Fakte dhe argumenta te takimeve paranormale dhe me aliene

Hektor12

Locus omnem
Incidenti Roswell - A fshehu ushtria e Shteteve te Bashkuara trupat e alieneve?

roswell-incident.jpg

Roswell eshte nje vend i njohur jo vetem ne Amerike, por me ate cfare supozohet se ka ndodhur atje, eshte tashme prej shume vitesh i njohur ne te gjithe boten.
Nje seri ndodhish shume te diskutuara akoma edhe ne ditet e sotme, te disa ngjarjeve qe kane ndodhur ne Roswell, ne New Mexico ne vitin 1947, e kane bere kete vend, te famshem sidomos ne qarqet e personave te interesuar per ufologji.
Sipas te dhenave ne vitin 1947 ne Roswell ushtria e Shteteve te Bashkuara kane mbledhur mbetjet e nje anije kozmike jo tokesore se bashku me "personat" e gjendur ne ate anije dhe me pas ata mbuluan gjithcka.
Edhe sot e kesaj dite kjo ngjarje mbetet nje prej teorive te konspiracionit me te njohura ne te gjithe boten, referencat e te cilave gjenden edhe neper libra te shumte, media dhe filma.
Gjithcka nisi kur njerez te ndryshem raportuan qe kishin degjuar nje shperthim nje nate. Me pas ata kishin gjetur copera te ndryshme te shperndara gjithandej neper disa fusha atje afer. Ne fakt, disa prej materialeve qe u mblodhen, dhe nga pershkrimi qe iu be rezultuan te ishin "si uje" dhe qe kur hidheshin ne nje siperfaqe te forte, materiali metalik shperndahej si te ishte i lengshem.
Ushtria nxorri versionin e saj ku thoshte qe ajo qe ishte perplasur ishte nje balone me ajer e kohes, por tashme ishte shume vone, pasi lajmi qe dicka tjeter me e cuditshme ishte perplasur, ishte bere i njohur.
Banoret e vendit, qe kishin qene deshmitare te materialit te cuditshem u kercenuan nga ushtria qe te mos tregonin se cfare kishin pare. Infermieret qe punonin ne spitalin e zones raportuan edhe gjera me te cuditshme. Shume prej tyre deklaruan qe kishin pare ushtrine qe te zaptonte nje pjese te nderteses. Nje infermiere qe ishte lejuar te hynte ne ate zone te spitalit, kishte pare ato cfare ajo i pershkroi si "njerez te vegjel" - trupa te vegjel humanoide qe ishin duke u ekzaminuar nga personeli mjekesor.
Ka patur raportime te ndryshme madje qe njeri prej krijesave humanoide ishte akoma gjalle dhe qe vinte verdalle.
Infermieret qe punonin prane asaj zone me vone deklaruan qe kishin qene te semura per nje kohe te gjate me pas per shkak te eres toksike qe ishte atje.
Nuk kaloi shume kohe dhe trupat e cditshem u levizen nga spitali dhe u derguan ne nje vend tjeter te panjohur. Incidenti Roswell po behej nje prej mbulimeve me te medha ne histori.
Nje ushtar i dale ne pension ka deklaruar qe ai u dergua ne vendin ku ndodhi perpasja ne kohen e incidentit. Ai deklaroi se kishte pare nje anije kozmike metalike ne nje faqe kodre dhe disa trupa te cuditshem te shperndare prane vendit te perplasjes.
Ai raportoi qe brenda anijes kishte komanda te cuditshme dhe simbole te cuditshme te gdhendura ne metal si edhe trupa te tere qe ishin jashte anijes si rezultat i perplasjes.
Kohet e fundit eshte nxjerre nje video qe pretendon se tregon autopsite e bera ne vitin 1947 mbi njerin prej trupave te alieneve, por megjithate besohet se kjo video eshte nje mashtrim.
 

Hektor12

Locus omnem
Ish presidenti Eisenhower ka patur tre takime me alienet

eisenhower.jpg


Presidenti Eisenhower ka patur tre takime sekrete me alienet. Te pakten kjo eshte cfare ka deklaruar nje ish keshilltar i Pentagonit.
Ish presidenti i ka takuar jashtetokesoret ne tre raste te ndryshme ne bazen ajrore te New Mexico. Takimet u organizuan nga Eisenhower dhe zyrtaret e FBI-se duke derguar mesazhe telepatike tek alienet.
Presidenti i 34-t i Shteteve te Bashkuara i ka takuar jashtetokesoret ne nje baze ajrore te vjeter ne New Mexico ne vitin 1954, sipas lektorit dhe autorit Timothy Good.
Eisenhower dhe zyrtare te tjere te FBI-se thuhet se kane arritur ta organizojne kete takim duke derguar sinjale telepatike, megjithese kjo duket pak e veshtire.
Me ne fund takimi me jashtetokesoret ndodhi ne tre raste te ndryshme ne bazen Holloman Air Force, dhe kur kjo ndodhi, kishte shume deshmitare te ngjarjes.
Teorite e konspiracioneve gjate githe kohes dhe ne rritje kane qarkulluar fjale qe ka ndodhur vertet nje takim ndermjet Eisenhower dhe alieneve.
Por, deklaratat e Good, nje ish keshilltar i Kongresit te Shteteve te Bashkuara dhe i Pentagonit, jane deklaratat e para qe jane bere publike nga nje akademik i besueshem.
Duke folur ne BBC2, ne emisionin Opinionated, ai tha qe qeverite rreth e rrotull botes kane qene ne kontakt te rregullt me alientet qe prej dhjetevjecaresh.
"Alienet kane patur kontakte formale dhe joformale me mijera njerez ne te gjithe boten e ne te gjitha rruget e jetes," - shtoi ai.
I pyetur se pse alinet nuk shkuan tek dikush "i rendesishem" si Barack Obama, ai tha" "Une me siguri mund tu them qe ne vitin 1954 Presidenti Eisenhower ka patur tre takime te vendosura paraprakisht me alienet, qe ndodhen ne baza ajrore te caktuara, duke perfshire ketu edhe bazen Holloman Air Force ne New Mexico."
Gjithashtu ashtu si edhe ne raste te tjera ai shtoi qe kishte patur shume deshmitare.

Eisenhower, i cili ka qene president qe nga viti 1953 dhe deri ne 1961, dihet qe besonte shume qe kishte jete ne planetet e tjere.
Gjithashtu edhe ish gjenerali me pese yje ne Ushtrine e Shteteve te Bashkuara, i cili ka komanduar Allied Forces ne Europe gjate Luftes se Dyte Boterore, dihet qe ka qene shume i dhene pas Programit te Hapesires se Shteteve te Bashkuara.

Sipas te dhenave, takimet e presidentit me alienet kane ndodhur nderkohe qe zyrtareve u eshte thene qe ai ishte me pushime ne Palm Springs, ne Kaliforni ne Shkurt 1954.
Takimi fillestar supozohet te kete qene me aliene qe ishin nordike ne pamje, por marreveshja eshte firmosur me nje rrace te quajtur "Alien Greys".
Good shtoi: "Ne e dime qe deri ne 90% te UFO-ve mund te shpjegohen me terma konvencionale. Megjithate une do te thoja qe miliona njerez ne te gjithe boten i kane pare alienet e vertete."
Sipas dokumentave te klasifikuara te leshuar nga Ministria e Mbrojtjes ne vitin 2010, Winston Churcill mund te kete urdheruar qe te mbahej sekret nje shikim i UFO-ve.
UFo eshte pare ne East Coast te Anglise nga nje avion RAF qe po kthehej nga nje mision ne France apo ne Gjermani afer fundit te luftes.
Thuhet se Churcill ka diskutuar mbi ceshtjen e UFO-ve dhe se si duhet te sillet ne keto raste me Eisenhower.
Megjithate dokumenta zyrtare nuk ka apo nuk jane bere te ditur. Deri kur te kemi me shume prova, kjo ngelet nje mister.
 

Hektor12

Locus omnem
Pothuajse mbas 40 vjetesh, piloti flet per takimin me UFO

jividen.jpg

Mbas pothuajse kater dhjetevjecaresh qe qendronte i heshtur ne lidhje me kete takim te afert me nje UFO mbi Pensacola, nje pilot i dale ne pension i Forcave te Marines eshte duke treguar historine e tij ne nje liber.
Ne naten e 6 Shkurtit 1975, piloti qe atehere ishte Kapiten i Marine Reserve Squadron, ishte duke pilotuar nje T-39D Sabreliner me nje ekuipazh me 5 persona ne bord.
Fluturimi prej dy oresh i cili filloi ne perendim te diellit filloi dhe me pas u ul ne Pensacola Naval Air Station. Nderkohe qe me pas Sabreliner ishte duke u kthyer nga misioni i trajnimit, Jividen tha se ai dalloi nje drite rrethore te kuqe qe po i afrohej avionit.
Ai u lidh me Pensacola Approach Control per te pyetur mbi trafikun ajror e per te kuptuar se cfare ishte, por ata i thane qe ne radar nuk shfaqej asgje tjeter pervec Sabreliner. Jividen tha qe ai dhe pese te tjeret pane qe ne disatance nje objekt rrethor te ngurte ne qiell ne pozicionin perafersisht ora 1. Ai tha gjithashtu qe UFO nuk sillej si ndonje avion tjeter i zakonshem civil apo ushtarak.
"Ne radio, cdo here qe djali shtypte butonin e mikrofonit, ne sfond do te degjoheshin zera qe ishin duke folur per te," - tha Jividen. "Ata ishin te shqetesuar por edhe shume te entuziazmuar qe ata nuk mundeshin ta shihnin ate objekt fluturues ne radar, dhe ata deshironin te dinin ne detaje se cfare ne shihnim."
I intriguar nga kjo gje, Jividen vendosi qe te shkonte ne drejtim te UFO-s per te pare se cfare do te bente.
"Papritur drita e kuqe kerceu ne te majte,qe do te ishte pozicioni ora 11." - tha ai.
Mbasi u sigurua qe drita e kuqe nuk ishte nje far, Jividen vendosi te zbulonte nese UFO ishte solid.
Duke fluturuar nen te, ai tha qe UFO ishte i rrethuar me yje, ndersa duke fluturuar mbi te, UFO ishte si nje mantel mbi Gjirin e Meksikes.

"Mbas rreth 5 minutash, ai shpejtoi ne drejtim te perendimit ne horizont," - tha Jividen.
Mbas ujles ne toke, Jividen arkivoi nje raport mbi incidentin e ndodhur. "Dhe ne nuk morem asnje feedback tjeter mbi ngjarjen"- tha ai.
Por pasi lexoi edicionin e pare te “UFO-s: Myths, Conspiracies and Realities,” te John Alexander, Jividen u ndje i terhequr per te ndare historine e tij me autorin, i cili eshte i njohur per kerkimet e UFO-ve duke perfshire edhe deshmitare te besueshem qeveritare dhe ushtarake.
"Une mendova qe ai ishte i vetmi individ qe do te ishte i besueshem per te treguar historine." - tha Jividen.

Jividen ka jetuar ne zonen e Pensacola nga vitet 1969 dhe deri ne 1976 nderkohe qe ai ishte nje instruktor fluturimi i Trupave te Marines ne Pensacola Naval Air Station.
Ai ishte nje pilot i Trupave te Marines per 9 vjet.
Gjate luftes Vietnameze atij i eshte dhene nje mirenjohje per "heroizem dhe arritje te jashtezakonshme" pasi ai kishte pilotuar nje helikopter per te marre nje ekip te Marines qe ishte nen zjarr te rende.
Ai thote qe i ka humbur kontaktet me te gjithe pjesetaret e fluturimit te vitit 1975, por ai po shpreson qe te mund te lidhet me disa prej tyre te cilet mund te duan te ndajne informacionin qe kane.
Jividen, 67 vjec, i dale ne pension ne vitin 2002 si nje pilot i United Airlines jeton ne Henderson, Nevada.
Dhe mbas gjithe ketyre viteve, a beson ai ende qe ka pare nje UFO te pilotuar nga jashtetokesore?
"Ka mundesi te kene qene vizitore nga diku larg qe eshte duke na vezhguar," - tha ai.
"Mund te jete dicka inter dimensionale, nga nje univers alternativ, nje fenomen atmosferik... ka disa mundesi".
 

Hektor12

Locus omnem
Krijesat e çuditshme dhe Fenomenet paranormale të kohëve moderne
Nga njerëzit e vegjël, njeriu me kokë qeni e deri tek njerëzit hije

Shumë prej nesh janë të njohur me pretendime të ndryshme për fenomene paranormale, pavarësisht faktit nëse jemi skeptikë apo i besojmë. Qenie të tilla si fantazmat, kafshët misterioze gjithnjë kanë ndjekur ndërgjegjen tonë kolektive.

Ndër çuditë më të mëdha që mund të ekzistojnë mes nesh, ka disa prej ngjarjeve që edhe pse s’mund të konsiderohen të reja, vazhdojnë të tërheqin vëmendjen. Qëkur zbulimi se një racë krijesash të vogla mund të ketë ekzistuar në tokë, shkenca ka ri-ekzaminuar mundësinë se njerëz të tjerë të vegjël mund të mos jenë koncept krejtësisht mitik.

Duke lënë mënjanë shkencën, gjithnjë ka pasur nga ata që insistojnë se krijesa të vogla humanoide ekzistojnë mes nesh. Kohët e fundit ka pasur njerëz që kanë deklaruar se kanë parë krijesa të vogla në vende të izoluara, me tiparet e njeriut.

Grabitqarët e mëdhenj janë zogj që kërkojnë për ushqim ose ushqehen me gjëra të ngordhura. Ato janë zakonisht më të mëdhenj se zogjtë normalë dhe kanë një fiziologji të caktuar, si thonj të fuqishëm që i ndihmojnë të shqyejnë prenë e tyre.

Kohët e fundit, ka pasur njerëz që kanë raportuar se kanë parë zogj grabitqarë me përmasa shumë të mëdha. Shumë persona thonë se ato duken si zogjtë prehistorikë të përshkruar në libra dhe me lëkurë gjarpri.

Rrëshqitjet e kohës dhe koha e humbur janë eksperienca aspak të këndshme. Ato janë hamendësuar si takime jashtëtokësore, zhvendosje dimensionale ose goditje truri. Raportimet më mahnitëse janë ato të më shumë se një personi për përjetimin e kapërcimeve të kohës.

Sipas kësaj teorie, rrëshqitjet e kohës ndodhin kur dikush niset për një udhëtim në një rrugë të njohur dhe udhëtimi duket normal, por në përfundim personat zbulojnë se kanë mbërritur në destinacion shumë më herët se çdo ishte e mundur normalisht.

Chupacabra është përshkruar si një krijesë në formë qeni me dhëmbë të mëdhenj. Fillimisht thuhet se është parë në Puerto Riko në vitin 1990 dhe më pas është parë në Amerikë dhe Meksikë. Nganjëherë dëshmitarët raportojnë se këto kafshë kanë një të ecur prej kanguri. Thuhet se kjo kafshë u thith gjakun bagëtive natën deri sa ato ngordhin.

Ngjashmëria me vampirët i ka terrorizuar njerëzit duke hamendësuar një sulm të mundshëm ndaj tyre. Pyjet janë vende misterioze, plot me jetë të panjohur dhe shfaqin rrezik për këdo. Pyjet janë vende të frikshme sipas legjendave popullore.

Por në kohët moderne a mund të krijojë natyra një panik të tillë të pajustifikuar? Ka nga ato, eksperienca e të cilëve bën të mendosh se natyra ka inteligjencë dhe nuk është gjithmonë e dashur me njerëzit. Ka njerëz që thonë se karakteristika kryesore është paniku, të cilin njerëzit e përshkruajnë me një qetësi të pazakonshme në pyll.
 

Hektor12

Locus omnem
Sekretet më të mëdha të hapura për publikun

Churchill-i dhe ekzekutimi i Hitlerit

Kryeministri britanik i kohës së luftës, Winston Churchill kishte në plan ta ekzekutonte Hitlerin në karrige elektrike, nëse lideri nazist do të binte në duart e forcave aleate. Është ky një prej sekreteve të zbuluara shumë vite më vonë. Dokumente të zbardhura, zbulojnë se Churchill ishte kundër planeve të aleatëve për gjyqet e luftës.

Sipas dokumenteve, ai donte të ekzekutonte të gjitha figurat udhëheqëse naziste duke përfshirë këtu dhe Hitlerin, të cilin e konsideronte si "zembereku i së keqes" dhe një "gangster". Faktet për urrejtjen e thellë të Churchill ndaj Fyhrerit janë shfaqur nga disa dokumente që janë bërë publike nga Arkivat Kombëtare në Britani.

Në shënimet e sekretarit të kabinetit, Norman Book shfaqen mendimet dhe diskutimet gjatë takimeve më të rëndësishme në kohën e luftës. Kryeministri më pas thekson metodën e tij të preferuar për ekzekutimin e Hitlerit: karrigen elektrike. Ai madje dhe bën shaka me kolegët e kabinetit duke u shprehur se një të tillë mund ta merrnin hua nga SHBA.

Masakra "My Lai"

Masakra "My Lai" ishte një seancë vrasjes masive të rreth 504 qytetarëve të paarmatosur në republikën e Vietnamit. Ato ishin thuajse krejtësisht civilë dhe shumica e tyre gra dhe fëmijë. Masakra u krye nga forcat e ushtrisë amerikane më 16 mars 1968.

Përpara se të vriteshin disa prej viktimave u përdhunuan, torturuan dhe gjymtuan. Gjashtë muaj më vonë, Tom Glen, një ushtar 21-vjeçar amerikan i shkroi një letër gjeneralit Creighton Abrams, Komandanti i ri i Përgjithshëm i forcave të armatosura amerikane në Vietnam, ku përshkruante brutalitetin e rregullt ndaj civilëve vietnamezë.

Letra ishte e detajuar dhe përmbajtja u bënte jehonë ankesave të tjera të njëjta nga ushtarët. Colin Powell, në atë kohë një major 31-vjeçar u ngarkua të hetonte letrën dhe në një raport ai shkruante: "...marrëdhëniet mes ushtarëve amerikanë dhe vietnamezëve janë të shkëlqyeshme". Në vitin 2004, Powell i tha Larry King në "CNN": "Unë shkova atje pasi My Lai kishte ndodhur. Në luftë, këto gjëra të tmerrshme ndodhin herë pas here, por ato duhet të dënohen".

Operacioni "Paperclip"

I bindur se shkencëtarët gjermanë do të ndihmonin SHBA-në, presidenti Harry Truman ra dakord në shtator 1946 të autorizonte projektin "Paperclip". Ky program synonte të merrte në SHBA shkencëtarë gjermanë të zgjedhur, të cilët do të punonin për Amerikën gjatë Luftës së Ftohtë. Më i famshmi i këtyre shkencëtarëve ishte Werner Von Braun, njeriu që ishte truri i krijimit të fotove të hënës, si dhe anëtar i shumë organizatave naziste.

Ai gjithashtu kishte një rang të lartë në "SS". Dosja e tij e hershme e inteligjencës e përshkruante si një "rrezik të sigurisë". Presidenti Truman kishte kërkuar që shkencëtarët gjermanë të mos ishin të përzier me nazizmin dhe fillimisht mendohej që ata të qëndronin për një kohë të shkurtër, por duke parë njohurinë dhe ekspertizën e tyre departamenti i Luftës vendosi t'i mbante. Në vitin 1958, ky operacion ishte informacion i zakonshëm për të gjithë dhe madje është përmendur hapur në një artikull të revistës "Time".

Templarët dhe Vatikani

Në tetor të vitit 2007, Vatikani publikoi disa dokumente sekrete për procesin gjyqësorë të kalorëseve templarë, duke përfshirë një dorëshkrim që dëshmonte se papa Klementi V e kishte shfajësuar urdhrin mesjetar nga herezia.

Dokumentet e bëra publike nga Vatikani riprodhonin një dokumentacion të plotë të shqyrtimeve papnore të kryera pasi mbreti Filip IV i Francës arrestoi dhe torturoi liderët templarë në vitin 1307, me akuzën e herezisë dhe imoralitetit.

Sipas faqes në internet të Vatikanit, pergamena dëshmon se papa Kelementi fillimisht i çliroi nga akuza për herezi templarët, pavarësisht se ai i konsideroi fajtorë për imoralitet dhe ai gjithashtu planifikonte reformimin e urdhrit. Sidoqoftë, presioni i mbretit Filip e detyroi papën të kthente mbrapsht vendimin e tij dhe të shuante urdhrin në vitin 1312.

Krijesat e vogla

Qëkur zbulimi se një racë krijesash të vogla mund të ketë ekzistuar në tokë, shkenca ka ri-ekzaminuar mundësinë se njerëz të tjerë të vegjël mund të mos jenë koncept krejtësisht mitik. Duke lënë mënjanë shkencën, gjithnjë ka pasur nga ata që insistojnë se krijesa të vogla humanoide ekzistojnë mes nesh. Kohët e fundit ka pasur njerëz që kanë deklaruar se kanë parë krijesa të vogla në vende të izoluara, me tiparet e njeriut.

Grabitqarë të mëdhenj

Grabitqarët e mëdhenj janë zogj që kërkojnë për ushqim ose ushqehen me gjëra të ngordhura. Ato janë zakonisht më të mëdhenj se zogjtë normalë dhe kanë një fiziologji të caktuar, si thonj të fuqishëm që i ndihmojnë të shqyejnë prenë e tyre. Kohët e fundit, ka pasur njerëz që kanë raportuar se kanë parë zogj grabitqarë me përmasa shumë të mëdha. Shumë persona thonë se ato duken si zogjtë prehistorikë të përshkruar në libra dhe me lëkurë gjarpri.

“Doppelgangers”

Kjo është një gjermane që do të thotë kopja e ekzakte e një personi. Në kohët moderne personat që i besojnë teorive paranormale thonë se kanë parë një person në një vend të caktuar, për t’i takuar më vonë në një vend krejtësisht tjetër. Disa njerëz madje pretendojnë se në mënyrë të padiskutueshme kanë parë veten e tyre, të veshur me të njëjtat rroba duke theksuar se “kopja” e tyre është shfaqur njësoj e habitur.

Rrëshqitjet e kohës

Rrëshqitjet e kohës dhe koha e humbur janë eksperienca aspak të këndshme. Ato janë hamendësuar si takime jashtëtokësore, zhvendosje dimensionale ose goditje truri. Raportimet më mahnitëse janë ato të më shumë se një personi për përjetimin e kapërcimeve të kohës. Sipas kësaj teorie, rrëshqitjet e kohës ndodhin kur dikush niset për një udhëtim në një rrugë të njohur dhe udhëtimi duket normal, por në përfundim personat zbulojnë se kanë mbërritur në destinacion shumë më herët se çdo ishte e mundur normalisht.

“Chupacabra”

Chupacabra është përshkruar si një krijesë në formë qeni me dhëmbë të mëdhenj. Fillimisht thuhet se është parë në Puerto Riko në vitin 1990 dhe më pas është parë në Amerikë dhe Meksikë. Nganjëherë dëshmitarët raportojnë se këto kafshë kanë një të ecur prej kanguri. Thuhet se kjo kafshë u thith gjakun bagëtive natën deri sa ato ngordhin. Ngjashmëria me vampirët i ka terrorizuar njerëzit duke hamendësuar një sulm të mundshëm ndaj tyre.


Paniku në pyll
Pyjet janë vende misterioze, plot me jetë të panjohur dhe shfaqin rrezik për këdo. Pyjet janë vende të frikshme sipas legjendave popullore. Por në kohët moderne a mund të krijojë natyra një panik të tillë të pajustifikuar? Ka nga ato, eksperienca e të cilëve bën të mendosh se natyra ka inteligjencë dhe nuk është gjithmonë e dashur me njerëzit. Ka njerëz që thonë se karakteristika kryesore është paniku, të cilin njerëzit e përshkruajnë me një qetësi të pazakonshme në pyll.

Njeriu me kokë qeni

Njeriu me kokë qeni është përfolur që prej kohëve të lashta. Ekzistenca e një krijese të tillë në kohët moderne duket e pabesueshme, por gjithsesi ka njerëz që pretendojnë se kanë parë një të tillë. Shumë prej këtyre ngjarjeve thuhet se kanë ndodhur natën, pak raportime ka për ditën. Por ato që thonë se kanë parë një krijesë të tillë thonë gjithashtu se kanë parë një burrë me kokë qeni që ecën i qetë dhe indiferent rrugëve.

Njeriu si bastun i zi

Njeriu si bastun i zi është një tjetër qenie e kohëve moderne. Ai supozohet se është krejtësisht i zi dhe me një siluetë prej bastuni. Këto lloj krijesash thuhet se janë jashtëzakonisht të gjata. Koka e tyre është si një rreth i zi, pa tipare fytyre. Ato thuhet se janë krejtësisht dy-dimensionalë. Zakonisht ato shihen natën, në mëngjes herët ose në muzg. Sipas “dëshmitarëve”, ato nuk habiten kur i shohin dhe me raste i kanë ndjekur ato që i kanë parë.

Njerëzit hije

Çfarë janë njerëzit hije? Askush nuk duket se e di me siguri, edhe ato që thonë që i kanë parë. Zakonisht ato janë figura të errëta, të cilët ecin papritur nëpër korridore, kalojnë nëpërmjet mureve, shfaqen në dhoma dhe zhduken menjëherë etj. Ato s’kanë asnjë qëllim, s’duket se shërbejnë si paralajmërues. A vijnë ato nga një dimension tjetër? Nga jeta e përtejme? Asgjë prej këtyre s’dihet, por dihet se ato që i shohin, s’i harrojnë më.

Fëmijët me sy të zinj

Nisi në vitin 1998 kur gazetari Brian Bethel rrëfeu se i ishin afruar dy djem të vegjël teksa hynte në makinë. Ato i kishin kërkuar që t’i dërgonte deri diku. Ai shpjegonte se ndjeu një panik të çuditshëm e ndërkohë ndihej i detyruar për t’u hapur derën djemve. Më pas kishte parë sytë e tyre krejtësisht të zinj, pa asnjë pjesë të bardhë. Që prej kësaj historie, njerëz të tjerë kanë raportuar takimin me fëmijë të tillë.
 

Hektor12

Locus omnem
Fantazmat duarvogla te tragjedise se San Antonios (Video)

Fantazmat-e-San-Antonios.jpg
Fantazmat duarvogla te tragjedise se San Antonios
Kjo rruge, ndodhet diku afer daljes nga San Antonio, ku ndodhen hekurudhat neper te cilat kalon treni. Para shume vitesh, nje murgeshe po kalonte pertej shineva me autobusin e shkolles te mbushur plot me femije, te cilet po ktheheshin ne shtepi ne nje nate te erret, pas nje ekskursioni neper qytet. Shumica e femijeve ishin ne gjume, te lodhur nga udhetimi dhe lojrat e gjithe dites. Nderkohe qe autobuzi po kalonte shinat, motorri u dogj. Pasi u perpoq disa here te ndizte automjetin, murgesha vuri re nje tren qe vinte me shpejtesi te madhe, dhe pa drita te ndezura. Drejtuesin e trenit me shume mundesi e kishte zene gjumi. Perplasja qe aq e forte sa, murgesha perfundoi jashte driteras, disa metra larg autobusit, i cili u terhoq zvarre nga treni per disa qindra metra. Murgesha mbjetoi, femijet jo!
Por qe ketu, nis nje tjeter histori: Kushdo qe ndalon, parkon apo endet mbi keto shina treni, makina e tyre do te shtyhet nga duar te vogla fantzmash, jashte shinave. Pervec ‘makines qe leviz vete’, njerezit kane raportuar ndjesine e dridhjes se makines apo kane degjuar zera femijesh apo peshperima.Kjo histori behet edhe me dritheruese pasi besohet se po te hedhesh puder ne pjesen e pasme te makines te shfaqen shenja duarsh te vogla, menjehere pasi e makina del nga shinat e trenit.
Disa muaj me vone, murgesha ndjehej jashtezakonisht ne faj per gjithcka kishte ndodhur ndaj vendosi te vriste veten njesoj sic ndodhi me femijet. Ajo udhetoi ne te njejtin vend, parkoi makinen ne shinat e trenit, dhe priti aty. Pas pak degjon sinjalin e ardhjes se trenit, u mbeshtet ne sedilje, qau dhe priti. Ajo degjoi qe jashte zera femijesh qe luanin, qeshnin dhe vraponin. Nderkohe treni nga larg e kishte pikasur automjetin dhe kishte sinjalizuar me drita. Murgesha mbuloi syte, filloi te lutej, dhe ne ate moment ndjeu zerat e femijeve te beheshin edhe me te degjueshem. Ajo ndjeu makinen qe filloi te levizte mbi shina, duke zbritur kodren, ndersa treni kaloi. Jeta e saj ishte shpetuar.
Ajo doli nga makina por nuk i pa femijet. Nuk pa askend. Ajo pa se pas makines kishin mbetur shenja te vogla duarsh, si te ishin femijet qe e kishin shtyre prej shinave. Murgesha u kthye ne qytet dhe u mor deri ne fund me femijet jetime. Kur ajovdiq, njerezit ne funeral ishin te bindur se kishin degjuar zera femijesh qe luanin, qeshnin dhe vraponin, dhe vetem nje te qeshur prej te rriture.
Edhe sot e kesaj dite, jane bere mjaft prova nga mosbesues apo aventuriere, dhe nese e parkon makinen neutralisht ne mes te nates atje, nese qendron pa bere ze fare, do te degjosh zera dhe makina do te shtyhet vete jashte shinave. Kalimi ku ndodhi gjithcka eshte i pushturar nga shpirtrat e femijeve, qe bejne te pamunduren qe asnje te mos pesoje fatin e tmerrshem qe paten ata. Shume skeptike, kane arritur ne perfundimin qe kjo gje ndodh, pavaresisht se ata e quajne ‘iluzion optik’.
 

Hektor12

Locus omnem
A jane femrat me te prirura per te besuar tek paranormalja?

Kylie-Sturgess.jpg
A jane femrat me te prirura se sa meshkujt per te besuar tek paranormalja? Me siguri qe do te mendonit qe po duke pare kanalet televizive te orientuara drejt publikut femeror; gjuetare fantazmash, detektive me fuqi psikike, njerez qe thone se flasin me te vdekurit, etj.
Revistat per femra jane te mbushura me horoskope dhe gjera te tilla, ndersa revistat e meshkujve me birra dhe femra te bukura. Konkluzionet jane te dukshme apo jo?
Megjithate, mesuesja dhe kerkuesja Kylie Sturgess ka zbuluar qe ndryshimi ndermjet femrave dhe meshkujve nuk eshte tek sasia ne besimet paranormale, por tek llojet e besimeve paranormale qe ato mund te kene.
"Femrat ka me shume mundesi te jene ne anen sociale te bestytnive paranormale." - thote Sturgess.
"Ato jane me te prirura te besojne tek mendiumet, astrologjia, sherimi psikik, dhe fantazmat. Ndersa ne anen tjeter meshkujt jane me te prirur te besojne tek krijesat jashtetokesore apo monstrat si ai i Loch Ness."
Studimet kane treguar gjithashtu qe meshkujt jane me te prirur te besojne ndaj teorive te konspiracioneve, ndersa femrat jane me te prirura ne besimin e telepatise. Sturgess ka bere nje kerkim ne lidhje me besimet ne paranormale te 1243 Australianeve.
Siapas Sturgess ndryshimi ndermjet bestytnive paranormale te meshkujve dhe te femrave mund te jete edhe per shkak te faktoreve kulturore, historike dhe shoqerore. Nje shembull i kesaj eshte besimi i shumte i femrave tek mediumet; te cilin ajo e gjurmon qe tek fillimet nga Fox Sisters ne Shtetet e Bashkuara ne vitet 1840. Ne ate kohe, femrat nuk kishin shume vend ne shoqeri dhe spiritualizmi shihej si nje fuqizim prej tyre, perafersisht ashtu sic shihet edhe ne ditet e sotme.
Ajo shpjegon gjithashtu qe ka argumenta ne lidhje me ndryshimin ne menyren se si sekset e ndryshme mendojne.
Sturgess mendon qe eshte shume normale qe njerezit te besojne tek paranormalja.
"Une e shoh ate si njerezore. Une e shoh si totalisht normale per njerezit as te mos mendojne per menyrat se si besimet paranormale te mund te testohen. Ne fakt me shume behet fjale per se sa seriozisht merren keto gjera dhe cfare mund te te shtyje me pas qe ne menyre te natyrshme, pa pyetur perze keto besime te kalohen edhe tek te tjeret."
Sturgess thote qe eshte e mundur qe te behen njerezit qe te ndryshojne besimet e tyre, por megjithate nuk eshte gjithmone efektive.
Ajo shpjegoi qe nxenesit e saj u bene me skeptike ne lidhje me astrologjine pasi degjuan kengen e Tim Minchin 'If You Open Your Mind Too Much Your Brain Will Fall Out'.
Megjithate ajo mendon qe nuk ka arsye pse te besohet qe femrat jane me te prirura te besojne me shume se meshkujt tek paranormalja, por thjesht meshkujt dhe femrat besojne, por ne menyra te ndryshme dhe ne gjera te ndryshme.
 

Hektor12

Locus omnem
Misteri i Dhomes 428

haunteddorm1.jpg
Misteri i Dhomes 428
Brenda Universitetit te Ohajos Wilson Holl ne West Green, dera me numer 428 eshte e mbyllur, madje e bllokuar nga mundesia per ta hapur. Pse do te blindonte nje Universtet nje dhome konvikti qe mund te jete shtepi per mijera studente?
Legjenda thote se zyrtare e drejtues te Universitetit e kane bllokuar deren pasi studentet kane raportuar se objektet peroplasen nga raftet ne mur, dera hapet e mbyllet vete dhe madje ata pretendojne te kene pare fantazmen e nje studenti qe kishte jetuar me pare pikerisht ne ate dhome.
Sipas asaj cka i ka ndodhur ne kete dhome nje studenteje femer, ajo vdiq ne menyre tragjike duke u perpjekur te ndiqte hapat per te praktikuar projeksionin astral, cka eshte nje metode ku shpirti njerezor ndahet nga trupi dhe shetit me vete. Vajza kishte vdekur nga nje energji e madhe ushtruar ne trupin e saj pikerisht ne kete dhome.
Wilson Hall besohet gjithashtu te jete qendra e Varrezave Pentagram te Athines, por ky informacion mbetet i paverifikuar. E gjithe kjo histori lidhet me te tjera ngjarje te tipit ‘Poltergeist” qe ka te beje ne rastin konkret me hije te zeza qe shfaqen ne erresire pa asnje lloj shpjegimi.
Por me e frikshme nga keto aktivitete eshte shfaqja e nje fytyre te ngjashme me ate cka mund ta identifikonim si djallezore. Kjo figure shfaqet kryesisht ne deren e madhe prej druri te Universitetit. Dera eshte nderruar disa here, por fytyra shfaqet vazhdimisht.
 

Hektor12

Locus omnem
Fakte te takimeve te ndryshme me UFO

Sondazhet zakonisht dëshmojnë se thuajse gjysma e popullsisë së botës beson në ekzistencën e UFO-ve dhe 5 përqind e popullsisë pranon se ka parë një objekt që mund të quhet UFO në një rast ose tjetër. Nganjëherë, raportimi për UFO ka të bëjë me fenomene natyrore ose fenomene të zakonshme, por që keqinterpretohen apo nuk dallohen mirë, e në disa raste bëhet fjalë dhe për mashtrimi. Por, duhet pranuar se në disa raste të dhanë janë shumë të forta për të dyshuar për një rast takimi me jashtëtokësorë. Që në vitin 1450 para erës sonë, kur njeriu i lashtë shënoi në një copë druri vizatimet e “rrathëve të zjarrit” të zbritura nga qielli, ato kanë mbetur pa emër. Prandaj quhen “Unidentified Flying Object”, (Objekte fluturuese të paidentifikuara) shkurt UFO. Edhe pse janë bërë me mijëra dokumentarë për to, madje edhe filma artistikë me protagonistë aktoren Kim Bassinger, ato kanë mbetur pa formë. Sipas shkencëtarëve, të gjitha përgjasimet si qenie jeshile, me sy të mëdhenj dhe me kokë vezake, janë spekulime. Disqet fluturuese kanë futur në punë investiguesit më të mirë, por pjesa më e madhe e rasteve të shfaqura kanë mbetur mister. Të paktën, hetimet rreth tyre kanë shërbyer për përmirësimin e fluturimeve me avionë. Ndërkohë, raporte të pazakonta datojnë që në kohët antike. Krahas veglave të punës, apo figurave që tregonin për jetën e tyre, njerëzit e lashtë kanë vizatuar apo kanë gdhendur nëpër shpella, edhe objekte të çuditshme që i kanë vizituar. Ndërsa agjencia e parë për hetimin e tyre është krijuar në 1948. Në vitin 1954 rregullorja e “Air Force” i konsideronte shfaqje të tilla si “kërcënim i mundshëm i Sigurisë së Shteteve të Bashkuara”.Një objekt fluturues i paidentifikuar ose ndryshe, “UFO” quhet çdo objekt i dukshëm, i cili nuk mund të identifikohet nga vëzhguesi dhe që mbetet i paidentifikuar pas hetimeve. Në kulturën popullore, termi “UFO” shpesh përdoret për t’iu referuar çdo anijeje hapësinore hipotetike apo të paprovuar aliene. Termi “pjatës fluturuese” përdoret po kaq shpesh. por raporte “UFO”-sh janë bërë edhe më të zakonshme kur janë publikuar fillimisht në Shtetet e Bashkuara, në vitin 1947. Me dhjetëra mijëra raportimesh “UFO”-sh janë bërë që nga ajo ditë në të gjithë botën.
Megjithatë edhe më shumë pamje mbeten të paraportuara, për shkak të frikës ndaj shoqërisë dhe për stigmën shoqërore që rrethon subjektin e “UFO”-ve, dhe për shkak se shumë vende nuk kanë autoritetin zyrtar të sanksionuar për të marrë dhe për të vlerësuar raportet e “UFO”-ve. Sapo një “UFO” identifikohet si një objekt i njohur (për shembull një mjet ajror apo një balonë), atëherë nuk klasifikohet më si një “UFO” dhe riklasifikohet përsëri si një objekt i paidentifikuar.

Viti 99 para Krishtit

Autori romak, Iulius Obsequens, shkruan se në vitin 99 para Krishtit, “në kohën e perëndimit në Tarquinia, një objekt i rrumbullakët si një glob, një mburojë rrethore, mori rrugën nga qielli nga perëndimi për në lindje”. Gjithashtu, gjatë mbretërimit të faraonit Thutmose III, gjatë vitit 1450 para Krishtit, ekziston një përshkrim i shumë “rrathëve prej zjarri”, më të shndritshme se dielli dhe rreth 5 metra në masë, të cilat janë shfaqur në ditë të ndryshme që zbrisnin nga qielli herë pas here.

14 prill 1561

Në 14 prill të vitit 1561, qielli mbi Nuremberg, Gjermani, thuhet të jetë mbushur me një mori objektesh që dukej se ishin përfshirë në një betejë ajrore. Sfera dhe disqe të vegjël thuhet se kanë dalë nga cilindra të mëdhenj. Këto ngjarje janë trajtuar si ogure të mbinatyrshme, engjëj dhe shenja të tjera fetare. Disa hetues kontemporanë besojnë se ata janë ekuivalenti i lashtë i raportimeve moderne të UFO-ve. Edhe më vonë Gjermania është shoqëruar gjithnjë në një farë mënyrë me disqet fluturuese e thuhej se Hitleri ishte i fiksuar me to.

17 nëntor 1882

Një fenomen i pazakontë ka ndodhur më 17 nëntor të vitit 1882, i cili është vëzhguar nga astronomi Edward Walter Maunder, nga “Greenwich Royal Observatory” dhe nga disa astronomë të tjerë evropianë. Maunder raportoi një “vizitor të çuditshëm qiellor”, i cili kishte formën e diskut, formë siluri, formën e aksit apo ndoshta si një aerostat zepelini. (Kështu përshkruhej në vitin 1916). Ishte më e shndritshme se shfaqjet e dukshme mëngjesore, cepat i kishte të përcaktuar mirë dhe ishte i zbehtë në qendër, në ngjyrë të bardhë në të gjelbër, rreth 30 gradë i gjatë dhe 3 gratë i gjerë.

28 shkurt 1904

Në 28 shkurt të vitit 1904, tre anëtarë ekuipazhi të “USS Supply”, 300 milje në perëndim të San Franciskos, të raportuar nga lejtnant Frank Schofield, që më vonë është bërë kryekomandanti i Flotës së Betejës së Paqësorit. Schofield shkroi për tre objekte të kuq të shndritshëm dhe rrethorë të cilët fluturonin në një formacion skalioni që është afruar pranë reve, më vonë ka ndërruar kurs dhe është “ngjitur” mbi re, duke u ngritur menjëherë larg tokës pas 2 ose 3 minutash. Më i madhi kishte një pamje të dukshme, sa për gjashtë diej.

5 gusht 1926

Më 5 gusht të vitit 1926, ndërsa udhëtonte në malet Humboldt të krahinës Kokonor të Tibetit, Nicholas Roerich raportoi se anëtarët e ekspeditës së tij kanë parë lart në qiell një shqiponjë, të cilën po e vëzhgonin, “diçka të madhe dhe të shndritshme që pasqyronte diellin, si një vezë gjigante që lëvizte me një shpejtësi të madhe” (nga ditari i udhëtimeve në Altai-Himalaja, i publikuar në vitin 1929). Edhe pse Roerich nuk e thotë se çfarë mendonte se do të kishte qenë objekti, në pasazhet më poshtë diskutohen dëshmimet teozofike të civilizimeve të lashta dhe teknologjinë e tyre.

25 shkurt 1942

Më 25 shkurt të vitit 1942, Ushtria Amerikane gjurmoi një mjet hapësinor në radar mbi Los Anxhelos, në krahinën e Kalifornisë. Anija qëndroi lart edhe pse ndërkohë kishin kaluar 20 minuta. Ajo vazhdonte të rrinte pezull dhe ushtria nuk arriti t’i avitej pasi objektet e paidentifikuara duket se gjithmonë ndërhyjnë në sistemin e avionëve që i ndjekin. Origjina e anijes nuk është identifikuar asnjëherë. Incidenti më vonë u bë i njohur si Beteja e Los Anxhelosit ose sulmi ajror i Bregut Perëndimor.

1946

Raportime për shfaqjen e dritave të çuditshme në qiell apo objekteve fluturuese të paidentifikuara ka pasur gjithnjë. Por, në vitin 1946, ka pasur më shumë se 2 mijë raporte të anijeve të paidentifikuara në vendet skandinave, së bashku me raporte të izoluara nga Franca, Portugalia, Italia dhe Greqia, të cilat më vonë janë quajtur “breshëria ruse”, dhe më vonë si “raketa fantazmë”, për shkak se mendohej se këto objekte misterioze ishin teste ruse të raketave të kapura gjermane Vi dhe V2. Më vonë doli se nuk ishte ky shpjegimi i saktë dhe fenomeni mbetet i pashpjeguar.

Roswell, 1947

Incidenti “Roswell” përfshin gjetjen e materialeve të një objekti të paidentifikuar në Roswell, Nju Meksiko në SHBA, 1947. Që prej asaj kohe ky rast është kthyer në objekt spekulimesh e hipotezash nga më të ndryshmet. Ekzistojnë hipoteza të ndryshme në lidhje me atë që ka ndodhur në të vërtetë atje. Forcat ushtarake të SHBA-së pretendojnë se mbetjet që u zbuluan në vendin e aksidentit ishin ato të një balone sekrete që ishte përplasur. Sidoqoftë shumë ithtarë të UFO-ve vazhduan të besojnë se objekt i përplasjes ishte një UFO. Incidenti u kthye në një legjendë urbane dhe Roswell njihet si incidenti më i njohur që ka lidhje me UFOt.

19 shtator 1976

Deri në vitin 1976 thuhej se UFO-t ishin shumë rezistentë për t’u kapur nga radari, duke lënë të kuptohej se ishin më shumë imagjinarë se jashtëtokësorë. Gjithçka ndryshoi kur në orët e par atë agimit më 19 shtator, 1976 pilotët luftarakë të avionëve iranianë u dërguan të ndjekin një UFO që manovronte në mënyrë të çmendur në qiellin mbi Teheran, pasi shumë radarë e kishin kapur. Ajo që ishte akoma më mbresëlënëse është se objekti çrregullonte sistemin e avionëve sa herë i afroheshin dhe ky rast shënohet si një prej takimeve të llojit direkt me UFO-t.

30 mars 1990

Mbrëmjen e 30 marsit avionët e NATO-s u përpoqën që të ndiqnin disa UFO në formë trekëndëshe mbi Belgjikë. Ajo që ishte mbresëlënëse në këtë rast ishte se këto objekte lëviznin me një shpejtësi të tillë dhe bënin ato lloj manovrash që do e vrisnin pilotin që ishte brenda. Këto objekte të paidentifikuara fluturuese u panë nga shumë dëshmitarë në tokë, por ato u kapën dhe kullat e kontrollit dhe nga radarët e armëve në bordet e avionëve të NATO-s që po i ndiqnin duke i fotografuar e duke e bërë këtë rastin e fotografimit më të mirë të UFO-ve.
 

Hektor12

Locus omnem
Binomi ufologji dhe fe eshte kthyer ne mode. Kisha kohet e fundit ka deshmuar nje hapje te konsiderueshme ndaj hipotezes jashtetokesore. Ne fakt per aq sa mund te duket e cuditshme ne syte e profaneve, feja dhe alienet kane qene frut i nje studimi krahasues mes tyre dhe ky fakt eshte gjeresisht i dokumentuar.

Disa mendojne se pas shfaqjeve mariane (shembelltyres se Maries), hipoteza keto te mbeshtetura nga deshmi, filmime, fotografi, matje instrumentale te anijeve klasike aliene, te shfaqura gjate shfaqjeve mariane.

Rasti me i famshem eshte ai i Fatimes. Ne 1917, ndersa Lufta e Madhe pergjakte Europen, ne Fatima, nje fshat ne rajonin e Leirias rreth 60 milje nga Lisbona (Portugali), ndodhen nje seri faktesh qe ne periudhe te shkurter paten nje rendesi per karakterin e tyre ne dukje mrekullues per autoritet e kishes. Ufologet u interesuan ne vecanti per “Mrekulline diellore”.Gjithcka kaloi ne histori si “shfaqjet e Fatimas”… po sikur te kishte patur dicka tjeter?

Dy studiues, Fernandes dhe D’Armada, sugjerojne nje version shpjegues te tyren mbi fenomenin Fatima sipas pikepamjes ufologjike, duke nenvizuar analogjine e fenomeneve te vezhguar ne Fatima dhe fenomeneve UFO. Ky eshte “shpjegimi” i dhene nga dy studiuesit portugeze:

Faza e pare.
Nje “re” e vecante shfaqet ne qiell, qe vjen nga lindja. Nga ajo, brenda se ciles fshihet nje anije-meme, leshohet ne mes te drejtimit lindje dhe jug (pozicion ku ndodhet Dielli) nje glob i argjendte, nga e cila del nje rreze drite e cila transporton entitetin qiellor deri ne pemen e vogel.

Faza e dyte.
Ndersa zhvillohet dialogu midis vegjenteve dhe “Zonjes”, njerezit vezhgojne me intervale prej 3 ose 4 minutash globin e argjendte qe duket e zhduket ne “re”.

Faza e trete.
Me te mbaruar dialogu, Entiteti “terhiqet” me te njejten procedure qe u dergua, dhe hyn serish ne globin e argjendte. Atehere “reja” zhvendoset ne qiell deri ne pozicionimin e saj perpara Diellit. Nje nga deshmimtaret thote se ka pare nje “shkalle” ne afersi te yllit:spontanisht, ai pershkruan ate qe ne fakt eshte anija-meme, pra nje UFO ne forme “cigareje” me dritare ne forme oblo (te rrumbullaket ose vezake).

Faza e katert.
Duke ardhur nga anija, e cila kontrollon te gjithe fenomenin, UFO-t fillojne te shperndajne rete qe rrethojne Diellin, vecanerisht ato ne kuote te ulet dhe te mesme. Fillon shiu. Masa e reve, e ndricuar here pas here nga rreze drite qe depertojne nder to, cahet duke lene te duket nje disk fluturues, ndoshta i njejti qe u pa me pare.

Faza e peste.
Ky disk apo glob shkeputet nga sfondi i qiellit pergjate vertikales Diell-Cova da Iria (vend ku mblidhen pelegrinet), dhe fillon dhe vertitet sipas levizjeve qe deshmojne njerezit e ndryshem.

Faza e gjashte.
Disku ulet deri afer 30 metra nga toka, gjithmone duke ruajtur trajektoren jug-veri, dhe leshon mbi turmen e njerezve valen e ngrohtesise e cila u than rrobat dhe token dhe provokon sherimin e disa prej te semureve.

Faza e shtate.
UFO-ja ringrihet ne kuote dhe rimerr shkelqimin e tij; ndoshta behet dhe i padukshem, nese do te pranojme deshmite e disa personave qe besojne te kene pare, brenda tij, disa krijesa qe duken sikur pershendetin njerezit.

Faza e tete.
Pseudo-Dielli rifutet brenda anijes-meme, qe largohet nga vertikalja e Diellit te vertete.

Floke Engjelli.
Duhet thene qe perpara ketij episodi ne fazen e peste ndodh dicka tjeter.

Nje fenomen vertet “i habitshem” ne prezencen e mbi 20.000 personave, menjehere pas kalimit te globit te drites u verifikua nje “shi” i perbere nga pjeseza te imeta ne ngjyre te bardhe te ngjashme me floket e debores te cilat u shkrine ne ajer para se te preknin token.

Nje fenomen ky qe u quajt i mistershem ose sidoqofte me karakter hyjnor, por qe sot fale studimit te fenomenit UFO eshte klasifikuar me termin e flokeve te engjellit ose bambaxha silicea (e perbere nga silici) qe haset shpesh me kalimin e UFO-ve (mund te kerkoni ne internet dhe do te gjeni shpjegime te shumta, qe nga teknologjia per modifikimin e atmosferes tokesore nepermjet eksperimenteve ushtarake, tek ajo e UFO-ve). Analogjite ketu behen dhe me te thella.

“Femijet bionde” te Magonias
Perpara 1917-es dhe pas saj, krijesat e vogla qe kane fuqi mbinatyrore jane te shpeshte ne kujtesen e popujve qe, vazhdimisht, i fusin ne mitologjine popullore, ku racionalia transformohet dhe behet nje mesazh simbolik, te shifruar.

Ne kete menyre behet e veshtire te krahasohen krijesat e vogla qe vijne nga tregimet ufologjike, me tipare pak a shume teologjike, dhe krijesave qe bejne pjese ne ate qe Jacques Vallée quan “Magonia”, nje univers aq i papritshem sa dhe universet e tjera te mundshme, te pergjegjshem per UFO-t e diteve tona.

Te pakten, per tani, duke ju rikthyer Vallée-s, shohim se ai i ndan xhuxhet e tij ne dy kategori: krijesat e zeza identike me shkurtabiqet mesjetare dhe krijesat e elf-eve qe pershkruhen ne mesjete dhe “tregimeve te zanave” te pranishme ne te gjitha mitologjite e popujve te ndryshem.

Per dy studiuesit portugeze ky stereotip, biond dhe telepatik, sjell ne kujtese dhe nje figure tjeter mitologjike te mesjetes: Oberoni, nje krijese e ngjashme, i pershkruar nga Alfred de Vigny. “Ishte i bukur si dielli i veres, telepatik (duke qene se ishte i afte te lexonte mendimet) zhvendosej menjehere dhe nuk plakej. Edhe “Lutino”, nje krijese e vogel, pershkruhet neper legjenda si nje krijese me “floke bionde te bollshem”.

Vete arkeologjia na jep prova te metejshme te egzistences se tij ne rrenojat e Amerikes latine, pikerisht ne Kuzko (Cuzco), ne Peru (nje nga vendndodhjet e preferuara nga UFO-t). Ne te njejten zone, ne 20 gusht 1965, vihen re disa xhuxha, ndersa dalin nga nje objekt ne forme disku. Nga ana e tij, guvernatori i Santa Barbara-s – gjithmone ne Peru – deklaroi solemnisht se kishte pare dy krijesa te vogla, ndersa ecnin ne debore, ne shtator te vitit 1965.

U zhduken me pas midis nje zhurme shurdhuese. “Stereotipi i “femijes” biond – afirmojne autoret – qofte ky xhuxhi i folklorit, apo krijese e tipit te pare apo i ngjashem me njeriun, perseritet ne kohe pergjate gjithe epokave. Fatima nuk eshte e panjohur as atje dhe nuk kemi nevoje te dalim nga kontinenti yne per te gjetur ngjashmeri.

Mjafton te degjosh ate qe thone banoret e Malcata-s, ne provincen e Sabugal-it. Atje, Ne vend te “femijeve bionde” gjenden zeshkanet magjike te cilet luajne ne bregun e lumit Côa. Krijesa te vogla qe, sipas tregimeve lokale, ishin “te mrekullueshem” dhe prezenca e tyre kuptohej si paratheni e nje pasurie te madhe ne nentoke.

Ne kete pershkrim te shkurter te shfaqjeve, te krijesave ndoshta me teper imagjinare se sa reale, mbetet e pandryshuar pngjashmeria midis Oberon-it, “zeshkanit” te Malcata-s dhe “femijes biond” te Fatima-s. Krijesa keto ndoshta te nje bote tjeter, por shume konkrete ne vecorite e tyre. “Jo njerezore” per njerezit? Nuk e dime. Por shume me afer nesh se sa c’mund te mendojme. Pra, “femija” i Karolines nuk mund te perfaqesoje tejter vecse nje prove te egzistences se te pa-identifikuarve dhe prezences se tyre ne Fatima”.
 

Hektor12

Locus omnem
FANTAZMAT QE VERTITEN NE SHTEPINE E BARDHE

Adresa me e famshme ne Amerike, 1600 Pennsylvania Avenue, eshte gjithashtu edhe nje adrese e famshme per gjuetaret e fantazmave. Presidente, gra te para, pjestare te stafit te Shtepise se Bardhe, dhe mysafire kane raportuar ndienja te prezences se fantazmave, kane degjuar zhurma te pashpjegueshme, dhe madje edhe jane perplasur me aparicione aktuale.

Abigail Adams & David Burns
Abigail Adams dhe bashkeshorti i saj John, presidenti i dyte i Shteteve te Bashkuara (1797-1801), u transferuan ne 1600 Pennsylvania Avenue nga Filadelfia. Ne ate kohe, Washington D.C. ishte akoma vetem nje qytet. Per shkak se dhoma lindore ishte dhoma me e ngrohte dhe me e thate, Abigail aty varte rrobat e lagura per tu thare. Fantazma e saj, thuhet dhe eshte raportuar shpesh se e kane pare te drejtohet per nga dhoma lindore, me krahet e hapura ne nje forme qe duket sikur eshte duke mbajtur rrobat e lara.
Nje personalitet me pak i nohur qe thuhet qe vertitet neper shtepi eshte David Burns, i cili i shiti shtetit nje pjese te madhe te tokes ne te cilen ndodhet qyteti i Washingtonit, duke perfshire edhe pjesen ku eshte rezidenca presidenciale. Lillian Rogers Parks, nje rrobaqepese e cila ka shkruar per 30 vjetet e saj te eksperiences ne Shtepine e Bardhe, ne memoriet e saj ne vitin 1961. Ajo tregoi per nje sherbetor te presidentit Frnklin D. Roosvelt i cili degjoi nje ze qe vinte nga nje distance ne Dhomen e Verdhe Ovale, duke thene "Jam zoti Burns." Gjate administrimit te Harry S. Truman, nje roje degjoi nje ze te ngjashem, duke menduar qe ishtre Sekretari i atehershem i Shtetit James Byrnes. Ai shkoi ta kerkonte, por me pas mesoi qe Sekretari i Shtetit nuk kishte qene fare ne Shtepine e Bardhe ate dite.

Andrew Jackson & Harry Truman's Ghosts
Ne vitin 1824, Andrew Jackson u mund nga John Quincy Adams ne nje prej zgjedhjeve presidenciale me te debatueshme ne histori. I zgjedhur president kater vjet me vone, Jackon vazhdoi te mbante meri ndaj atyre qe kishin mbeshtetur kundershtarin e tij. Ne vitet 1860, Zonja e Pare Mary Todd Lincol, e cila besonte shume ne okulten, dhe ka fjale qe mbante senaca ne Shtepine e bardhe per te komunikuar me shpirtrat e vdekur te djemve te saj, i tha miqve te saj qe kishte degjuar Jackson qe mallkone dhe shante neper koridoret e rezidences presidenciale. Dhoma roze, qe ka qene dhoma e gjumit e Jackson gjate kohes qe ai ishte president, duket se ka aktivitetin me te madh paranormal ne te gjithe Shtepine e Bardhe.
Per prezencen e fantazmes se Jackson ka shkruar edhe Harry Truman, presidenti i 33-te i Shteteve te Bashkuara ne korrespondencen e tij. Ne qershor te vitit 1945, Truman i shkroi gruas se tij Beth, cilesine e frikshme te rezidences se re: "Une ulem ketu ne kete shtepi te vjeter dhe punoj me marrehneiet e jashtme, lexoj raporte, dhe punoj me fjalimet; te gjitha keto duke degjuar edhe fantazmat qe vertiten lart e poshte, edhe madje edhe ketu ne studion time."

Abraham Lincoln
Deri tani fantazma qe eshte raportuar te shihet me shpesh ne Shtepine e Bardhe gjate viteve, ka qene prezenca e presidentit te 16 te Shteteve te Bashkuara, Abraham Lincoln, jeta e te cilit u pre ne mes ne menyre tragjike nga plumbi i nje vrasesi ne prill te vitit 1865.
Grace Coolidge, gruaja e presidentit Calvin Coolidge (1923-29), ka qene personi i pare qe ka pranuar qe e ka pare fantazmen e Lincoln. Sipas saj, ish presidenti po qendronte duke pare jashte nga nje prej dritareve ne Zyren Ovale. Zonja Dird Johnson, gruaja e presidentit Lyndon Johnson (1963-69) pretendon se e ka ndjere prezencen e Lincoln nje nate ndersa po shihte nje porgram televiziv mbi vdekjen e tij.
Shikimet me te shumta te fantazmes se Lincoln jane raportuar gjate administrimit te gjate te Franklin D. Roosvelt (1933-45). Zonja e Pare Eleanor Roosvelt e perdori Dhomen Lincoln si dhome te sajen dhe ajo ka pranuar qe mund te ndjente prezencen e tij nderkohe qe punonte aty naten vone.
Gjate vizites se saj ne Shtepine e Bardhe, Mbreteresha Wilhelmina e Hollandes, degjoi nje trokitje ne dhomen e saj ne mes te nates, dhe kur u pergjigj, ajo pa fantazmen e Lincoln.
Kryeministri britanik Winston Churcill gjithashtu ka prentenduar se e ka pare fantazmen mbasi ka vizituar disa here Shtepine e Bardhe gjate Luftes se Dyte Boterore.
Psikiket kane spekuluar qe shpirti i Lincoln qendron ne Shtepine e Bardhe per te qene nje dore ndihmese ne kohet e krizes, si edhe per te perfunduar punen e veshtire qe ngeli e paperfunduar nga vdekja e tij.
 

Hektor12

Locus omnem
FANTAZMAT NE KESHTJELLEN E EDINBURGHUT DHE KERKIMET SHKENCORE.

Keshtjella e Edinburgh eshte nje prej vendeve me me fantazma ne te gjithe Skocine. Dhe ne fakt vete Edinburgh ka rezultuar te jete qyteti me me shume fantazma ne te gjithe Europen.

Ne shume raste te ndryshme, vizitoret e keshtjelles kane raportuar qe kane pare fantazmat e nje renesi daullesh pa koke, shpirtrat e te burgosurve franceze nga 7 vitet e luftes dhe te burgosurit koloniale nga Lufta Revolucionare e Amerikes, dhe madje edhe fantazmen e nje qeni qe vertitet neper varrezat e qenve.

Madje, per kete ceshtje eshte bere edhe hetimi me i madh shkencor i paranormales, dhe ne fakt rezultatet habiten shumicen e hetuesve.

Si pjese e festivalit Nderkombetar te Shkences ne Edinburgh, Dr. Richard Wiseman, nje psikolog nga Hertfordshire University ne juglindje te Anglise, kerkoi ndihmen e 240 vullnetareve per te eksploruar 3 vende me fantazma ne Edinburgh, nder keto edhe Keshtjellen. Studimi do te zgjaste 10 dite. Vullnetaret u ndane neper grupe. Ekipi i Wiseman erdhi i pergatitur me nje shumellojshmeri pajisjesh "high tech", si sensore gjeomagnetike, pajisje per te pare naten, kamera dixhitale te vecanta, etj.

Secili prej vullnetareve u skanua me kujdes. Vetem ata qe nuk dinin gje per fantazmat e Edinburgh u lejuan qe te merrnin pjese. Megjithate, ne fund te eksperimentit, gjysma prej tyre raportuan fenomene qe nuk ishin ne gjendje te shpjegonin.

Wiseman u mundua te ishte sa me shume shkencor qe te mundej ne lidhje me studimin shkencor. Vullnetareve nuk iu tregua se cilat vende ishin ato te raportuara me shume per fenomene paranormale. Vullnetaret raportuan fenomene paranormale pikerisht ne vendet e te cilave vite me rradhe jane raportuar fenomene te tilla.

Ne eksperiencat e raportuara perfshihen:

renie te papritura te temperaturave

shfaqja e hijeve

nje ndjesi sikur dikush eshte duke te pare

nje person raportoi nje ndjesi djegie ne krah

nje prezence qe nuk duket e qe te prek fytyren

ndjesia e dickaje qe kapet tek rrobat

Nje raportim ishte per nje fantazem me nje perparese lekure, nje fantazem qe eshte pare edhe me pare ne te njejtin vend.

Vete Wiseman pranoi qe rezultatet e gjetura e kane habitur. "Ndodhite e dhjete diteve te fundit jane shume me ekstreme nga sa e kisha menduar." - tha ai.

Wiseman ka qene shume i kujdesshem qe te mos arrije ne konkluzione te nxituara persa i perket ketyre fantazmave. Shume prej eksperinces mund te jete e shkaktuar si nje reagim psikologjik ndaj situates dhe mjedisit te tille. Por ka mundesi qe jo e gjitha.

"Une duhet te theksoj qe keto jane vetem rezultate fillestare", - tha Wiseman i cili e pranon qe ka frike nga erresira. "Por me duken shume interesante, dhe une jam bere shume kurioz. Dicka eshte duke ndodhur, por une nuk e besoj deri sa te kem prova te besueshme."

Ajo cfare Wiseman mendon qe eshte me intriguese, eshte fakti qe eksperiencat e shume vullnetareve ndodhen pikerisht ne dhomat qe ishin raportuar me pare qe kishte fenomene te pashpjegueshme, edhe pse vullnetaret nuk dinin asgje per kete.

Pyetja eshte: Pse?

"Mund te jete dicka shume e thjeshte si pershembulll fakti qe eshte me lagesht apo me ftohte dhe ne marrim masa fizike per te njehesuar temperaturen e ajrit, levizjen e ajrit dhe fushat magnetike." - tha Wiseman.

"Sido qe te jete pergjigja, do te thote qe dicka eshte duke ndodhur, pasi ne te kundert do te pritej qe shperndarja te ishte me e rastesishme."

Fran Hollinrake, dikush qe eshte marre me keto fenomene te pashpjegueshme per nje kohe shume me te gjate, nuk u habit aspak nga rezultatet e ketij kerkimi.

"Njerez nga e gjithe bota po shikojne dhe po raportojne te njejtat gjera," - tha ajo.

"Keshtu qe duhet te kete dicka aty."

Megjithese rezultatet shkencore te kerkimit te Wiseman nuk jane permbyllese, ajo qe eshte me inkurajuese eshte qe shkencetaret po fillojne tu japin ketyre mundesive paranormale vemendjen qe meritojne.
 

Hektor12

Locus omnem
ZHDUKJA E MISTERSHME E 3 ROJTAREVE TE FARIT .

Ishulli Outer Hebrides eshte pjese e Skocise dhe eshte nje prej vendeve me te vetmuara ne te gjithe boten.

Ishujt Flannan, te njohur gjithashtu si Seven Hunters, jane shtate ishuj te pabanuar ne pjesen me te larget, dhe ne dhjetor te vitit 1990, nje prej me te medhenjeve te ketyre, Eilean Mor (Gaelic - "Ishull i madh"), u be i famshem kur te tre rojtaret e fareve u zhduken ne menyre te mistershme.

Oqeani Atlantik tek Ishujt Flannan eshte i forte dhe i pabese. Shume anije kane humbur aty dhe me ne fund ne vitin 1895, nje far me ne fund u ndertua ne Eilean Mor, nje ndertim me nje veshtiresi logjistike shume te madhe, duke qene se materialet e ndertimit duhet te ngjiteshin ne nje shkemb 45 metra te larte.

Pasi me ne fund ndertimi i lodhshmem mbaroi, u caktuan per atje tre rojtare te farit: kryesori James Ducat, asistenti i pare Thomas Marshall, dhe asistenti i dyte Donald McArthur. Te tre burrat ishin veterane te stuhive; Ducati ishte 43 vjec, dhe kishte me shume se 20 vjet eksperience ne mbajtjen e fareve.

Ruajtesit e farit punonin me rradhe roje ku secili grup rrinte per 14 dite dhe nderrimi i turneve ishte me rotacion. Ushqimi dhe funrnizimet ju silleshin atyre. Ne mesin e dhjetorit, nje prej te treve duhet te kthehej ne vendin e tij dhe do te zevendesohej nga nje ruajtes i quajtur Joseph Moore.

Fati kishte filluar operimin e tij normale qe prej pak me shume se nje vit kur ne 14 dhjetor 1900, nje stuhi e tmerrshme goditi brigjet e Skocise.

Qe te nesermen ne mbremje, ne daten 15 dhjetor, kapiteni Holman i nje anije qe po lundronte aty prane, vuri re qe fari i Eilean Mos ishte i fikur dhe e raportoi kete fant ne stacionin me te afert me kod Mors.

Qe te nesermen kishte serish stuhi. Vetem nje dite pas Krishtlindjeve koha u qetesua mjaftueshem per te lejuar qe te dergohej Joseph Moore ne ishull per te bere turnin e tij te nderrimit.

Rojtari qe do te nderrohej duhet te ishte duke pritur ne anen lindore te ishullit. Por asnje nuk ishte duke pritur tek bankina e cila ishte shume e demtuar nga stuhia.

Duke u frikesuar Moore vrapoi per tek fari. Atje ai gjeti hi ne nje oxhak te ftohte, si edhe nje karrige te rrezuar sikur personi qe ishte ulur aty te jete cuar shume rrembimthi. Nuk gjendeshin nje kuti me mjete, si edhe cizmet qe i perkisnin James Ducat dhe Thomas Marshall.

Shkrimi i fundit i James Ducat ne fletoren e tij mbante daten e 15 dhjetorit, ne oren 9 te mengjesit dhe shkruante: "Stuhia mbaroi, deti i qete. Zoti eshte gjithandej."

Asnje shenje e tyre nuk u gjet ne vend tjeter.
Moore dhe ekuipazhi i Hesperes, vune re qe edhe me shume demtime ishin bere ne anen e ishullit ne drejtim nga era.

Nje investigim zyrtar u hap per ruajtesit e farit qe u zhduken ne menyre te papritur dhe nje prej hipotezave ishte qe burrat kishin perfituar nga momenti qe nuk kishte stuhi dhe kishin dale qe te eksploronin demtimet e bera, dhe duke qene se stuhia nuk kishte perfunduar perfundimisht, ata jane fshire nga nje dallge e madhe.

Por kjo hipoteze nuk e shpjegon shenjat e largimit si me urgjence te madhe te dy burrave.

Jane ofruar interpretime te ndryshme. Ndoshta nje nga burrat ishte cmendur nga koha dhe ka vrare tjetrin dhe me pas eshte hedhur edhe vete ne oqean. E ndoshta myku ishte rritur ne ushqimet e tyre duke e helmuar ate me substanca halucinuese.

Ndersa banoret e afert japin nje shpjegim tjeter.

Eilean Moss ka qene nje here e nje kohe nje vend i Vikingeve, dhe mendohet se fantazma e nje anije Vikinge eshte vertitur qe ne kohe shume perpara aty rrotull.

Ne fakt, ekuipazhi i Fairwin, nje prej atyre qe u derguan per te zbuluar se pse fari ishte fikur ne daten 15 dhjetor - raportuan qe kishin pare nje si anije fantazem ne ate nate. Ekuipazhi i saj ishin luftetare me fytyrat ngjyre kockash: tre burra te veshur me mushama ndodheshin aty.

A mund te kene qene rojtaret ato tre burrat?

Kushdo qofte e verteta, zhdukja e mistershme e rojtareve te farit ne Eilean Mor mbetet nje prej mistereve te Skocise ende edhe sot.
 

Hektor12

Locus omnem
EDHE PRISHTINA DEGJON ZHURMEN QIELLORE .

Tinguj misterioz për të cilët thuhet se janë dëgjuar muajve të fundit në shumë vende të botës, raportohet sejanë dëgjuar edhe në Prishtinë. Nga përshkrimi i asaj që është dëgjuar del se zhurma mund të jetë kopjuar nga filmi The Legion dhe shpërndarë më pas në internet, por e prezentuar si zhurmë e dëgjuar në qyte të ndryshme të botës. Policia thotë se ka pranuar thirrje nga mediat për këtë çështje, por nuk ka raporte se është dëgjuar ndonjë zhurmë jo e zakonshme, njofton Portali Infoglobi.

Qytetarë të Prishtinës thonë se rreth orës 3 të mëngjesit kanë dëgjuar një zhurmë që vinte nga qielli, pothuajse e njëjtë me tingujt e filmit The Legion.

Imer Mushkolaj thotë se e ka dëgjuar këtë zhurmë. “Rreth orës 3 të mëngjesit e kam dëgjuar një zhurmë e cila vinte nga qielli” ka thënë ai.
Edhe aktori Basri Shala thotë se ka dëgjuar të njëjtën zhurmë natën e mbrëmëshme. “Kjo zhurmë ka zgjatur tri herë nga 5-6 sekonda, fillimisht kam menduar se kjo zhurmë po vie nga toka, pas herës së dytë e kam parë që është duke ardhur nga qielli.

Policia e Kosovës konfirmom se ka pasur thirrje nga mediat të cilët kanë kërkuar sqarime rreth kësaj zhurme. “Kemi thirrje, po bëhet kjo pyetje mirëpo jemi duke verikuar. Por nuk kemi ndonjë informaicon”ka deklaruar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadriu.

Drejtori i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, Sylë Tahir Sylaj ka mohuar të ketë pasur mbrëmë erëra. “Instituti nuk përcjell zhurmat, por ajo çka mund të ju them se dje nuk është regjistruar asgjë e jashtëzakonshme si ndonjë erë e fuqishme apo diqka e tillë” ka deklaruar Tahir Sylaj.

Shumë persona të habitur kanë postuar në statuset e tyre në Facebook, se kanë ndëgjuar tinguj të çuditshëm gjatë natës.
Një video e publikuar gjatë muajit janar në Youtube, paraqet pamje në qyteteve të ndryshme të botës, ku qytetarë kanë inqizuar të njëjtën zhurme e cila vjen nga qielli.

Filmi me emrin The Legion në një pjesë të tij ka të njëjtën tingull sikurse tingulli që vie nga qielli i cili është inqizuar në qytete të ndryshme të botës. Në pjesën ku paraqitet ky tingull është pjesa ku engjëlli Gabriel zbret në tokë, në ndërkohë në prapaskenë dëgjohen zëra “trumbeta qiellore”.

Deri më tani shkencëtarët nuk mundur arsyet, shkakun, qëllimin dhe burimin e këtij tingulli shqetësues e misterioz.

Incidente të njëta kanë ndodhur në Kosta Rika, ndërsa dëgjimi i fundit i tingullit misterioz, ndodhi në Ukrainë, në jug të Suedisë, Kanada dhe në veri-lindje të Anglisë. Mijëra banorë në Kosta Rika kanë dëgjuar dhe regjistruar me kamerat e tyre tingullin misteriozë dhe i kanë vënë videot në internet, duke kërkuar përgjigje nga specialistët e fushës, pasi tingulli duket sikur vjen nga qielli, thanë të gjithë ata të cilët dëgjuan ulërimat!

Televizioni britanik ITN ka transmetuar disa nga inqizimet të cilët qytetarë të ndryshëm pohojnë se vijnë nga qielli. Ky medium citon studiuesin Nick Pop, sipas të cilit “një nga mundësitë mund të jetë fenomeni atmosferik, e edhe aso që lidhet me murmurimën. Tingujt në atmosferë të fenomeneve akustike mund të jenë të ndryshëm ndonjëherë edhe qesharak” ka deklaruar ai.
 

Hektor12

Locus omnem
Dosjet italiane të UFO-ve, Alienët i kemi pasur afër Shqipërisë

Ja 18 dokumentet sekrete. Ama News boton 7 rastet më të bujshme të shfaqjes së UFO-ve


Alienët i kemi pasur afër Shqipërisë

Në mos e kanë vizituar Shqipërinë dhe nuk e ka pasur mendjen njeri, afër nesh mendohet se UFO-t kanë kaluar. Bëhet fjalë për fqinjin tonë, Italinë. Shumë shpejt do të hapen dosjet “X” italiane. Bëhet fjalë për 12 mijë raste të shfaqjes së UFO-ve, nga viti 1900 e deri më sot, duke u përqendruar dhe në vitet e udhëheqjes së Mussolini-t. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta italiane “Corriere della Sera”. Roberto Pinotti, drejtor i Qendrës Kombëtare Ufologjike (CUN) dhe Alfredo Lissoni, një tjetër studiues dhe shkrimtar i kësaj qendre, kanë mbajtur një konferencë për shtyp në San Marino, mbi zbulimin e quajtur sensacional të dosjeve “X”
Kopjet e 18 dokumenteve sekrete të erës fashiste (shënime të shkruara me dorë dhe telegrame, si dhe raporte të ligjshme (në një prej dokumenteve shfaqet vizatimi i një UFO-je) janë bërë publike pak kohë më parë për publikun, por vetëm tani dokumentet e UFO-ve të kohës së Mussolini-t kanë marrë vëmendje ndërkombëtare. Antonio Garaviglia, një konsulent mjeko-ligjor italian ka kryer tekstet në dokumentet e Mussolini-t ndërkohë. Gjithçka filloi në vitin 1996, kur Roberto Pinotti mori një tufë shënimesh të shkruara me dorë, artikuj, të cilët mbanin vulën e “Senatit të mbretërisë”. Viti i shënuar është 1936 dhe agjenti sekret përdor thjesht emrin e tij të parë “Andrea” dhe gjithashtu përfshin një skicë të një “objekti fluturues misterioz”. “Është pikasur në mëngjes të së hënës dhe ishte një disk metalik i shkëlqyeshëm, me një gjatësi prej dhjetë apo dymbëdhjetë metrash. Dy avionë nga baza më e afërt u ngritën në qiell, por nuk ishin në gjendje ta arrinin. Objekti nuk lëshonte asnjë tingull. E di me siguri se është parë nga pilotë të tjerë… raporti ka mbërritur në duart e Ciano-s”, shkruhej në dokumente. Raporti i Andreas vazhdon: “Pas thuajse një ore u shfaq një tub metalik ngjyrë gri”. Andrea ka bërë dhe një skicë tjetër, sipas rrëfimit të një informatori të paidentifikuar, “A është përshkruar si një lloj siluri ajror, me dritare shumë të dukshme dhe me drita të bardha e të kuqe. B ishte në formën e dy kapeleve nga ato që përdoren nga priftërinjtë: e gjerë me një kube në qendër, metalike dhe e ndjekur nga siluri pa ndryshuar pozicionet e tyre”. Dokumenti përmend faktin se “Prefektura ka hapur një hetim, por mund të imagjinohet shumë mirë se sa pak do të ecë. Duçja shpreh shqetësimet e tij sepse bën të ditur se nëse bëhej fjalë për objekte ajrore angleze apo franceze, politika e tij e jashtme duhet të rifillojë nga fillimi”. Edhe pse raporti i Andreas është një prej shumë atyre që janë hapur kohët e fundit, përmbajtja e këtyre dokumenteve është sensacionale. Ato përshkruajnë një disk fluturues klasik dhe me disa rrëfime të njëjta, nga njerëz të ndryshëm, në vitin 1936. Gjithashtu, këto dokumente bëjnë të ditur se Mussolini dhe Ciano, liderët numër një dhe dy të Italisë në atë kohë shfaqen të interesuar për situatën. Në të vërtetë, dokumente të tjera që i kanë mbërritur “CUN” në mënyrë anonime, përmendin një departament misterioz të njohur si “Kabineti RS/33”. Ai duhej të merrej me hetimin dhe mbulimin e atyre që dokumentet klasifikojnë si “objekte ajrore të pazakonshme”. “Kabineti RS/33” kishte lidhje me policinë sekrete fashiste “OVRA” dhe me “Agenzia Stefani”, agjencia e lajmeve të regjimit të asaj kohe që kujdesej për përhapjen e propagandës fashiste. Shkencëtari më i famshëm italian, Giuglielmo Marconi ishte drejtor i Kabinetit, i cili përfshinte dhe shumë shkencëtarë, astronautë dhe inxhinierë të aeronautikës italianë. Kur filloi lufta, sekretet e Kabinetit u dërguan në Gjermaninë naziste. Siç thekson Lissoni, zërat e disqeve të nazistëve kanë pushtuar literaturën prej kohësh dhe një shkencëtar italian, Giuseppe Belluzo përmendet gjithnjë në lidhje me gjermanët Miethe, Schriever dhe Habermohl. Janë shkruar shumë gjëra të pasakta në lidhje me të ashtuquajturit disqe fluturuese naziste, por nuk dihet se saktësisht deri ku shkon e vërteta në këto raste. Emri i Miethe-s dhe shkencëtarëve të tjerë është konfirmuar dhe nga FBI-ja dhe dokumente të tjera gjermane dhe amerikane.
 

Hektor12

Locus omnem
Anglia – korrik 2008
Në korrik të vitit 2008 ka qenë radha e Anglisë për të hapur dosjet. UFO-t dhe ufologjia vazhdojnë të jenë aktualitet, ndaj duhet pranuar se ato nuk kanë dalë kurrë nga moda. Hapja e dosjeve vjen me hapat e ndërmarrë nga qeveritë e ndryshme për deklasifikimin e dosjeve “X”, që kanë lidhje me çështjen. Në korrik të këtij viti ishte radha e Britanisë së Madhe, por në 2008-n i ka hapur dosjet Franca dhe Ekuadori. Dokumentet më interesante janë ato që kanë lidhje me raportet e ish-KGB-së (127 faqe të dhënash për ngjarjet jonormale), si dhe një dëshmi që mbërrin në Ekuador. Në kufi të 44 rasteve të deklasifikuar, një zyrtar, Ulliam Salgago pranon pa asnjë hije dyshimi se “ka objekte fluturuese me origjinë jashtëtokësore në atmosferën tonë dhe se duhet të ndajmë hapësirën tonë me qenie të botëve të tjera”. Po pse këto qeveri po hapin dosjet në këtë kohë? “Fenomeni UFO është kthyer në një fenomen masiv, ka nevojë për një përgjigje”, shprehet Enrico Baçarini, drejtues i Qendrës Ufologjike Kombëtare (CUN) në Itali. Dhjetëra studime nga qeveri të ndryshme botërore, kanë prodhuar më shumë pyetje se përgjigje. Mbetet për të kuptuar tashmë nëse zgjedhja lidhet me mundësinë “Teoria e përshtatjes me fenomenin ndiqet nga shumë qeveri të vetëdijshme, jo gjithçka është thënë”, deklaron CUN. Frika është tek shoku kulturor që mund të shkaktojnë informacione të tilla. Ndërkohë, në gjithë botën rritet dëshira për alienët. Kjo ndodh, jo vetëm për përbërësit e jashtëzakonshëm të fenomenit, por edhe për faktin se po rritet gjithnjë e më shumë vetëdija se jeta nuk është pronë ekskluzive e tokës.
 

Hektor12

Locus omnem
Libri blu
Projekti “Blue Book” (Libri blu) ishte një prej serive sistematike të studimit e verifikimit të UFO-ve (Objekteve fluturuese të paidentifikuara), i kryer nga Forcat Ajrore Amerikane (U.S.A.F). Ky projekt filloi në vitin 1952 dhe ishte ringjallja e dytë e një studimi të këtij lloji. Urdhri për pezullimin e këtij projekti u dha në dhjetor të vitit 1969. Projekti “Blue Book” kishte dy qëllime: të përcaktonte nëse UFO-t ishin kërcënim për sigurinë kombëtare dhe të analizonte shkencërisht të dhënat që kishin lidhje me UFO-t. Në kohën që “Blue Book” u pezullua, kishte mbledhur rreth 12,500 raportime mbi objektet fluturuese të paidentifikuara duke arritur në përfundimin se shumica e tyre ishin keqinterpretime të fenomeneve natyrore si retë, yjet, etj, apo objekte fluturuese të zakonshëm. Disa prej tyre u cilësuan si mashtrime. Raportimet mbi UFO-t janë të arkivuara dhe janë të disponueshme nën “Aktin e lirisë së informimit”, por emrat dhe informacionet personale të gjithë dëshmitarëve janë redaktuar. Rihapja e këtyre hetimeve u kërkua nga një panel pilotësh dhe oficerësh. “Libri Blu” konsiston në hetimin e rivlerësimin e dëshmive të vjetra në mënyrë që të sqarohet njëherë e mirë fenomeni dhe ato ngjarje që nganjëherë dhe nuk besohen. Paneli, i cili përfshin ish-oficerë ushtarakë nga shtatë vende bën të ditur se të gjithë kanë parë UFO apo kanë kryer kërkime mbi këtë fenomen. Ky grup shprehet se ka ardhur koha që pamjet e qarta të sferave fluturuese, dritave të ndezura dhe objekteve fluturuese me shpejtësi skëterre të mos anashkalohen më.
 

Hektor12

Locus omnem
Publikuar më: 10 Dhjetor, 2010
Shkence | nga AMA-News
Dosjet italiane të UFO-ve, Alienët i kemi pasur afër Shqipërisë

Ja 18 dokumentet sekrete. Ama News boton 7 rastet më të bujshme të shfaqjes së UFO-ve


Alienët i kemi pasur afër Shqipërisë

Në mos e kanë vizituar Shqipërinë dhe nuk e ka pasur mendjen njeri, afër nesh mendohet se UFO-t kanë kaluar. Bëhet fjalë për fqinjin tonë, Italinë. Shumë shpejt do të hapen dosjet “X” italiane. Bëhet fjalë për 12 mijë raste të shfaqjes së UFO-ve, nga viti 1900 e deri më sot, duke u përqendruar dhe në vitet e udhëheqjes së Mussolini-t. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta italiane “Corriere della Sera”. Roberto Pinotti, drejtor i Qendrës Kombëtare Ufologjike (CUN) dhe Alfredo Lissoni, një tjetër studiues dhe shkrimtar i kësaj qendre, kanë mbajtur një konferencë për shtyp në San Marino, mbi zbulimin e quajtur sensacional të dosjeve “X”
Kopjet e 18 dokumenteve sekrete të erës fashiste (shënime të shkruara me dorë dhe telegrame, si dhe raporte të ligjshme (në një prej dokumenteve shfaqet vizatimi i një UFO-je) janë bërë publike pak kohë më parë për publikun, por vetëm tani dokumentet e UFO-ve të kohës së Mussolini-t kanë marrë vëmendje ndërkombëtare. Antonio Garaviglia, një konsulent mjeko-ligjor italian ka kryer tekstet në dokumentet e Mussolini-t ndërkohë. Gjithçka filloi në vitin 1996, kur Roberto Pinotti mori një tufë shënimesh të shkruara me dorë, artikuj, të cilët mbanin vulën e “Senatit të mbretërisë”. Viti i shënuar është 1936 dhe agjenti sekret përdor thjesht emrin e tij të parë “Andrea” dhe gjithashtu përfshin një skicë të një “objekti fluturues misterioz”. “Është pikasur në mëngjes të së hënës dhe ishte një disk metalik i shkëlqyeshëm, me një gjatësi prej dhjetë apo dymbëdhjetë metrash. Dy avionë nga baza më e afërt u ngritën në qiell, por nuk ishin në gjendje ta arrinin. Objekti nuk lëshonte asnjë tingull. E di me siguri se është parë nga pilotë të tjerë… raporti ka mbërritur në duart e Ciano-s”, shkruhej në dokumente. Raporti i Andreas vazhdon: “Pas thuajse një ore u shfaq një tub metalik ngjyrë gri”. Andrea ka bërë dhe një skicë tjetër, sipas rrëfimit të një informatori të paidentifikuar, “A është përshkruar si një lloj siluri ajror, me dritare shumë të dukshme dhe me drita të bardha e të kuqe. B ishte në formën e dy kapeleve nga ato që përdoren nga priftërinjtë: e gjerë me një kube në qendër, metalike dhe e ndjekur nga siluri pa ndryshuar pozicionet e tyre”. Dokumenti përmend faktin se “Prefektura ka hapur një hetim, por mund të imagjinohet shumë mirë se sa pak do të ecë. Duçja shpreh shqetësimet e tij sepse bën të ditur se nëse bëhej fjalë për objekte ajrore angleze apo franceze, politika e tij e jashtme duhet të rifillojë nga fillimi”. Edhe pse raporti i Andreas është një prej shumë atyre që janë hapur kohët e fundit, përmbajtja e këtyre dokumenteve është sensacionale. Ato përshkruajnë një disk fluturues klasik dhe me disa rrëfime të njëjta, nga njerëz të ndryshëm, në vitin 1936. Gjithashtu, këto dokumente bëjnë të ditur se Mussolini dhe Ciano, liderët numër një dhe dy të Italisë në atë kohë shfaqen të interesuar për situatën. Në të vërtetë, dokumente të tjera që i kanë mbërritur “CUN” në mënyrë anonime, përmendin një departament misterioz të njohur si “Kabineti RS/33”. Ai duhej të merrej me hetimin dhe mbulimin e atyre që dokumentet klasifikojnë si “objekte ajrore të pazakonshme”. “Kabineti RS/33” kishte lidhje me policinë sekrete fashiste “OVRA” dhe me “Agenzia Stefani”, agjencia e lajmeve të regjimit të asaj kohe që kujdesej për përhapjen e propagandës fashiste. Shkencëtari më i famshëm italian, Giuglielmo Marconi ishte drejtor i Kabinetit, i cili përfshinte dhe shumë shkencëtarë, astronautë dhe inxhinierë të aeronautikës italianë. Kur filloi lufta, sekretet e Kabinetit u dërguan në Gjermaninë naziste. Siç thekson Lissoni, zërat e disqeve të nazistëve kanë pushtuar literaturën prej kohësh dhe një shkencëtar italian, Giuseppe Belluzo përmendet gjithnjë në lidhje me gjermanët Miethe, Schriever dhe Habermohl. Janë shkruar shumë gjëra të pasakta në lidhje me të ashtuquajturit disqe fluturuese naziste, por nuk dihet se saktësisht deri ku shkon e vërteta në këto raste. Emri i Miethe-s dhe shkencëtarëve të tjerë është konfirmuar dhe nga FBI-ja dhe dokumente të tjera gjermane dhe amerikane.
Anglia – korrik 2008
Në korrik të vitit 2008 ka qenë radha e Anglisë për të hapur dosjet. UFO-t dhe ufologjia vazhdojnë të jenë aktualitet, ndaj duhet pranuar se ato nuk kanë dalë kurrë nga moda. Hapja e dosjeve vjen me hapat e ndërmarrë nga qeveritë e ndryshme për deklasifikimin e dosjeve “X”, që kanë lidhje me çështjen. Në korrik të këtij viti ishte radha e Britanisë së Madhe, por në 2008-n i ka hapur dosjet Franca dhe Ekuadori. Dokumentet më interesante janë ato që kanë lidhje me raportet e ish-KGB-së (127 faqe të dhënash për ngjarjet jonormale), si dhe një dëshmi që mbërrin në Ekuador. Në kufi të 44 rasteve të deklasifikuar, një zyrtar, Ulliam Salgago pranon pa asnjë hije dyshimi se “ka objekte fluturuese me origjinë jashtëtokësore në atmosferën tonë dhe se duhet të ndajmë hapësirën tonë me qenie të botëve të tjera”. Po pse këto qeveri po hapin dosjet në këtë kohë? “Fenomeni UFO është kthyer në një fenomen masiv, ka nevojë për një përgjigje”, shprehet Enrico Baçarini, drejtues i Qendrës Ufologjike Kombëtare (CUN) në Itali. Dhjetëra studime nga qeveri të ndryshme botërore, kanë prodhuar më shumë pyetje se përgjigje. Mbetet për të kuptuar tashmë nëse zgjedhja lidhet me mundësinë “Teoria e përshtatjes me fenomenin ndiqet nga shumë qeveri të vetëdijshme, jo gjithçka është thënë”, deklaron CUN. Frika është tek shoku kulturor që mund të shkaktojnë informacione të tilla. Ndërkohë, në gjithë botën rritet dëshira për alienët. Kjo ndodh, jo vetëm për përbërësit e jashtëzakonshëm të fenomenit, por edhe për faktin se po rritet gjithnjë e më shumë vetëdija se jeta nuk është pronë ekskluzive e tokës.
Libri blu
Projekti “Blue Book” (Libri blu) ishte një prej serive sistematike të studimit e verifikimit të UFO-ve (Objekteve fluturuese të paidentifikuara), i kryer nga Forcat Ajrore Amerikane (U.S.A.F). Ky projekt filloi në vitin 1952 dhe ishte ringjallja e dytë e një studimi të këtij lloji. Urdhri për pezullimin e këtij projekti u dha në dhjetor të vitit 1969. Projekti “Blue Book” kishte dy qëllime: të përcaktonte nëse UFO-t ishin kërcënim për sigurinë kombëtare dhe të analizonte shkencërisht të dhënat që kishin lidhje me UFO-t. Në kohën që “Blue Book” u pezullua, kishte mbledhur rreth 12,500 raportime mbi objektet fluturuese të paidentifikuara duke arritur në përfundimin se shumica e tyre ishin keqinterpretime të fenomeneve natyrore si retë, yjet, etj, apo objekte fluturuese të zakonshëm. Disa prej tyre u cilësuan si mashtrime. Raportimet mbi UFO-t janë të arkivuara dhe janë të disponueshme nën “Aktin e lirisë së informimit”, por emrat dhe informacionet personale të gjithë dëshmitarëve janë redaktuar. Rihapja e këtyre hetimeve u kërkua nga një panel pilotësh dhe oficerësh. “Libri Blu” konsiston në hetimin e rivlerësimin e dëshmive të vjetra në mënyrë që të sqarohet njëherë e mirë fenomeni dhe ato ngjarje që nganjëherë dhe nuk besohen. Paneli, i cili përfshin ish-oficerë ushtarakë nga shtatë vende bën të ditur se të gjithë kanë parë UFO apo kanë kryer kërkime mbi këtë fenomen. Ky grup shprehet se ka ardhur koha që pamjet e qarta të sferave fluturuese, dritave të ndezura dhe objekteve fluturuese me shpejtësi skëterre të mos anashkalohen më.
Mënyrat e komunikimit me alienët
CETI (Communication with Extraterrestrial Intelligence – Komunikimi me Inteligjencën Jashtëtokësore) është një degë e institutit “SETI”. “CETI” fokusohet në kompozimin dhe deshifrimin e mesazheve që mund të kuptohen teorikisht nga qytetërime të tjera teknologjike. Eksperimenti më i njohur i “CETI” ishte mesazhi i Arecibos në vitin 1974. “CETI” fokusohet në tre fusha komunikimi: gjuhët matematike, sistemet e ilustruara me figura, dhe sistemet e algoritmit të komunikimit:
“Astraglossa”
E publikuar në vitin 1953 nga Lancelot Hogben, përshkruan një sistem të kombinimit ët numrave në disas seri pulsimesh të shkurtra dhe të gjata. Në sistemin e Hogbenm pulsimet e shkurtra përfaqësojnë numrat ndërsa pulsimet e gjata shenjat e
Lincos (Gjuha kozmike)
“Lincos: Skicimi i një gjuhe për komunikim kozmik”, i publikuar në vitin 1960 nga Hans Freudenthal është një zgjerim i “Astraglossa” për të krijuar një gjuhë me qëllim të përgjithshëm që buron nga simbolet e matematikës bazë dhe logjikës.
Mesazhet e ilustruara me figura
Sistemet e komunikimit të ilustruar me figura synojnë të përshkruajnë koncepte matematikore apo fizike nëpërmjet diagrameve të thjeshtuara. Këto mesazhe nënkuptojnë se marrësit kanë të njëjtat aftësi vizuale dhe mund të kuptojnë matematikën dhe gjeometrinë bazë. Një kritikë e zakonshme e këtyre sistemeve është se ato pretendojnë një kuptim të përbashkët të formave specifike, të cilat nuk mund të jenë të tilla për speciet me vizion të ndryshëm.
 
Top