evoucioni i te drejtes se autorit

komino

Valoris scriptorum
evoucioni i te drejtes se autorit

nga fillimi

Dekret

Nr.4389, datë 7.5.1968



Mbi të drejtën e autorit



Me qëllim që të nxitet dhe të zhvillohet veprimtaria krijuese e njerëzve të letërsisë, arteve dhe të shkencës për të krijuar vepra me një përmbajtje të shëndoshë ideologjike /pf/images/graemlins/smash.gif dhe me vlerë të lartë artistike në shërbim të socializmit dhe të edukimit revolucionar /pf/images/graemlins/laugh.gif të masave dhe duke u mbështetur në inisiativat e tyre revolucionare për të hequr dorë nga shpërblimet e tepërta për veprat letrare, artistike dhe shkencore;

Në mbështetje të nenit 58, pika 6 e Kushtetutës;

Me propozim të Qeverisë;



Presidiumi i Kuvendit Popullor

i Republikës Popullore të Shqipërisë



Vendosi:



KREU I

Objekti i së drejtës së autorit



Neni 1



Marrëdhëniet që lindin nga krijimi i veprave letrare, artistike dhe shkencore, si dhe i çdo vepre tjetër të krijimtarisë intelektuale, rregullohen sipas dispozitave të këtij dekreti.



Neni 2



Objekt të së drejtës së autorit janë të gjitha veprat e krijimtarisë në fushën letrare, artistike dhe shkencore, që i shërbejnë edukimit komunist të masave, ciladoqoftë mënyra dhe forma e paraqitjes dhe destinimi i tyre. Janë gjithashtu objekt i së drejtës së autorit: adaptimet, përpunimet, përmbledhjet, orkestrimet muzikore, çdo transformim i veprave letrare, muzikore ose shkencore si dhe përkthimet në një gjuhë tjetër të veprës letrare ose shkencore.



KREU II

Subjekti i së drejtës së autorit



Neni 3



Autor është personi që ka krijuar veprën.
-------
E drejta e autorit lind nga casti që vepra është shprehur me gojë ose ka marrë formën e dorëshkrimit, skicës, grafikut, figurës, tabllosë, ose çdo forme tjetër konkrete.
-------
Për veprat fotografike e drejta e autorit lind vetëm në rast se në çdo ekzemplar të veprës janë trguar emri i autorit, viti dhe vëndi i botimit të veprës.



Neni 4



E drejta e autorit mbi një vepër të krijuar nga dy ose më shumë autorë u përket në mënyrë të pandarë të gjithë bashkëautorëve, si në rastin kur vepra e përbashkët përbën një tërësi të pandarë, ashtu dhe kur kjo përbëhet nga pjesë që kanë një vlerë letrare, artistike ose shkencore më vehte.

Secili nga bashkëautorët ruan të drejtën e autorit mbi pjesën e tij në rast se kjo pjesë ka një vlerë letrare, artistike ose shkencore më vehte, dhe në rast se midis tyre nuk ka marrëveshje të kundërt.

Nuk quhen bashkëautorë: a) personat që i kanë dhënë autorit të veprës ndihmë teknike; b) ekzekutorët e veprës dhe regjizorët; c) redaktorët e veprës.



Neni 5



Kinostudjoja, organizatat e radiodifuzionit, televizionit dhe regjistrimit mekanik të zërit kanë të drejtën e autorit mbi veprën e krijuar prej tyre në tërësi.

Autori i subjektit letrar, i skenarit letrar, i veprës muzikore, i veprës së artit figurativ ose i veprës fotografike ruan të drejtën e autorit mbi veprën e tij që është përfshirë në veprën e krijuar bashkarisht.



Neni 6



E drejta e autorit mbi figurën e një personi në pikturë, skulpturë grafik ose fotografik i përket krijuesit të figurës. Por riprodhimi ose përhapja e një figure të tillë lejohet vetëm me pëlqimin e personit që është paraqitur në figurë.

Pëlqimi i personit që është paraqitur në figurë nuk është i nevojshëm kur riprodhimi i figurës bëhet për interesa shtetërore ose shoqërore.



Neni 7



E drejta e autorit mbi letrat dhe ditarët me karakter personal i përket personit që i ka shkruar.

Publikimi i tyre lejohet vetëm me pëlqimin e autorit dhe të personit të cilit i janë dërguar. Në rast vdekjeje të ndonjërit prej tyre ose të të dyve, publikimi lejohet me pëlqimin e bashkëshortit, të fëmijëve ose të prindërve të të vdekurit.



Neni 8



Institucionet shkencore dhe organizatat e tjera që botojnë me anë të cfarëdo shtëpie botuese broshura shkencore, gazeta ose botime të tjera periodike, enclikopedi, fjalorë ose indekse, kanë të drejtën e autorit mbi këto botime në tërësi. Secili nga autorët e veprave që përfshihen në një nga veprat e përmendura, ruan të drejtën e autorit mbi veprën e tij.



Neni 9



E drejta e autorit mbi një vepër që është publikuar për herën e parë në teritorin e Republikës Popullore të Shqipërisë ose që ndodhet në teritorin e saj në formë dorëshkrimi, skice ose në ndonjë formë tjetër konkrete, i njihet autorit, pavarësisht nga shtetësia e tij.

E drejta e autorit, që nuk është shtetas shqiptar mbi një vepër që është publikuar ose që ndodhet jashtë teritorit të Republikës Popullore të Shqipërisë në formë dorëshkrimi, skice ose ose në ndonjë formë tjetër konkrete, njihet në Republikën Popullore të Shqipërisë vetëm në rast që është lidhur me shtetin e interesuar një marrëveshje e posacme dhe brënda kufijve të kësaj marrëveshjeje.

Botimi, shfaqja ose ekzekutimi jashtë shtetit i një vepre të pabotuar, të një autori shtetas shqiptar lejohet vetëm me pëlqimin e institucioneve shtetërore.



Neni 10



Vepra quhet e publikuar në kuptim të këtij dekreti kur ajo është botuar, është cfaqur ose ekspozuar në publik ose ka dalë në dritë në çdo mënyrë tjetër.



KREU III

Përmbajtja e së drejtës së autorit



Neni 11



Autori i përket:

a) e drejta që të njihet si autor, duke dalë vepra me emërin ose me pseudonimin e tij ose pa emër (anonim);

b) e drejta që të mos lejojë ndryshimin e veprës ose përdorimin e sajë në mënyrë të padrejtë;

c) e drejta që të botojë, të cfaqë, të ekzekutojë ose të ekspozojë në publik, të përhapë, të përdorë në çdo mënyrë tjetër veprën me të gjitha mjetet e lejuara;

d) e drejta që të marrë vetëm një herë shpërblim për botimin ose përdorimin në çdo mënyrë tjetër të veprës;

e) e drejta që të marrë një shpërblim për ribotimin e përpunuar të veprës.



Neni 12



Botimi, shfaqja ose ekzekutimi në publik i veprës së pabotuar si dhe ribotimi, përhapja, riprodhimi, ekspozimi ose përdorimi në ndonjë mënyrë tjetër i veprës së tjetrit lejohet vetëm me pëlqimin e autorit.

Pa pëlqimin e autorit, nuk mund t’i bëhen veprës së tij shtesa, shkurtime ose ndryshime me rastin e botimit, të shfaqjes ose të ekzekutimit në publik, ose të përdorimit në çdo mënyrë tjetër të veprës.



Neni 13



Nuk quhen shkelje të së drejtës së autorit:

a) përdorimi i veprës letrare, muzikore ose shkencore të tjetrit, për adaptimin, përpunimin, orkestrimin muzikor ose çdo transformim tjetër si dhe kthimi i një vepre të pikturës në skulpturë ose anasjelltas. Për këtë duhet të vihet në dijeni autori.

b) përdorimi në vepra shkencore ose në vepra të kritikës letrare etj. I pjesëve të nxjerra nga veprat e botuara të të tjerve (citate);

c) vënia në përmbëledhjet shkencore, politiko-arsimore, në tekstet dhe manualet mësimore, në antonolgjitë dhe në kalendaret e pjesëve të nxjerra nga vepra të botuara letrare, artistike dhe shkencore si dhe e fotografive të veçanta, por brënda kufijve të nevojshme për të arritur qëllimin e veprës;

d) botimi në shtypin e përditshëm ose periodik i fjalimeve ose raporteve të mbajtura në mbledhje, në konferenca politike ose shoqërore, si dhe i të dhënave ose i pjesëve të nxjerra prej tyre;

e) ribotimi në shtypin e përditshëm dhe periodik ose në botime përkujtimore i lajmëve, i artikujve dhe i fotografive të botuara në gazeta të tjera dhe në shtypin periodik si dhe i pjesëve të nxjerra nga vepra të botuara letrare, artistike ose shkencore;

f) shfaqja ose ekzekutimi në institucione kulturale, arsimore, etj. I veprave të botuara, të cfaqura ose të ekzekutuara në publik;

g) riprodhimi i veprave artistike dhe i fotografive artistike për të cilat autorit i është paguar një herë shpërblim;

h) transmetimi me anë të radios ose të televizionit i veprave letrare, artistike ose shkencore të botuara, të cfaqura ose të ekzekutuara në publik, si dhe marrja e këtyre veprave në film për t’u përdorur në filma dokumentar kronikalë;

i) përkthimi i një vepre në një gjuhë tjetër.



Neni 14



Kur e kërkon interesi i përgjithshëm, me pëlqimin e Ministrisë së Arsimit dhe kulturës, lejohet botimi, cfaqja, ekzekutimi ose përdorimi në ndonjë mënyrë tjetër i veprave, letrave dhe ditarëve personalë të pabotuar.



Neni 15



Cilido që boton, shfaq ose ekzekuton në publik veprën e një tjetri, detyrohet të tregojë emërin ose pseudonimin e autorit, përvec kur autori i veprës është i panjohur (anonim).

Kur vepra letrare, artistike ose shkencore e një tjetri adaptohet, përpunohet, përmblidhet ose përkthehet duhet të tregohet titulli i veprës origjinale, emëri i autorit të saj si dhe emëri i adaptuesit, përpunuesit, përmbledhësit ose përkthyesit. Në veprat e artit figurativ duhet të shënohet edhe vëndi ku ndodhet origjinali, si dhe emëri i atij që ka bërë kopjen. Emërat ose njoftimet e tjera duhet të përmenden dedhe në afishet, lajmërimet dhe botimet e tjera të veprës që është bërë sipas veprës letrare, artistike ose shkencore të tjetrit.



Neni 16



Kur një vepër është botuar, ekzekutuar në publik, cfaqur ose është përdorur në ndonjë mënyrë tjetër pa pëlqimin e autorit si dhe kur është shkelur ndonjë e drejtë tjetër e tij, autori ka të drejtë të kërkojë që të ndalohet dhe të pezullohet botimi, përhapja, cfaqja, ekzekutimi ose përdorimi në çdo mënyrë tjetër i veprës.



Neni 17



Kur në vepër botohet, shfaqet ose ekzekutohet në publik ose në çdo mënyrë tjetër publikohet për herë të parë, pas vdekjes së autorit, poseduesi i veprës, ka të drejtë të marrë një shpërblim të menjëherëshëm në masën e caktuar.



Dispozita të fundit



Neni 18



Masa e shpërblimit të autorit dhe mënyra e pagimit të tij caktohen me dispozita të Këshillit të Ministrave.

Për veprat artistike dhe shkencore, tekstet shkollore, shkrimet e ndryeshme për shtypin, radion e ATSH dhe për përkthimet e krijuara nga punonjësit gjatë orarit zyrtar të punës ose që përfshihen në funksionin, detyrat dhe planin e punës së punonjësve efektivë, nuk jepet shpërblim.



Neni 19



Dekreti nr.3077, datë 23.31960 “Mbi të drejtën e autorit”, shfuqizohet.



Neni 20



Ky dekret hyn në fuqi 15 ditë pas shpalljes në GazetënZyrtare.



PËR PRESIDIUMIN E KUVENDIT POPULLOR TË REPUBLIKËS POPULLORE TË SHQIPËRISË



Sekretari: Kryetari:

Bilbil Klosi Haxhi Lleshi
 

komino

Valoris scriptorum
Re: evoucioni i te drejtes se autorit

Vendim

Nr.73, datë 29.5.1968



MBI APROVIMIN E RREGULLORES “MBI SHPËRBLIMIN E AUTORËVE TË VEPRAVE LETRARE, ARTISTIKE, SHKENCORE, SI DHE TË INTERPRETUESVE TË NDRYSHËM”



Me qëllim që të nxisë dhe të inkurajojë veprimtarinë krijuese të njerëzve të letërsisë, arteve dhe të shkencës për të prodhuar vepra me përmbajtje të shëndoshë ideollogjike dhe me vlerë artistike që t’i shërbejnë edukimit revolucionar të masave dhe ndërtimit socialist të vëndit, në mbështetje të nenit 18 të dekretit nr.4389, datë 7.5.1968 “Mbi të drejtat e autorit”, Këshilli i Ministrave,



Vendosi:



Aprovimin e rregullores “Mbi shpërblimin e autorëve të veprave letrare, artistike, shkencore si dhe të interpretuesëve të ndryshëm” me këtë përmbajtje:



Neni 1



Autorët e veprave letrare, artistike, shkencore, përkthimeve, adaptimeve etj. Shpërblehen, sipas llojt dhe vlerës së veprës, në bazë të fletës tipografike ose faqes daktilografike.

Fleta tipografike përmban 40.000 gërma e shenja, kurse faqja e daktilografuar 2500 gërma e shenja.



Neni 2



Autorët gëzojnë vetëm një shpërblim për veprën e tyre kur kjo botohet, ekzekutohet ose vihet në skenë për herë të parë, pavarsisht nga tirazhi, ribotimi, riprodhimi, përkthimi, adaptimi, dramatizimi ose cfaqja e veprës.

Kur një vepër e botuar, e ekzekutuar ose e vënë në skenë, përpunohet, jo më pak se 25%, autorit i jepet një shpërblim në masën 10-15% e shpërblimit të botimit të parë.



Neni 3



Artistët ekzekutues, regjizorët, dirigjentët, balet-maestrat etj., kur dërgohen në një institucion tjetër artistik për të dhënë cfaqje për inxhizime, për radio-montazhe, ose për një punë të caktuar brënda orarit të zyrtar, ose brënda orareve të normuara të kohës së punës së tyre, nuk shpërblehen.



Neni 4



Kur autori i shton veprës pjesë të reja, shpërblehet për pjesën e shtuar.

Kur në veprat origjinale, në tekstet dhe punimet e tjera përfshihen edhe pjesë që janë të përkthyera, këto pjesë shpërblehen si përkthime.



Neni 5



Nuk jepet shpërblim për incizimet e pjesëve që ekzekutohen ose cfaqen nga ansamble e grupe artistike profesioniste ose amatore, kur këto pjesë përfshihen në programin e tyre dhe incizohen në sallat e cfaqjeve, ose në studiot e radios dhe të televizionit brënda orarit të punës.



Neni 6



Shpërblimi caktohet nga organet përkatëse sipas vlerësimit që i bëhen veprës në bazë të tarifave të shënuara në pasqyrën që është pjesë e pandarë e këtij vendimi.



Neni 7



Për punime të veçanta, që nuk përmenden në këtë rregullore dhe që nuk mund të hyjnë në asnjë kategori të parashikuar, sic janë abetaret, kalendaret, hartat origjinale etj., institucionet e interesuara kanë të drejtë të caktojnë shpërblimin me anë të një komisioni në bazë të kohës së punës së përdorur ose në bazë të vlerësimit që i bëhet veprës në anallogji me shpërblimet e tjera të caktuara në këtë rregullore.

Për vepra të veçanta pikture e skulpture mund të jepen shpërblime mbi kufitë e caktuar në këtë rregullore, në bazë të vlerësimit që do të bëhet nga një komision i posacëm i ngritur për këtë qëllim nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës.



Neni 8



Rregullorja “ mbi të drejtën e autorit” aprovuar me vendimin nr.155, datë 22.3.1960 dhe vendimi nr.67, datë 21.1.1960 “mbi tarifat e shpërblimeve të interpretuesve këngëtarëve, aktorëve etj., shfuqizohet.



Neni 9



Kjo rregullore hyn në fuqi njëkohësisht me dekretin nr.4389, datë 7.5.1968 mbi të drejtën e autorit.



Kryetari i Këshillit të Ministrave

Mehmet Shehu



Pasqyra mbi shpërblimin e autorëve të veprave letrare, artistike dhe shkencore, si dhe për interpretime të ndryshme



NR.
Emërtimi i veprës
Shpërblimi në lekë


I. Veprat origjinale dhe adaptimet shpërblehen për çdo fletë tipografike:


1.
Proza artistike (roman, tregim i gjatë, skicë etj.) dhe për prozën për fëmijë.

- Tregimet e shkurtëra gjer gjysëm fletë tipografike me vlerë të veçantë artistike shpërblehen


120 gjer 300



150

2.
Veprat publicistike.
60 gjer 150

3.
Veprat e ndryeshmë shkencore, kritika letrare e artistike, tekstet e institucioneve të larta arsimore.


160 gjer 360

4.
Veprat e ndryeshme popullarizojnë shkencën.
80 gjer 160

5.
Studimet e ndryeshme shkencore që nuk destinohen për në shtyp dhe përdoren si materiale studimi.


75 gjer 150

6.
Tekstet e shkollave fillore, 8/vjecare, 12/vjecare, të ulëta dhe të mesme profesionale, letërsia metodike për mësues (materiale eksperience).

- Fotografitë dhe skicat, që merren nga libra të ndryshme dhe përfshihen në tekstet mësimore, llogariten dhe paguhen me fletë tipografike sipas llojt të teksit.




100 gjer 220

7.
Leksionet e ndryeshme për masat të çdo kategorie kur shumëfishohen në poligraf.


60 gjer 100

8.
Adaptimi i veprave shkencore, muzikore, teksteve shkollare etj. Në gjuhën shqipe.


45 gjer 90

9.
Adaptimi i veprave shkencore, muzikore, teksteve shkollore etj. Në gjuhë të huaj.


50 gjer 100


II. Pë veprat origjinale theatrale të aprovuara nga organet e autorizuara kur botohen ose vihen në skenë për herë të parë shpërblehen:


1.
Pjesë me shumë akte.

-Dramatizimi për skenë.
700 gjer 2000

250 gjer 800

2.
Pjesë me një akt.

-Dramatizim për skenë.
100 gjer 400

50 gjer 200

3.
Skece të ndryeshm, pantonima tematike, tabllo dhe smita akrobatike.


30 gjer 80

4.
Monolloge e dialloge, numëra shpejtësie (prestixhiatori për çdo numër)


20 gjer 50

5.
Pantomima të thjeshta.
10 gjer 20

6.
Tekst konferienceri për në numër estrade.
40 gjer 120

7.
Pjesë për teatrin e kukullave.

-Dramatizim për skenë.
160 gjer 400

80 gjer 200


III. Veprat origjinale në poezi shpërblehen për çdo varg:


1.
Vjersha origjinale, vjersha për fëmijë, teksti i këngës, vepra teatrale në vargje.

Për vjershat dhë tekste këngësh me vlerë artistike të veçantë, gjer më 50 vargje, mund të jepet një shpërblim.

Në llogaritjet e shpërblimit vargjet e thyerë, kthehen në vargje të zakonëshme.


0.50 gjer 1.50





gjer 100


IV. Hartimi i fjalorëve për çdo fletë tipografike shpërblehet:


1.
Fjalorët e të gjitha llojeve.

Kur fjalori terminollogjik është në më shumë se dy gjuhë, do të jepet një shtesë prej 50% për çdo gjuhë të huaj.
150 gjer 300


V. Bibliografitë, përmbledhjet e pjesëve të zgjedhura, komentet dhe recensionet për çdo fletë tipografike shpërblehen:


1.
Hartimi i antologjive, mbledhja e pjesëve të zgjedhura të një autori dhe përgatitja e tyre për botim ose përgatitja për shtyp e një vepre të caktuar dhe veprave të plota të një autori, kur kjo ka kërkuar vetëm punë redaktoriale, vecas nga komenti.








20 gjer 40

2.
Komentet, sqarimet, vërejtjet kritike e historike.
40 gjer 60

3.
Hartimi i bibliografive shkencore, botimi i dokumentave historike të zgjedhura ose të plota, pregatitja e të cilave ka kërkuar një punë kërkimore e shkencore vec komentit përkthimit etj.






60 gjer 160

4.
Recensionet e veprave në gjuhën shqipe, për studimin e teksitit origjinal, ose të librave të adaptuara, si edhe e veprave që do të përkthehen 9për çdo fletë tipografike të tekstit.

Për studimin e çdo teksti mund të ngarkohen sipas rëndësisë së librit, gjer në tre persona nga institucioni botues.






6 gjer 12


VI. Mbledhja e materialeve folkloristike shpërblehen:


1.
Transkriptimi i melodive, për çdo këngë:

a) omofonike

b) polifonike

c) instrumentale


5 gjer 10

10 gjer 20

20 gjer 40

2.
Mbledhësi dhe transkriptuesi i valleve për çdo valle.
100 gjer 150

3.
Pregatitja e teksteve për botim për çdo fletë tipografike.
50 gjer 80


VII. Shpërblimi për përkthimet, për çdo fletë tipografike:



A. Përkthimi nga gjuh e huaj në gjuhën shqipe


1.
Proza artistike dhe letërsi fëminore.
60 gjer 120

2.
Veprat shkencore, tekstet shkollore dhe përkthimet për vullgarizimin e shkencës.


40 gjer 80

3.
Leksionet, fjalimet, artikujt dhe materialet që përdoren për eksperiencë ose për përdorim të brëndëshëm.


30 gjer 50

4.
Publicistika.
40 gjer 60

5.
Drama.
80 gjer 150

6.
Vjersha për çdo varg.
0.30 gjer 1


B. Përkthime nga gjuha shqipe në gjuhë të huaj

-Përkthimet nga gjuha shqipe në gjuhë të huaja shpërblehen deri 40% më shumë se shpërblimet nga gjuhët e huaja në gjuhën shqipe.

-Përkthimi i librave të operas, operetës dhe baletit nga gjuha e huaj në shqipedhe anasjelltas, shpërblehet në të njëjtën masë me përkthimin e prozës artistike ose të poezisë.

-Përkthimi nga gjuha shqipe në një gjuhë që flitet nga pakicat nacionale në Shqipëri, barazohet me përkthimin nga gjuha e huaj në shqipe.



VIII. Shpërblimet për redaktimin, transliterimin ose transkriptimin dhe korektimin e veprave të ndryeshme për çdo fletë tipografike:


1.
Transliterimi ose transkriptimi i teksteve të vjetra.
50 gjer 125

2.
Redaktimi i veprave shkencore në prozë dhe në poezi, për në shtyp ose për skenë dhe për pregatitjen e koleksioneve të legjislacionit.




15 gjer 35

3.
Redaktimi i veprave në gjuhë të huaja.
24 gjer 50

4.
Korektimi letrar i veprave letrare, teknike shkencore dhe teksteve shkollore si dhe korektimi teknik i veprave në gjuhë të huaj.




6 gjer 12

5.
Transkriptimi i teksteve të vjetra në vargje, për çdo varg.
0.20 gjer 0.40


IX. Botimet në gazeta, revista, buletine etj. Që janë pregatitur nga persona të jashtëm shpërblehen:



- Fjalë kryq ------ rebus ------ kriptogram.

- Karikatura me një ngjyrë.

- Karikaturë me shumë ngjyra.

- Krijimet letrare, artistike e shkencore, kritika letrare artistike dhe punimet për popullarizimin e shkencës që botohen në revista e gazeta ose transmetohen në radio shpërblehen në bazë të fletës tipografike në konformitet me dispozitat përkatëse.
2 gjer 4

15 gjer 30


X. Kompozime, harmonizime, përpunime, muzikore dhe koreografike.



A. Shpërblimi i kompozitorit dhe autorit të tekstit për pjesët e ndryshme që pranohen nga institucionet e autorizuara të cilat marrin përsipër ekzekutimin e veprës.


1.
Opera me shumë akte.
3000 gjer 6000

2.
Opera me një akt dhe koncert instrumental njëkohëshe, vepra orkestrale ciklike (suita ciklike vallesh), vepra të mëdha ciklike instrumentale (sonata për piano, instrument e piano, kuartete, ansamble)






1000 gjer 2000

3.
Opera me shumë akte.
1500 gjer 2500

4.
Operat me një akt, operat për fëmijë me një akt e tabllo dhe forma të mëdha instrumentalenjëkohëshe (sonatë, balladë, rapsodi, fantazi, etj.)




500 gjer 1000

5.
Balet me shumë akte.
3000 gjer 5000

6.
Balet me një akt.
1000 gjer 2000

7.
Libreti i baletit me shumë akte.
300 gjer 500

8.
Libreti i baletit me një akt dhe suxheti i vogël (dans tematik)

Libreti i operas dhe operetës shpërblehet sipas vargjeve ose prozës.


150 gjer 400

9.
Kompozim danci për piano.
150 gjer 350

10.
Suitë vallesh për piano.
300 gjer 500

11.
Simfoni.
1500 gjer 3500

12.
Kantate njëkohëshe, tabllo muzikore.
300 gjer 700

13.
Forma të mëdha orkestrale njëkohëshe (uverturë, poema simfonike, fantazi, rapsodi, etj.) kantatë ciklike dhe oratorio.




600 gjer 1500

14.
Forma të vogla instrumentale njëkohëshe (valle, perlude, skercë, nokturno, etj.)


500 gjer 800

15.
Varacionet (prelude, marshe, skerco, fantazi, valle, tokata etj.) dhe libreti i suxhetit.


50 gjer 100

16.
Suita dhe pjesë të zgjedhura korale dhe romanca vokale të shoqëruara me piano.


100 gjer 150

17.
Këngë korale, këngë masash e marshe.
40 gjer 120

18.
Aria, ballada, poema vokale, kavatina (të shoqëruara)
150 gjer 250

19.
Orkestrim për orkestër të vogël (për çdo batutë)
0.40 gjer 0.80

20.
Orkestrim për çdo orkestër të plotë simfonike ( për çdo batutë)


0.70 gjer 1.20

21.
Orkestrim për bandë (për çdo batutë)
0.40 gjer 1


B. Shpërblimi për harmonizime, përpunime muzikore dhe koreografike:


1.
Harmonizim këngësh e vallesh popullore për kor.
20 gjer 50

2.
Harmonizim këngësh popullore për orkestër.
50 gjer 100

3.
Përpunime këngësh e vallesh popullore (për kanto, për piano, për kor, instrument eshoqërim për piano, për asamble etj.) dhe përpunim koreografik i valleve popullore për skenë.






40 gjer 70

4.
Përpunim koreografik i valleve tematike.
80 gjer 120

5.
Përpunim koreografik i valleve suxhet.
130 gjer 200

6.
Përpunim suite vallesh.
160 gjer 250


XI. Veprat e artit figurativ.



A. Shpërblimi i ilustrumeve për shtyp (pllakata, kopertina, etj.)


1.
Ilustrimet:

a) Me një ngjyrë.

b) Me shumë ngjyra.


7 gjer 24

12 gjer 29

2.
Gërmat për tituj.

a) Me një ngjyrë pa ornament.

b) me një ngjyrë me ornament ose vizatim.

c) Me dy ose më shumë ngjyra.


0.15 gjer 0.30

0.50 gjer 1

1 gjer 1.50

3.
Vinjete:

a) Me një ngjyrë.

b) Me shumë ngjyra.


0.50 gjer 1

1 gjer 1.50

4.
Zbukurimi i faqeve të brëndëshme të librave dhe revistave:

a) me një ngjyrë.

b) me shumë ngjyra.




1.50 gjer 3

2 gjer 4

5.
Kopertinat e librave dhe revistave

-me një dhe dy bojra:

a) vetëm me shkrim kaligrafik.

b) me shkrim e vizatim.

-me shumë bojra:

a) vetëm me shkrim.

b) me shkrim e vizatim.




7 gjer 14

14 gjer 30



8 gjer 16

14 gjer 30

6.
Portret skica për shtyp me një ngjyrë.
12 gjer 25

7.
Tituj paraqitës të brëndëshëm e të jashtëm për gazeta dhe revista.


0.70 gjer 1.50

8.
Pllakat me karakter politik.
50 gjer 175

9.
Pllakat me karakter kultural, ekonomik, turistik etj. (kur botohen në organe të shtypit paguhet 50% e çmimit)


40 gjer 120

10.
Pllakata e fotomontazh.
7 gjer 20

11.
Parrulla të ilustruara, diagrame të ilustruara dhe tabela ndihmëse mësimi.


5 gjer 10

12.
Projekt pankarta të përkohëshme me ngjyra të gatëshme për zmadhim.

- Për zmadhimi e tyre për çdo metër katror.


10 gjer 20

3 gjer 8

13.
Portret pankarta të përkohëshme me ngjyra të gatshme për zmadhim.

- Mbi këtë masë, për çdo metër katrore.


5 gjer 15

2 gjer 7

14.
Portret-pankarta të pikturës me ngjyra me bojra të vajit në masën 125x200 cm.

- Mbi këtë masë për çdo metër katror.


15 gjer 30

4 gjer 6

15.
Portret pllakat me bojra vaji në masën 200x150 cm.

- Mbi këtë masë për çdo metër katrore.
50 gjer 125

4 gjer 6

16.
Portret të zakonshëm me pllakata në masën 125x200 cm

-Mbi këtë masë për çdo metër katrore.
10 gjer 15

3 gjer 5

17.
Për pullat postare:

a) Skicat origjinale.

b) Kopjime fotografish ose fotomontazh.

c) Vulat për emisione speciale ose zarfat.


100 gjer 250

50 gjer 100

25 gjer 50

18.
Etiketat tregtare:

a) etiketa bardh e zi.

b) etiketa me një ngjyrë.

c) etiketa me dy ngjyra.


7 gjer 12

12 gjer 15

15 gjer 20


Shpërblimi i llojeve të punimeve që përmenden më sipër jepet për të gjitha llojet e botimeve.



B. Shpërblimi për veprat e skulpturës në allçi.


1.
Kompozim në skulpturë.
Gjer 5000

2.
Figurë e kompozuar.
Gjer 3000

3.
Portret në skulpturë (material i fortë)
Gjer 3000

4.
Portret në skulpturë (allci)
Gjer 1500


C. Shpërblimi për grafikën.


1.
Grafika (gdhëndje linoleum, oforte, vizatim, gdhëndje në dru e tjera të tilla).

Shpërblimet e përmendura në gërmat B dhe C vlejnë vetëm për veprën origjinale, ndërsa për çdo kopje të prodhuar autori merr për grafikën 10%, për veprat e skulpturës të punuara në allci 20%, të shpërblimit që është paguar për origjinalin.



Për veprat e skulpturës të punuara me material të qëndrueshëm (gur, dru, etj.) autori shpërblehet në masën 50% të shpërblimit që ka marrë për origjinalin.



Në këto raste vlefta e materialit (gur, dru, etj.) është në ngarkim të porositësit.

Vlerësimi i veprave të sipërme caktohen nga një komision i veçantë që krijohet nga Ministria e Arësimit dhe Kulturës, brënda limiteve të sipërme.


gjer 500


Ç. Shpërblime për projekt-dekorime e zbukurime për modele për prodhime të sendeve prej porceloni dhe qeramike dhe për piktura teatri, që paraqiten nga njerëz të jashtëm.


1.
Gota.
3 gjer 5

2.
Pjata.
5 gjer 10

3.
Servic caji.
15 gjer 30

4.
Servic kafeje.
10 gjer 20

5.
Shpërblimi për projektin për rregullim dekorativ të pjesës (dramës, operës, baletit etj.), skicën, idenë me ngjyra, planin dhe hollësira të tjera është:

a) pjesë me shumë tabllo, për çdo tabllo.

b) për punimin e maketit, për rregullimin e tabllosë së skenës simbas akicës dhe idesë së dhënë në shkallën e kërkuar.






40 gjer 80





10 gjer 40

6.
Skicë idetë me ngjyra për rregullimin e kostumit për në skenë me zbukurime garniture, etj.

a) Për 10 kostumet e para, për çdo kostum.

b) Për kostumet e dyta, (nga 11 drei 20 kostume), për çdo kostum.

c) Për kostumet e treta, të katërta, etj. (nga 21 kostume e lartë), për çdo kostum.




5 gjer 10



4 gjer 8



3 gjer 6


D. Shpërblimi për veprat e pikturës.


1.
Kompozim në pikturë.
Gjer 4000

2.
Portret në pikturë.
Gjer 1200

3.
Peizazh.
Gjer 900

4.
Natyrë e qetë.
Gjer 600


Vlerësimi i veprave të sipërme caktohet nga një komision i veçantë që krijohet nga ministria e Arësimit dhe Kulturës brënda këtyre limiteve.





XII. Pjesëmarrja në programet e radios.



A. Shpërblimi për krijimet e ndryshme për radion.


1.
Konferenca muzikore për radio dhe bisedat me personazhe.
18 gjer 35

2.
Tekst emisioni muziko-letrar ose me poezi.
10 gjer 20

3.
Kuriozitete shkencore e kinematografike dhe kronika satirike.
3 gjer 7

4.
Vepra dramatike bërë posacarisht për radion.
300 gjer 800

5.
Pjesë theatrale me një akt të bërë posacarisht për radion.


40 gjer 160

6.
Radio konkurse:

- Drejtuesi, regjizori dhe formuluesi i tekstit, për një takim (konkurim)




20 gjer 60

7.
Përralla për fëmij.
10 gjer 30

8.
Skece të ndryshme.
20 gjer 60

9.
Radio kronikë për ndeshje e manifestime sportive.
20 gjer 30

10.
Radi dramatizimet:

a) romani, novela, për çdo fletë tipografike.

b) tregimi, përshkrimi-shpërblim i menjëhershëm.


60 gjer 120

20 gjer 35

11.
Pasqyra e shtypit.
5 gjer 15


B. Shpërblimi për interpretimin e veprave dramatike-letrare të pregatitura posacërisht për radio:


1.
Për interpretimin e artistëve për çdo emision:

interpretim në grup:

b) pjesëmarrja në radio montazh:

kategoria e parë

kategoria e dytë

kategoria e tretë


4 gjer 16



30 gjer 80

20 gjer 60

10 gjer 40

2.
Për drejtim regjizorial:

a) regjizor për një pjesë teatriale.

b) regjizor për radio montazh.

c) regjizor për orë gazmore, për fëmijë, skece, pjesë me një akt, poema të shkurtëra dhe të tjera të këtij lloji.


30 gjer 70

15 gjer 35



10 gjer 25

3.
Për mësimin e këngës në radio për një këngë:

a) pedagogu

b) këngëtari dhe shoqëruesi me instrument.


6 gjer 12

4 gjer 8

4.
Për mësimin e këngëve për fëmijë me kor, për çdo këngë:

a) pedagogu.

b) shoqëruesi me instrument.




5 gjer 10

4 gjer 8

5.
Për mësimin e gjuhës së huaj në radio tekst dhe interpretim:

a) pedagogu.

b) ndihmësit.




6 gjer 12

4 gjer 8

6.
Për marrje lajmesh në radio të huaja:

- për çdo faqe të daktilografuar.


4 gjer 5

7.
Për folësit e gjuhëve të huaja dhe për leximin në mikrofon të emisioneve letrare si dhe të folura jo letrare spikerit të jashtëm, për çdo emision.




4 gjer 8

8.
Për vëzhgimin e çdo emisioni në gjuhën e huaj.
4 gjer 6


C. Shpërblimi për incizime në shirita manjetofoni që përdoren si repertor definitiv i radios për çdo incizim:


1.
Për këngëtarët dhe instrumentistët.
9 gjer 30

2.
Për grupet orkestrale dhe vokale:



Orkestra sinfonike:

a) për incizime të veprave muzikore njëkohëshe.

-solisti.

-orkestranti.

b) për incizime të veprave muzikale shumëkohëshe:

-solisti.

-orkestranti.



Orkestra moderne dhe popullore:

Drejtuesi.

-solisti.

-orkestranti.








20 gjer 40

10 gjer 30



40 gjer 100

20 gjer 80





10 gjer 20

9 gjer 18

5 gjer 10

3.
Ansamble vokale të muzikës simfonike për çdo pjesëmarrës.


10 gjer 20

4.
Ansamble vokale të muzikës së lehtë dhe grup këngëtarësh popullorë, për çdo pjesëmarrës të grupit.


6 gjer 12

5.
Kuartet harqesh dhe trio, çdo pjesëmarrës dhe pianist shoqërues.


10 gjer 20

6.
Për ansamble korale:

-drejtuesit.

-solisti.

-koristi.


15 gjer 30

7 gjer 14

5 gjer 8

7.
Për korin e fëmijëve drejtuesi.
7 gjer 14


C. Shpërblimi për incizime në disqe gramafoni, pamvarësisht nga tirazhi i disqeve.


1.
Për këngën dhe muzikën e lehtë autori i muzikës dhe ekzekutuesi solist secili.


200 gjer 350

2.
Për muzikën simfonike, operistike dhe instrumentale autori i muzikës dhe ekzekutuesit solistë scili.

Shënim: Autori i tekstit merr 50% të shpërblimit të autorit të muzikës, ndërsa dirigjenti, koristët dhe instrumentistët shoqërues marrin të gjithë sëbashku 50% të shumës që marrin bashkarisht autori i muzikës dhe ekzekutuesi solistë.

Pagimi i shpërblimit për incizimet në disqe gramafoni kryhet nga porositësi.


300 gjer 450


D. Shpërblimi për emisionet e televizionit të jetë deri 50% më shumë se emisionet e radios.



XIII. Shpërblimi për pjesëmarrësit e jashtëm në institucionet artistike profesioniste.


1.
Recitalet e këngëtarëve, instrumentistëve, recituesave të jashtëm në institucionet artistike profesioniste për çdo cfaqje:

a) këngëtarët, aktorët dhe instrumentistët.

b) figurantët dhe rolet episodike.

c) akrobatët.

d) regjizor i jashtëm për vënien në skenë të një pjese.






5 gjer 20

4 gjer 10

5 gjer 15

100 gjer 500


XIV. Shpërblimi për vepra kinematografike.


1.
Për skenarin origjinal të filmit artistik:

a) me metrazh të shkurtër deri 600 m.

b) me metrazh mbi 600 deri 1200 m.

c) me metrazh mbi 200 m.

Kur skenari i filmit artistik pregatitet simbas veprave letrare të botuara (roman, dramë etj.) shpërblimi do të bëhet 25% më pak se shpërblimi i parashikuar për skenarin origjinal.


400 gjer 800

800 gjer 1600

1600 gjer 3200

2.
Për filma shkencorë popullorë:

- Skenari:

a) për filma deri 600 m.

b) për filma mbi 600 m.

c) për filma mbi 1200 m.



-Teksti:

a) për filma deri 600 m.

b) për filma mbi 600 deri 1200 m.

c) për filma mbi 1200 m.




240 gjer 560

480 gjer 1200

800 gjer 1600





40 gjer 120

50 gjer 190

160 gjer 480

3.
Për filma dokumentar e kronikalë:

- Skenari.

a) për filma deri 600 m.

b) për filma mbi 600 deri 1200 m.

c) për filma mbi 1200 m.



- Teksti.

a) për filma deri 600 m.

b) për filma mbi 600 deri 1200m.

c) për filma mbi 1200 m.




160 gjer 400

400 gjer 800

800 gjer 1200





40 gjer 100

100 gjer 240

200 gjer 500

4.
Shpërblimi i konsulentëve të filmave artistikë shkencor dhe dokumentar:

a) për filma deri 600 m.

b) për filma nga 600 deri 1200 m.

c) për filma mbi 1200 m.




40 gjer 80

80 gjer 120

120 gjer 200

5.
Shpërblimi i kompozitorit për muzikën origjinale të shkruar posacërisht për një film.

a) për film artistik.

b) për filmin e shkurtër artistik (novelën).




700 gjer 1500

320 gjer 640

6.
Shpërblimi i kompozitorit për muzikën e shkruar për një film dokumentar, shkencor popullor dhe për një film kronial:

a) për një film me metrazh deri 600 m.

b) për një film me metrazh 600 deri 1200 m.

c) për një filmë me metrazh mbi 1200 m.

Kur filmi muzikohet pjesërisht, shpërblimi caktohet vetëm për pjesën që muzikohet.






160 gjer 480

320 gjer 640

480 gjer 1400

7.
Figurantët e jashtëm që marrin pjesë në xhirimin e filmit për çdo dit pune paguhen nga.

- Folësi në gjuhën shqipe shpërblehet për një akt 300 m.

- Folësi në gjuhë të huaj shpërblehet me një shtesë gjer 50% mbi shpërblimin që merr folësi në gjuhën shqipe.


10 gjer 20



30 gjer 40


XV. Shpërblimi për modelet e pozimit dhe kopjimet.


1.
Për modelet e pozimit për piktorë dhe skulptorë (për çdo orë)


5 gjer 10

2.
Shpërblimi për kopjime për çdo faqe të daktilografuar:

a) kopjime në letër të bardhë:

Në gjuhën shqipe.

Në gjuhë të huaj.

b) kopjime në letër dylli dhe lastër:

Në gjuhën shqipe.

Në gjuhë të huaj.




Gjer 0.70

Gjer 1



Gjer 0.85

Gjer 1.20

3.
Shpërblimi për kopjimin e figurave në letër transparente ose në letër dylli për çdo 10 cm. Katrorë:

a) Punime polikolorë për t’u kthyer në monokrom dhe tush.

b) punime me hije dhe pahije, me përdorim instrumentash..

c) Punime me tip gravur, punime me rasterpike, punime të dukëshme në gjatësi dhe punimi i hartuar tave-skica dhe shenja konvencionale dhe me shkrim.

d) Punime me kryqëzim vijash, punime me dritë dhe hije dhe punime me vija të shkurtëra.

e) Punime figurash të thjeshta gjeometrike për tekste shkollore dhe ritushim fotografish.






0.70 gjer 1.20



0.50 gjer 1





0.30 gjer 0.60



0.20 gjer 0.45



0.10 gjer 0.20

4.
Shpërblimi për kopjimin e notave muzikore në letër të dylli, të bardhë ose në letër transparente:





Letër

Të zakonëshme
Dylli
Transparente




Për kopjimin e notave muzikore



-Në vija melodike



-Për kohët 4/4 me 4 masa deri 0.10 lekë 0.20 lekë 0.40 lekë

-Për kohët 3/4 me 6 masa deri 0.10 lekë 0.20 lekë 0.40 lekë

-Për kohët 2/4 me 8 masa deri 0.10 lekë 0.20 lekë 0.40 lekë



Në shumë zëra



-Për kohët 4/4 me 4 masa deri 0.20 lekë 0.40 lekë 0.80 lekë

-Për kohët 3/4 me 6 masa deri 0.20 lekë 0.40 lekë 0.80 lekë

-Për kohët 2/4 me 8 masa deri 0.20 lekë 0.40 lekë 0.80 lekë



Për kopjimet me lastra do të jetë 50% më shumë se tarifa e kopjimit në letër transparente.



Masat boshe do të llogariten 16 masa barazi me 0.10 lekë.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: evoucioni i te drejtes se autorit

Dekret

Nr.4548, datë 3.10.1969



Mbi çpikjet dhe racionalizimet



Sistemi i ynë socialist, i udhëhequr nga politika e partisë së Punës së Shqipërisë për të vënë në themel të zhvillimit të ekonomisë dhe të kulturës sonë socialiste parimin marksist-leninist të mbështetjes në forcat e veta, hap rrugë të gjerë për përparimin më të madh material e mendor, frymëzon e mobilizon mendimn krijues të masave edhe në fushën e çpikjeve dhe racionalizimeve.

Me qëllim që çpikjet e recionalizimet t’i japin hov të madh zhvillimit të prodhimit, nëpërmjet përsosjes të teknikës dhe teknologjisë. Zbatimit gjerësisht të meknizmit, kooperimit, rritjes së rendimentit të punës dhe përmirësimit të cilësisë në të gjithë sferat e ekonomisë sonë popullor; që në këtë veprimtari të gjithanshme krijuese të përfshihen jo vetëm shumë elementë e talente të ri nga gjiri i klasës punëtore dhe i masave punonjësve, por edhe grupe ee kolektiva të tëra punonjësish; që me punën e tyre vetmohuese të vënë në jetë detyrat e mëdha të revolucionit tekniko-shkencor dhe, që mendimi krijues e iniciativa revolucionare e çdo kolektivi ose punonjësi për çpikje e racionalizime, të frymëzuara nga mësimet e Partisë për të vënë mbi gjithçka interesin e përgjithshëm, të nxiten dhe të mbrohen nga shtetit;

Në mbështetje të nenit 58, pika 6, të Kushtetutës;

Me propozimin e Këshillit të Ministrave:



Presidiumi i Kuvendit Popullor

i republikës Popullore të Shqipërisë



Vendosi:



Neni 1



Çpikje quhet zgjidhja e një problemi teknik në çdo fushë të ekonomisë popullore, kulturës, shëndetësisë ose në sektorë të tjerë që karakterizohet nga elementë të rinj substancialë dhe që jep rezultate pozitive.

Nuk quhet çpikje dhënia vetëm e idesë, pa u treguar mënyra e vënies në zabtim dhe efektet që mund të ketë.

Çpikja quhet plotësuese në qoftë se është perfeksionimi i një çpikje tjetër dhe pa zbatimin e së cilës çpikja plotësuese nuk mund të shfrytëzohet në mënyrë të pavarur.



Neni 2



Racionalizim quhet zgjidhja që përmirëson teknikën dhe teknologjinë e prodhimit dhe, si rrejdhim shton vëllimin e prodhimit, asortimentet, nxjerr prodhime të reja, rrit rendimentin e punës, ngre cilësinë dhe ul koston e prodhimit.

Racionalizim quhet gjithashtu zgjidhja që përmirëson organizimin e punës dhe të administrimit të ekonomisë, kur ka sjellë dobi të madhe për ekonominë.

Nuk quhet racionalizim zgjidhja e detyrve të caktuara nëbazë të planeve të aprovuara ose porosive të dhëna nga ndërmarrja, institucioni ose organizata.



Neni 3



Autorët e çpikjeve dhe të racionalizimeve, të vetëdijshëm për kontributin që japin në zhvillimin dhe fuqizimin e ekonomisë popullore pa patur si qëllim lavdinë personale ose nxjerrjen e përfitimeve materiale, nderohen në çdo rast të vlefshëm me stimuj moralë si fletë lavdërimi, medalje, urdhëra, çmime të Republikës, tituj etj dhe pajisen për çpikje me dëshmi autori dhe për racionalizime me dëshmi racionalizimi.

Kur çpikja dhe racionalizimi janë rezultat i krijimtarisë kolektive, stimujt moralë, titujt, dëshmia e autorit ose dëshmia e racionalizimit i jepet secilit bashkautor, duke përmendur emrat e të gjithë atyre që kanë marrë pjesë drejtpërdrejtë më çpikje ose racionalizim.

Dëshmia për racionalizim që vlen vetëm për një ndërmarrje, institucion ose organizatë jepet nga ndërmarrja, isntitucioni ose organizata dhe kur ia vlen për dia ndërmarrje, institucione ose organizata, jepet nga ministria ose institucioni qendror.

Dëshmia e autorit në çdo rast jepet ng aminisria ose institucioni qendror.



Neni 4



Autorit të çpikje dhe racionizimit i jepet edhe shpërblim material, sipas kreitereve të caktuara nga Këshilli i Ministrave.

Në caktimin e masës së shpërblimit merret parasysh mendimi i kolektivit punonjës.



Neni 5



E drejta e shfrytëzimit të çpikjes dhe të racionalizimit i takon shtetit, i cili i vë në jetë nëpërmjet ndërmarrjeve, institucioneve dhe organizatave ekonomike.

Në kuhste të njëjta me shtetin, organizatat kooperativiste dhe shoqërore kanë të drejtë të shfrytëzojnë çpikjet dhe racionalizimet që kanë të bëjnë me veprimtarinë e tyre.



Neni 6



Për mbrojtjen e të drejtave të çpikësit jashtë shtetit, dëshmia e autorit barazohet me patentën.



Neni 7



Shqyrtimi i çpikjes dhe reacionalizimit bëhet përkatësisht nga bërthama teknike pranë brigadës ose sektorit, nga byroka teknike, teknologjike ose e konstruksionit në ndërmarrje dhe në mungesë të tyre, nga grupe punëtorësh, teknikësh e inxhinierësh, duke marrë dhe mendimin e kolektivit punonjës dhe aprovohet nga organi që ka të drejtë të japë dëshmi ose dëshmi racionalizimi.

Shqyrtimi duhet të fillojë jo më vonë se 30 ditë nga daa e paraqitjes dhe të përfundojë brenda një afati që do të caktohet nga ndërmarja, institucioni ose organizata.



Neni 8



Ministritë, institucionet e tjera qendrore, komitetet ekzekutive të këshllave popullore të rretheve, ndërmarrjet, institucionet dhe organizatat detyrohen të sigurojnë mjetet e nevojshme mateiale e financiare dhe të bashkëpunojnë për eksperimentimin dhe zbatimin e çpikjeve dhe racionalizimeve.

Ministritë, isntitucionet qendrore dhe komtietet ekzekutive të këshillave popullore të rretheve detyrohen të përgjithësojnë përvojën dhe të përhapin gjerësisht çpikjet e racionalizimet, me qëllim që të ndihmohet në zhvillimin e ekonomisë dhe të kulturës popullore.



Neni 9



Çpikësi dhe racionalizuesit, të mbështetur në ndhmën e kolektivave punonëse, duhet të ndihmojnë në mënyrë aktive për vënien në jetë dhe zhvillimin e mëtejshëm të propozimeve të tyre, duke u dhënë ndërmarrjeve, institucioneve dhe organizatave të gjitha materialet që kanëm sqarimet dhe këshillat e nevojshme.



Neni 10



Dhënia e çpikjes dhe racionalizimit nga autori jashtë shtetit, si dhe vënia në jetë jashtë shtetit e një çpikje ose racionalizimi që është bërë në territorin e Republikës Popullore të Shqipërisë, bëhen vetëm me lejen e organeve shtetëtore përkatëse.



Neni 11



Mosmarrëveshjet lidhur me të drejtën e autorit të çpikjes dhe racionalizimit zgjidhen me mirëkuptim, duke kërkuar ndihmën e kolektivit punonjës. Kur nuk arrihet një zgjidhje e tillë, çështja shqyrtohet nga gjykata.



Neni 12



Dekreti nr.3028, datë 12.1.1960 “Mbi zbulimet, çpikjet dhe propozimet radcionalizuese”, çfuqizohet.



Neni 13



Ky dekret hyn në fuqi 15 ditë pas shpalljes në Gazetën Zyrtare.



PËR PRESIDIUMIN E KUVENDIT POPULLOR

TË REPUBLIKËS POPULLORE TË SHQIPËRISË



SEKRETARI KRYETARI

BILBIL KLOSI HAXHI LLESHI
 

komino

Valoris scriptorum
Re: evoucioni i te drejtes se autorit

Dekret

Nr.4614, datë 12.12.1969



Mbi çmimet e Republikës



Hovi i madh revolucionar që ka shpërthyer në vendin tonë, i frymëzuar nga politika marksiste-leniniste e Partisë së Punës së Shqipërisë, i ka dhënë një shtytje të madhe përpara prodhimit në të gjitha sferat e ekonomisë sonë, mendimit krijues në fushën e kërkimeve shkencore, përparimit teknik, çpikjeve dhe racionalizimeve, si dhe krijimtarisë në fushën e letërsisë dhe arteve.

Me qëllim që të vlerësohen lart veprat e rëndësishme në fushën e shkencës, teknikës e racionalizimeve dhe të letërsisë e arteve, si dhe të nderohen autorët e tyre me stimuj moralë;

Në mbështetje të nenit 58, pika 6, të Kushetutë;

Me propozimin e Këshillit të Ministrave;



Presidiumi i Kuvendit Popullor

i Republikës Popullore të Shqipërisë



Vendosi:



Neni 1



Për vepra të shquara shkencore, çpikje e racionalizime që i kanë dhënë hov zhvillimit të prodhimit dhe për vepra letrare dhe artistike, autorit ose grupeve të autorëve u jepen “Çmimi i Republikës”.

Fitonjësit e Çmimit të Republikës i dorëzohet diplona dhe shenja e nderit.



Neni 2



Çmimi i Republikës ka tre shkallë.

Në shkallëzimin e tij merret parasysh për veprat shkencore vlera e tyre në lëmin e kërkimeve shkencore, për çpikje e racionalizime roli i tyre në zhvillimin në përgjithësi të forcave prodhonjëse dhe për veprat letrare e artistike kontributi i dhënë në edukimin komunist të masave.



Neni 3



Shenja e nderit të Çmimit të Republikës përbëhet nga një medalje e rrumbullakët në të cilën është vizituar në reliev stema e Republikës, Në anën e pasme të shenjës është shkruar në katër radhë “Fitonjës i Çmimit të Republikës” i shkallës së I, II ose të III.



Neni 4



Shenja e nderit të Çmimit të Republikës të shkallës së I, është prej ari, e shkallës së II prej argjendi me basorelievin prej ari dhe shkallës së III prej bronxi me basoreliev të argjendtë.

Diametri i shenjës së nderi të Çmimit të Republikës, pesha dhe pastërtia e metalit caktohen me vendin të Këshillit të Ministrave.



Neni 5



Veprat që propozohen nga ana e minisrive dhe institucioneve të tjera qendrore për Çmimin e Republikës, para se t’i paraqiten Komitetit të Çmimeve të Republikës pranë Këshillit të Ministrave, duhet të jenë diskutuar në qendrën përkatëse të punës nga kolektivi punonjës ose për vlerën e tyre të jetë shprehur klasa punëtore dhe masat e tjera punonjëse.



Neni 6



Komiteti i Çmimeve të Republikës shqyrton propozimet dhe i paraaqet Këshillit të Ministrave veprat shkencore, çpikjet e racionalizimet dhe veprat letrare e artistike të autorëve që gjykon se duhet të nderohen me Çmimin e Republikës.



Neni 7



Dekreti nr.1333, datë 27.9.1951 “Mbi çmimet vjetore të Republikës për vepra dhe veprimtari të shquar në fushën e shkencave, çpikjeve, letërsisë dhe arteve”, çfuqizohet.



Neni 8



Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.





PËR PRESIDIUMIN E KUVENDIT POPULLOR

TË REPUBLIKËS POPULLORE TË SHQIPËRISË



SEKRETARI KRYETARI

BILBIL KLOSI HAXHI LLESHI
 

komino

Valoris scriptorum
Re: evoucioni i te drejtes se autorit

Vendim

Nr.185, datë 16.12.1969



Mbi nxjerrjen në profesion të lirë të shkrimtarëve dhe artistëve



Këshilli i Ministrave, me qëllim që të ndihmohet në zhvillimit e mëtejshëm të letërsisë dhe të arteve tona si në drejtim të shtimit të prodhimtarisë letraro-artistike ashtu dhe të rritjes së nivelit të saj ideo-artistik, për t’iu përgjigjur më mirë dhe më shpejt kërkesave të ketës sonë të re, hovit revolucionar të masave punonjëse dhe problemeve të rëndësishme që shtron Partia për revolucionarizimin e gjithahsëm të jetës dhe tjellimin e mëtejshëm të revolucionit ideologjik e kultural,



Vendosi:



1.Shkrimtarëve dhe artistëve, që me prodhimtarinë e tyre letraro-artistike kanë dhënë prova dhe vazhdojnë të krijojnë në mënurë të pandërprerë dhe me cilësi të lartë ideo-artistike, t’u njihet e drejta për të dalë në profesion të lirë.

2.Shkrimtarët dhe artistët që dalin në profesion të lirë emërohen, jashtë organikës, pranë institucioneve, ndërmarrjeve ose organizatave të ndryshme, ku bëjnë jetën politiko-shoqërore dhe i nënshtrohen kontrollit të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve për veprimtarinë e tyre krijuese.

Shkrimtarët dhe artistët që dalin në profesion të lirë të njihen më mirë dhe më afër me vrullin e jetës, hovin revolucionar të klasës punëtore dhe fshatarësisë kooperativiste, në mënyrë që krijimtaria e tyre të jetë sa më efektive për edukimin komunist të masave punonjëse.

3.Propozimi për daljen e shkrimtarëve dhe artistëve në profesion të lirë bëhet nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë dhe aprovohet nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës.

Koha e lënies në profesion të lirë dhe vendi i emërimit varet nga vazhdimësia e tyre në krijimtari si dhe nga nevojat shtetërore.

4.Shkrimtarët dhe artistët që dalin në profesion të lirë gëzojnë të gjitha të drejtat e punonjësve që janë në marrëdhënie pune me shtetin. Për shërbimet që lidhen me krihimtari deri në një muaj, dietat e tyre përballohen nga institucionet pranë të cilave ndodhen, kurse për shërbimet mbi një muaj, dietat përballohen nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.



Kryetari i Këshillit të Ministrave

Mehmet Shehu
 

komino

Valoris scriptorum
Re: evoucioni i te drejtes se autorit

Autorët e çpikjeve dhe të racionalizimeve, të vetëdijshëm për kontributin që japin në zhvillimin dhe fuqizimin e ekonomisë popullore pa patur si qëllim lavdinë personale ose nxjerrjen e përfitimeve materiale, nderohen në çdo rast të vlefshëm me stimuj moralë si fletë lavdërimi, medalje, urdhëra, çmime të Republikës, tituj etj dhe pajisen për çpikje me dëshmi autori dhe për racionalizime me dëshmi racionalizimi.


d) e drejta që të marrë vetëm një herë shpërblim për botimin ose përdorimin në çdo mënyrë tjetër të veprës;

e) e drejta që të marrë një shpërblim për ribotimin e përpunuar të veprës.



---------------------


dhe ketu gjen shprehje maximale elementi demotivues qe coi ne rrenimin e shoqerise shqipetare gjate diktatures.


Atristet paguhen per vepren vetem nje here me nje vleresim "aritmetik" dhe nuk kane asnje arsye per te bere nje pune qe te jete me teper se "e pranueshme". Pse te punoj per nje "best seller" kur punoj per 10 botime mediokre dhe perfitoj shume me teper?!
 
Top