Fëmijët që shohin shumë televizor, pak inteligjent

Daniel H

Primus registratum
Fëmijët që shohin shumë televizor, pak inteligjent

Vazhdojme ciklin e studimeve psiko-sociale.... /pf/images/graemlins/laugh.gif

Fëmijët që shohin shumë televizor, më pak inteligjentë

Shekulli online

Sa më shumë që të shohin televizor fëmijët 4-vjeçarë, aq më shumë janë të prirur të bëhen më pak inteligjentë më vonë kur të shkojnë në shkollë, bëhet e ditur sipas një studimi të publikuar sot. Në të njëjtën kohë, fëmijët, prindërit e të cilëve u lexojnë përralla, i marrin ato me vete kur shkojnë për ekskursione dhe përgjithësisht u kushtojnë vëmendje, duke qenë më pak të prirur të vuajnë nga mungesa e inteligjencës, bëhet e ditur sipas një raporti të Universitetit të Uashingtonit.

Sa më shumë që të shohin televizor fëmijët 4-vjeçarë, aq më shumë janë të prirur të bëhen më pak inteligjentë më vonë kur të shkojnë në shkollë, bëhet e ditur sipas një studimi të publikuar. Në të njëjtën kohë, fëmijët, prindërit e të cilëve u lexojnë përralla, i marrin ato me vete kur shkojnë për ekskursione dhe përgjithësisht u kushtojnë vëmendje, duke qenë më pak të prirur të vuajnë nga mungesa e inteligjencës, bëhet e ditur sipas një raporti të Universitetit të Uashingtonit. Mungesa e inteligjencës mund t'i bashkangjitet tashmë "listës së pasojave të mundshme negative të qëndrimit për orë të tëra para televizionit, të shoqëruara me mbipeshë, mungesë vëmendjeje dhe lloje të tjera agresioni", u shpreh Frederick Zimmerman, i cili kryeson këtë studim. "Rezultatet tona sugjerojnë se mund të ndërmerren disa hapa për të parandaluar humbjen e inteligjencës te fëmijët. Duke maksimizuar stimulimin konjitiv dhe duke kufizuar televizionin në vitet e para të zhvillimit, mund të pakësohet rreziku që fëmijët të zhvillojnë një shkallë të ulët inteligjence", shtoi ai.
 

nejse

Primus registratum
Re: Fëmijët që shohin shumë televizor, pak intelig

Po ata qe shohin gjithe diten bang bang , te mjeret prinder.
E ke hap dm ,apo ste duhet gje?
 
S

Scorpion

Guest
Re: Fëmijët që shohin shumë televizor, pak intelig

Televizioni mund te jete nje mjet edukues shume i vlefshem, por duhet ditur kufiri i perdorimit te tij. Sa femije ka qe kalojne ore te tera perpara televizionit dhe kjo gje sjell deme psikologjike. Mendoj, dhe ne baze te asaj qe kam pare e shoh realisht se nje femije nuk duhet te kaloje me shume se nje ore, maksimumi dy perpara televizorit.
Po kohet e fundit prinderit jane bere shume pertace dhe e perdorin TV si babysitter... /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

policia

Forumium maestatis
Re: Fëmijët që shohin shumë televizor, pak intelig

po une si tia bej vajzes time qe sheh borebardhen 3 here ne dite?!
 

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: Fëmijët që shohin shumë televizor, pak intelig

Para ca kohesh ne tavoline me nje mikun tim po flisnim per femijerine tone.Diku te nje nga temat e Diapazonit kam shkruar se cfare eshte nje femijeri pa televizion,pa kompjuter,pa play station etj.Po tregonim se si femijeria jone ishte e mbushur me aq shume pasione,me aq shume dashuri,hare,plot jete.Keto gjera na ben qe sot te dashurojme natyren,kafshet,te jemi te lire te fantazojme,te krijojme,te ushqejme pasionet tona ,rebel e te lire.
Televizioni eshte shume kushtezues,te gjithe kemi pas pare teatret e kukullave qe beheshin te dielave por pasi mbaronin ato nje ore kukulla ne dilnim te shkallet e pallatit dhe imitonim skece qe sapo i kishim degjuar.Televizioni duhet racionuar,dhe sa me pak te shohin femijet aq me mire eshte.Jo gjithcka u duhet treguar e gatshme ne televizor,ai duhet perdorur thjesht per te stimuluar imagjinaten dhe te ngelet aq,jo me teper se cduhet pasi keshtu femija mesohet me fallcitete dhe e ka shume te veshtire te pershtatet ne boten reale sepse ne koke mund te krijoje situata te para ne televizion.
 

Vals

Primus registratum
Re: Fëmijët që shohin shumë televizor, pak intelig

Ne USA ka dale rekomandim qe femijet nen 2 vjec nuk duhet te ekspozohen fare ne televizor, qofte dhe per video edukative sepse eshte TV ne kete moshe lidhet me probleme te mevonshme perqendrimi (ADD, ADHD) etj. Ketu televizori perdoret si babysitter sepse eshte kollaj per prindin te merret me pune te tjera kur femija rri urte i ngulur pas TV.

Une e kam vajzen akoam te vogel dhe asnjehere nuk e kam mbajtur TV ndezur kur ajo eshte verdalle. Para nje jave per here te pare ajo mesoi ta ndezi vete dhe ne vendosem ta heqeim fare TV nga vendi i ndenjes ku rrime sepse vertete nuk duam qe ajo te ekspozohet. Edhe me vone kur te rritet do mundohemi qe te shohe sa me pak te jete e mundur. Kur ja them kete prinderve te tjere qeshin sepse thone: po darken si do e besh? Pergjigja ime eshte: darken ose do e bej me te duke i folur dhe ajo duke u marre me dicka ose nqs nuk me le, nuk do e bej. TV eshte prgjigje e lehte. Si prind vecse duhet ta zgjedhesh problemin qe nga vetja: nqs ti shikon shume TV atehere dhe femija jot do marru shembull nga ty.

Une njoh dy femije nje 3 tre vjec e nje 7 qe shofin shume TV dhe te dy nuk lexojne libra, kur ju flet nuk te pergjigjen po qe TV ndezur, dhe i madhi ka probleme ne shkolle se nuk mabron dot nje detyre e nuk perqendrohet dot. Kur kam pare reagimet e ketyre te dyve vendosa perfundimisht ta heq TV nga dhome e ndenjes.
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Fëmijët që shohin shumë televizor, pak intelig

Nuk me mbushet mendja se TV krijon tek femjet ADD apo ADHD per te vetmen arsye pse qe ne kopesht i mesojne me fast-pace te real life, fillojne nje projekt dhe pas 20 min. apo sa e kane caktuar menjehere do nderrosh gears tek projekti tjeter sepse keshtu eshte ne real life. Nuk e di si reagon truri i nje femije qe sa koncentrohet ne dicka duhet per 1 sek te filloje koncentrimin ne dicka tjeter e keshtu me radhe. Kemi filluar ne qe kemi pasur vemendje te scan through the info shpejt e shpejt se nuk te pret koha dhe koha e koncentrimit eshte minimale. Me duket me teper se keto probleme jane te jetes moderne dhe jo TV. Jam kunder "plasjes" se femijes para TV me ore te tera dhe as e ve ne dyshim qe nuk i le radhe te luaje dhe zhvilloje imagjinaten me gjera te tjera por nuk kam per nderprerjen absolute te TV. Gjella me kripe dhe kripa me karar si thone te vjetrit /pf/images/graemlins/laugh.gif
Do shkoje femija ne shkolle, do komunikoje me femije te tjere apo do perdoren batuta qe thuhen ne filma (sic i perdorim dhe ne) dhe nuk do kete idene se cfare thone te tjeret nese do jete pa TV ne jeten e tij.
 

ladouce2005

Primus registratum
Re: Fëmijët që shohin shumë televizor, pak intelig

Ana jam dakort me ty /pf/images/graemlins/smile.gif se gjynah te perseris te njejten gje me fjale te tjera...
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: Fëmijët që shohin shumë televizor, pak intelig

televizori nuk eshte aq i frikshem sot sa ç'eshte play station, game boy, game cube, nintendo e ato qente e macet virtuale...qe femijet rrisin ne dhomat e tyre...qe i ushqejne, qe i lajne...qe merren me ta.. normal nuk kane shoke te dalin perjasht mbas shkolles...FEMIJET SOT NUK JANE TE LIRE...jane viktima e pare e tregut te sotem...
 

Vals

Primus registratum
Re: Fëmijët që shohin shumë televizor, pak intelig

Femijet nuk mesojne nga televizori (eshte mesim pasiv qe te qull trurin), femijet mesojne nga lojerat aktive qe bejne me imagjianten e tyre dhe nga komunikimi me te tjere si dhe nga librat. Deri ne moshen 6-7 vjec nuk kane nevoje as per batuta filmash e as per televizor. Mbi ate moshe kur arrin te flasesh me femijen dhe i shpjegon gjera me arsye mund ta lesh te shohe TV por jo me shume se nje ore ne dite dhe jo cfaredolloj programi. TV per mua eshte nje "black hole" qe te harxhon kohe me prorame boshe, kohe te cilen mund ta perdoresh per gjera me te vlefshme. TV nuk eshte i frikshem po te mbahet nen kontroll por kur del jasht kontrolli behet i tille.
 

antip

Primus registratum
Re: Fëmijët që shohin shumë televizor, pak intelig

Ammooon ere si boni ne ju /pf/images/graemlins/laugh.gif
Po te gjithe ca jeni ketu keni pa televizor sa jeni shqep kur keni qen kalamoj. Kur u hap televizioni sheshit pas '90 gjithe diten para ekranit rrinit!
Prapeseprape inteligjenca ju shperthen nga poret... /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

policia

Forumium maestatis
Re: Fëmijët që shohin shumë televizor, pak intelig

une mendoj qe femija ka nevoje per te gjitha, por kuptohet cdo gje me mase, se jo vetem televizori por edhe cdo gje tjeter me shume se cduhet i ben keq. nese vajza ime me kerkon ti ve kaseten e borebardhes nuk ka asgje te keqe, ajo e ka edhe reviste edhe loder borebardhen dhe shume te tjera, qe luan gjithe diten me to. tani femijet mund te kene cdo loder qe deshirojne dhe cdo karton qe kane qef te shohin dhe jo si femijeria jone qe na vinin ca pako per vitin e ri, dhe ishim aq te varfer ne lodra.... femijet kane qef ti alternojne te gjitha, ka nje periudhe kohe kur fiksohen pas nje lodre dhe i harrojne te tjerat, ne nje moment tjeter kane qef te shohin tomin & jerryn. dhe kane nje fantazi shume te zhvilluar. me ka bere pershtypje heren e fundit kur isha ne maqedoni dhe po ktheheshim dhe vajzen e kishim me vete. ishte pothuajse nate dhe Dea(vajza ime) kur pa disa peme me thote me fjalet gjysma gjysma se ende nuk ka bere dy vjec.
"mami, gjynah borebardha" pse i them une dhe ajo me thote "eshte vetem te ky pylli". Pra une mendoj se filmat per femije ashtu si edhe revistat dhe lodrat i zhvillojne imagjinaten.
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Fëmijët që shohin shumë televizor, pak intelig

Mua nuk me duket shume bindes ky studim, por gjithsesi nuk e kundershtoj dot. Po te shohesh evolucionin qe kane pesuar femijet sot ne intelekt, nuk do mendoja se televizori s'ka pas ndikim ne te.
Ok ne kemi fatin e mire te gjykojme, sepse jemi rritur pothuajse pa televizor. Nuk e di se ku zhvillohej fantazia jone dikur, kur perrallat ishin vetem me Qerosin dhe tregimet me partizane dhe me diversante, ku lojrat ishin me dokotora, me kukulla, (per gocat re lugeter /pf/images/graemlins/laugh.gif) me llastiqe etj? Ne kishim imagjinate te mbrapsht qe kur mendonim deri ne 8-vjercare, qe femijet bliheshin ne maternitet apo c'kam degjuar ca qe thoshin se dilnin nga sqetulla /pf/images/graemlins/laugh.gif. Bota jone ka qene nje rreth i mbyllur per aq sa na shihte syri, se me tutje aha... s'ka pas fare imagjinate.

Ok jam dakord qe femijen s'duhet ta lesh te behet rob i televizorit, por qe edhe zhvillon intelektin prej tij edhe kjo per mua s'mohoet.
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: Fëmijët që shohin shumë televizor, pak intelig

alle...

preferoj qe femija im te me rri para televizorit (duke i kontrollu ca shef e ca s'shef)
sesa te me rri rrugeve me gabelet e lagjes /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

policia

Forumium maestatis
Re: Fëmijët që shohin shumë televizor, pak intelig

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Mua nuk me duket shume bindes ky studim, por gjithsesi nuk e kundershtoj dot. Po te shohesh evolucionin qe kane pesuar femijet sot ne intelekt, nuk do mendoja se televizori s'ka pas ndikim ne te.
Ok ne kemi fatin e mire te gjykojme, sepse jemi rritur pothuajse pa televizor. Nuk e di se ku zhvillohej fantazia jone dikur, kur perrallat ishin vetem me Qerosin dhe tregimet me partizane dhe me diversante, ku lojrat ishin me dokotora, me kukulla, (per gocat re lugeter /pf/images/graemlins/laugh.gif) me llastiqe etj? Ne kishim imagjinate te mbrapsht qe kur mendonim deri ne 8-vjercare, qe femijet bliheshin ne maternitet apo c'kam degjuar ca qe thoshin se dilnin nga sqetulla /pf/images/graemlins/laugh.gif. Bota jone ka qene nje rreth i mbyllur per aq sa na shihte syri, se me tutje aha... s'ka pas fare imagjinate.

Ok jam dakord qe femijen s'duhet ta lesh te behet rob i televizorit, por qe edhe zhvillon intelektin prej tij edhe kjo per mua s'mohoet.

[/ QUOTE ]

/pf/images/graemlins/thumbsup.gif /pf/images/graemlins/thumbsup.gif /pf/images/graemlins/thumbsup.gif
 

mirdita

Papirus rex
Une si femij kam shikuar shum televizion sepse me pelqenin shum filmat vizatimor, por tash qe jam rritur nuk shikoj shum dhe nuk me pelqen te shikoj shum televizion sepse me le pa mesuar :)
 
Top