Evropiani 2003 - ILIR KARAFANI SHKELQEN ME VENDIN E TRETE

Sportdashesi

Primus registratum
Evropiani 2003 - ILIR KARAFANI SHKELQEN ME VENDIN E TRETE

Evropiani 2003 - ILIR KARAFANI SHKELQEN ME VENDIN E TRETE
Eshte dashur qe te vije dita e Shtune ( 19 Prill ) e Kampionatit Evropian te Peshengritjes ne Lutraqi te Athinesqe sportdashesit shqiptare te brohorasin me krenari per nje peshengrites te tyre qe hypi ne podiumin e me te mireve te Evropes. ILIR KARAFANI nje histori dhe legjende e peshengritjes shqiptare ne moshen 32 vjecare arrin te korr suksesin me te madhe te karrieres se tij. E pabesueshme per moshen e tij por jo per forcen e tij fizike dhe shpirterore. Ai ngre larte peshen dhe bashke me te gjithe sallen ku te shtunen mbizoterornin shqiptaret me brohoritje e tyre .
Pesha 85 kg ishte ajo qe i dha Shqiperise medaljen e vetme te Evropianit "Lutraki 2003" ne Peshengritje .
Ne stilin e pare ate te Shkeputjes ILIR KARAFANI (vinte ne kete stil me 162,5 kg ) beri perpjekjen e tij te pare duke e vendosur shtangen ne 160 kg . Sapo futet ne sken degjohen menjehere fishkellimat dhe brohoritjet nga spektatoret shqiptare te ulur ne karriget e salles . Kthen koken nga ata dhe sheh flamujt e kuq e Zi te mbushnin sallen dhe mbajtesit e tyre te hidhen ne kembe duke e duratrokitur. Mbas disa sekondash mbajne heshtje te gjithe per ti dhen mundesi peshengritesit shqiptar qe hapte dhe konkurrimin i pari ne kete gare qe te perqendrohet . ILIR KARAFANI ka kapur peshen dhe e ka ngritur pa asnje problem duke korrur brohoritjen e te gjitheve. Trajneri Shaqiri e vendos peshen menjehere tek 165 kg qe dhe eshte dhe rezultati me i mire personal i KARAFANIT . Iliri futetet ne pedane dhe ngen perseri peshen por kesaj rradhe me veshtiresi . Sapo e le ate ndjen pak shqetesime ne kycin e dores se djathte . Athere harese se madhe qe na perfshin te gjitheve ne sportdashesve shqiptare na kap per nje cast ankthi nese mos ka pesuar ndonje gje serioze ne dore. Por ILIR KARAFANI vazhdon perpjekjet e tij duke e vendosur barren ne 167.5 kg te cilat megjithese arrin ti vendosi larte per pak sekonda i biejne. Kjo ndoshta i ka kushtuar dhe medaljen ne dygaresh por megjithate ai nuk e humb vetbesimin ne forcat dhe shpresat e tij . Ai dhe trajneri Shaqiri e dijne se stili per te cilen ka ardhur per medaje eshte tjetri ai i Shtytjes. Ne perfundim te gares ai ze vendin e 7-te midis 18 pjesemarresve. . 
Ndersa ne stilin e pare ishte futur i pari ne e stilin e dyte ate te Shtytjes ILIR KARAFANI pret sesi shkojne kundershtaret e tij dhe atehere kur kane ngelur vetem tre konkurrues trajneri Shaqiri rrezikon duke e vendosur barren qe ne tentativen e pare ne rezultatin me te mire me te cilen vinte ILIR KARAFANI ne 205 kg. Te gjithe sportdashesit shqiptare ne salle jane ngritur ne kembe mbasi e dijne se ngritja e saj do ta vinte ne podiumin e nderit Shqiperine. Iliri futen dhe kesaj rradhe ne pedane i shoqeruar si asnjehere tjeter nga thirrjet e sportdashesve. Kur vendoset qetesia ai perqendrohet dhe pa humbur kohe e ngren dhe e vendos ne sup barren dhe mbasi merr pak fryme thelle e ngren ate larte duke e mbajtur per disa sekonda. E gjithe salla brohoritet por fatkeqesisht ILIR KARAFANI i cili ka me te forta duar sesa kembet e tij nuk arrin qe te perqendrohet ne nje vend duke ecur keshtu me disa hapa me 205 kg siper tij. Mbasi lodhet i hedh poshte duke nervozuar pakez me tekniken e tij. Megjithate i ben me dore shikuesve sikur do te thote se ne perpjekjen e dyte do ta ngreje ate. Nderkaq peshengritesi rus Iouri MYSHKOVETS ka arritu te ngreje kete peshe ne tentativen e dyte.Ai eshte me i lehte se Iliri keshtu qe nqsIliri e ngren kete peshe ai do te jete perseri perpara dhe do te fitoj medaljen e vendit te dyte. Vendi i pare nuk diskutohet mbasi atje eshte fenomi bullgar Zlatan VASILEV i cili fillon garen atehere kur te gjithe mbarojne. Trajneri Shaqiri kesaj rradhe nuk rrezikon dhe ne nje mendje me Ilirin jane qe ai te marre nje medalje qofte dhe bronxi ne kete stil i cili do te ishte dhe suksesi me i madh per Ilirin gjate gjithe karrieres se tije sportive. Ne kete cast mendja ne shkon tek medalja e argjende boterore e ILIRIAN SULIT e cila u fitua me te njejten menyre duke sakrifikuar medaljen ne dygaresh. Keshtu ILIR KARAFANI e vazhdon garen ne 205 kg por kesaj rradhe mjaft i bindur se do ta ngreje kete peshe . Ai futet ne pedane si gjithmone i shoqeruar nga therritjet e sportdashesve kuqezi . Mbasi perqendrohet mire ben tentativen e fillimit duke e hadhur barren ne supe . Mbasi merr fryme thelle e hedh persiper me te gjithe forcen e tij fizike qe ka tek duart . Perseri ai fillon te bej disa hapa te vogel ne pedane duke na shtangur te gjithe. Atehere Iliri ve forcen e tij shpirterore duke e mbajtur edhe me teper sekonda siper por kesaj rradhe duke ndaluar disi. Eshte dashur vetem brohoritja e trajnerit per te kuptuar se perpjekja e tij ishte e sukseshme. Ai hedhe poshte peshen dhe kercen duke therritur me te madhe : "SHQIPERIA ! SHQIPERIA!" Ne salle nuk mund t eimagjinohet hareja qe perfshin te gjihe sportdashesit shqiptare. Sapo Iliri ktheht tek trajneret e tij te gjithe i bijne kraheve dhe supeve te tij me gezim . AI ka arritur perfundimisht mbas nje karriere 20 vjecare ne sportin e peshengritjes te shkruaje emrin e tij me germa te arta ne historine e sportit shqiptar . Dhe ne kete hare te madhe qe i ka pushtuar te gjithe trajneri Shaqiri sheh per vendin e dyte ne kete stil duke e vendosur barren ne 210 kg duke rrezikuar keshtu shume nedine e nderit te ILIR KARAFANIT ne Dygaresh . Ishte me te vertete nje gabim fatal mbasi te gjithe konkurruesit e Ilirit kishin mbaruar garen dhe dy prej tyre ishin ne vendin e trete dhe te katert me te njejten peshe totale te ngritur por ama duke qene me te lehte ne peshe turpore fitonin ndaj Ilirit. Keshtu ne vend qe te vazhdohej konkurrimi ne peshen 207,5 kg qe do ti jipte dhe vendin e trete ne dygaresh sportisti dhe trajneri shqiptare tentojne per 210 kg nderkoh qe konkurruesi rus Iouri MYSHKOVETS duke pasur prane tij trajnere te shquar me pervoje e vendos per me teper. Keshtu ILIR KARAFANI duhet te ngreje 5 kg me teper se rezultati me i mire i tij personal . Ai nuk vonohet dhe del ne pedane me shume besim dhe kesaj rradhe per ngritjen e kesaj peshe kaq te madhe . Dhe per disa sekonda kur e ngren ate larte tregon se i kishte mundesite per kete peshe . Por nuk ka mundur ta mbaje peshen aq sa duhet larte dhe ajo bien poshte. Megjithate ai dhe trajneri Shaqiri jane te gezuar per kete sukses kaq te madh. Ne perfunidm ai ze vendin e 3-te ne kete stil duke i dhuruar nje medalje bronxi evropiane Shqiperise.
  Ne Dygaresh 33-vjecari ILIR KARAFANI i "Dinamos" se Tiranes zuri vendin e 5-te me 370 kg ne total dhe humbet vendin e 3-te ( ashtu sic ndodhi dhe me ILIRIAN SULIT ne boteror ) dhe te 4-rt vetem ne saj te peshes trupore . Megjithate ai i ka mbushur zemrat e te gjitheve me nje gezim te pamatur. Kur shfaqet ne ceremonine e ndarjeve te medaljeve ne podiumin e nderit sapo cilesohet emri i tij dhe i vendit qe perfaqeson e gjithe salla ngrihet ne peshe nga thirrjet "ALBANIA!" , "KAFARANI!" etj.
Peshengritja edhe njehere na beri krenar brenda 5 muajve. Me vertete ajo meriton medaljen e arte midis te githave sporteve shqiptare m,basi eshte i vetmi sport shqiptar qe na ka ofruar keto arritje ne nivelin nderkombetar. Urojme qe sukset e Ekipit te Rinjve shqiptar ( 16-17 vjecare ne moshe) me ne krye Ilir Karafanin ti tregoje shqiptareve dhe pushtetareve se kush jan sportet ku shqiptari shquhet dhe kush jane sportet ku duhen investuar per te ardhmen . Ekipi i sotem shqiptar i Peshengritjes mund te quhet ekipi "DREAM TEAM" i Shqiperise ne vitet e ardhesme sigurisht nqs peshengritesit e talentuar te saj nuk largohen dhe shoqeria shqiptare dhe drejtuesit e sportit ne Shqiperi kane si detyre ti mbajne afer ata moralisht dhe ekonomikisht qe te degjohen ne sallat ne bote thirrjet "SHQIPERIA! , SHQIPERIA!"Pergatiti : Arlind Ciri ( www.Sportdashesi.com )
Athine, Greqi - 20 Prill
 
Top