Facebook & sorry, Peace and Love!

Albforumi

Primus registratum
Facebook & sorry, Peace and Love!

imagebutton.gif

facebook-peace-300x185.png
Shume shpejt ne bote do te mbizoteroje paqja. Jo, nuk jam Jezu Krishti. E lexova ne Facebook. Ose me sakte ne faqen e re te tij Peace.Facebook.com qe ka synim te ndihmoje paqen ne bote. “Ah, e si do t’ia dali?”, do te pyesnit menjehere ju skeptiket, me nje fare shperfillje. “Duke ndertuar teknologjine e nevojshme per te ndihmuar njerezit qe te kuptojne me mire njeri-tjetrin”! E thjeshte, apo jo?

Sepse vetem “duke bere te mundur qe njerezit te lidhen me lehtesisht dhe te ndajne me njeri-tjetrin mendimet e tyre, mund te zvogelojme konfliktet ne bote, si ne nje afat te shkurter ashtu edhe ne nje afat te gjate kohor”.

Pse, sipas jush, per cfare motivi konflikti Izrael-Palestine vazhdon prej me shume se 50 vjetesh? Sepse deri tani nuk kishin ku te lidheshin dhe te ndanin mendimet e tyre! Dicka e tipit: “C’kemi i dashur, si ke qene? Uroj qe te zhdukesh nga kjo bote sa me pare!”

Por fuqia e Facebook nuk mbaron ketu. Shume shpejt do te zhduken edhe te gjitha paragjykimet qe ekzistojne mes myslimaneve dhe te krishtereve. Ju betohem! Nese nuk besoni hidhini nje sy ketij grafikut ketu poshte: mbi 71 mije myslimane dhe te krishtere jane bere miq ne Facebook gjate 24 oreve ne fundit. Se mos mendoni se keta njiheshin personalisht edhe me pare, apo ndoshta jane kolege pune e nuk u behet vone fare se kujt Zoti i lutet tjetri! Jo, kjo eshte nje mrekulli dhe pike.

facebook-muslim-christian.png
Te them te drejten, si shqiptar i ndershem qe jam, gezohem shume edhe per faktin qe konfliktit Shqiperi-Serbi po i vjen fundi: mbi 8 mije miqesi shqiptaro-serbe te krijuara vetem ne 24 ore jane nje sinjal i shkelqyer ne kete drejtim (grafiku poshte). E vetmja habi e imja eshte se, ndonese une ndjek gjithmone me kujdes se cfare po ndodh ne vendin tim, dija qe Serbia kishte nje konflikt me Kosoven pasi kjo e fundit mori pavaresine, dhe jo me Shqiperine!

facebook-albania-serbia.png
Sidoqofte, ju mos harroni: Faceb… serish ndjese, Peace and Love!

share_save_171_16.png

Nuk ka artikuj te ngjashem!

cGMoAiyFzV0

Ky artikull eshte marre nga: http://www.indritmaraku.com/alb/?p=64. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.indritmaraku.com/alb/?p=64

Top