Eskobar ka ndezur kartmonedhen një milion dollarë për ta ngrohur vajzën e tij

Eskobar ka ndezur kartmonedhen një milion dollarë për ta ngrohur vajzën e tij

1MillionDollar-300x126.gif
Mbreti i dikurshëm kolumbian i drogës Pablo Eskobar gjatë një nate derisa ka qenë në arrati ka ndezur kartmonedha me vlerë prej mbi një milion dollarë që ta ngroh vajzën e tij, deklaroi djali i tij për revistën “Don Huan”.

Ish-lideri i kartelit famëkeq të Medelinit ka ndezur zjarr me ndihmën e banknotave amerikane në shtëpinë malore në të cilën është fshehur nga autoritetet.

Djali i Eskobarit, i cili emrin e tij Huan Pablo Eskobar e ndryshoi në Sebastijan Marokin dhe i cili tani me familjen jeton në Argjentinë, deklaroi se babai i tij i ka ndezur paratë kur e ka kuptuar që vajza e tij Manuela po ngrin nga të ftohtit dhe po fillon të bie në gjendje hipotermike.

Ai shtoi se zjarri i ndezur nga paratë, ka shërbyer edhe për përgatitjen e ushqimit.

Marokin theksoi se babai i tij për shkaqe sigurie e ka transferuar familjen çdo 48 orë prej një shtëpie në një shtëpi apo banesë tjetër , në gjithsej 15-të të cilat i ka poseduar në Medelin. Ai ka poseduar edhe taksi kompaninë e vet, me qëllim që i pari të informohet për ardhjen e ndonjë të huaji në qytet.

Eskobar madje ua ka lidhur sytë që të mos e dinë nga po qarkullojnë dhe ku ndodhen shtëpitë dhe banesat në të cilat janë fshehur, në rast se zihen dhe u nënshtrohen torturave.

Eskobar është vrarë në dhjetor të vitit 1993 në përpjekje për t’i ikur policisë.

Në kulmin e fuqisë së tij në vitin 1989, krimineli famëkeq ishte në pozitën e shtatë në listën e njerëzve më të pasur në “Forbs” dhe pasuria e tij vlerësoj në 18 miliardë dollarë.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=886. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=886

Top