Esse te mrekullueshme...

SATURN

Primus registratum
Esse te mrekullueshme...

Ne fakt kerkova dhe nuk arrita te gjej nje teme me Esse, ku te gjithe ne te postojme esse te ndryshme nga shkrimtare te medhenj ose dhe nga vete ne. Por nese ka, nuk do te zemerohesha aspak sikur te ma zhvendosnit postimin tim aty dhe ta mbyllnit temen /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif .

Me poshte po postoj nje esse te Markes, e ideuar ne forme letre drejtuar miqve te vet pak dite para se te vdiste nga tumorri.

Lamtumire o miku im!

Sikur Zoti te harronte per nje moment qe une jam nje dordolec i ndrequr me rrecka dhe te me dhuronte nje cope jete mbase nuk do te thojaa te gjitha ato qe po mendoja, por sigurisht do te mendoja te gjitha ato qe po them. Do t'i jepja rendesi gjerave jo per vleren e tyre por per domethenien e tyre.Do te flija pak, do te enderroja me shume, sepse cdo minute qe mbyllim syte humbim gjashtedhjete sekonda drite. Do te vazhdoja kur te tjeret do te ndalonin, do te zgjohesha kur te tjeret do te flinin. Do te degjoja kur te tjeret do te flisnin dhe sa do ta shijoja nje akullore me cokollate!!!
Nese Zoti do te me jepte nje cope jete, do te vishesha thjesht do te shtihesha perballe diellit duke e lene te pambuluar jo vetem trupin tim por edhe shpirtin tim. Zoti im, nese do te mundesha do te shkruaja urrejtjen time mbi akull dhe do te prisja te dilte dielli. Do te pikturoja nje enderr te Van Gogut mbi yje, do te recitoja nje poezi te Benedetit dhe nje kenge te Sheratit.Do te ishte serenata qe do t'i dhuroja henes. Do te ujisja me lotet e mi trendafilat, qe te ndjeja dhimbjen nga gjembat e tyre dhe puthjen ngjyre kuqe nga fletet e tyre. Ah Zoti im, sikur te kisha nje cope jete nuk do te lejoja te
kalonte as edhe nje dite pa i thene njerezve qe dashuroja se i dashuroja. Do te beja cdo burre dhe grua te besojne se jane njerezit qe dua dhe do te dashurohesha me dashurine. Te njerezit do te tregoja se sa gabim bejne kur besojne se ndalojne se dashuruari kur plaken, pa kuptuar se plaken kur ndalojne te dashurojne. Femijes se vogel do t'i jepja pende, por do ta lija te mesonte vete sesi te fluturoje.Pleqve do t'i tregoja se vdekjen nuk e sjell pleqeria por "harresa". Mesova kaq gjera nga ju njerezit. Mesova se te gjithe duan te jetojne ne "majen e malit", pa kuptuar se lumturia qendron ne menyren se si zbret "faqen e pjerret". Mesova se kur femija e porsalindur shtrengohet mbi pellemben e tij te vogel, per here te pare gishti qe zgjatet i babait te tij e roberon pergjithmone.Mesova se njeriu ka te drejte ta shohi tjetrin nga lart, vetem kur duhet ta ndihmoje te cohet. Jane kaq shume gjera qe mesova prej jush, por me te vertete nuk do te me hyjne ne pune, sepse kur te me mbajne te mbyllur brenda ne kete valixhe fatkeqesisht do te jem i vdekur. Te thuash gjithmone ate qe ndjen dhe te besh gjithmone ate qe mendon. Nese do ta dija qe sot do ishte hera e fundit qe do te te shihja duke fjetur, do te te perqafoja fort fort dhe do t'i lutesha Zotit qe te behesha roja i shpirtit tend. Nese do ta dija se kjo do ishte hera e fundit qe do te te shihja te dilje nga dera , do te te perqafoja dhe do te te jepja nje puthje dhe do te te therrisja perseri qe te te jepja edhe te tjera. Nese do ta dija se kjo do ishte hera e fundit qe do te degjoja zerin tend, do te magnetofonoja cdo fjale tenden qe te mund te te degjoja perseri, perseri. Nese do ta dija qe keto do te ishin momentet e fundit qe do te te shihja do te te thoja "te dashuroj" dhe do te supozoja jo llogjikisht se e dije me pare. Ekziston gjithmone nje e neserme dhe jeta na jep edhe mundesi te tjera qe ti bejme gjerat sic duhet , por n.q.s. bejme gabime na mbetet vetem e sotmja , do doja te te thoja se sa shume te dua dhe se kurre s`do te te harroj.

E nesermja nuk eshte e sigurt per askend si i ri si i vjeter. Sonte mund te jete hera e fundit qe i shikon njerezit qe do. Prandaj mos prit me, beje sot sepse e nesermja nuk vjen kurre , sigurisht do pendohesh per diten
kur nuk gjete kohe per nje buzeqeshje, nje perqafim, nje puthje dhe sepse ishe shume i zene per te realizuar nje deshire te tyre. Mbaj ata qe dashuron prane vetes, thuaji duke mermeritur se sa shume ke nevoje per ta,
dashuroi sillu mire gjeje kohen per ta, thuaji "me vjen keq", "me fal", "te lutem","faleminderit" dhe te gjitha fjalet e dashurise qe di. Asnjeri nuk do te te mbaj mend per mendimet e tua te fshehta.

G.G. Markes
 

Ema

Goddes
Re: Esse te mrekullueshme...

Prit nja dy jave te stoj ca nga Borges /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif
 
Top