Fëmijët e çifteve që pinë duhan qajnë më shumë!
Gazeta Shekulli
Nëse nëna dhe babai pinë duhan, bebet qajnë më shumë. Nëse babai pi më tepër se një paketë në ditë, ose nëse nëna gjatë muajve të shtazënisë ka pirë maksimumi 10 cigare në ditë, lotët e bebit dyfishohen. Lajmërimi vjen nga një studim hollandez i publikuar në revistën “Acta Paediatrica”. Sipas autorit, Sijmen A. Reijneveld, që punon pranë Universitetit të Groningenit, lidhja që ekziston mes të qarave të shpeshta të bebeve dhe vesit të duhanit, mund të gjendet në faktin se ekspozimi ndaj tymit të duhanit mund të shtojë dhimbjet e barkut te i vogli. Në një studim të mëparshëm, i njëjti studiues kishte arritur të tregonte se te të sapolindurit, si duhani i nënës, ashtu dhe ai i babait, favorizon problemet intestinale, ndoshta për shkak të substancave irrituese që prodhon duhani. Autorët kanë studiuar rastet e 3 670 të sapolindurve nën 3 muaj dhe prindërve u është kërkuar të shënonin se sa kohë kishin qarë të vegjlit javën para intervistës dhe sasia është quajtur relativisht e konsiderueshme nëse kalonte tre orë për të paktën 3 nga 6 ditët që ishin marrë nën vëzhgim. Të dhënat kanë treguar se fëmijët, prindërit e të cilit pinin duhan, kishin një propabilitet 69% më të lartë në krahasim me fëmijët e prindërve që nuk pinin duhan. E jo vetëm kaq. Rreziku për të qarë më shumë dyfishohej nëse babai i bebit pinte më shumë se 15 cigare në ditë dhe më tepër nëse nënat gjatë shtatzënisë kishin pirë të paktën 10 cigare në ditë.