admin
Administrator
Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Kush mendon se Facebook-u është mënyrë e mirë për të qëndruar në kontakt me miqtë, nuk është vetëm. Më shumë se një miliard njerëz përdorin këtë rrjet shoqërizimi virtual.
Por tani, një studim i ri tregon se e gjithë kjo lidhshmëri me njëri-tjetrin nuk i bën njerëzit të ndjehen më mirë apo të gëzuar.
“Të pëlqen një gjë?” – kliko “like”. Nëse ke për të thënë diçka – kliko në “comment” dhe shkruaj. Lehtësia është e madhe, por a sjell kjo kënaqësi? “Ndoshta jo”- përgjigjet studimi i ri nga shkencëtarë të Universitetit të Miçiganit, të cilët zbuluan se sa më shumë kohë që njeriu shpenzon në “Facebook“, aq më pak gjasa ka që të ndjehet mirë.
Shkencëtarët shqyrtuan për 2 javë, 82 të rinj e të reja- qët ishin përdorues aktivë të Facebook-ut nëpërmjet aplikimit “mobile” në telefon.
Rezultatet treguan se personat që u angazhuan më shpesh në Facebook, ndjeheshin më të dëshpëruar, më të mërzitur, më melankolikë – ata gjithashtu thanë se ishin më pak të kënaqur me jetën e tyre reale në përgjithësi, në krahasim me të tjerët që e përdornin me pak këtë rrjet social.
Ekspertët thonë se një nga arsyet për pakënaqësi është zilia që njeriu provon kur sheh se profili i tjetrit në facebook është më i mirë sesa i veti – gjithashtu mbajtja larg e njerëzve nga jeta në botën reale i bën ata të ndjehen keq.
Studimi nuk këshillon që njerëzit të mbyllin llogarinë në facebook, por as nuk duhet të harrojnë jetën reale, ku lidhjet dhe kontaktet e vërteta janë gjithashtu të rëndësishme.