Eventi hapës i Entrepreneurs Club FEUT

admin

Administrator


Pas një përgatitjeje mëse serioze nga stafi i ECFEUT për rreth një muaj, më në fund, entuziazmi u finalizua me suksesin e eventit hapës. Me një pjesëmarrje të larmishme e të gjerë, eventi sigurisht që mund të konsiderohet si i suksesshëm. Eventi mbaroi para pak orësh në një atmosferë të këndshme që u krijua në vendngjarje, në Tirana Ekspres.

Si në çdo event, fillimi ishte një warm up në atmosferën miqësore të krijuar nga stafi i EC FEUT, duke filluar që nga buzëqeshjet në regjistrim. Fillimi u prit me duartrokitje për Arlindja Binaj, presidente e EC FEUT, e cila gjithashtu mbajti dhe fjalimin e parë prezantues të eventit. Gjatë prezantimit, qëllimi i EC FEUT, “krijimi i nje rrjeti midis studenteve dhe kompanive” dhe “ndihma për studentët në zhvillimin e aftesive dhe ideve te tyre te biznesit, në njohjen e mundësive te tregut”, ndër të tjera, u prit mëse mirë për të gjithë pjesëmarrësit, jo vetëm nga studentët, për shkak se është një mundësi më shumë për të gjithë që duan të shprehin aftësitë e tyre praktikisht.
Fjala e saj u prit me entuziazëm nga pjesëmarrësit dhe më pas të ftuarit prezantuan veten dhe atë çka ata përfaqësonin njëri pas tjetrit. Ndërmjet prezantimeve, për ta gjallëruar më shumë audiencën, kishte momente energizer në të cilat të gjithë mund të ishin aktivë.

Ndër të të ftuarit dhe pjesëmarrësit, nuk mund të mungonte AlbanianTech, Open Labs, Mozilla Albania dhe gjithashtu të pranishëm ishin përfaqësues nga GOA – Global Opportunity Albania, New Vision, City Move, UNIque Junior Enterprise, You-En, ALTC – ALBANIAN CENTER OF TRAINING FIRMS, Youth Center BORDLESS, etj., të gjithë si partnerë zyrtarë dhe mbështetës të Entrepreneurs Club. Pjesa më e madhe e të pranishmëve ishin studentë por gjithashtu kishte edhe pedagogë, profesionistë, njerëz nga të gjitha fushat, etj.

Ndër partnerët, përfaqësues të Mozilla Albania (dhe Open Labs) prezantuan Mozilla Albania dhe Mozillianët shqiptarë, projektet që priten të vijë, historikun e krijimit të Mozilla Albania, etj. Promovimi i Mozilla-s nuk ka si qëllim vetëm sensibilizimin e njerëzve për të përdorur shfletuesin e Mozilla, por përhapjen e parimeve të Mozilla-s dhe promovimin e produkteve që vijnë i kanë rrënjët nga Mozilla. Eventi në 8-9 shkurt i Mozilla Weekend do të promovojë Mozilla dhe produktet e Mozilla në Tiranë ku të ftuar do të jenë një numër përfaqësuesit të Mozilla nga Europa e më gjërë, por gjithashtu nuk do të mungojnë as Mozillianët shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova.

Përfaqësuesit e AlbanianTech ishin të pranishëm në sallë dhe gjithashtu kishin kohën e tyre për prezantim. Veç prezantimit të AlbanianTech si website informativ për fushën e teknologjisë, aty gjithashtu u prezantuan edhe projektet që do të organizohen në të ardhmen e afërt, nga të cilat do të fillojmë me Fjalorin e Termave Kompjuterikë. Një tjetër projekt është dhe Forumi AlbanianTech nga ku të gjithë ju mund të shkruani diçka nga fusha e teknologjisë (që do të donit ta postonim në AlbanianTech) me të cilën mund të ndihmoni dikë duke e informuar. Për më tepër në lidhje me projektet e AlbanianTech, do ju lajmërojmë në ditët në vijim.

AlbanianTech falenderon Entrepreneurs Club FEUT për mundësinë e prezantimit dhe për krijimin e një grupi të tillë personash të devotshëm në ndihmë të komunitetit, veçanërisht studentëve. Jo vetëm që AlbanianTech do të jetë vazhdimisht e pranishme në aktivitetet e EC FEUT, por jemi në çdo moment të gatshëm të mbështesim aktivitete dhe inciativa të tilla në përfitim të komunitetit.

Burim: AlbanianTech

Artikulli i plote...
 
Top