ValmirM
Webmaster

Siç dihet loja Fallout 3 nga Bethesda Softworks dhe Obsidian Entertainment ka krijuar një përshtypje shumë të madhe tek lojëtarët RPG (Role Playing Game) prej lojës Elder of Scrolls IV OBLIVION. Fallout ndryshe quhet edhe “OBLIVION with guns” nga publiku. Bethesda Softworks me lojën e tij Fallout New Vegas si një vazhdim që punon në veten apo (Standalone Expansion Pack) ka arritur që të shes 5 million kopje brenda muajit që prej javës së parë! Me këtë edhe pse loja vërtetë jep një përshtypje shumë të madhe prej ambientit, grafikës, aktrimit të zërit dhe mënëyrës së luajtjes apo (gameplay) arrin që t’i befasoj blerësit.

Loja që pritej të jetë shumë tërheqës për ato që pritnin në të përmbante edhe disa gabime (bugs) ku gjatë lojës paraqiten probleme të ndryshme apo skena intersante me karaktere të ndryshme të gabuara, por Obsidian Entertainment pa hezitim i publikoj 2 ilaçe (patches) njëri pas tjetërit dhe përmirësoj shumicën e këtyre gabimeve.

Fallout 3 që dul në vitin 2008 përdor të njejtin motor të lojës (engine) me OBLIVION nga viti 2006 përveçëse të modifikuar. Loja dallohet me ambientin e tij dhe sistemin V.A.T.S. që është unike në lojat e Obsidian Entertainment. Në lojë bëhet fjalë për jetën në botë pas disa dekadave ku do paraqiten shumë eksperimente nukleare dhe njerëzit që mos të marrin dëmtime nga këto luftëra nukleare rezervojnë vende në mjedise nëntokësore të quajtura Vaults. Gjithë ngjarja paraqitet në Amerikë rrethin Washington D.C. ku edhe me këtë zgjerim ngjarja shkon deri në Las Vegas, Amerika është kthyer në një vend ku paraqiten njerëz të barbarizuara dhe gjallesa të mutacionuara. Vendi thirret Wastelands (tokat e humbur).

Me këtë Fallout New Vegas për kohë të shkurt loja New Vegas gjeneron për kaç kohë të shkurt me shitje 5 million kopje një fitim prej $300 million. Loja është e pranishme në sisteme: PC,XBOX360, PS3; çmimmi për konsola është $49.99 kurse verisoni për kompjuter $46.96.
kerkesat per PC:
multi-core CPU (*Dual Core 2GHz); OS: Windows 7, Vista, XP; Memory: 2GB RAM, 10GB free disk space; GPU: NVIDIA Geforce 6 series, ATI X1300XT minimum.
Burimi : KosovaByte