EULEX: Katër serbë të arrestuar për krime lufte
Misioni evropian për sundimin e ligjit, EULEX, ka arrestuar sot në mëngjes katër qytetarë serbë të Kosovës, nën dyshimet se gjatë luftës në Kosovë, në vitin 1999, kanë kryer krime lufte mbi shqiptarët.

Në një komunikatë për opinion, ky mision thotë se operacioni është zhvilluar sot në mëngjes në zonën e Gjilanit.

Policia e EULEX-it, e mbështetur nga Policia e Kosovës dhe KFOR-i, arrestoi 4 serbë të Kosovës, nën dyshimin për krime lufte. Arrestimi i tyre u urdhërua nga një prokuror i EULEX-it, nën autoritetin e të cilit po vazhdon hetimi, thuhet në komunikatë.

Agjencitë serbe të lajmeve, ndërkaq, kanë njoftuar se gjatë operacionit janë arrestuar pesë persona dhe ata janë: Svetllana Stojanoviq, Dobrivoje Trajkoviq, Sllobodan dhe Sreqko Martinoviq dhe Srgjan Filliq, që të gjithë nga Komuna e Novobërdës.

Të njëjtat njoftime thonë se njëri prej tyre është arrestuar për shkak të përpjekjeve për të penguar operacionin e sotëm.

REL

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22846. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22846
![policia-300x195.jpg](/proxy.php?image=http%3A%2F%2Fwww.shqipmedia.com%2Fwp-content%2Fuploads%2F2009%2F09%2Fpolicia-300x195.jpg&hash=55dda5a1a997f90e51cc5ee79eb40e1c)