Evropianizimi i Ballkanit - sfidë në 2006

Evropianizimi i Ballkanit - sfidë në 2006

Evropianizimi i Ballkanit - sfidë në 2006
412826505-20041204144532_4096019_macshane_203.jpg


Denis Macshane flet për BBC-në
Ish-ministri britanik për Evropën, Denis Macshane thotë se Ballkani ose do të evropianizohet ose do të përballemi me ballkanizimin e Evropës.
Zoti Macshane është deputet në parlamentin britanik që nga viti 1994. Ai konsiderohet si një nga përkrahësit më të fortë të Bashkimit Evropian dhe zgjerimit të tij.

Në karrieren e tij ka qënë gazetar i BBC-së, president i sindikatës se gazetarëve dhe themelues i Institutit të Politikës Evropiane.

Dr Macshane është njohës i mirë i Ballkanit dhe vazhdon të ketë interes në të ardhmen e tij.

Diana Kola bisedoi me Dr MacShane pas një leksioni që ai dha në London School Of Economics -- Ballkani Përëndimor, nga historia në Evropë.

Ai fillimisht flet për sfidat që ka Ballkani dhe Evropa në vitin2006.

Denis Macshane

Zoti Macshane: Vendimet e mëdha këtë vit janë, së pari për statusin e Kosovës. Shpresoj që Beogradi mund ta kuptojë se Serbia duhet ta lerë Kosovën dhe të bjerë dakort që me mbrojtje për serbët që jetojnë atje, ta lerë Kosovën të bëhet një shtet i pavarur. Mendoj se ky do të jetë një hap i rëndësishëm përpara në 2006 . Mendoj se problemi tjetër është se ka shumë krim, por nuk ka kapitalizëm të mjaftueshëm në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Shqipëri. Fatkeqësisht, pavarësisht nga përpjekjet e Dr. Berishës dhe qeverive të tjera, Shqipëria ka reputacionin ndërkombëtar se aty ka shumë kriminalitet. Unë do të dëshiroja të shihja një politikë të mirë ekonomike, ajo që mund të quhet kapitalizëm modern, dhe më pak ekonomi të keqe, që do të thotë krim: kontrabandë të duhanit, trafik të drogës, imigracion ilegal dhe forma të tjera korrupsioni që prishin shanset e Shqipërisë.

BBC: Le të ndalemi tëk çështja e parë që ju përmendët. Kur thoni që Serbia duhet ta lerë Kosovën, e keni fjalën që Kosova duhet të jetë krejtësisht e pavarur?
Zoti Macshane: Po. Ministrja e jashtme zvicerane Micheline Calmy-Rey ka dalë hapur dhe ka thënë se Kosova duhet të ketë status të pavarur si një shtet sovran. Është e pazakontë që një vend si Zvicra të udhëheqë në fushën diplomatike. Normalisht zviceranët parapëlqejnë të presin për vende të tjera të marrin vendime të mëdha në fushën e politikës së jashtme. Por unë mendoj se ajo ka të drejtë, dhe ajo po thotë me zë të lartë atë që çdo ministër i jashtëm në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara dhe në komunitetin ndërkombëtar po e thotë privatisht: se ne nuk duam të vazhdojmë me Kosovën si një protektorat i Kombeve të Bashkuara, me UNMIK-un duke e drejtuar atë në mënyrë jo efikase. Kosova ka nevojë për më pak ushtarë dhe më shumë policë, dhe Kosova si një shtet i pavarur sovran, e varfër, me burime të pamjaftueshme, me të gjitha veshtirësitë që ka, do të mund të marrë më shumë përgjegjësi për vendimet e veta - dhe nuk do të bllokojë me integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, sepse ky është çmimi i madh. Me një ekonomi me moderne, me popullatë të arsimuar, me burime të mëdha, me një kryeqytet të madh si Beogradi dhe qytete të tjera të mëdha si Novi Sadi, Serbia duhet të jetë së shpejti në rrugën drejt Evrop;s, por duhet të zgjidhë çështjen e Kosovës fillimisht dhe në të njëjtën kohë duhet të sigurojë që kriminelët e luftës si Mlladi, Karaxhiç të shkojnë në Hagë.

BBC: Pse nuk po e thonë udhëheqës të tjerë evropianë këtë me zë të lartë -- si ministrja e jashtme zvicerane, por edhe kur po përdoret fjala "pavarësi" i shtohet epiteti "i kushtëzuar"?
Zoti Macshane: Të gjitha shtetet evropiane kanë pavarësi të kushtëzuar, në atë kuptim që ne kemi rënë dakort të dorëzojmë një pjesë të sovranitetit tonë duke qënë pjesë e Bashkimit Evropian. Unë nuk mendoj se duhet të obsesohemi me terminologjinë. Në histori ka shumë shembuj në Evropë të diçkaje më pak se një shteti të plotë sovran, republikan ku mbyllen kufinjtë për pjesën tjetër të botës. Në fund të fundit ne pamë një shembull të një shteti të pavarur shqiptar nën zotin (Enver) Hoxha kur ai ishte në krye të Shqipërisë -- kjo ishte një katastrofë e plotë. Kështu në Evropën moderne, pavarësia e kushtëzuar është ndoshta cilësimi korrekt, por ne duam ta shohim Kosovën me autoritetin e një shteti që është në gjendje të marrë kredi, që është në gjendje të vendosë marrëdhënie me institucionet ndërkombëtare, të ketë përgjegjësi për sigurinë e vet, për policinë e vet dhe të pranojë përgjegjësi për minoritetet që jetojnë brenda kufijve të vet.

Denis Macshane

BBC: Çfarë do t'i thoshit atyre që janë të shqetësuar për egzistencën e dy shteteve shqiptare në Ballkan?
Zoti Macshane: Nuk ka asnjë problem, në kuptimin që Shqipëria ka egzistuar aty historikisht dhe ka qënë aty për shekuj, pavarësia e të cilës si shtet është konfirmuar me kufij të përcaktuar për pjesën më të madhe të shekullit të 20 edhe pse për nga qeverisja përvoja e saj nuk ka qënë e kënaqshme, dhe Kosova është me një shumicë të madhe shqiptare. Unë nuk shoh asnjë vështirësi - për shembull a duhet të shqetësohemi se ka dy-tre, apo dy shtete e gjysmë gjermane, Gjermania, Austria, dhe Zvicra apo tre shtete e gjysmë franceze, Franca Belgjika, Zvicra etj. Unë i konsideroj këto argumente irelevantë. Ajo që ka rëndësi në Evropën e sotme është mposhtja e krimit, korrupsionit, mposhtja e theksit të tepruar mbi identitetin fetar dhe ecja përpara në ekonominë moderne, me një shoqëri të drejtë, me arsim të mirë për të gjithë qytetarët.

BBC: Në leksionin tuaj, ju përmendët pesë probleme të mëdha që egzistojnë në Ballkan që ju i cilësuat si 5 C-të në anglisht apo 5 K-të në shqip -- konfesioni (feja); kapitalizmi; korrupsioni, krimi dhe komunizmi dhe të paktën katër prej tyre lidhen me Shqipërinë, të cilën ju e përmendët edhe në fillim të intervistës si një nga vendet e Ballkanit Perëndimor ku duhen zgjidhur disa probleme. Si ish-ministër i Evropës në kabinetin britanik, nga kontaktet tuaja me politikanët shqiptarë dhe me Shqipërinë vetë, pse mendoni se egzistojnë këto probleme thuajse 15 vjet pas rënies së komunizmit?
Zoti Macshane: Me përjashtim të Koresë se Veriut, nuk mendoj se ka patur një sundues komunist aq të lig sa Hoxha. Shqipëria ka patur trashëgiminë më të mjerueshme. Jugosllavia, 20-25 vjet më parë ishte një vend nga i cili të gjithë mund të udhëtonin pa viza, ishte një vend i pasur, i suksesshëm, pastaj erdhi periudha e Millosheviçit që e çoi në luftrat e viteve '90. Shqipëria ka vazhduar të bëjë gabime. Skandali i piramidave i mesit të viteve '90 ishte në fakt një lloj kryengritje e armatosur, që pastaj solli ndërhyrjen e domosdoshme të operacionit Alba ku u futën ushtarët italianë. Mendoj se Hoxha la pas një nga strukturat administrative shteterorë me të dobëta, me inefikase dhe ka qënë shumë e lehtë që si përgjigje ndaj problemeve të Shqipërisë të kalohet te krimi, kriminaliteti ndërkombëtar. Shqipëria varet shumë nga shqiptarët që jetojnë jashtë dhe dërgojnë të ardhurat e tyre në vend. Ajo nuk ka qënë në gjendje të zhvillojë ekonominë e vet, veçanërisht turizmin, por këto janë të gjitha sfida që mund të kapërcehen. Shqipëria, nga ana tjetër, është shumë e përgjegjshme në arenën ndërkombetare. Ajo është pjesë e komunitetit global që vepron kunder terrorrizmit - bashkëvepron në Afganistan dhe Irak. Udhëheqësit e vet thonë gjërat e duhura. Ajo ka kaluar në një proces zgjedhjesh demokratike dhe ka patur një ndryshim demokratik të qeverisë dhe shpresojmë që në Shqipëri po krijohet një kapital politik që do të mundësojë një qeverisje më të mirë të vendit në të ardhmen.

BBC: Ju vetë keni thënë se jeni optimist dhe njiheni si një nga mbështetësit me të mëdhenj të Evropës dhe zgjerimit të saj. Ku e mbështesni këtë optimizëm dhe çfarë do t'i thoshit skeptikëve që thonë se vende si Shqipëria nuk kanë vend në Evropë, të paktën në të ardhmen e afërt? Mos harrojmë se shpesh nëpër raporte të institucioneve ndërkombëtare dhe media, Shqipëria përmendet për krim, trafik, korrupsion dhe përveç problemeve reale ka edhe probleme të mëdha imazhi në Evropë.
Zoti Macshane: Të dorëzohesh para pesimizmit do të thotë të dorëzohesh para fatalizmit dhe determinizimit politik dhe ekonomik që është qesharake. Kur unë isha djalë i vogël në vitet 1950, vendi që dukej se kontrollonte krimin në Londër ishte Malta, maltezët. Nuk e di pse të shkretët maltezë shiheshin si shqiptarët e botës së krimit të Londrës. Tani Malta është një vend i pasur, i suksesshëm i Bashkimit Evropian. Më kujtohen vende si Spanja për shembull që jo shumë kohë më parë kanë qenë pabesueshmërisht të varfra, por qeveria dhe autoritetet spanjolle thanë: Jo, le të zhvillojmë industrinë e turizmit, të jemi miqësore dhe mikëpritës ndaj të huajve, të ndërtojmë hotele të mira dhe plazhe të bukura, dhe shumë shpejt Spanja u bë më e pasur. Pra bëhet fjalë për udhëheqje. Unë nuk do të komentoja mbi politikanët në Shqipëri. Kjo do të ishtë e pasjellshme dhe i uroj atyre gjithë të mirat, por është e domosdoshme që Shqipëria të dërgojë sinjale të qarta se po lufton krimin e organizuar brenda Shqipërisë. Ne nuk mund ta bëjmë këtë. Unë s'flas shqip. Policët britanikë nuk flasin shqip, as policët italianë apo gjermanë nuk flasin shqip, përveç disa specialistëve. I takon vetë Shqipërisë dhe udhëheqësve të vet të thonë: "A duam që vendi ynë të jetë i suksesshëm apo e vetmja gjë që duam është ta lemë dhe të shkojme të jetojmë diku tjetër?". Ky është një propozim qesharak në Evropën bashkëkohore. Ne duam që Shqipëria të jetë një vend normal evropian ku njerëzit janë të lumtur të jetojnë dhe të përparojnë, ku kanë mundësi të udhëtojnë, nga ku mund të vizitojnë vende të tjera, të punojnë jashtë si të gjithë ne, pa viza, por kjo kërkon udhëheqje nga brenda Shqipërisë.

BBC: Po kjo pikë e fundit që ju përmendët ka mjaft rëndësi -- pra lëvizja e lirë -- edhe në nivel individual, por edhe si shoqëri. Për shumë njerëz të thjeshtë lëvizja e lirë është shumë e rëndësishme për t'i dhënë atyre mundësinë për të punuar, studiuar etj., dhe qeverive të Evropës Përëndimore i kërkohet vazhdimisht nga qytetarët, por edhe nga politikanët shqiptarë të lehtësojnë regjimin e vizave për t'u dhënë mundësi shqiptarëve të shkojnë në Evropë edhe për të punuar përkohësisht në mënyrë që të ndihmojnë ekonominë e familjeve të tyre, por edhe të vendit pasi siç e thatë edhe ju është një vend mjaft i varfër. Në fakt ajo që po ndodh me sistemin e vizave është se për shkak të kufizimeve janë bandat kriminale ato që po përfitojnë duke i siguruar shqiptarëve kalimin ilegal në Evropë që krijon edhe probleme të kriminalitetit.
Zoti Macshane: Po kjo është e drejtë -- është si problemi i vjetër i periudhës së ndalimit të alkoholit në Shtetet e Bashkuara, ku u përpoqën t'i ndalonin njerëzit të pijnë alkohol dhe menjëherë mbërritën bandat kriminale duke i dhënë njerëzve mundësinë të bënin atë që donin, pra të pinin. Po kështu ndodh me udhëtimin e lirë. Mendoj se ka arsye për të bërë një lehtësim të kufizimit të vizave, por kjo është një deklaratë nga dikush që është i interesuar për politikën e jashtme dhe në rritjen e Evropës. Nëse flet me policë britanikë apo me ministritë e brendshme në Evropë dhe këtu në Londër, që është përgjegjëse për këto çeshtje, ata janë shumë të frikësuar dhe të nervozuar. Ata thonë: "Kjo është çmenduri. Nëse heqim regjimin e vizave do të vijnë më shumë kriminelë". Unë personalisht nuk mendoj se është kështu. Unë mendoj se ne kemi nevojë këtu në Britani për njerëz që janë të gatshëm të punojnë. Ne i kemi hapur kufijtë për vendet e tjera të lindjes që janë anëtare të BE-së në një kohë kur vende si Franca dhe Gjermania e ruajtën kontrollin strikt, dhe kjo ka funksionuar në avantazh të Britanisë. Kështu me kalimin e kohës, dhe nëse Evropa rikthehet në rrugën e rritjes ekonomike, nëse Gjermania për shembull po rritet me 3 ose 4 për qind do të kërkojë punëtorë shqiptarë për të bërë punët që do të hapen. Por për momentin, në Gjermani, Francë, në Itali, tre ekonomitë e mëdha të Evropës përveç Mbretërisë së Bashkuar, ne kemi një rritje prej 0 për qind, kemi papunësi masive dhe kemi një politikë ku njerëzit janë të frikësuar nga heqja e kufizimeve të vizave, por kjo eshtë diçka që duhet të kemi si synim të arrijmë.

BBC: Dhe së fundi çfarë mendoni ju se do t'i bëjë evropianët, optimistët dhe skeptikët, që kur të shohin Ballkanin të thonë: Po, kemi arritur evropianizimin e Ballkanit?
Zoti Macshane: Përfundimi i çështjeve të papërfunduara të viteve 1990, që do të thotë dërgimi i atyre që akuzohen për krime lufte aty ku u takon - në Hagë. Së dyti, t'i jepet mundësi Kosovës të jetë Kosovë. Së treti, të mos kemi lajme nga Ballkani, sepse nuk ndodh asgjë që shkakton interes, nuk ka trazira, nuk po sulmohen kisha, ndaj fshatrave serbe nuk ka kërcënime, nuk ka skandale të mëdha kriminaliteti si skemat piramidale, nuk ka trafikim të njerëzve dhe fëmijëve. Pra, Ballkani Përëndimor të bëhet monoton, sepse kjo i pëlqen parave. Kapitalit i pëlqen stabiliteti, normaliteti dhe jo titujt bombastikë të lajmeve. Dhe ajo për të cilën ka nevojë Ballkani Perëndimor është investimi ekonomik, por ai nuk mund të krijohet në mënyrë artificiale, ose nuk mund t'u thuash investitorëve të çojnë paratë e tyre në një rajon nëse ata nuk mendojnë se paratë e tyre do të jenë të garantuara, se ka shtet ligjor, se vendimet merren për arsye biznesi, jo sepse një politikan do që t'i sigurojë vend pune të birit apo bijës së vet në këtë kompani perëndimore. Dhe në fakt njerëzit e dinë se çfarë duhet bërë, ata thjesht duhet të nisin ta bëjnë në mënyrë modeste hap pas hapi, por mendoj se kjo mund ta përshpejtojë, dhe për këtë unë shpresoj, që Ballkani Perëndimor do të bëhet si çdo pjesë tjetër e Evropës.
 

zog

Primus registratum
Re: Evropianizimi i Ballkanit - sfidë në 2006

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />

Ministrja e jashtme zvicerane Micheline Calmy-Rey ka dalë hapur dhe ka thënë se Kosova duhet të ketë status të pavarur si një shtet sovran. Është e pazakontë që një vend si Zvicra të udhëheqë në fushën diplomatike. Normalisht zviceranët parapëlqejnë të presin për vende të tjera të marrin vendime të mëdha në fushën e politikës së jashtme.

[/ QUOTE ]

zvicres i INTERESON pavaresia e kosoves vetem per nje qellim, TE SHPERNGULE komunitetin me te madh te shqiptareve (kosovare) qe ndodhen ne teritorin e saj.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Evropianizimi i Ballkanit - sfidë në 2006

Me se e vertete kjo! /pf/images/graemlins/wave.gif
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Evropianizimi i Ballkanit - sfidë në 2006

Normal,mentaliteti turkoshak i shqiptareve te Kosoves ne Zvicer,ka kriju vetem antipatine e vendasve!
 

ados

Primus registratum
Re: Evropianizimi i Ballkanit - sfidë në 2006

hmmm kam degjear se kosovaret ne Zvicer jane drog deal-et me te rrezikshem ne europe. Por jo kaq , sa zvicerianet duan ti shperngulin apo ti heqin qafe. Pastaj,per ke flasim? Zvicra perbehet nga 3 kantone te cilat kurre nuk tolerojne njeri-tjetrin..Jane sionistet me bankat e tyre qe e mbajne gjalle Zvicren..Fuck them..
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: Evropianizimi i Ballkanit - sfidë në 2006

Per sa i perket Shqiperise fjala kyçe eshte "Udheheqje".Hartimi i ligjeve,planeve,strategjive dhe garantimi i zbatimit te tyre varen te gjitha nga menyra dhe cilesia e udheheqjes.Fatkeqsisht,ne Shqiperi, klasa politike le shume per te deshiruar;nuk mendohet e nuk punohet aq sa duhet e ashtu si duhet.Gjerat,ndoshta,kane filluar te levizin ndopak,por fare fare pak.
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: Evropianizimi i Ballkanit - sfidë në 2006

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Normal,mentaliteti turkoshak i shqiptareve te Kosoves ne Zvicer,ka kriju vetem antipatine e vendasve!

[/ QUOTE ]
Orosh,je i fiksuar me mentalitetin e myslimaneve shqiptare.Jane te tjera gjera,akoma me te renda,si kriminaliteti, ato qe shkaktojne antipatine e deri edhe urrejtjen kundrejt shqiptareve.
 
Top