F1, përjashtohet skuadra e Reno-së dhe Briatore

F1, përjashtohet skuadra e Reno-së dhe Briatore

FLAVIO_BRIATORE_-150x150.jpg
Këshilli Botëror i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit vendosi sot, në Paris, që të pezullojë për dy vjet, me kusht, nga garat e Formulës 1, skuadrën e Reno-së për një incident të sajuar sezonin e kaluar, në Singapor. Gjithashtu, njoftohet se ish-manaxheri i skuadrës, Flavio Briatore është dënuar me përjashtim nga aktivitetet, si urdhëruesi i kryerjes së incidentit nga ish-piloti brazilian Pike Xhunior. 26 gjyqtarët me në krye shefin e FIA-s, Maks Mosli, morën këtë vendim të ashpër edhe pse përflitej që Renosë do t’i jepej vetëm një gjobë e majme, prej 50 milionë eurosh. </p>

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22731. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22731
 
Top