Europa, obeziteti dhe shifrat e frikshme 124 mijë raste të reja çdo vit me kancer

Europa, obeziteti dhe shifrat e frikshme 124 mijë raste të reja çdo vit me kancer

Një studim anglez tregon se obezët dhe personat mbipeshë po preken gjithmonë e më shpesh nga tumoret. Ekspertët nënvizojnë se gjithë faji është i dietës amerikane, me shumë yndyrë e mish dhe pak fruta e perime

Mjekët e përsërisin prej kohësh këtë fjali: mbipesha dhe obeziteti rrisin rrezikun për tu prekur nga tumoret gjithmonë e më shumë. Këtë herë ky pohim është konfirmuar nga një studim i prezantuar në Kongresin Europian të Onkologjisë, që u mbyll vetëm pak ditë më parë në Berlin. Sipas Andrew Renehan i Universitetit të Mançesterit në Britaninë e Madhe, të paktën 124 mijë raste të reja tumoresh në të gjithë Europën për vitin 2008 janë provokuar nga pesha e tepërt trupore. Nën akuzë, veç të tjerave, kanë qenë mënyra e të ushqyerit aspak korrekte: ushqime të yndyrshme me tepri, të skuqura, të kripura dhe pikante, shumë mish, dhe pak fruta e perime. Për më tepër, edhe shumë pak sport, mbi të gjitha mes të rinjve dhe të moshuarve.

Dita e obezitetit

Europa, ashtu si pjesa tjetër e botës, dhe sidomos Amerika, po vuan pasojat e kësaj “sëmundjeje” të tmerrshme. Strategjitë e hartuara nga shumë vende për të ruajtur shëndetin e bashkëkombësve të tyre në këtë fushë kanë dështuar. Në shumë vende të Europës, 67 meshkuj në 100 të tillë dhe 55 gra në 100 janë obezë ose mbipeshë. Sipas ekspertëve, “për ti bindur këta persona që të dobësohen, nuk është e pamundur. Është e vështirë, por me ndihmën e një pune në skuadër kthehet në një sipërmarrje ku të gjithë mund të fitojnë”. Dita e obezitetit në shumë vende të Europës është e mbushur plot aktivitete. Shumë mendojnë se kjo është dita kur mund tu kërkosh ndihmë ekspertëve dhe të marrësh një këshillë praktike”. Sipas të dhënave, nga shumë institute në Europë, 17 për qind e meshkujve dhe 21 për qind e grave nga 35 në 74 vjeç janë obezë, ndërsa 50 për qind e meshkujve dhe 34 për qind e grave janë në mbipeshë.

Të dobësohesh, sa e vështirë

Skenari për të gjithë ata që vuajnë nga ky problem është i njëjtë: prenotohet vizita te dietologu, respektohet dieta për disa javë, ose disa muaj, pastaj dorëzohesh sepse “të dobësohesh është thuajse e pamundur”. Dietat, me pak fjalë, shumë shpesh braktisen. “Ata që dorëzohen të parët, janë më pak të motivuarit. Duan linja më të mira trupore dhe për këtë mjaftojnë vetëm pak javë që ta ndiejnë veten më mirë. Pastaj ata në mbipeshë, edhe pse kanë marrë rekomandimin e mjekut se po rrezikojnë, nuk vazhdojnë më shumë se disa muaj.

Obezët nuk e vazhdojnë dietën më shumë se gjashtë muaj, edhe pse 40 në 100 të tillë janë të ndërgjegjshëm se iktusi dhe sëmundjet kardiovaskulare janë shumë pranë”. Me pak fjalë, pas zhgënjimesh dhe dështimit të dietave apo ushtrimeve fizike, të gjithë shkojnë me këmbët e tyre drejt sëmundjeve të ndryshme. Por nëse dieta e shoqëruar me ushtrimet fizike konsiderohet si e pamundur për të arritur qëllimin, shumë mendojnë se një tjetër mënyrë është heqja e dhjamit përmes operacioneve kirurgjikale. Megjithatë, operacionet janë të domosdoshme vetëm kur ka një tregues të qartë, kur ndërhyrja ndjek një rrugë të studiuar mirë me specialistët dhe pacientët e motivuar, të bindur se duhet ti nënshtrohen kontrollit mjekësor edhe pas kirurgjisë.

Studimi anglez

Renehan, bashkë me bashkëpunëtorët holandezë dhe zviceranë, ka hartuar një model të sofistikuar për të vlerësuar përqindjen e tumoreve që mund ti atribuohen peshës së tepërt në 30 vende europiane. Duke përdorur të dhënat e shumë burimeve, përfshirë edhe ato të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Agjencisë Europiane për studimet mbi kancerin, kërkuesit kanë llogaritur se në vitin 2002 (viti më i fundit kur u krye një studim i gjerë për tumoret në Europë) nga 2.2 milionë raste të reja, më shumë se 70 mijë i atribuoheshin një mase trupore të barabartë me 25. Masa trupore llogaritet duke pjesëtuar peshën (në kilogramë) me katrorin e gjatësisë (në metra). Ky tregues, nëse është mbi 25, tregon se je mbipeshë; nëse është mbi 30, tregon se je obez.

Gratë, më të rrezikuarat

Kërkuesit bënë llogaritjen e këtyre të dhënave dhe krahasimin e tyre me atë të vitit 2002, duke pasur parasysh ndryshimin e masës trupore të njerëzve dhe lidhjen e saj me sëmundje të ndryshme e veçanërisht me kancerin. Në këtë mënyrë arritën në përfundimin se për vitin 2008, numri i rasteve të kancerit që i atribuoheshin peshës së tepërt trupore ishte i barabartë me 124050. Në veçanti, te meshkujt, 3.2 për qind e diagnozave onkologjike lidheshin me mbipeshën ose obezitetin, ndërsa te gratë kjo përqindje shkonte në 8.6. Pjesa më e madhe e tumoreve të lidhur me obezitetin ishte ai i mitrës (33.421), i ndjekur nga kanceri i gjirit në periudhën pasmenopauzës (27.770) dhe ai i zorrës së trashë (23.730). Veç e veç, këta tre tumore përfaqësojnë 65 për qind të atyre që i atribuohen peshës së tepërt trupore.

Faji i dietës amerikane

“Tumori i zorrës së trashë është neoplazia tipike, e lidhur me stilin e jetesës dhe si e tillë godet më shumë vendet perëndimore. Për këtë është e rëndësishme të veprosh sa më shpejt të jetë e mundur, duke pasur një regjim të rregullt ushqimor që fëmijë, dhe duke kryer herë pas here kontrolle të vazhdueshme”, tregojnë ekspertët. Sipas onkologëve dhe dietologëve, dieta “all amerikane” (yndyra, të skuqura, shumë mish, ushqime të kripura, pikante dhe pak fruta dhe perime) është përgjegjësi kryesor i kësaj forme të kancerit. Numri më i madh i rasteve në Europë është shënuar në vendet ku dieta mesdhetare përdoret shumë pak ose aspak.(Shqip)

5bFFSbGOqoQ

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23939. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23939

Top