Fëmijët, dhimbjet e barkut dhe depresioni - [Astrit Lulushi's Blog]

admin

Administrator
Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Nëse fëmija ka dhimbje të shpeshta barku, kjo mund të jetë shenjë e problemeve të shëndetit mendor në të ardhmen. Dhimbja e barkut është ankesë e zakonshme nga një fëmijë.

Nëse dhimbjet e barkut janë të shpeshta, një studim i ri i vë mjekët pediatër dhe prindërit në gjendje alarmi se dhimbje të tilla mund të nënkuptojnë rrezik të madh për probleme të shëndetit mendor.

Shkencëtarët në universitetin Vanderbilt në Nashville, Tenesi, shqyrtuan rreth 500 fëmijë me dhe pa dhimbje kronike të barkut. Më shumë se 50 për qind e fëmijëve që raportuan dhimbje, përjetuan një çrregullim ankthi në moshë të re – krahasuar me më pak se 20 për qind të fëmijëve pa dhimbje të barkut.

Për më tepër, fëmijët me dhimbje kronike të barkut kishin dy e herë e gjysmë më shumë të ngjarë të provonin depresion.

Për prindërit, kjo është një shenjë e e dukëshme paralajmërimi; por për mjekët pediatër është një kuptim më i mirë i lidhjes midis problemeve psikiatrike dhe mënyrës se si duhet trajtuar dhimbja; kuptim i cili një ditë mund të çojë në terapi të reja të dhimbjeve.

b.gif
 

scadarsko

Locus omnem
po kur lindin bebet normal qe kan dhimje barku.......qa ngatrojn lamsha kto amerikant prap?jan zorret qe krijojne acarim deri sa te zhvillohen e plotsojn kushtet per bartje ushqimi deri ne tretje..
 

dr love

Locus omnem
po kur lindin bebet normal qe kan dhimje barku.......qa ngatrojn lamsha kto amerikant prap?jan zorret qe krijojne acarim deri sa te zhvillohen e plotsojn kushtet per bartje ushqimi deri ne tretje


Ke te drejte..por edhe nga dhenia e qumshtit pa orar shkakton dhimbje barku.sepse nenat maniake mundohen ti ken femijet te shendoshe dhe ngrenia pa u tretur akoma vakti para...shkakton mbingarkim dhe veshtiresi ne tretje..Femijeve te mi ju kam dhene caj me finok per dhimbjet e barkut..dhe jam e sigurt qe nuk vuajne nga depresionet.Depresion ju shkakton ushqyerja me zor..dhe ato stimulojne dhimbjet e barkut per te mos ngrene.Lerini te lire ushqejini me orar..mos ua beni ushqimin stres..dhe do jen te shendetshem menderisht dhe fizikisht.
 

dr love

Locus omnem
bejn eksperimente me cdo gje...sajojne teorira koti..une per vete nuk ec me teorira te cuditshme..jeta te ben doktor ..eksperiencat jane gjeja me e mire sido qofshin ato..te mira apo te keqia.
 

scadarsko

Locus omnem
bejn eksperimente me cdo gje...sajojne teorira koti..une per vete nuk ec me teorira te cuditshme..jeta te ben doktor ..eksperiencat jane gjeja me e mire sido qofshin ato..te mira apo te keqia.

bravo keshtu me pelqen ....jeta te ben docteur
 

dr love

Locus omnem
Ju keshilloj te gjitheve librin "Mjeku i vetvetes"..dhe nenave te reja librin e Dr Sadik Bekteshit "Femija yne"
 
Top