Mystique
Larg
A keni menduar ndonjëherë të urinoni apo të masturboni në publik? Ose ndoshta të jetoni në një bure (fuçi), të ushqeheni me mbeturina, dhe të mos keni një shtëpi apo banesë? Apo të bridhni rrugëve lakuriq dhe të këndoni me zë të lartë? Me një fjalë, të jetoni si i çmendur, apo si një qen-pa turp? Mua as që më shkon në mendje. Apo ndoshta edhe mund ta bëja një jetë të tillë?
Kur e mendoj më shumë, e kuptoj, që përveç turpit nuk është se do kishte ndonjë pasojë më të rëndë mbi mua. Dhe them me vete, pse jo, edhe mund të jetoja si qen. Por kur e mendoj edhe më thellë, e kuptoj, se turpi mjafton që të më ndalojë në çmendurinë time.
Turpi është shumë më i rëndë se çdo pasojë tjetër, qoftë ajo edhe fizike. Dhimbja fizike edhe kalohet, por turpi? Turpi? Ai do mbetej si një damkë mbi mua tërë jetën, e imagjino sikur të jetoja në një qytet të vogël? Turpi vetëm sa do ishte edhe më i madh dhe do duhej shumë kohë që të largohej. Nuk është çudi që edhe mund të vdisja me turp.
Përsëri vazhdoj të mendoj. Çfarë është turpi? A është një konstrukt social apo njeriu lind me turp? Më shumë anoj nga e para, por nuk është çudi që njeriu të lind me turp, ta ketë trashëguar nga ndonjë gjysh apo gjyshe? Apo jo?
( Shkeputa vec kete pjese)
Marre nga: Virtual Sophists