dinen, i cili e ve në kontakt me Lëvizjen Kombëtare Shqiptare për çlirim nga zgjedha osmane.

Korrik-gusht 1904
Boton skicat e para letrare në revistën demokratike greke "Numas" me emrin Theofan Mavromati.

Shtator 1905
Bashkëpunon me gazetën "Drita" të Shahin Kolonjës, ku boton artikuj me të cilët u përgjigjet sulmeve të shtypit shovenist grek.

Prill 1906
Me propozimin e Thanas Tashkos e Jani Vruhos shkon të organizojë ngritjen e shoqërive atdhetare në SHBA.

31 maj
Shkon në Bufalo, qendër e shoqërisë "Mall´ i mëmëdheut". Për ca kohë punon në një sharrë.

Korrik
Fillon punë si redaktor i gazetës "Kombi" ku punon deri në maj të vitit 1907. Në "Kombi", gazetë e parë shqiptare në SHBA, boton artikuj ku ngre probleme të rëndësishme të lëvizjes kombëtare dhe para së gjithash çështjen e bashkimit të të gjitha forcave atdhetare përballë rreziqeve që i kanoseshin kombit.

1907
Boton dramën në tri akte "Israilitë dhe filistinë"


6 janar
Themelon në Boston shoqerinë atdhetare "Besa-Besën".


9 shkurt 1908
Merr përsipër misionin për themelimin e Kishës Shqiptare ortodokse në SHBA.

22 mars
Themelon Kishën ortodokse Shqiptare.

Dhjetor
Nis botimin e librave me karakter fetar, si "Shërbesat e javës së madhe" (Boston, 1908), "Libra e shërbesave të shenjta" (Bruksel,1909) , "Libra e të kremteve të mëdha" (Bruksel, 1911)

15 shkurt 1909
Boton numrin e parë të gazetës "Dielli" që e nxirrte shoqëria "Besa-Besën"

10 gusht
Viziton në disa vende të Evropës kolonitë shqiptare të Kishinievit e të Odesës, të Bukureshtit e të Brailës, si dhe të Sofjes dhe mban meshë në gjuhën shqipe.

31 mars 1912
Me punën e pandërprerë të Nolit themelohet në Boston Federata Panshqiptare "Vatra" që luajti një rol të shquar për mbrojtjen e interesave e të pavarësisë së Shqipërisë.

Qershor
Mbaron Universitetin e Harvardit.

Nëntor
Duke parë rrezikun që i kërcënohej Shqipërisë nga vazhdimi i Luftës Ballkanike, "Vatra" e nis me mision Nolin në Evropë.

Pranvëre 1913
Zhvillon një veprimtari të dëndur politike në Londër për një Shqipëri të pavarur brenda kufijve të saj etnike. I dërgon memorandume Ministrisë së Punëve të Jashtme të Anglisë për këtë çështje e boton disa artikuj në shtypin londinez.

2 mars
Noli shfrytëzon tribunën e Kongresit të Triestes * kundër copëtimit të Shqipërisë nga ana e Fuqive të Mëdha të mbledhura në aeropagun e Londrës.

Korrik
Viziton për herë të parë Shqipërinë, ku pritet nxehtësisht në Vlorë dhe Durrës. Në atdhe has në kundërshtime për themelimin e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare.

Maj 1915
Pasi qëndron më se dy vjet në Evropë, kthehet në SHBA. Gjatë kësaj kohe Fan Noli zhvilloi një veprimtari të dendur politike e propagandistike, si dhe për themelimin e Kishës Autoqefale Shqiptare në Shqipëri.

Korrik
Zgjidhet kryetar u Federatës Pan-shqiptare "Vatra".



8 shkurt 1916
Boton në "Dielli" artikullin "Shqiptari i shkelmuar" ku akuzon Fuqitë e Mëdha për copëtimin e Shqipërisë në Konferencën e Londrës.

Korrik
Në emër të Kuvendit të "Vatrës" proteston pranë Fuqive të Mëdha kundër synimit për të vendosur protektoratin italian mbi Shqipërinë.

15 mars 1918
Fan Noli në emër të "Vatrës" u drejton një deklaratë disa personaliteteve politike dhe shtetërore amerikane duke përfshirë edhe presidentin Vilson, kundër ndërhyrjes së Fuqive të Mëdha në problemin shqiptar.

Shtator
Me iniciativën e Nolit e nën drejtimin e tij, botohet numri i parë i "Revistës Adriatiku" (The Adriatic Review) në mbrojtje të interesave të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

26 korrik 1919
Zhvillohet ceremonia për zgjedhjen e Fan S. Nolit peshkop.

10 Shtator
Botohet në "Dielli" intervista e Fan Nolit dhënë gazetës amerikane "Dejli Telegraf", në të cilën denonconte Traktatin e fshehtë të Londrës për copëtimin e Shqipërisë.
Nëntor 1920
Rrethet demokratike përshëndesin lajmet mbi ardhjen e Nolit në Shqipëri. Qeveria shqiptare e emëron kryetar të delegacionit të saj në punimet e Lidhjes së Kombeve në Gjenevë.

Dhjetor
Më 17 dhjetor Shqipëria pranohet anëtare e Lidhjes së Kombeve. Noli e ka cilësuar këtë akt si suksesin më të madh të arritur perj tij në karrierën diplomatike.


1921
Nën kujdesin e shoqërisë "Arsimi" botohet në Boston "Historia e Skënderbeut (Gjergj Kastrioti) mbretit të Shqipërisë, 1412-1468" prej peshkopit Theofan (Fan S. Noli).

Prill
Noli zgjidhet kryetar i Partisë Popullore, e para "parti" politike parlamentare në Shqipëri.

Gusht 1922
Me përpjekjet e vazhdueshme të Fan Nolit themelohet në Berat Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare që mënjanonte Patriarkanën të ndërhynte në çështjet kishtare.

Nëntor 1923
Në kishën e Shën Gjergjit në Korcë bëhet dorëzimi dhe fronësimi i Fan Nolit si peshkop I durrësit, Gorës dhe Shpatit.

Dhjetor
Në zgjedhjet për Asamblenë Kushtetuese, Noli zgjidhet deputet i Korcës, e cila e kishte bërë edhe qytetar të saj. Opozita demokratike mundi të siguronte vetëm 1/3 e vendeve në Asamble.

1 Maj 1924
Noli merr pjesë në varrimin e Avni Rustemit në Vlorë, që u kthye në një manifestim të madh politik e mban një fjalim të zjarrtë përpara trupit të tij. Fjalimi e përshkojnë notat e revolucionit të afërm.

Maj
Në gjendjen revolucionare të krijuar, në Vlorë formohet Komisioni Politik Administrativ, i kryesuar nga Fan Noli, për drejtimin e lëvizjes kryengritëse që kishin shpërthyer forcat e Bajram Currit, të shoqërisë "Bashkimi" e të garnizoneve ushtarake të Shkodrës, Përmetit, etj.

10 qershor
Triumfon Revolucioni Demokratiko-borgjez. Noli ngarkohet të formojë qeverinë e re.

17 qershor
Fan Noli, në emër të qeverisë së re, shpall programin prej 20 pikash, që përbën një shprehje të aspiratave të shtresave të gjera të popullsisë.

10 shtator
Flet në seancën e 14-të plenare të Asmablesë së Lidhjes së Kombeve. Fjalimi u cilësua nga shtypi i huaj si "bomba e peshkopit shqiptar" dhe "një nga fjalimet që bënë më tepër bujë". Ai demaskoi veprimtarinë e Lidhjes së Kombeve se gjoja mbronte paqen apo synonte të zgjidhte çështjen e çarmatimit.

Dhjetor
Me anën e një proklamate, kryeministri Fan Noli, i drejtohet me një thirrje popullit shqiptar që të rrëmbejë armët për të mbrojtur fitoret e revolucionit nga ndërhyrja e bandave të armatosura të Ahmet Zogut, të ndihmuar materialisht e me trupa vrangeliste nga qeveria jugosllave.

24 dhejtor
Me gjithë rezistencën spontane të ushtrisë kombëtare e të forcave vullnetare, forcat e Ahmet Zogut hyjnë në Tiranë. Fan Noli e udhëheqës të tjerë u detyruan të largohen nga atdheu.

25 mars 1925
Forcat demokratike * revolucionare në emigracion themelojnë Komitetin Nacional Revolucionar (KONARE) e zgjedhin në krye të tij Fan Nolin.

1926
Boton në Bruksel në përkthim shqip veprat madhore të Shekspirit "Hamlet", "Makbethi", "Jul Qezari" dhe të H. Ibsenit "Armiku i popoullit" dhe "Zonja Ingra e Ostrotit", të pajisura secila me një analizë kritike.

28 nëntor
Në "Lirija Kombëtare" boton tri nga poezitë politike më të njohura të tij:

"Hymni i Flamurit"
"Syrgjynvdekur" (Elegji për L.Gurakuqin)
"Shpell´ e Dragobisë"(Elegji për B.Currin)

8 dhjetor
Denoncon paktin italo-shqiptare, të ashtuquajturin Pakti i parë i Tiranës dhe e quan atë si preludin e pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste.

1927
Boton në Vjenë (1926) versionin e parë të "Rubairave" të Omar Khajamit dhe në Bruksel versionin e plotë të pajisur me një analizë kritike dhe me shënime.

15 janar
Në gazetën e Nju-Jorkut "Herald Tribjun" u bën thirrje njerëzve paqedashës të mbarë botës për të ndaluar katastrofën që i kërcënohej Shqipërisë nga intrigat e fshehta të diplomacisë angleze e italiane për të ndezur zjarrin në Evropën Juglindore.

Prill
Zgjidhet kryetar i Komitetit të Çlirimit Nacional. Noli është ndër të parët që propagandon idenë për ta lidhur luftën e popullit shqiptar me atë të popujve të tjerë të shtypur të Ballkanit e të Evropës.

24 prill
Merr pjesë në hartimin e Deklaratës së përbashkët të Komitetit të Çlirimit Nacional e të Komitetit të Çlirimit të Kosovës.

1927-1928
Boton poezitë "Marshi i Barabajt" e "Kënga e Monarkisë".

1929
Merr pjesë në Kongresin Ndërkombëtar Antifashist që zhvillohet në Berlin.

Janar-shkurt 1930
Boton poezitë e mirënjohura "Moisiu në mal" dhe "Shën Pjetri në mangall". Afërsisht të kësaj kohe mund të jene¨edhe poezitë "Marshi i Krishtit", "Krishti me kamçikun", "Marshi i kryeqësimit", "Kirenari" dhe "Kryqësimi".

Prill-maj
Shkruan dy poezitë më të fuqishme të tij:

"Rent, or marathonomak"
"Anës së lumenjve"

Maj
Kthehet përsëri në SHBA, Ministri i Zogut në Uashington , Faik Konica, përpiqet ta bindë Nolin të heqë dorë nga rruga revolucionare.

1 nëntor
Fillon të botojë në Boston gazetën "Republika", me program që i përmbahej në vija të përgjithshme atij të KNÇ: Republikë, demokraci, pavarësi dhe kufi etnikë. Vazhdoi të dalë deri më 1933.

Mars-shtator 1932
Noli qëndron në Gjermani në pritje të vizës për t´u kthyer përfundimisht në SHBA.

Tetor-dhjetor
Kthehet në SHBA. Sëmuret rëndë nga pleumonia. Detyrohet të shtrohet në spital për t´u mjekuar.

1932-1933
Boton pjesën e parë të romanit "Don Kishoti" të Servantesit në pesë vëllime të shoqëruar me një analizë kritike.

1934
Sëmundja e rëndë, vetmia, braktisja e disa miqve e shokëve, si dhe perspektiva e paqartë dhe e zymtë e çuan Fan Nolin në një dëshpërim të thellë. Në këto çaste kaq të rënda psikologjike ai shkroi:

"S´kam më as nge, as qejf, as takat, për politikën… këllëçi im politik është varur në muze dhe nuk del s´andejmi kurrë".

1935
Kalon një jetë të vetmuar. Merret me studime nga më të ndryshmet dhe fillon mësimet në moshën 53-vjeçare në konservatorin e muzikës të Nju-Inglendit në Boston.

1936
Boton pjesë muzikore liturgjike nën titullin "Hymnore".

1937
Mbaron konservatorin e Muzikës.

28 qershor
Noli i jep një intervistë gazetës "Boston Post", ku ndërmjet të tjerash theksonte se ai nuk do të kthehej kurrë në Shqipëri, përderisa do të ishte në fuqi Zogu.

14 korrik
Gazeta "Dielli" boton një artikull që kritikon ashpër këtë intervistë të Nolit. Ne, theksonte gazeta, kishim mendimin se ai "kishte hequr dorë nga ngatërresat politike" dhe se kishte kuptuar më në fund "rëndësinë e tij si predikonjës i fjalës së perëndisë dhe, paskëtaj, nuk do të merrte më pjesë kundër mbretit as me fjalë tërthori, as me goditje drejtpërdrejt, as me rromuze në shtyp të huaj".

15 korrik
Përpara këtyre sulmeve, Noli u mjaftua të jepte një deklaratë të thatë dhe evazive se intervista e tij nuk ndiqte qëllime politike.

Prill 1939
Ndjek me shqetësim të madh lajmet tronditëse mbi përgatitjen për pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste. Me fillimin e Luftës II Botërore humbi çdo lidhje me Atdheun.

Maj 1943
Noli hodhi poshtë propozimin e Zogut për ta vënë atë në krye të një qeverie mbretërore në mergim, por u shfaq i gatshëm të ishte eventualisht këshilltar i saj.

Dhejtor 1944
Me anën e një telegrami që i drejton kryeministrit të Britanisë së Madhe, Uinston Çërçill, kërkon njohjen e qeverisë demokratike provizore shqiptare.

1945
Në moshën 63 vjeçare, Noli merr titullin doktor në filozofi nga universiteti i Bostonit për disertacionin "Gjergj Kastrioti * Skënderbeu, 1405-1468" (George Castrioti Scanderbeg) që botohet më 1947.

Tetor
Konferenca e Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë e zgjedh Nolin kryetar nderi të saj për "kontributin e madh që ai kishte dhënë në fushën e kulturës dhe të letrave shqipe".

Janar 1947
Bashkatdhetarët festojnë 40- vjetorin e ardhjes së Fan Nolit në SHBA, koincidon me vënien në qarkullim të veprës "Bethoveni dhe revolucioni francez" ("Beethowen and the French Revolution").

1950
Noli boton veprën "Historia e Skënderbeut, kryezotit të Arbërisë (1405-1468)", variant i ri i botimit të vitit 1921.

Shkurt 1959
Noli shkruan "Dhjatën" apo testamentin. Një nga kërkesat e tij themelore ishte që të thjesht e pa shpenzime.

1960
Botohet "Pesëdhjetëvjetori i Kishës Ortodokse Shqiptare (1908-1958) nga Metropoliti Fan S. Noli".

Tetor-nëntor 1964
Shtrohet në një spital të Bostonit dhe më 2 nëntor operohet pa asnjë shpresë shpëtimi.

13 mars 1965
Pas një sëmundjeje të rëndë vdes në Florida në moshën 83-vjeçare.
 

BeRaTsi_MiZeRje

Aktivist i AlbForumi
Perkthyer nga Noli
Korbi (The Raven)
Edgar Allen Poe

Nje mes-nate te bezdisur
Tek kendonja i zalisur
Disa pralla dhe magjira
Te nje shkence te harruar,
Tek dermitnja I kapitur
Befas vjen nje e trokitur,
Me ngadale e goditur
Permi dere t’ odes sime.
“Dikush eshte, thashe, jashte
Qe troket mi deren time –
Vetem kjo, dhe asgje me.

Ah, e mbanj ner ment fort mire,
Ishte dimr’ I ftoht’ I ngrire,
Dhe n’ oxhakun shkrump te nxire
Uret shuheshin ne hi.
Desha te gedhihej dita,
Se me kot nga librat prita
Te me ngushellonte drita
Per te lumuren Lenore,
Vajz’ e rralle dhe rezore,
Q’ I thon Engjejte Lenore,
Permi dhe pa emer me.

Era frynte qe perjashta,
Rrihte perdet e mendafshta
Dhe me ngjethte dhe me derthte
Tmerre qe s’I ndjeva kurre.
Dhe tani qe te pushonte
Zemr’ e mjere qe leftonte
Goja po me belbeconte,
“Dikush do te hynje brenda;
Nonje vizitor I vonet
Qe kerkon te hynje brenda.
Kjo do jet’ e asgje me

Mblodha veten menjehere
Edhe frike me pa ndjere:
“Zot, I them, a Zonje, fajin
Ndjemani, ju lutem shume,
Se per Zotin po dremitnja,
Aq’ e holle ish trokitja,
Aq’ e lehte ish goditja
Permi dere t’ odes sime
Sa me-zi ma zuri veshi.”
Dhe e hapa deren sheshit,
Erresir’ e asgje me.

Syrin thelle n’ erresire
Shume ndenja ne drithtire,
Enderra duke shikuar
Qe njeri s’ ka enderruar;
Mirpo nat’ e erret heshtte
Edhe tjater gje s’ me theshte
Vec nje emer qe me deshte
Peshperitur si “Lenore!”
Kete un’ e peshperita,
Dikush m’ u –pergjeq: “Lenore.”
Vetem kjo, dhe asgje me.

N’ ode prape me te kthyer
Shpirti ndezur, zemra thyer
Perseri vjen nje trokitje
Pak m’ e forte se me pare.
“Pa dyshim pa fjale thashe
Dikush eshte aty jashte,
Duhet vajtur, duhet pare
Qe te zgjidhet ky mister.
Hesht, moj zemer e zhuritur,
Qe ta zgjith kete mister.
Era esht’ e asgje me.”
Hap ahere xhamen time
Kur me shume ferfellime
Brenda hyn nje Korb I mvrojtur
Madheshtor I kohes vjeter.
As u-fal as pershendoshi,
As ben tjater pune boshi
Po si zot me shkon trimoshi
Dhe qendron mi deren time –
Ngjitet mi nje bust Pallade
Mun mi dere t’ odes sime –
Ngjitet, rri, dhe s’ ben gje me.

Me zu gazi, me shkoi tmerri
M’ ate Korb te zi si Ferri,
Qe po mbahej aq’ I rende
Aq’ I larte dhe I thom:
“Ndonese je perce-prere,
S’ka dyshim, je trim I ndjere,
Korb I mvrojtur, I vrerosur,
Arratisur zall me zall;
Thua-m’ emrin tente me nam
Anes detit Plutonian!”
Thote Korbi: “Kurre me,”

U-cudita fort, pa mase
Kur degjova Korb te flase
Ndonese ajo pergjigjie
S’ kishte as kuptim as lidhje;
Se asnje s’ munt te me thote
Qe nonje njeri ne bote
Gjer tani ka pare shpende
Mun mi dere t’ odes tij,
Shpend’ a shtaze mi statuje
Mun mi dere t’ odes tij,
T’ emeruar “Kurre me.”

Mirpo Korbi rrinte shtruar
Permi bustin e latuar
Dhe thosh vetem ate fjale
Qe nga shpirti plot me flage.
Asnje pende me s’ leviste
Asgje tjater s’ murmuriste,
Edhe zemra me therriste:
“Miqt’ e tjere ikn’ e shkuan;
Neser edhe ky do t’ ike
Si dhe shpresat qe m’u-shuan.”
Thote Korbi: “Kurre me.”

I habitur nga pergjigja
Qe me dha kur nuk e prisnja,
“Pa dyshim, kjo fjale, thashe,
Esht e vetema qe di,
Q’ e mesoj nga I-zot’ I mjere,
Dere-mbyllur, dere-sterre,
Qe e ndoqi, e dogji zia,
Dhe e shojti lebetia.
Gjer sa vaj’ I shpreses tij
S’ qe vec deshperim I zi
Dhe kurre, kurre me.”

Edhe Korbi me mbertheu
Dhe ne gas buzen ma ktheu.
Shpejt, pra, nje kolltuk rotova
Edhe deres iu-afrova;
Dhe I ndenjur enderronja
Dhe me mendjen po kerkonja
Qe te gjenja, te zbulonja
C desh te theshte Korb’ I zi,
Korb’ I mvrojtur, I vrerosur
Arratisur zall me zall
Me dy fjalet “Kurre me.”

Kete desha te ckoqitnja
Po as fjale nuk I flisnja
Korbit qe me sy prej prushi
Zemren si me zjarr ma mbushi;
Keshtu rrinja I trallisur,
Pshtetur kryet mi perkresen
Kadifeje te qendisur
Qe e ndritte llamba siper,
Mi te cilen ah, e mjera
Do mos pshtetet me persiper
Do mos pshtetet kurre me.

Era u-dent permi qilimet
Me temjan nga Serafimet
Qe u tingellinin zilet
Posht’ e lart ne dysheme.
“Ja, me Engjej, mor I mjere,
Te coj Zoti kete here
Prehje, prehje dhe nepenthe
Te harrosh Lenoren lart.
Pi, gelltit kete nepenthe
Dhe harro Lenoren lart!”
Thote Korbi: “Kurre me”

“Profet, thashe, neme-rende,
Po profet, qofsh djall a shpende!
Qofte, se te coj shtergata
A Shejtan’ I Ferrit zi,
Te perhumbur, te patrembur
Tek ky vend I shkret’ I dhembur
Tek ky burg me tmerr I shembur,
Thuaj-me, vertet, te lush:
A ka ne Gallad ballsam?
Thuaj, thuaj-me, te lus!”
Thote Korbi: “Kurre me.”

Profet, thashe, name-rende
Po profet, qofsh djall a shpende!
Per nje Qjell dhe Perendi
Qe po lusim un’ e ti,
Thuaj-m’I zemres qe mban zi
A do shoh n’ Eden te shenjte
Vajzen a do kap te shtrenjte,
Q’I thon’ Engjejte Lenore,
Vajz’ e rralle dhe rezore,
Q’ I thon’ Engjejte Lenore?”
Thote Korbi: “Kurre me.”

“Mbyll-e gojen, dreq a shpende!
Ngrihem dhe therres me kembe,
Cporru prape mu ne djall,
Ne Sketerre dhe ne zall!
Pende mos me shkunt te zeze
Te me rrej’ e te me ndeze,
Mos ler shenje te genjeshtres
Qe me the, po shko prej deres!
Nxir-m’a qipin tent prej zemres
Thyej qafen jashte deres?
Thote Korbi: “Kurre me,”

Edhe Korb’ I zi I humbur
Qendron edhe I patundur
Mi te zbetin bust Pallade
Mun mi dere t’ odes sime.
Edhe syte I shkendritin
Si prej djajsh qe enderritin
Edhe llamba qe ndrit siper
Ia heth hien permi dhe;
Shpirti im nga ajo hie
Qe valon atje mi dhe
Do mos ngrihet – kurre me.
 

BeRaTsi_MiZeRje

Aktivist i AlbForumi
Kirenari*

Ç’deshe ti, mor, në Kalvar!
O qyqar, o Kirenar!
Del me poçen për sehir,
Ndrit me Kryqin si martir.

Rent nëpër kallaballëk,
seç po ngjan, s’merr vesh as gëk,
je i pir’ e s’mban dot anë
për çlironjës a tiranë.

Nëpër pluhur dhe shamatë
turren burrat, cirren gratë.
Turm’ e ndezur, e tërbuar,
Krishtin për të kryqëzuar.

“Mir’ e gjeti”, - tha sarafi –
se ashtu ia desh qylafi,
se po çvishte vegjëline
Me uzurën dhe vergjinë!”

Po kur pe që u gënjeve,
Kryqëzimin s’e pëlqevce.
Kirenar, seç the një fjalë:
“Mos e vrisni këtë djalë!”

“Daleni, the, mor amani;
Oratorin mos e ngani
si politikan flet n’erë
po s’e bën më tjetër here!”

Fare bukur e fillove,
po më kot e këshillove,
se katilët s’të sajdisnin,
si pjanik të qesëndisnin.

Dhe kur pe këto avaze
një dolli me verë zbraze
për të mbytur mallëngjimin,
për të shuar hidhërimin.

Po dollia të tronditi
dhe mi Krishtin të vërtiti,
të tre Kryqet i përfshive
dhe përdhe të gjith’ I shtrive.

Ç’ngjau pasandaj s’kuptove
kryqin gjersa e zaptove,
dhe si krisht u kapardise
dhe në djers’ u batërdise.

Ç’vate shtrembër në Kalver
O qyqar, o Kirenar!
Seç përmbysesh, kamçikohesh,
Rrihesh, ngrihesh, çdehesh, zgjohesh.

Krishtin me habi pyet:
“Nga më krisi ky tërmet?
Pse pa faj po më mundojnë,
Kryqn’ e huaj ç’ma ngarkojnë?”

Krishti po të ngushëllon
Dhe durim të këshillon:
“Mos kij dert, se u bekove,
Me dolli lavdi fitove!

Mos kij dert, mor Kirenar
Ta bën këngën një shqiptar!”
“Po ku është Shqipëria?”
“Tek ndes vetë perëndia!”

Bëj gajret, mor Kirenar,
Drejt përpjet në Kalvar!
Për paradën që bën ti
Çdo besnik të ka zili.


----
Vjershen “Kirenari” Noli e shkroi me 1925, kur ishte i merguar ne Vjene dhe e botoi per here te pare ne gazeten “Dielli” te Bostonit me 1945. Ajo hyn ne grupin e vjershave me motive biblike dhe me permbajtje politiko-shoqerore. Trajton nje teme te perafert me vjershen “Shen Pjetri ne mangall”.

Kalvar-i – nje lartesi e vogel, ku sipas bibles u mundua Krishti, rruge e mundimshme per te arritur qellimin.

Kirenar-i – banor i Kirenës qe ka qene nje qytet antik ne Sirenaj te Libise, themeluar me 631 para Krishtit, nga kolone greke.
 

BeRaTsi_MiZeRje

Aktivist i AlbForumi
Male, pyje plot me fletë
(nga "Don Kishoti i Mançës")

Male, pyje plot me fletë
Të mëdhenj e të përpjetë,
pa pushoni e më dëgjoni,
ejani më ngushëlloni,
për hatanë, për belanë,
për qederin, për sevdanë,
që më shthuri anembanë,
këtu qan trim Don Kishoti te dëllinja
për largimin nga Dylqinja
e Tobozës.

Te ky vend më solli fati,
fat' i zi e taksirati,
se si unë s'ka ashik,
dhe si unë s'ka besnik,
dhe kështu më mori djalli,
më svarnis për kapistalli,
pra nga halli dhe nga malli
këtu qan trim Don Kishoti te dëllinja
për largimin nga Dylqinja
e Tobozës.

Duke ndjekur aventyra,
te ky mal i shkretë hyra,
por më ndjek nga pas sevdaja
më qëllon, më ndjek murtaja
me shigjetën e helmuar
dhe jam djeguar, përvëluar,
dhe kështu i dëshpëruar,
këtu qan trim Don Kishoti te dëllinja
për largimin nga Dylqinja
e Tobozës.
 

BeRaTsi_MiZeRje

Aktivist i AlbForumi
Këtu dergjet Don Kishoti

Këtu dergjet Don Kishoti:
Ish i fort' e ish i zoti,
botën prapa desh ta kthente
dhe me ushtën ta mbërthente.

Këtu brenda fle Dylqinja:
seç këndonte si mëllinja!
Ish e kolme, rrumbullake,
faqekuqe, pupulake,

Këtu dergjet Sanço Pança:
si ai s'ka parë Mança!
E kish barkun sa një kosh,
e kish kokën fare bosh.

Këtu dergjet Rosinanti:
ishte më interesanti
nga çdo kalë që kulloti
barin që ka bërë Zoti.
 

BeRaTsi_MiZeRje

Aktivist i AlbForumi
Marshi i Kryqëzimit

Do të vrasim, Jesu, se të kemi Baba,
Do të varrim, Mesi, se të kemi Usta,
Se s'ke dashur as jet' as martes' as para:
Kryqësoje, Pilat, në Kalvar, Golgotha.


Dy kusarë të vegjël i zumë në lak.
Kryqësoji këta, se na vothnë fort pak,
Kryqësoje këtë, se s'na vodhi aspak:
Kryqësoje, Pilat, në Kalvar, Golgotha.


Vrajeni, se përunj dhe përmbys pasurinë,
Pasuron, dhe çliron, dhe forcon varfërinë,
Se lëngatën shëron, se ndriçon verbërinë:
Kryqësoje, Pilat, në Kalvar, Golgotha.


Varreni, se me botën, me ne s'shëmbëllen,
Se na ndreq shtrëmbëritë, dhe kurrë sna rren,
Se e do vegjëlin' e tiran' e urren:
Kryqësoje, Pilat, në Kalvar, Golgotha.


Vrajeni, se për vete s'kujdeset, s'lëfton,
Dhe të mjerët, të humburit nuk i sfruton,
Dhe për sherr, për vlla-vrasje, për luftë s'punon:
Kryqësoje, Pilat, në Kalvar, Golgotha.


Varreni, posa s'do as të vras' as të varrë,
As të bënjë të keqen as gjakun t'a marrë,
Dhe katilët me nam na i qan si të marrë:
Kryqësoje, Pilat, në Kalvar, Golgotha.


Vrajeni kryengritësin e Shënjtëruar
Si katil të mallkuar, atë ka kërkuar,
Se kujtoj që pa armë na ka për të zgjuar:
Kryqësoje, Pilat, në Kalvar, Golgotha.
 

BeRaTsi_MiZeRje

Aktivist i AlbForumi
Nga një fjalim i mbajtur nga Fan S. Noli në Parlamanetin Shqiptar në 1924

1. Anarkia fetare: katër fe të ndryshme që nuk kanë zënë rrënjë në zemrën e
një populli pagan.

2. Anarkia sociale: Këtu s’ka as klasë bejlerësh, as klasë bujqësh, as klasë
burzhuazie. Këtu bujku është më bejse beu dhe beu më bujk se bujku. Kemi një
shembull të bukur për partinë popullore e cila mbahet sot në fuqi prej bejlerëve nga
oxhakët më të vjetër, kurse anatarët e saj lëvdohen se kanë shpëtuar prej bejlerëve.

3. Anarkia morale: Këtu qeni nuk e njeh të zonë, këtu karakteret dobësohen,
qullosen dhe ndërrojnë formë e ngjyrë dita me ditë si në kaleidoskop. Këtu ambicjet
janë pa fre e pa kufi, këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha.

4. Anarkia patriotike: Këtu brenda një dite si me magji tradhëtori bëhet patriot
dhe patrioti tradhëtor. Këtu shohim përpara syve tanë të kapërdisen si patriotë të mëdhej
ata që kanë luftuar për harfet dhe për flamurin e babës, që kanë djegur Shqipërinë e
Mesme ose ata që janë puthur me andartet e i kanë ndihmuar shenjtërojnë anë
e mbanë Toskërinë. Këtu si më thoshte një mik është më mirë që njeriu të jetë tradhëtor
e të shikojë interesat e tij sepse kështu do të jetë i sigurtë që të nesërmen do të
prokllamohet patriot i madh.

5. Anarkia e idealeve : Këtu idealet e shtrembëra, të errëta e të mumifikuara
të Fanarit e të Buhares përfyten e përleshen në një luftë për jetë a vdekje me idealet
më të gjalla më elegante e më të nderitshme të Perëndimit. Na mungojnë vetëm idealet
e antropofagëve. Po për të zënë vendin e tyre kemi kolltukofagët, krimba të verdhë me
kokë të zezë, që rriten me plagët e infektuara të Shqipërisë në lëngim, këpuseh që
mund ti copëtosh, por jo ti shqitësh nga trupi që kafshojnë dhe thëthijnë. Herodi tregon
se në betejën navale të Salaminës, një athinas kapi një anije persiane me dorën e djathtë
e s’e lëshonte, gjersa ja prenë; atëhere e kapi me dorën e mëngjër, ja prenë dhe këtë,
atehere e kapi me dhëmbë e s’e lëshoj gjersa i’a prenë kokën. Sikur të ngjallej Herodi
përsëri do të shikonte që kolltukofagët tanë janë më të fortë se ky trim legjendar i
vjetërsisë antike. Që t’i çqitësh këta tanët nga kolltuku duhet të preç jo vetëm duart e
kokën po dhe këmbët e trupin.
 

BeRaTsi_MiZeRje

Aktivist i AlbForumi
Fan Noli është artist dhe dijetar, përfaqësues i shquar i letërsisë demokratike, që u zhvillua në Shqipëri fill pas Rilindjes. Fan Noli dha një kontribut të çmuar në thesarin e kulturës kombëtare. Lindi më 6 janar 1882 në Qytezë (turqisht: Ibrik Tepe), fshat shqiptar në Thrakë, jo shumë larg nga Ederneja. Si disa fshatra të tjera të asaj krahine të banuar nga shqiptarë, Qyteza kishte ruajtur me kohë gjuhën, doket dhe kostumet e të parëve. Noli e mbante fisin e vet me prejardhje nga Qyteza e Kolonjës. I ati, Stiliani, ndonëse trashgoi një pronë tokë, nuk u muar me bujqësi, po shërbeu si psallt në kishëzën e fshatit. E ëma, Maria, ishte shtëpiake. Familja u shtua shumë dhe erdhi një kohë që jetesa u bë e vështirë për të. Sa qe i mitur. Fanoli hoqi sëmundje të rënda, ndaj shkollën e nisi me vonesë. Filloren dhe të mesmen i bëri greqisht. Por me shumë ndikoi tek ai krenaria e fshatit shqiptar për të kaluarën historike dhe dashuria për shkrimin shqip. Që në bankat e shkollës iu shfaqën karakteri i pavarur dhe fryma e revoltës. Për këtë shkak nuk iu dha diploma në kohën e duhur, gjë që e pengoi të emërohej mësues atë vit shkollor.

Më 1900 vajti në Greqi, me qëllim që të nxirrte jetesën dhe të ndiqte fakultetin e filozofisë. Në Athinë u lidh me një shoqëri belgjiane, e cila zotëronte tramvajet me kuaj. S'i eci mbarë. Studime nuk beri. Atëherë u hodh në punë të tjera, si kopist, sufler dhe aktor pranë një trupe greke teatri shëtitës. Tek punote atje, iu ngjall dëshira të merej me dramaturgji. Më 1903 kaloi në Egjipt, ku zuri punë si mësues i greqishtes. Ndërkohë, njihet me lëvizjen kombëtare. I ndihmuar nga patriotë, nis veprimtarinë politike dhe letrare: shkruan artikujt publicistikë, përkthen greqisht "Shqipëria ç'ka qenë, ç'është dhe ç'do të bëhet" të Sami Frashërit.

Më 1906, i nxitur dhe i përkrahur nga patroitët, Noli u nis për në SHBA, me qëllim që të ndihmonte në organizimin dhe në bashkimin e shqiptarëve të mërguar, që kërcënoheshin nga rreziku i përçarjes, për shkak të veprimeve të shovenistëve grekë. Bëri punë krahu si punëtor në një fabrikë sharre, si pjatalarës etj. Megjihtëse nuk kishte bindje të forta fetare, u dorëzua prift më 1908 dhe filloi luftën për shkëputjen e kishës ortodokse shqiptare nga kisha greke, duke bërë shërbesa shqip, duke shqipëruar libra fetare etj. Kjo gjë, për atë kohë, kishte rëndësi politike, sepse i priste udhën ndikimit të qarqeve shoveniste greke te shqiptarët me besim ortodoks. Ndërkohë, bashkëpunonte në gazeta, mbante ligjërata, organizonte shoqëri patriotike, të cilat, më 1912, u bashkuan në federaten pan-shqiptare "Vatra". Atë vit kreu studimet e larta për arte në Universitetin e Harvardit (Bachelor of Arts cum laude).

Pas shpalljes së Pavarësisë, Noli përkrahu qeverinë e kryesuar nga I. Qemali. Erdhi në Shqipëri për të parën herë më 1913. Përseri shkoi në SHBA. "Vatra" e zgjodhi kryetar. Të kësaj kohe janë vjershat e tij të para dhe të parat shqipërime artistike. Më 1921 doli vepra e tij madhështore në prozë " Historia e Skënderbeut ". Në Shqipëri erdhi sërish në fillim të viteve 20. Gjeti një lëvizje mjaft të gjërë për sigurimin e pavarësisë kombëtare dhe të tërësisë tokësore. Si deputet në Këshillin Kombëtar, mbrojti platformën e Kongresit të Lushnjës dhe u bë udhëheqës i krahut demokratik kundër feudalëve, që kryesohej nga A. Zogu. Noli luajti një rol të dorës së parë në organizimin dhe në drejtimin e Revolucionit Demokratik të Qershorit 1924, pas ngadhnjimit të të cilit u caktua kryetar i qeverisë. Por revolucioni nuk u çua gjer në fund. Noli me shokë treguan butësi dhe ngathësi. Revolucioni u thye nga bashkëveprimi i reaksionit të brendshëm dhe me forca te huaj. Më 24 dhjetor 1924, Noli mori udhën e mergimit politik dhe s'u kthye më në Shqipëri.

fsn1du8.jpg

U vendos përkohësisht në Vjenë. Regjimi zogist e dënoi me vdekje në mungesë. Në periudhën 1925-1930, krahas veprimtarisë politike, zhvilloi një punë të dendur krijuese: shkroi vjersha, shqipëroi disa kryevepra të letërsisë botërore, me hyrje kritike, botoi artikuj të mprehtë për mbrojtjen e Revolucionit Demokratik të Qershorit, për denoncimin e regjimit zogist dhe të reaksionit ndërkombëtar. Pas vitit 1930, Noli u largua nga Evropa dhe u vendos përfundimisht në SHBA. Aty ushtronte funksionin e peshkopit të kishës ortodokse shqiptare. Më 1947 botoi përpunimin që i bëri " Historisë së Skënderbeut", nxori në dritë një botim anglisht dhe më 1949 një variant të dytë shqip të saj: kurse më 1960 dha anglisht një " Autobiografi " të shkurtër mjaft tërheqëse. Vëllmin me vjersha "Album" u botua më 1948. Brenda viteve 1961-1963 botoi dy vjersha të fundit orgjinale dhe një tok shqipërime vjershash të poetëve të njohur. Më 20 nëntor vajti në Florida. Atje, në banesën e tij, në Fort Lauderdel, mbylli sytë përjetë, më 13 mars 1965, larg atdheut të shtrenjtë, që e deshi me zjarr të pashuar. Fan Noli është varrosur në Forrest Hill Cemetery, të Bostonit.
 

BeRaTsi_MiZeRje

Aktivist i AlbForumi
MERR E ZGJIDH (F.NOLI 1924)

1
A te duhen luftetarë?
Dhe arratinë armiku te marrë?
A do botës ti vesh zjarrë?
Merr nja dhjetë kosovarë.

2
A do male me debore
Trima te fortë e malesore
Fort bujare e burrerore
Shkon ne kukes I ken e dorë

3
Atë duhen sharlatane
Qe lepin ne çdo sahane
Qe te percajne vatane
Ke sa të duash Tropojane

4
A do njerëz për aheng
Për tryeza e për kuvend
Burra e gra kercejne me loder
Këta I gjen veç ne Shkodër

5
Njerez te zgjuar me lezet
Qe I gjen ne çdo anë
Qe te bëjnë muhabet
Këta janë mjeshterit Dibrane

6
A te duhen budallenj
Ca gomere e ca kopuke
Hajdut kacak e batakcinje
Shko e merri mu ne Puke

7
A do trima sejmene?
Kapardisur kudo vënë,
Gjumi pa i zënë t'mos flene,
Për tre mirditore bëj bene.

8
Këta matjane burr atë zotë
Qe dikure kanë bërë barot
Se i njeh gjithë vendi mbarre
Nuk bëjnë tjetër veç për xhandar

9
A te duhen genjeshtare ?
Matrapaz e kokë thare ?
Kripen ta shesin për fare,
Mer Krutane dhe je i lare.

10
Do dembele për Stamboll?
Mos u lodh e mos hiç hall,
Të rreshtosh nja tri tabor,
Tiranasit t'i zgjedhish me dorë.

11
Po qejflinj a te duhen?
Qe me jevga dinë te kruhen,
Zonja qe pjellin çdo vit,
Veç Elbasani i rrit.

12
Ne do burra llafazane
Qe cudisin gjithë dynjane
Qe rrine tërë ditën rrugës
Nga këto gjen plot ne Durrës

13
Po kërkove kokë palare
Kryengrites dhe gomare
Qe punët te shkojnë vaj
Shko e merri ne Kavaje

14
Kerkon hoxhe e kërkonë prift
Mos bridh e mos u ngjit
Se si këta qe bëjnë mëkat
I gjet vetëm ne Berat

15
A do urte njerëzitë te rine,
Nën komande të kesh ushtrine,
ne tabjate të kesh njerezine
Merre te gjithë Laberine !

16
Do për pune, një korçar ?
I ke bujq e ustallarë,
Me gra bashke e hapin varre
Krah e kokë s'u ka te share.

17
Do budallenj qe veç hane?
Me dy këmbë do hajvane?
pasuri qe sdin te vënë
Merr shetit gjithë Myzeqene.

18
A do të ruash florine?
Katandine e shtepine?
Me dy qoftë mbush sinine,
Ec e more Gjirokastrine.

19
A do të hash e te besh qejf?
Sofra e shtruar si për mbret,
Pasterti e për yzmet,
Të tillë gjen veç ne Permet.

20
Do ministra kolonjare?
Se mbahen burra për "mend",
Duan kudo te jenë të parë,
Ne mexhlis e ne kuvend.

21
Hall i madh me Skraparllinj
Ka rrezik te hash dhe dru,
Dy ministra le të rrine,
Se na duhen dhe pa tru.

22
Ore te gjore, harruam Vloren!
Se kjo pune lahet me gjak,
Dy shirit e një medalje,
Kësaj pune i vënë kapak.
 

Narkomane

Valoris scriptorum
Ai u lind më 6 janar 1882Qytezë (turqisht: Ibrik Tepe), një fshat shqiptar në Trakë, jo shumë larg nga Edreneja. Si disa fshatra të tjerë të asaj krahine të banuar me shqiptarë, Qyteza kishte ruajtur me kohë gjuhën, doket dhe traditat e të parëve. Noli e konsideronte fisin e vet me prejardhje nga Qyteza eKolonjës.[2]

I ati i tij, Stiliani, ndonëse trashëgoi tokë si pronë, nuk u mor me bujqësi, por shërbeu si psalt në kishën e fshatit. E ëma, Maria, ishte shtëpiake. Familja u shtua shumë dhe erdhi një kohë që jetesa u bë e vështirë për të. Sa qe i mitur Noli hoqi sëmundje të rënda, prandaj shkollën e nisi me vonesë.

Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në gjuhën greke në Heybeliada, Stamboll. Gjithsesi, tek ai ndikoi më shumë krenaria e fshatit shqiptar për të kaluarën historike dhe dashuria për shkrimin shqip kundrejt ndikimit të mbrapshtë politik që donte të kishte Patriarkana Ortodokse tek ortodoksët e kombësive të ndryshme, veçanërisht shqiptarët.

Në vitin 1900 shkoi në Greqi me qëllim që të nxirrte jetesën dhe të ndiqte fakultetin e filozofisë. Në Athinë u lidh me një shoqëri belge, e cila zotëronte tramvajet me kuaj. Por nuk i eci mbarë, dhe as studimet nuk i kreu.[3] Atëherë u hodh në punë të tjera si kopist, sufler dhe aktor pranë një trupe greke teatrale shëtitëse që shfaqej dhe në skelën e Galatës.[4] Tek punonte atje, iu ngjall dëshira për t'u marrë me dramaturgji duke shkruar dramën "Zgjimi", në greqisht, (e cila u ndalua të shfaqej sepse aludonte për lëvizjen shqiptare për liri). Më 1903 shkoi në Egjipt, ku filloi punë si mësues i greqishtes për dy vjet (mars 1903-mars 1905). Kohë kur përkthen në greqisht veprën e Sami Frashërit "Shqipëria ç'ka qenë, ç'është e ç'do të bëhet" që u botua në shtypshkronjën shqipe në Sofje. Në korrik-gusht të 1903, ai nisi të botojë të parat skica letrare në revistën “Numas”.
Në prill 1906, me një biletë avulloreje të klasit të dytë, paguar nga bashkatdhetari që kishte njohur n'Egjipt Spiro Dine, Fan Noli u nis për në Botën e Re duke kaluar nga Napoli dhe mbërriti në Nju Jork më 10 maj. Për njohuritë e tij gjuhësore do dërgohej në një mision rus në Amerikë. Pasi ndenji tre muaj në Buffalo, ku punoi në një kombinat lënde drusore, Noli shkoi në Boston. Atje, botuesi Sotir Peci i dha një punë si zëvendës-redaktor i gazetës së Bostonit “Kombi”, ku punoi deri në maj 1907 dhe ku botoi artikuj me pseudonimin Ali Baba Qyteza. Tensioni që ndjenin shqiptarët ortodoksë nga ndikimi i Kishës Greke mbërriti kulmin gjatë varrimit të një patrioti shqiptar, të cilit prifti grek nuk pranonte t'i kryente shërbesat e fundme. Me nismën e vet Noli thirri një mbledhje të shqiptarëve ortodoksë nga mbarë Nju Englandi, ku delegatët vendosën të themelojnë Kishën Ortodokse Autoqefale (autonome) Shqiptare, me Nolin si klerikun e saj të parë.

Më 9 shkurt 1908, në moshën njëzetegjashtëvjeçare, Fan Noli u bë diakon (dhjak) në Bruklin, kurse më 8 mars 1908 Platoni, kryepeshkopi ortodoks rus i Nju Jorkut, e shuguroi si prift ortodoks. Vetëm dy javë më vonë, më 22 mars 1908, Noli i ri krenar mbajti për herë të parë liturgji në gjuhën shqipe, në 'Knights of Honor Hall' në Boston. Ky ishte hapi i parë drejt organizimit dhe njohjes zyrtare të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare.

Nga shkurti 1909 deri në korrik 1911 Noli botoi gazetën “Dielli”, zëdhënëse e bashkësisë shqiptare të Bostonit. Më 10 gusht 1911 ai u nis për në Evropë, ku ndenji katër muaj dhe kreu shërbesa kishtare në gjuhën shqipe për kolonitë në Kishinjov, Odesë, Bukuresht dhe Sofje.

Më 28 prill 1912, bashkë me Faik bej Konicën është ndër themeluesit kryesor të shoqatës pan-shqiptare Vatra (në fillim më 6 janar 1907 shoqatën "Besa-Besë" me sekretar Kol Tromarën, që u shkri me Vatrën) bashkë me organin e saj të shtypit "Dielli" i Bostonit, gjithashtu dhe "Shkopi" i Kairos që lëvizën kundër një artikulli të Mit'hat Frashërit në shtypin e Selanikut. Nga viti 1908 deri më 1912 kryen studimet e larta për arte në Universitetin e Harvardit, të cilat i përfundon me cum laudeBachelor of Arts. Pas shpalljes së Pavarësisë, Noli përkrahu qeverinë e kryesuar nga Ismail Qemali. Në marsin e vitit 1913 ai mori pjesë, në Kongresin Shqiptar të Triestes, i organizuar nga shoku dhe rivali i tij Faik bej Konica.
Në korrik 1913 Fan Noli shkoi për herë të parë në Shqipëri ku mbajti shërbesën e parë kishtare ortodokse në gjuhën shqipe në vend më 10 mars 1914, në prani të princit Vilhelm zu Vid, i cili kishte mbërritur në Durrës vetëm tri ditë më parë me një anije austro-hungareze. Në gusht 1914 Noli qëndroi për një farë kohe në Vienë, por me afrimin e reve të zeza të luftës, u kthye në Shtetet e Bashkuara në maj 1915. Nga 21 dhjetori 1915 deri më 6 korrik 1916, u bë përsëri kryeredaktor i “Diellit” të Bostonit, tashmë gazetë e përditshme. Në korrik 1917 u bë edhe një herë kryetar i Federatës Vatra. Në shtator të vitit 1918 Noli themeloi të përmuajshmen në anglishte The Adriatic Review (Revista e Adriatikut), që financohej nga Federata për të përhapur informacion për Shqipërinë dhe për kauzën e saj. Gjashtë muajt e parë revista u botua nga Noli, ndërsa më 1919, këtë detyrë e mori në dorë Kostandin Çekrezi.

Me fondet e Vatrës, të mbledhura nën drejtimin e Nolit, u dërguan në Paris, Londër dhe Uashington delegatë shqiptaro-amerikanë për të promovuar njohjen ndërkombëtare të pavarësisë së Shqipërisë. Më 24 mars 1918, Noli u caktua administrator i Kishës Ortodokse Shqiptare në Shtetet e Bashkuara dhe në fillim të korrikut të atij viti mori pjesë në një konferencë për popujt e shtypur në Mount Vernon, Virxhinia, ku u takua me presidentin Udrou Uillson, përkrahës i të drejtave të pakicave në Evropë. Më 27 korrik 1919 Noli u emërua peshkop i Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë, që tashmë ishte dioqezë e pavarur. Një vit më pas, duke pasur parasysh rritjen e figurës së Nolit si udhëheqës politik e fetar i bashkësisë shqiptare dhe si shkrimtar, orator dhe komentator politik i talentuar, ishte e logjikshme që ai të zgjidhej kryetar i delegacionit shqiptar në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë, ku arriti ta anëtarësonte Shqipërinë më 17 dhjetor 1920. GazetaThe Manchester Guardian, në një koment më 23 korrik 1924, e përshkruante Nolin si një burrë që do të kishte qenë i shquar në çdo vend. Diplomat i përkryer, ekspert i politikës ndërkombëtare, mjeshtër i debatit, që prej fillimit ai la mbresa të thella në Gjenevë. Me shumë mjeshtëri, por gjithmonë me buzë në gaz, ai i vuri me shpatulla pas murit të gjithë kundërshtarët e tij ballkanas. Ai është një njeri me kulturë të pamasë, që ka lexuar çdo gjë që ia vlen të lexohet në anglishte dhe frëngjishte.
 

Narkomane

Valoris scriptorum
Jeta Parlamentare
Me zgjedhjet e mbajtura më 5 prill 1921 zgjidhet deputet i Kolonisë së Amerikës në legjislaturën e dytë (21 prill 1921 - 30 shtator 1923). Ai shërbeu si ministër i Jashtëm në qeverinë e Xhaferr Ypit, vetëm për pak kohë përpara se të dorëhiqej. Noli ishte kryetar i Partisë Popullore, e majta e asaj kohe, kundrejt Partisë Përparimtare. Përkrah Luigj Gurakuqit dhe Stavro Vinjaut është ndër oratorët më shpotitës të foltores parlamentare. Më 21 nëntor 1923, u shugurua peshkop i Korçës dhe mitropolit i Durrësit në Durrës, ndërsa më 27 dhjetor 1923 zgjidhet deputet i Korçës.[5]
Lëvizja e Qershorit
Gjatë Lëvizjes së Qershorit 1924 nuk ishte për përmbysjen me forcë që ndodhi; u vendos në krye të saj vetëm si kërkesë e krahut të të rinjve, që shihnin tek ai një njeri me formim perëndimoro-amerikan. Regjimi zogist i rikthyer me të ashtuquajturën Fitoren e Legalitetit më 24 dhjetor, e dënoi atë me vdekje në mungesë. Programi i tij me njëzet pika për modernizimin dhe demokratizimin e Shqipërisë, ndër të cilat edhe reforma agrare, ishte tejet i nxituar e idealist për një vend të prapambetur dhe pa tradita parlamentare. Më vonë Noli i shkroi arsyet e dështimit të tij në një letër që ia drejtonte një mikut të tij anglez “Duke këmbëngulur tek reformat agrare, zgjova zemërimin e aristokracisë çifligare; duke mos i zbatuar reformat, humba mbështetjen e masave fshatare”. Ardhja e një delegacioni rus me në krye Arkady Krakovetsky shqetësoi kancelaritë perëndimore deri në atë pikë, sa të mbështisnin ardhjen e Zogut me anë të 106-112 oficerëve të ish-Ushtrisë Perandorake Ruse. Sipas mendimit të A. Këlcyrës në "Shkrime për historinë e Shqipërisë" vërehet se lidhjet me Bashkimin Sovjetik ishin munduar ngaherë t'i sendërtonin, por ishte pikërisht kjo lëvizje që duhej të soste.

 

Narkomane

Valoris scriptorum
Pasi zbarkuan në Bari me ftesë të Duçes u zhvendos në Vjenë pasi Italia lidhi marrëveshjet me Shqipërinë. Pas vrasjes së kolegut, Luigj Gurakuqi në Bari i kushton elegjinë "Syrgjyn vdekur" në shkurt të 1926, Berlin. Ndërsa vrasjes së mikutBajram Currit elegjinë "Shpell'e Dragobisë". Selia e Kominternit në Vienë ndihmon për t'organizuar KONARE-n. Në nëntor 1927 vizitoi Rusinë si delegat i Ballkanit në Kongresin ‘Miqtë e Bashkimit Sovjetik’ me rastin e dhjetëvjetorit të Revolucionit të Tetorit, dhe më 1930, pasi mori një vizë gjashtëmujore, u kthye në Shtetet e Bashkuara. Me kthimin e tij në Boston, Noli themeloi të përjavshmen “Republika”, vetë emri i së cilës i bënte sfidë të hapur Ahmet Zogut, i cili më 1 shtator 1928 u vetëshpall Zogu I, Mbreti i Shqiptarëve. “Republika” u botua edhe si opozitë ndaj “Diellit”, tashmë nën drejtimin e Faik Konicës, i cili ishte pajtuar me mbretin Zog dhe ishte bërë ministër i plotfuqishëm i Shqipërisë në Uashington. Me mbarimin e afatit të vizës, gjashtë muaj më vonë, Noli u detyrua të kthehet në Evropë dhe “Republika” mbeti nën drejtimin e Anastas Tashkos, deri sa u mbyll më 1932. Më 1932, me ndihmën e pasuesve të tij, mundi të kthehej nga Gjermania në Shtetet e Bashkuara, ku fitoi edhe lejen për qëndrim të përhershëm. Noli u tërhoq nga jeta politike dhe nga ky moment iu kushtua përsëri detyrave si drejtues i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Në dhjetor 1933 u sëmur rëndë dhe nuk ishte në gjendje t’i përballonte shpenzimet trajtimit mjekësor për të cilin kishte aq shumë nevojë, deri sa mori si dhuratë 3000 franga ari nga Shqipëria,- me ndërhyrjen e Faik Konicës tek Ahmet Zogu. Ky gjest arriti pikërisht qëllimin për të cilin ishte nisur: një farë pajtimi midis Nolit dhe Zogut, si dhe një përmirësim të marrëdhënieve shpesh të acaruara të Nolit me Faik Konicën. Në vitin 1935 Noli iu kthye njërit prej pasioneve të tij të hershme – muzikës – dhe në moshën pesëdhjetetrevjeçare u regjistrua në Konservatorin e Muzikës të Nju England, në Boston, nga i cili u diplomua më 1938.[3]

Në botimet zyrtare të Qeverisë së Mbretit Zog, “Shqipënija më 1937”, me rastin e kremtimeve të 25 Vjetorit të Pavarësisë Kombëtare, në kreun për historinë e kultures, shkruhet: “me të janë lidhur emnat më të bukur e më të mallëngjyer të shkrimtarëve t’onë të kaluar. Çdo alfabet pati një serë të gjatë asi shkrimtarësh, po mbi të gjithë vetëm katër shkëlqejnë si yje të pa shoqë, Naimi, Fishta, Konica e Noli” Në albume të përkryer me fotografi pa retush, krahas figurave të shquara të kombit, ndrinte dhe portreti i hijshëm i Fan S. Nolit. Po atë vit Faik Konica do të thoshte: ”At Noli do të mbetet në historinë e Shqipërisë si burri që arriu i pari me hir të vullnetit dhe hollësisë së tij, të flasi gjuhën shqip në meshë. Dita që meshoi për të parën herë, është ogur i bardhë n’udhë të përparimit t’onë. Dhe as e harrojmë, as mund të lëmë të tjerët të harrojnë.”[6]

Dielli 27 mars 1943. F. S. Noli shkruan kryeartikullin: "Origjina, shvillimi, dhe e pritmja e Bashkimit të Shenjtë“:…Atëhere
puna mbeti t’i flisja Faik Konitzës dhe t’a fitonja për idenë e Bashkimit të Shenjtë. Konitza kundërshtoj me rreptësi Bashkimin e Shenjtë me Zogun në krye… Luftova disa dit’ e net me radhë që t’i mbushnja mendjen që s’kish tjatër më e mirë se kjo. Më në funt Konitza u bint. U bint dhe qendroj në fjalën e tij gjer në orën e vdekjes."[6]

Më 12 prill 1937, Nolit iu plotësua ëndrra e madhe për një kishë kombëtare shqiptare kur Patrikana e Stambollit njohu zyrtarisht Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare.[3]

Dielli 11 gusht 1943: "Lufta në Shqipëri nukë pushoj kur shkelnë italianët Shqipërinë të Premten e Zezë. Populli shqiptar nukë dha armët atë ditë të zezë; i fsheu a i hodhi mi sup dhe mori malet.“ Po në këtë datë njoftohen emrat e komandantëve antifashistë: "Kapiten Hysni Lepenica, Myslim Peza, Dr. Safet Butka, Kolonel Bajraktari, Baba Mustafa, Kristo Peshtani dhe Karagjozi etj."[6]

Noli nuk u mjaftua vetëm me detyrat kishtare dhe filloi studimet pasuniversitare në Universitetin e Bostonit, ku mori doktoratën më 1945 me një disertacion për Skënderbeun. Në vitet e para pas Luftës së Dytë Botërore, Noli pati marrëdhënie pak a shumë të mira me regjimin e ri komunist në Tiranë dhe ushtroi ndikimin e vet për ta bindur qeverinë amerikane që ta njihte atë.


Peshkop Noli në Kishën Worcester, afër BostonitMassachussets, ShBA
Më 1953, në moshën shtatëdhjetë e një vjeç, Fan Nolit iu dhurua shuma prej 20 000 dollarësh nga Federata Vatra, me të cilën bleu një shtëpi, në Fort LauderdaleFlorida, ku vdiq më 13 mars 1965. Fan Noli është varrosur në Forrest Hill Cemetery, të Bostonit.[3] Kisha Autoqefale që kishte krijuar u bë më vonëKryedioqeza ortodokse shqiptare në Amerikë e Kishës ortodokse në Amerikë.
 
Top