admin
Administrator
Sot në ora 15:00 në Tirana Ekspres u zhvilluar Geek Bazaar, me organizimin nga Open Labs dhe me suportin mediatik nga Albanian Tech.
Eventi ishte jo vetëm për të apasionuarit pas stickerave apo bluzave, por për këdo. Në bazaar mund të gjenit objekte dhe artikuj nga më të ndryshmet që mund t’i duhen një të riu (ose dikujt jo shumë të ri gjithashtu), duke filluar që nga distrot Linux e stickerat me logo të ndryshme, e deri te revistat teknologjike e laptopët e vjetër. Stafi organizator ishte i gatshëm të sqaronte këdo që kërkonte më shumë informacion në lidhje me sistemet Linux apo programet me burim të hapur apo përçdo gjë tjetër.
Disa nga stickerat
Dikush tjetër vizatonte personat në versionin Avatar të cilin mund ta përdorni edhe si foton tuaj të profilit. Ndër të tjera, aty gjendeshin edhe objekte Limited Edition (të rralla në numër, të paktën në Shqipëri) si bluzat e Mozilla, stickera dhe pins Mozilla, revista të vjetra PC World, disk intalimi origjinal Windows XP SP3, etj., shumica e të cilave u shitën.
Geek Bazaar ishte një event i suksesshëm, duke mbledhur njerëz që studionin e punonin në fusha të ndryshme. Mbase jo të gjithë mund të konsiderohen si Geek por të gjithë mbetën mëse të kënaqur. Fitimet modeste do të shkojnë për mbështetjen financiare të aktiviteteve të Open Labs gjatë vitit 2104. Për pak kohë, sapo të përfundojë organizimi, do të postohet edhe albumi me fotografitë e eventit dhe video nga Geek Bazaar. Nëse do të keni dëshirë të bëni tuajin një nga objektet që ishin në Geek Bazaar, mund të kontaktoni Open Labs. Shpresojmë që në një event tjetër të jeni pjesëmarrës edhe ju!
Burimi: http://albaniantech.com/eventi-i-geek-bazaar/
Artikulli i plote...