Exchanging beauty for status?

ana karenina

Primus registratum
Exchanging beauty for status?

Nje nga teorite e psikologjise sociale supozon se femrat dhe meshkujt shkembejne bukurine (e femres) me statusin (e mashkullit).
Sa eshte kjo e vertete? Dhe pse?

Para se te pergjigjeni hidhni nje sy ke 'Veshjet zbuluese te femres' /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Exchanging beauty for status?

Psh ne nje vezhgimin tim lart e poshte neper AF ja cfare lexova:

Ema: Mendoj se femra nuk ka nevoje te jete provokuese per gjithe meshkujt qe kalojne rruges. Nuk me pelqen ekspozimi i tepert.E di fare mire se nese vesh dicka te hapur,nje pale pantallona te ngushta apo nje fund teper te shkurter te gjithe do kthejne koken te me shohin.
A eshte ky nje VLERESIM PER PERSONIN TIM?
-Une them:Absolutisht jo!


StAinEd: Nje femer e bukur te ben te kthesh koken se eshte e bukur ne cfaredo menyre qe te terheq ty, por jo per faktin se ka akspozuar shumicen e trupit per ta terhequr kete vemendje. Sa cudi qe e vrasin me shume mendjen se ca kane veshur se per gjera me esenciale ne jete.


Akus: Patjeter qe femrat jane te lira te veshin cte duan,por dicka qe une do ta theksoj gjithnje eshte se nqs nje femer del e veshur si e zhveshur ajo do mbetet VETEM OBJEKT SEXUAL dhe asgje tjeter.Nuk eshte e veshtire ta kuptosh kete.Mjafton te shohesh reagimet e djemve me rruge.


Essenza: C'rendesi ka c'thirrje bejne djemte? Deshira per te "thirrur" eshte larg kompetences per tu "degjuar".


NeLK@: Pasi e "zbuluat" ne te gjitha llojet e dritave kete muhabetin e zbulimit te femres, a do ishte e mundur te zbulonim edhe zbulimin e meshkujve qe zbulohen sepse askush nuk i demaskon per zbulime te pahijshme. Dua te them c'jane keta "construction workers" qe dalin rrugeve duke punuar vetem me ndonje kanotjere te ngushte muskul-zbuluese (ose pa kanotjere fare) dhe na zhurisin zemrat. C'jane gjithe ata meshkuj ne rruget e Evropes ( vecanerisht), me xhinse aq te ngushta sa ja mat permasat me sy 10 metra larg. Po ata me pantallona aq te shkurtra sa eshte veshtitre te kuptosh jane breke apo siperbreke . Si nuk marrin parasysh ndjenjat tona femerore kur ballafaqohemi ne perditshmeri me ato kembe aq muskuloze dhe aq leshtore. C'jane keto provokime qe na behen haptazi ne rruge, dhe ne femrat kurre nuk qahemi. C'jane ato bluza aq te ngjitura pas trupit thua se do shperthejne, ato kanotjere (dekolte e kraheve) qe vene ne pa muskuj te zhvilluar, ato bluza te tejdukshme (qe si lene gje imagjinates). Po te perdhunohej nje mashkull i tille a do thuhej e mo mire ja bene se pe si ishte veshur??


Akus: Dmth gjith puna qeka me qen sexi kshu?
hmm , spo marr vesh se ca behet.Po normal , ca thone te verteten , ca thone "joooo , cneee , kush une per tu duk sexi?? nonono , une vishem se ashtu kam qef , se eshte vape edhe jam rehat


HOTGIRL: ...pastaj kush tha qe neve gocat nuk duam qe cunat te na therrasin apo fishkellejne kur kalojme ne rruge?? mua per vete me ben te ndjehem me e bukur edhe me rehat me veten time..
ja mua psh me mer malli per shqiperine pikerisht per kete gje..se atje te gjitheve i rrine syte tek veshja..ktu ku jam une as qe si bi nmenje njeriu se cfare ke veshur..


Blendi: Nje femer qe e quan veten moderne, dhe qe eshte moderne me gjithe mend di te vishet seksi dhe terheqse pa u zbuluar komplet sic bejen disa. Po i pati dy pare mend ne koke femra nuk ka nevoje qe ti tregojne si te vishet.
Nese menyra e vetme per te terhequr vemendje dhe per tu dukur terheqse eshte zbulimi i kofsheve deri rreze vitheve...nuk je mjaftushem femer. Nganjehere zbulimi i tepruar eshte ne fakt mbulim i mungesave te tjera. Gjithashtu eshte demonstrim i kompleksit te inferioritetit.

Ky ishte vetem nje aspekt, ka edhe plot te tjere. Me vjen keq qe nuk gjeta shume mendime meshkujsh ke 'veshjet zbuluese te femres'. Dhe cuditerisht edhe reagimet e femrave ishin kontradiktore.

Me siper keni teorine, thoni tani a perpiqemi te jemi seksi fizikisht ne kembim te nje statusi me te larte (qe ne kete bote patriarkale i perket ne shumicen e rasteve nje mashkulli)?
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Exchanging beauty for status?

Sipas tendes Thatcher ngjan si burre sepse nuk u kujdes per veten, por per statusin?!

Mah! Un do thoja se nuk eshte aspak e vertete. Eshte thjesht nje mit maskilist, dmth qe vetem femrat qe nuk kane bukuri merren me "gjera te tjera" si kariera per t'i treguar botes se vlejne dicka.
Shembuj mund te sjell gjithe diten, nisur nga Hilary Clinton, both beauty and status :thumbsup:
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Exchanging beauty for status?

Alinos ideja eshte qe ne femrat kemi nje potencial te madh ne dore me ane te te cilit mund te zevendesojme rangun e ulet ne hierarkine e statuseve, ne krye te te cilit qendrojne meshkujt. Shoqeria zakonisht pret qe nje mashkull te jete kompetent, te kete nje profesion te sigurte, te fitoje leke aq sa te jete ne gjendje te perballoje edhe familjen etj etj. Kurse nje femer mjafton te jete e bukur dhe terheqese sepse mund ti fitoje keto te gjitha duke u martuar me nje burre te tille. Sigurisht qe shume norma po ndryshojne dhe femrat nuk jane me ne te njejtin pozicion qe kane qene. Gjithsesi kjo eshte pamja e pergjithshme.

Per mendimin tim, ato shembuj qe permend ti jane me teper perjashtime sesa pergjithesia. /pf/images/graemlins/frown.gif

:wave:
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Exchanging beauty for status?

I'm sorry babe, po per sa kohe femra do ta mendoje vete e para keshtu, atehere do te jete e vertete per femren ne fjale.

Nisur nga vetja (ndoshta sepse e njof nje cik me mire) kur dikush me tha se femra eshte si vullkani, ajo e arriti majen e saj e nuk mund te presesh me, mua m'u ngriten qimet perpjete dhe e di pse?!
Sepse nuk kam shperthyer ende e me beso kam bere ca gjera /pf/images/graemlins/wink.gif
Kjo mendoj vlen per shume femra, te pakten per shume nga ato qe frekuentojne forumin. E me sa kam pare kane dhe beauty dhe status /pf/images/graemlins/smile.gif :thumbsup:
 

Ema

Goddes
Re: Exchanging beauty for status?

Me fal po tek tema qe ka cituar Ana nuk flitet per bukurine por per Zbulimin.Sipas meje zbulimi pak ka te beje me te qenit e bukur dhe zonja e hekurt ne te vertete eshte e shemtuar.Kjo do te thote se nese del me mini do dukej edhe me keq.

Flitet aty per nje ekuiliber midis te bukures dhe zbulimit.Mani icik kuriozitet mer !

P.s:per temen--->Bukuria eshte nje arme e forte ne duart e nje femre qe di ta perdore mire.ne kohet e sotme me ane te bukurise(dhe jo vetem te bukurise) arrihet shume.Nuk kam noi kompleks ne pergjithsi sepse eshte dhurate e Zotit.per kete arsye ca paragjykime s'duhet te ekzistojne fare.
Sa per shkembimin me statusin burreror edhe mundet te jete ashtu por kur arrihet ne kete fare shkembimi femra kufizohet vetem ne "te bukur budallaqe " dhe kaq!

Shnet ppl!
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Exchanging beauty for status?

Zbulimi eshte nje nga treguesit e perpjekjes se nje femre te veje ne pah anen fizike, dhe zakonisht ato qe zbulohen me shume mendojne se jane te bukura fizikisht. Kur them 'beauty' nuk nenkuptoj vetem zbulimin. Ai eshte nje pjese e perpjekjes per te qene terheqese, ndoshta nje tentative e eksagjeruar per te 'ndjellur prene'. Citimet e mesiperme i mora si nje aspekt i vetem, nuk e permblodha temen me ato.

PS: Tema eshte nje nga teorite e Psikologjise Sociale, jo mendimi im personal, keshtu qe ju lutem ne pergjigje mos mu drejtoni mua :thumbsup:

:wave:
 

bazuka

Primus registratum
Re: Exchanging beauty for status?

Po maskilistat ate qellim kane nese i ben ta harrojne atehere ske pse te friksohesh kshu si beni ju /pf/images/graemlins/wink.gif
 

bazuka

Primus registratum
Re: Exchanging beauty for status?

PO
PO GJERAT QE NA DUKEN ME TE VESHTIRA JANE ATO ME TE THJESHTAT;)
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Exchanging beauty for status?

Pse thuhet qe shume femra e trajtojne veten si objekt seksual?


Stargate, po flasim mbi realitetin, a eshte apo jo i tille sic pershkruhet ne kete teorine e mesiperme. Se si sillemi, dhe frikesohemi apo jo eshte zgjedhje personale ne varesi te kapacitetit mendor /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Blendi

Primus registratum
Re: Exchanging beauty for status?

Nuk di te them ne eshte gabim apo mire sepse levizja feministe ka udheqeset e saj, por doni apo nuk doni ju vajzat e emancipuara, ka midis jush akoma shume qe ne fund te ndergjegjes gjykojne:

Jam e bukur, elegante - do marr nje burre te mire (te pasur).

Ky eshte fakt. Nuk ma kane thene te gjitha gojarisht, por disa gjera kuptohen ne kontekstin e bisedave dhe ne gjykimin e subjekteve ne fjale.
Biles kete e ve re edhe ne reagimet e nenave, kur kane nje vajze te bukur dhe u propozohet dicka, refuzojne sepse djali nuk eshte fort i kamur duke thene "e kam vajzen si drita, shihe vajzen time".

Dhe vajzen e marr ndonje barkderr me gishtat plot me unaza floriri dhe varsen e arte 1.2 kg varur ne qafe, qe nuk barit kurre por shetit me Mercedes, nga restoranti ne hotel e anasjelltas.

PS. edhe tre fjale kam per ju:

Fatos dhe Xhoana Nano
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Exchanging beauty for status?

Per te analizuar ciftin Nano duhet te kesh shume variabla parasysh Blend e nuk mund t'i sjellesh si shembull, sepse nuk tregon asgje!

Sa per vajzat e "emancipuara" qe ne brendesi kerkokan pasuri dhe status, me vjen keq por qe nga klasifikimi qe u ben femrave ne te emancipuara e te paemancipuara e nis per se mbrapthi, pasi grate e emancipuara zakonisht kerkojne status personal, e me pas kerkojne qe edhe partneri i tyre te kete status te ngjashem.
Nese nje mashkull i zgjuar, me shkolle e me te ardhura te mira, do te martohej me nje femer te bukur, por budallaqe e te varfer, nje femer e emancipuar (per te perdorur fjalet e tua), e bukur dhe e zgjuar nuk do ta merrte nje burre te pasur por budalla, pervec rastit kur do t'i shfrytezonte parate e tij per te permiresuar statusin e saj, ose me mire me thene pushtetit qe do te kete ne dore.
Mos harro se morali i perralles me kavalierin qe kerkonte ate qe deshirojne grate, ishte : Te vendosin vete!
Grate e sotme e kane kuptuar se paraja te ndihmon qe vendimet e tua te pranohen nga te tjeret!
:cool:

Hajt te paca se me keto qe thash mbeta beqare tan jeten /pf/images/graemlins/wink.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

bazuka

Primus registratum
Re: Exchanging beauty for status?

Fillimisht postuar nga ana karenina:
[qb] Pse thuhet qe shume femra e trajtojne veten si objekt seksual?


Stargate, po flasim mbi realitetin, a eshte apo jo i tille sic pershkruhet ne kete teorine e mesiperme. Se si sillemi, dhe frikesohemi apo jo eshte zgjedhje personale ne varesi te kapacitetit mendor /pf/images/graemlins/wink.gif [/qb]
jo te keqen se ajo qe po thua ti esh fallcitet e se ha njeri pastaj noiher ato qe sillen si fallco jane me shume fallco se ato ato qe jane fallco pra double fallco ; )

Hi cuna e goca ; )
 

Blendi

Primus registratum
Re: Exchanging beauty for status?

Alinos, nuk i hodha te gjitha vajzat ne nje kategori sepse nuk flaket foshnja bashke me ujet. Pergjithsisht jame dakort me ate qe thua ti; grate e edukuara kerkojne partnere qe tu pershtaten, mes te tjerash dhe ne menyre jo me pak te rendesishme, edhe intelektualisht.

Nese nje vajze mbaron shkollen dhe zotohet ne nje profesion te mire normalisht qe nuk do kerkoje nje hajvan me para sepse paraja tashme per te eshte e arritshme dhe nuk perben te njejten vlere qe ka per nje te varfer. Ajo do kerkoje nje shok, qe si ajo te jete i edukuar, interesant dhe sfidues. Kjo dihet. E megjithate perjashtime ka.

Ajo qe ju akoma nuk keni permendur ne kete loje te Trading beauty for status eshte skuadra tjeter. Nje "trade" nuk behet pa nje "trade partner". Po meshkujt cfare kerkojne sot? na keni pyetur nese preferojme te bukurat budallaqe, apo te mprehtat, sfidantet, intrigueset? Si thoni ju?
 

durrsakja

Primus registratum
Re: Exchanging beauty for status?

1. Perkthejeni titullin ne shqip. /pf/images/graemlins/smile.gif
2.te gjithe keni te drejte
3.me vjen inat qe i shoh disa tema teper vone, dhe i kane thene te tjere mendimet e mia.

shnet
 

Ema

Goddes
Re: Exchanging beauty for status?

Fillimisht postuar nga Blendi:
[qb] Alinos, nuk i hodha te gjitha vajzat ne nje kategori sepse nuk flaket foshnja bashke me ujet. Pergjithsisht jame dakort me ate qe thua ti; grate e edukuara kerkojne partnere qe tu pershtaten, mes te tjerash dhe ne menyre jo me pak te rendesishme, edhe intelektualisht.

Nese nje vajze mbaron shkollen dhe zotohet ne nje profesion te mire normalisht qe nuk do kerkoje nje hajvan me para sepse paraja tashme per te eshte e arritshme dhe nuk perben te njejten vlere qe ka per nje te varfer. Ajo do kerkoje nje shok, qe si ajo te jete i edukuar, interesant dhe sfidues. Kjo dihet. E megjithate perjashtime ka.

Ajo qe ju akoma nuk keni permendur ne kete loje te Trading beauty for status eshte skuadra tjeter. Nje "trade" nuk behet pa nje "trade partner". Po meshkujt cfare kerkojne sot? na keni pyetur nese preferojme te bukurat budallaqe, apo te mprehtat, sfidantet, intrigueset? Si thoni ju? [/qb]
Lloji yt preferon nje femer qe te te sfidoje,jo qe te nxioje jeten me intriga po qe te toleroje ndonje gje pa te nxjerre budalla ne cdo moment.

...trego mo shume /pf/images/graemlins/wink.gif ...
 

Odea

Primus registratum
Re: Exchanging beauty for status?

Hey, me verte, cfare kerkojne meshkujt sot?
Une mendoj qe kerkesat e tyre ndryshojne me kalimin e kohes. Psh, kur ata jane te rinj duan vetem mall te bukur nga jashte por i kalibrit te fundit nga brenda (e dini ju per cfare e kam llafin), kurse kur arrijne moshen e pjekurise gjerat ndryshojne dhe menjehere behet nje zevendesim i me te rendesishmeve. Ne numrin 1 nuk eshte me aparenca por mencuria dhe me pas personaliteti. Cuna, kom noicik te drejte apo jo?
Ho, me thuni ju...se une thjesht tentova te mendoja pak si ju. Iu afrova ndopak apo...?


Odea
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Exchanging beauty for status?

E kam thene me siper, dhe po e perseris: eshte e kote qe perpiqeni ta shpjegoni nisur nga shembuj personale sepse ketu behet fjale per nje shtrese te zgjedhur, jemi te gjithe studenta qe po cajme ne jete vete, me nje fjale ne kerkim ambicioz te nje statusi qe nuk mundem ta gjenim ne Shqiperi. Kjo do e fuste diskutimin ne udhe pa krye. Teoria eshte nje pergjithesim, ashtu si gjithe teorite, i situates se femrave karshi meshkujve. Nuk eshte e thene qe me nje shembull te kundert ta hedhim poshte, ose me nje shembull te njejte ta perqafojme me vrap.

Mua personalisht mire nuk me vjen, po kur gjykoj me kembe ne toke eshte e vertete. Eshte realiteti ne Shqiperi dhe besoj se edhe ne shume vende te tjera te pazhvilluara, dhe kur them te pazhvilluara e kam fjalen kulturalisht e menderisht me teper se ekonomikisht, megjithese keto shkojne gjithmone bashke. Popuj qe karakterizohen nga nje vizion i ngushte ose mbyllje e gjate si vendi jone. Tani me vjen keq po asnjeri nga ju nuk paska pasur shoqe qe vinin ne shkolle me dy gishta buzetekuq e te bojatisura me lloj lloj bojrash ne vend te makiazhit gjate shkolles se mesme? Dhe te veshura keshtu e kishin te sigurte nje shetitje me benz dhe gjithe fishkellimat e lagjes. Une po. Ose goca qe nuk i linin prinderit te benin nje cap jashte deres pa pasur mamin ose babin nga pas? Dhe vec kur meson nje dite te bukur qe u fejua ne moshen 17 vjec me komshiun qe ka benz e dyqan. Pse njesoj diskutohet neper familjet shqiptare kur duhet te shkoje goca ne universitet jashte shtetit dhe kur duhet te shkoje cuni? Flas per shumicen, jo familjet tuaja se ate e shofim qe nuk e kane diskutuar shume ndryshe ata. Etj etj se shembujt jane pa fund.

Sa per cunat, ndryshon me moshen /pf/images/graemlins/wink.gif

:wave:
 

gjekec

Primus registratum
Re: Exchanging beauty for status?

Fillimisht postuar nga alinos:
[qb] Sipas tendes Thatcher ngjan si burre sepse nuk u kujdes per veten, por per statusin?!

Mah! Un do thoja se nuk eshte aspak e vertete. Eshte thjesht nje mit maskilist, dmth qe vetem femrat qe nuk kane bukuri merren me "gjera te tjera" si kariera per t'i treguar botes se vlejne dicka.
Shembuj mund te sjell gjithe diten, nisur nga Hilary Clinton, both beauty and status :thumbsup: [/qb]
i don't really know about the status, the other day on television they were talking about her book that's being hard to get published because no publisher wants to publish it... :eek: :lol: .. i also don't know about the beauty part.. :rolleyes: :lol: unless you were being ironic
 
Top