Të mësosh për BE që në kopsht, projekti pilot për 150 kopshte në vend
Parashkollorët dhe nxënësit e shkollës 9-vjeçare do të mësojnë se çfarë është BE, integrimi i vendit dhe çfarë ndodh me anëtarësimin në familjen europiane. Do të ketë projekte infomuese, por edhe përfshirje në kurrikulën e re, informacionet për BE. Për këtë arsye ministria e Arsimit Lindita Nikolla do të firmosi një marrëveshje bashkëpunimi me Fondacionin shqiptaro-amerikan për zhvillim, i drejtuar nga Michael Granoff.
Është fondacioni ai që financon “Junior Achievement”. Ky nuk është vit i parë në të cilin funksionon ky projekt pilot, ka gati 3 vjet që në gjimnaze zhvillohen aktivitete informuese dhe sensibilizuese, por është hera e parë që projekti shtrihet nga mosha 3 vjeç deri në 18 vjeç kur përfundohet gjimazni. Projekti ka përfshirë 150 shkolla në nivel kombëtar, dhe në të janë angazhuar 12.000 nxënës. Janë trajnuar 180 mësues dhe ka 90 mentor që udhëheqin.
Koha Jone