Eshte Edi Rama nje idealist apo nje sharlatan?

gezim lame

Primus registratum
Re: Eshte Edi Rama nje idealist apo nje sharlatan?

udhe une si ty sjam ne shqiperi
po do te thoja sikur rama te mos mbeshtetej nga ps nuk do dilte kurre kryetar bashkie
dhe per kete kam bindje te plote
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Eshte Edi Rama nje idealist apo nje sharlatan?

Edi Rama nuk i perket partise socialiste dhe as demokrates me sa kam degjuar. Nuk e mohoj faktin qe mbeshtetet nga socialistja per shkak te mosmarrveshjeve qe ka pasur me Berishen dhe si i thone qe per inat te sime vjehrre do fle me mullixhiun, megjithate, per rolin e tij si nje major i thjeshte i nje qyteti, mua me duket se ka bere ndryshime ne krahasim me majorin/majoret e meparshem (po flasim pas '91 te kuptohemi). Une e pergezoj per keto ndryshime pozitive qe ka bere per Tiranen dhe qe nuk ndenji duar-kryq duke bere qejf dhe duke lejuar qe pislliqet ne Tirane te grumbulloheshin me shume se ishin para kohes se tij.
Dikush thote se duhet te rrisi pensionet... gje qe nuk e di sa ka ne dore nje major qyteti per te rritur pensionet e te gjithe shtetasve?! Nje tjeter thote se po ja jep tokat socialisteve... per kete jam e bindur qe socialistet ishin shume te pregatitur kur erdhi '91 dhe kane para per te blere te gjithe Tiranen po te duan, pra eshte Edi apo eshte XY ato do i blene vendet me te mira. E kemi kete peshqesh nga gabimet e Berishes qe nuk i tregoj vendin socialist/komunistave pas '91.
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Eshte Edi Rama nje idealist apo nje sharlatan?

edhe une po te pergjigjem me thenien
"daullja nga larg duket e bukur kur i afrohesh te shurdhon veshet"
keshtu eshte dhe puna e edit
kur te shkosh ne tirane besoj se do e vleresosh me shume
sa per vete vetem "ngjyrat plot harmonizem" <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> te fasadave me mjaftojne
po te pyes dicka kush vendos per ngjyrat e qyteteve neper bote ????
edhe ne kohen me te keqe ne shqiperi ne komunizem ngjyrat e fasadave dhe sidomos te ministrive beheshin me kujdesin me te madh dhe merreshin mendimet e shume personave te specializuar
po harrova se edi me "gjenialitetin" ne njeren krah dhe carta bianca ne doren tjeter po ia ndryshon "fasadat" tiranes
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Eshte Edi Rama nje idealist apo nje sharlatan?

As pyetjes time nuk po i pergjigjet njeri, se kush do ishte nje tjeter qe do zevendesonte Edi Ramen dhe do bente shume me teper per Tiranen. Po nuk kemi te tille, me mire te mbajme dhe t'ja dime per nder ketij qe kemi tani.
 

shpresa

Primus registratum
Re: Eshte Edi Rama nje idealist apo nje sharlatan?

Edhe telashet s'kane te sosur .
Ne shqiptaret nuk gjejme rehat asnjehere. jemi negative ne mendime, jemi xheloze ne prirje, jemi te keqinj te vetes .
A e dini qe puna e frytshme e armikut politik eshte shkaterruese per partine tone?
Sabotazh, shpifje, balte, histori te vjtra...!!!

Eshte Sharlatan, eshte Sharlatan! Shikoni me c'ngjyra pikturon ky psikopat .

Ju qe e shani Edi Ramen jeni bere per te qeshur . Shkoni gjeni ndonje argument me serioz, po jo akuza qe vijne era gjepurash.
Edi Rama eshte karierist sic e tha Albushja . Kariera ndertohet duke dhene rendiment . Ne ne Tirane na duhet rendiment. Ceshtje interesash, mire per ramen, mire per ne . Pse jo?! Une votoj Ramen edhe kete here . <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Eshte Edi Rama nje idealist apo nje sharlatan?

Ana Blue
Edi Rama nuk po shkon per inat te Berishes mbas Fatos Nanos.Ai po shkon mbas Fatos Nanos se kane te njejtin karakter,ide,qellim.
Dhe ky eshte:
Ta vjedhim sa me shume kete popull injorant.Me parate e fituara te behemi ata qe do i shkelim me kembe keta mjeranet.
Ata jane miqesuar aq shume me njeri-tjetrin saqe edhe VILAT dimrore,kane vendosur ti ndertojne ne Dardhe te Korces prane njeri tjetrit.
Sa per parate qe socialistet paskan patur para 1991 mos flit kot.Edhe thua qe ke ikur para 12 vjetesh edhe na tregon pasurite qe ata paskan pasur.Para 1991 te gjithe ishin cope-cope.Socialist edhe Kulak.Ata keto pasuri i vune ne keto 6 vjete.Jo me biznes dhe pune te paster,por duke vjedhur ne menyr brutale. Imagjino nje numer 3 shifror ne miliona dollar.Kjo eshte pothuajse pasuria e njerit prej tyre qe e vuri si hajdut.

Sa per pyetjen tende se kush eshte kandidat i PD qe do te zevendesonte Edin po te pergjigjem.
Nje person qe nuk vjedh,nuk ndihmon korrupsionin,nuk mban ne pushtete Fatos Nanon dhe gjith dallkauket e tjere qe po e rrjepin ate popull,nuk i percmon bashkqytetaret.
Ai nuk eshte bojaxhi i dipllomuar si Edi,por kjo nuk perben ndonje problem besoj sa kohe qe ai eshte i dipllomuar per dicka tjeter.
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Eshte Edi Rama nje idealist apo nje sharlatan?

Teoriokisht dihet se kush do ishte personi i preferuar per Major, kyeminister apo president. Faktikisht, dini ndonje emer kandidati qe mund ta zevendesoje Ramen dhe te beje pune me te mire se ai?

Se dyti, kur them qe socialistet kishin para kur filloj demokracia ne Shqiperi, ne fakt e kisha per bllokmenet me teper, kurse komunistet e zakonshem kishin shkollat qe ju dha monizmi, pra byzylykun e arte si thoshte gjyshja ime, ndersa kundershtaret e tyre erdhen nga internimet me lecka ne krah duke fjetur ne bodrumet e shtepive te tyre se shtepine ja mbanin akoma socialist/komunistet qe ja kishte dhene Dulla. Pra '91 i gjeti te pregatitur socialistet, dhe te raskapitur te tjeret. Nejse, nuk dua ta zgjas me kete teme sepse nuk i perket fare Edi Rames, por do preferoja te dija pergjigjen e pyetjes se pare. Dini ndonje person qe mund ta zevendesoje ate? Emer/Mbiemer dhe nje biografi te shkurter?
 

shpresa

Primus registratum
Re: Eshte Edi Rama nje idealist apo nje sharlatan?

Fillimisht postuar nga Blendi:
[qb] Kryetari i Bashkisë së kryeqytetit akuzohet për faje për të cilat janë akuzuar shumica e politikanëve dhe qeveritarëve shqiptarë të të gjitha ngjyrimeve politike. Ndërkaq, ndryshe nga shumica e të fajësuarve që ne i mbajmë mend vetëm nga akuzat që u janë bërë, ngaqë s'kemi parë të na lenë ndonjë kujtim tjetër, Edi Rama, mu në sytë tonë ka ndryshuar kryeqytetin e vendit. Rrjedhimisht, edhe sikur të pranonim që kryetari i Bashkisë së kryeqytetit ka ecur në traditën e keqe të të korruptuarve, radha e gjykimit të tij do të vononte shumë. Ndaj, sa t'i vijë radha, le ta lemë të punojë Edi Ramën. Vënia në shënjestër e një ndërtuesi midis duhmës shkatërruese, e një njeriu që zgjon shpresë, midis atyre që shtojnë dëshpërimin, e një qytetari të kohës, që gëzon simpatinë e brezit të ri, midis injorancës që po plaket, është për mendimin tim një shenjë jashtëzakonisht e keqe. - ISMAIL KADARE [/qb]
Shume mire e ka thene Ismaili .
AnaBlue, me duket se kam lexuar ne nje vend per kandidatin e PD per Kryebashkiak (ne shqip "major" eshte grade ushtarake <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" /> ) . Por ky kandidati i PD ishte nje emer i panjohur dhe nuk e mbaj mend te them te drejten . Rama i ka kapercyer ato qe priteshin prej tij, prandaj eshte e natyrshme ti jepet nje term tjeter .
 

Albinos

Primus registratum
Re: Eshte Edi Rama nje idealist apo nje sharlatan?

Me duket se problemin e shkarkimit te Edi Rames e shihni si ngjitje te nje PD-isti ne pushtet.
Nuk e di nese keni arritur te kuptoni se Berisha nuk ka problem qe ky kandidat qe mund te fitoje te jete edhe i PS-se.
Rendesi ka te jete korrekt ne detyre dhe sherbyes i denje i popullit.
Zoterinj'
Shqiperia ka humbur shume gjate historise se saj dhe se mire do ishte te mos humbnim kohe me gjera te tilla.
Duhet rindertuar edhe njehere vendi, por ky vend nuk ka nevoje per ata qe tre tulla i fusin ne xhep dhe nje tulle e japin per te ndertuar ngadale ngadale nje pallat
Shqiperia dhe sidomos Tirana vete , ka shume intelektuale te zote qe mund ta bejne fare mire detyren e Kryebashkiakut.
Pak me te qete te jemi dhe nuk do dale nje por nje dyzine kandidatesh.

Ai qe vjedh popullin e tij, ka vetine te nfektoje me kete virus edhe te tjeret.
Le te mos behemi tifoza te cmendur
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Eshte Edi Rama nje idealist apo nje sharlatan?

Ndonje rruge te mesme kastile per Edin nuk ka?!
Me ato perla qe degjova sot nga goje e tij, them se i afrohet me shume te dytes se te pares...
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Eshte Edi Rama nje idealist apo nje sharlatan?

Brojka, nuk kam frikë nga komisioni hetimor

Ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, gjatë periudhës 1996-2000, Albert Brojka e ka konsideruar ngritjen e komisionit hetimor për aktivitetin e bashkisë nga viti ‘92-’03, si një iniciativë të ligjshme dhe mjaft pozitive, e cila është një mundësi mjaft e mirë për t’i treguar elektoratit të vërtetat e tre qeverisjeve të kryeqytetit. “Nëse ky komision do të hetojë aktivitetin tim si ish-kryetar bashkie, jam i sigurt se nuk kanë për të gjetur asnjë shkelje apo shpërdorim me fondet publike. Ka një ndryshim midis meje dhe Ramës, për kohën e qeverisjes, pasi gjatë kohës që unë kam qenë në krye të Bashkisë së Tiranës, aktiviteti im është kontrolluar nga Prefektura e Tiranës, funksionarët e të cilit kanë qenë të Partisë Socialiste, ndërsa Edi Rama është kontrolluar nga të vetët. Unë nuk kam frikë të dal në këtë komision, pasi unë kam qenë një kryetar bashkie fiktiv, me pak kompetenca dhe nuk kam marrë vendime që të masakrojnë Tiranën ”,-u shpreh për gazetën Brojka. Ai e ka konsideruar këtë iniciativë edhe politike nga ana e opozitës në prag të zgjedhjeve lokale, por njëkohësisht ai e ka konsideruar atë si një mundësi shumë të mirë për të bërë transparente punën e tij gjatë kohës që ka drejtuar në postin e kryebashkiakut të Tiranës. “Besoj se ky komision do të nxjerrë mjaft të vërteta në shesh, pasi komisioni ka anëtarë të dy kaheve politike, është një komision që ka brenda maxhorancën dhe opozitën brenda. Opozita e përdor këtë komision edhe për fushatë elektorale, por edhe për qëllime politike, që të godasë kandidaturat e mundshme dhe që nuk është një opozitë që rri si mumje në Parlament, por heton”,-theksoi ai. Deklarata e Brojkës ka ardhur menjëherë pas votimit të dy ditëve më parë me shumicë votash të ngritjes së një komisioni që do të hetojë Bashkinë e Tiranës, duke përfshirë periudhën ‘92-’96, kur ka drejtuar kryebashkiaku i parë, Sali Kelmendi, ‘96-‘00 Albert Brojka dhe periudhën e fundit, që po drejtohet nga Edi Rama. “E kam mirëpritur ngritjen e një komisioni të tillë, që për mua është i ligjshëm, për faktin se dua të heq atë baltë që ka hedhur mbi punën dhe figurën time kryebashkiaku aktual Edi Rama”,-tha ai. Brojka ka kritikuar marrëdhëniet që ka krijuar Rama me opozitën, por njëkohësisht ka vlerësuar në pozicionin e një qytetari të thjeshtë, i cili nuk ka lënë pa përmendur arritjet e kryebashkiakut aktual. Ish-kryetari i bashkisë ka theksuar se gjatë kohës kur ai ka drejtuar Bashkinë e Tiranës, fondet që kanë qarkulluar në Bashki në atë kohë kanë qenë qesharake dhe nga viti ’97 fondet që i janë dhënë institucionit që ai ka drejtuar kanë qenë 15 milionë lekë të rinj investime në rrugë, një vit më pas ky fond ka qenë 5 milionë të rinj dhe pjesa tjetër është menaxhuar nga Ministria e Punëve Publike. Ndërsa në vitin ’99 komplet buxheti i shtetit ka shkuar për krizën kosovare. Albert Brojka ka theksuar se është gati që të dëshmojë në komisionin hetimor që u ngrit nga Parlamenti, duke theksuar se dëshmia e tij do të nxjerrë në shesh mjaft të vërteta, për të vendosur në vend figurën e tij. Brojka nuk ka lënë pa përmendur edhe arritjet gjatë kohës së qeverisjes së tij, në gjelbërim dhe në infrastrukturë.
 

ivetmuari

Primus registratum
Re: Eshte Edi Rama nje idealist apo nje sharlatan?

Pershendetje|
Nuk desha te marr pjese ne kete diskutim teksa lexoja opinionet tuaja, por duke patur statusin e banorit te Kryeqytetit dmth duke patur per KRYTAR te qytetit tim obligohem te shpreh opinionin tim per KRYETARIN e qytetit tim...
Se pari duhet t'Ju terheq vemendjen shume diskutuesve te forumit se nese ne shoqerite demokratike dhe te civilizuara
(per te cilen jemi aq te deshiruar - ky eshte mendimi im te pakten)
nuk do te kishte forume te tilla per "persona publik" apo probleme qe shqetesojne publikun, atehere mohoni dhe qellimin e ketij Siti dhe EMRIN E TIJ= ALBFORUM...
Tani le te jam mendimin tim :
Nuk jam dakort se shprehja qe perdorin disa:
Hallal ate qe ka marre(lexo vjedhur)se ky ka bere diçka... - nuk eshte argument per nivelin e nje forumi.
Se dyti :
Ju lutem perpiquni te kapni thelbin e nje debati... Nese Ju mendoni se KRYETARI i qytetit tim eshte me i miri dhe nuk kritikohet nuk mjafton... Ju lutem merrini me rradhe punet qe ka bere e ndermare e le ti diskutojme... le te perpiqemi te kuptojme se ku ka ze nuk eshte pa gje... Te perpiqemi te kuptojme se te gjithe si banore te kesaj bashkie kemi te drejten shprehim opinionin tone pro ose kunder nje figure qe ka obligimin te administroje qytetin tone... Le te ngremi zerin tani, se me pas (pasi te zgjidhet nje tjeter... me duket qesharake te diskutojme per te)
Le t'i analizojme me qetesi e pa pasione te mirat dhe te keqijat e KRYETARIT, si qytetare te ketij qyteti (dmth Kryeqyteti) per te cilin KRYETARI po e zhgaravit me prepotencen e tij karakteristike .... (Shihni vetem bojatisjen e pallateve...) Per te mos diskutuar per taksat vendore qe do t'i vere bisnezit te vogel.
Vetem takse vendore KRYETARI do 60000 leke te reja ne vit kur nje vit me pare Tatimi i biznezit te vogel ishte reth 80000 leke te reja (i gjithe tatimi + taksat vendore) Per te mos folur per taksen e pastrimit qe per bisnezin e vogel KRYETARI e do ta beje 20000 leke te reja ne vit . Po i them ketij KRYETARI se biznezi i vogel nuk eshte ndermarja private e KRYETARIT ...
Kaq si fillim per JU o militante te KRYEK... jo te qytetit ku keni jetuar e ku jetojne te tjere qytetare...
Kaq si fillim...
 

receli

Primus registratum
Re: Eshte Edi Rama nje idealist apo nje sharlatan?

Babai i Edi Rames o Djep barrikade i hysni Milloshit ka vdekur. Kristaq Rama ishte artist i madh dhe nuk do harrohet.

Pse vdiq Kristaqi?


Vdiq sepse i biri Edi Rama e hodhi ne Gjyq dhe aty ne gjyq ka thene per te atin gjera aq te ndyra sa njerzit u cuditen. Ai nuk mundi ta perballoje kte turp dhe vdiq zemer plasur.

Ana blu, Edi Rama eshte i PS dhe mos luj rol budallaqeje ketu sikur nuk e di.
Te blene dhe ty o "ish e persekutuar" me nje kocke per lepirje o plasteline.

Per Edin PS dhe qeveria e saje kan harxhuar qimet e Kokes. Qe kur e vune ne ministri ata i dhane Edit kartabjanke qe te zhyse duart ne Buxhet e fonde legale e ilegale per te lyer muret sa ti haje palla.

Ne Bashki Edit i kane dhene vize te harxhoje jo miliona po milarda.
Cili kryetar Bashkie nuk do bente gjera te bukura po te kishte fonde.
Edin e mbron nomenklatura e djeshme enveriste dhe bijt e tyre biznesmene sot.
PS e lejoj te kontrollohej Klosi i Shikut kurse Bashkine e Edit nuk e lejon.
Kjo tregon se dhe spiunazhi qe dikur ish puna me e dashur e Enveristave eshte me pak e rendesishme sot per enveristet ne PS se sa Megalavatricja Edi Rama ku lajne Milardat Mafia e PS dhe ajo jasht e lidhur me to.

Edi eshte i blinduar. Ai mbrohet me fanatizem nga Ps me shume se sa mbrohej Ramiz Alia dje ose Fatos Nano sot.

Bashkia e bere luksoze me milionat e Gjakut te Popullit eshte vizituar nga Prodi e ndoj Ambasador qylaxhi ne Tiran kurse Populli as nuk guxon ti afrohet Bashkise e cila per popullin duhej te rrinte hapur nat e dite.
Edi Rama ka ndertuar nji miniparlament ne Bashki por a funksionon ky Parlament kur dihet se as keshilltaret e Bashkise nuk kane asnji mundesi te shikojne qofte nje leter te veprimeve Bashkiake. As deputetet nuk munden te hyjne ne Bashki.
Ne fakt ne nje bashki ka te drejte te hyje dhe qytetari me i thjeshte dhe te shikoje cdo dosje te Bashkise pa patur nevoje per 120 mije vula e firma e 8 muaj mbledhje parlamenti.
Edi nuk eshte as idealist e as Sharlatan.
Ai eshte diktator dhe tmerresisht i rrezikshem.
Saliu nuk e quan kot Edi Ramen nje SADAM.
Populli i Tiranes dhe i Shqiperise po i knaqet ca pllakave trotuari por neser do jete vone kur te kuptoje se ka rene nen Zgjedhe te nje banditi te paskrupullt i cili po pergadit llojin e ri te Sundimtarit ne Kapitalizem.
Mafia do nje DORE te FORTE.
Tek EDI ata kane nuhatur ate qe i duhet. Tek Edi ata kane projektuar Pinochetin dhe Enverin, Stalinin dhe Kabilen por me maske De-Goli e Kenedi. Ata do e bejne Edin nje Goxille qe ti a ruaje Cifligjet qe i vune me vjedhje.
Edi eshte sot armiku me i madh i popullit Shqiptar.
Edi eshte modeli i Diktatures ku nje grusht "shokesh" gezojne miliarda e kusuri, populli le te pije fotoksine.
 

gjekec

Primus registratum
Re: Eshte Edi Rama nje idealist apo nje sharlatan?

Pervec lyerjes se pallateve lulishteve dhe ca trotuarve ne downtown Beverly Hills cfar tjeter ka ber edi?
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Eshte Edi Rama nje idealist apo nje sharlatan?

Fillimisht postuar nga Fity Sents:
[qb] Pervec lyerjes se pallateve lulishteve dhe ca trotuarve ne downtown Beverly Hills cfar tjeter ka ber edi? [/qb]
me sa kam marre vesh nga njerezit e miqte e mi aty dhe nga lajmet ne internet
edi pervec atyre qe ke thene ti perdite i mban shqiptareve kudo <span style="font-weight: bold">&quot;fjalime&quot;</span> me nje fjalor nga me te &quot;te pasurit&quot; e gjuhes shqipe
 

DFV

Primus registratum
Re: Eshte Edi Rama nje idealist apo nje sharlatan?

Eshte me te vertet per te ardhur keq kur lexon diskutimet e disa albforumsave ne lidhje me ato qe ka bere Edi per Tironen dhe ka bere aq shume sa per mendimin tim nuk do te bente asnje tjeter qofte ky edhe vet berisha qe kur ishte ne fuqi jo vetem i la te vidhnin pa hesap sali kelmendin dhe albert brojken por edhe ta shkaterron tironen tone te bukur qe ne kohen e sales vinte era shurre ngado qe te ketheje fytyren.Per mendimin tim kjo pune edit ngjason me ate te vezes se kolombit mbasi zbuloi Ameriken, edhe nje gje tjeter ato brockullat e ati gjyqi te te ndierit Kristaq Rama jane shpifje te ndyra te atij saleh hamhamit qe po shikon me frike popullaritetin ne rritje te edi rames dhe perbmysjen e pa shmangeshme te tij.
 

Guest
Re: Eshte Edi Rama nje idealist apo nje sharlatan?

Edi Rama ka bere aq shume sa edhe vete Enver Hoxha kishte per ta bere Anetar Byroje.
 

mostro

Putraku
Re: Eshte Edi Rama nje idealist apo nje sharlatan?

No as idealist as sharlatan edi rama eshte KAMORRIST...ah sikur ta dini juve se cfare ka bo edi rama.edi rama eshte koka e kamorres shqiptare.ai eshte erresira e drites,vdekja e jetes,morri i kuq qe te thith xhakun.une e kam pa vet si ka ekzekutuar nje femij,dhe pasi e therri e hudhi ne gjelle dhe e bani gjellen me mish ate dite.ai eshte vampiri,ai eshte korrupsioni,edi vjedh pansionet e plakave te shkreta,dhe ndonjeher i detyron plakat te bejne dhe mardhenie me te.ai eshte arkani i shqiperise.bin laden i tiranes. &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;


apo doni mooo? &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Eshte Edi Rama nje idealist apo nje sharlatan?

Bano: Nano dhe Rama bllokues të hetimeve
Sekretari Organizativ i PD-së Ilir Bano, anëtar i Komsionit Hetimor parlamentar për Ministrinë e Kulturës dhe Bashkinë e Tiranës denoncoi dje në Kuvend praktikat bllokuese që po ndjek kryebashkiaku Rama dhe përfaqësuesit e PS-së në këtë komision.
&quot;Grupi i deputetëve opozitarë në Komisionin Hetimor parlamentar shkoi në Bashkinë e Tiranës, sipas konkluzioneve dhe takimeve të dy ditëve më parë me nënkryetaren Bizhga për të filluar punën, pra për të mbledhur të dhënat në zbatim të detyrës sipas ligjit përkatës, por në kundërshtim me atë që prisnim, pasi kaluam portën e hekurt në koridorin e Bashkisë së Tiranës na priti zëvendëskryetarja me një përgjigje krejt absurde&quot;,-deklaroi zoti Bano. Sipas tij absurditeti i zotit Rama dhe i zyrtarëve të tij nuk ka kufi, nënkryetarja nuk kishte zyrë që ti priste komisionerët e opozitës, por në koridorin e Bashkisë u ka thënë se do t’ua dërgoj përgjigjen me shkrim.
Për deputetin demokrat Bano kuptohet qartë që, &quot;përgjigja me shkrim&quot; është vazhdim i praktikave penguese për veprimtarinë e komisionit.
&quot;Pasi dështuan, në përpjekjen për bllokimin antikushtetues të krijimit të Komisionit Hetimor parlamentar, Fatos Nano me klanet e tij tashmë vazhdojnë me një vullnet të fortë pengues për punën e këtij komisioni&quot;,-thekson zoti Bano. Sipas tij, kjo ecuri e veprimtarisë së tyre krejt në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën dëshmon për lidhje shumë të forta dhe për faktorë shumë të rëndësishëm që i detyrojnë të veprojnë në këtë mënyrë.

Zoti Bano u ka kujtuar përfaqësuesve të mazhorancës se shumica në parlamentet demokratike nuk ka të drejta të pakufizuara., nuk ka të drejtë të dhunojë opozitën dhe të pengojë veprimtarinë e saj, nuk ka të drejtë të shkelë ligjin dhe Kushtetutën. Duke iu referuar më konkretisht pikave 1 dhe 2 të nenit 15 ku thuhet se mbas paraqitjes së planit paraprak të hetimit nga kryetari, gjë që është bërë para dy javësh fillon puna për mbledhjen e të dhënave dhe të dhënat mblidhen nga burime të drejtëpërdrejta, zoti Bano argumenton se Ligji për Komisionet Hetimore parlamentare është i qartë dhe në këtë pikë nuk lë vend për asnjë interpretim apo keqkuptim ose ekuivok. Sipas këtij ligji, është kryetari i Komisionit Hetimor parlamentar që i përket asaj force politike që ka kërkuar hetimin ai që ka të drejtën të përcaktojë planin paraprak të hetimeve. Ndërkohë, nene të tjera të këtij ligji përcaktojnë se provat që kërkon çdo anëtar i komisionit pranohen nga komisioni pa votim.
Pra, çdo anëtar i Komisionit Hetimor parlamentar ka të drejtë të mbledhë prova dhe të hetojë. Për zotin Bano logjika e ligjit është ajo që shprehet dhe në Kushtetutë, që shumica nuk ka të drejtë të bllokojë iniciativën e pakicës për ngritjen e Komisionit Hetimor parlamentar dhe veprimtarinë e tij. Komisioni nuk vepron mbi bazën e votave. Me vota vendoset vetëm për raportin vendimtar, por jo në mbledhjen e të dhënave e të provave të nevojshme për hetim gjatë punës së komisionit.
Komisioni për mbledhjen e provave zbaton Kodin e Procedurës penale, kjo është e shkruar në ligjin organik. Pra komisionerët kanë të drejtë të hyjnë në institucione, të mbledhin të dhëna, të marrin fotokopje.
Madje dhe të sekuestrojë dokumenta për nevoja të hetimit dhe këtë nuk mund ta pengojë askush. Zoti Bano tha se të njëjtat proçedura do të ndjekin edhe sot në Ministrinë e Kulturës ku shpresojnë të mos pengohen si në Bashkinë e Tiranes.
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Eshte Edi Rama nje idealist apo nje sharlatan?

Nje grimce nga lojrat politike te padrinos se shqiperise Fatos Thanas Nanos dhe momentalisht mbrojtesi i flaket i Edi Rames.
Marre nga gazeta &quot;Koha Jone&quot;


Mbreme ne ore 20.00, pak caste pas mbarimit te ndeshjes Shqiperi-Rusi, ekzekutohet pronari i Kartodromit dhe miku i qeveritareve

30 plumba Mirit te Gjikes

Policia dyshin se autor mund te jete nje polic i forcave speciale

Ekzekutohet me një karikator kallashnikovi Fatmir Rama, pronari i Kartodromit të famshëm të Tiranës. 35-vjeçari i njohur ndryshe me pseudonimin &quot;Miri i Xhikes&quot; është qëlluar në orën 20.00, sapo gjyqtari i ndeshjes Shqipëri-Rusi i ka rënë bilbilit për përfundimin e saj


MIRI I XHIKES DHE POLITIKANET

Nga nje njeri gati i panjohur dhe pa arsim, Miri i Xhikes u be brenda nje dite, personazhi numer nje i medias. Ne nje nga mbledhjet e famshme te KLD-se te fundvitit 2001, kryetari i Partise Socialiste Fatos Nano deklaroi se deputeti Bashkim Fino kishte lidhje me Mirin e Xhikes. Behej fjale pikerisht per Fatmir Ramen, te cilit qe ne femijeri i kishin vene nje nofke me emrin e te emes se tij Xhikes. Fakti qe kjo lidhje ishte nje minus per Finon lidhej me investimin marramendes qe Fatmir Rama kishte kryer ne afersi te Saukut ne Tirane. Nje kartodrom i papare, pishina, fusha futbolli, bare e restorante dhe nje parking gjigand, kishin ngrene 1.5 milione dollare te dale nga xhepat e Mirit, nje shifer kjo e jashtezakonshme per nje shqiptar. Ndertimi i vepres gjigande kishte nisur ne vitin 1997 dhe u perurua ne vitin 2001. Fjalet ishin se investimi ishte bere me para te pista dhe miqesia e Finos me Mirin nenkuptohej nga Nano si lidhje me njerez te dyshimte. Vete Fino i ka hedhur poshte akuzat e shefit te tij, ndersa Fatmiri ne nje gazete te perditshme deklaroi se biznesin e kishte vene me pune ne emigracion.
 
Top