Eshte Edi Rama nje idealist apo nje sharlatan?

u74

Primus registratum
Re: Eshte Edi Rama nje idealist apo nje sharlatan?

Fillimisht postuar nga Isaac Newton:

Une kur e hapa kete teme kisha parasysh qe flas me studente apo intelektuale nga shqiperia apo vende perendimore. Dhe nuk e prisja qe pikerisht pjesa me e madhe e kesaj shtrese ta quaj vjedhjen e popullit te tij nje veprim kalorsian (aristokrat).
[/QB]
Mor zoteri kur pret te flasesh me intelektuale dhe studente, pikesepari ti duhet qe nga vetja jote te keshe nivelin e intelektualitetit dhe te keshe kulturen e dialogut ne nivel te duhur !

Nje shembull konkrete te tifozellekut politik dhe mungeses se respektit per ata qe mendojne ndryshe nga ti na e ke dhene edhe ti vete me siper kur i quan anetaret qe kene mendime te kunderta me te tuajat: <span style="font-weight: bold">Driteshkurter,Bashkepunetore ne vjedhje,politikane te ndryshem shqipetare qe ti i quan grekofile,apo kur perdore shprehjen 50 te marre dhe nje maskara do te drejtojne 49 te mencur,qe eshte shume ofenduese dhe e trashe ne vetevete si shprehje per shumicen e shqipetareve.</span>

Jo se je ti i vetmi qe loshon kesi lloj &quot;xhevahiresh&quot;.Dhe te filloj qe nga vetja ime ka pasur raste qe kam kapercyer kufinjte e debatit dhe ne dy raste jam edhe shprehur ne menyre ofenduese,dhe nuk ndihem krenare aspak per keto.
Por pakesepaku mundohem qe ti rregulloj keto gabime dhe nuk e quaj veten intelektuale. Sepse ta quash veten intelektuale nuk mjafton vetem nje diplome apo leximi i dy-tre librave ose citimi i filozofeve dhe dijetareve te ndryshem.

Pastaj ne kete forum marrin pjese te gjithe, ashtu sic dhe duhet te jete .Sepse ne fund te fundit problemet dhe tematikat e ndryshme kerkojne ndihmen dhe mendimin e te gjitheve dhe jo vetem te intelektualeve.

Pa dyshim intelektualet e mirafillte dhe njerezit me ide perparimtare ia bejne vendin
vetit, dhe nuk kane nevoje qe te hidhen perpjete duke tundur diplomat apo kurset e kualifikimit jashte shteti,pa permendur ketu gradat dhe titujt shkencore qe ne Shqiperi jane dhene dhe jepen pa as me te voglin kuresim, apo respektim te nje niveli te mirefillte shkencor !?

Sa per EDI RAMEN eshte i vetmi qe ka dhene rezultate shume te larta ne Tirane dhe nuk ka ndonje tjeter as edhe ne SHQIPERI qe ti afrohet sadopak.Shkurte muhabeti po i ngjalle shpresen atije populli se mundemi edhe te ndertojme dhe jo vetem shkaterrojme.

Akuzat qe behen ne drejtim te tije tani ne prag te zgjedhjeve, dhe e theksoj se pse nuk u kujtuan me heret keta njerez qe te hetonin RANEN, por pikerishte tani!??
Jane akoma te pavertetuara!

Dhe c'eshte me e rendesishmja perse keta njerez qe akuzojne RAMEN sote nuk pranojne nje kompani te huajen auditimi(hetimi financiare dhe shkeljeve)por kerkojne nje komision parlamentare qe teknikishte nuk eshte ne nivelin e duhur dhe nuk mund te jete asnjenes politikishte.
Sikunder nje kompani e huaj e specializur per hetime dhe qe ne te njejten kohe garanton edhe pa anesine politike,d.m.th hetim te specializuar dhe pa motive politike?
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Eshte Edi Rama nje idealist apo nje sharlatan?

o cufo
kam lexuar shkrimet e tua
sme intereson qendrimi yt per E.R. po sikur si je permbajtur ne asnje shkrim temes
lavderoje sa te duash ate palloshin po tema eshte a eshte sharlatan apo idealist
dhe te them nga asnjeri qe ka shkruaj si kam pare te kete thene as gjysem fjale per pallosh 'idealistin' duke perfshire ketu edhe punonjesit e bashkise qe s pertojne te ngrene lart punen e tij
po te doni hapni teme tjeter per arkitekturen e tiranes e te tjera probleme dhe aty futini edhe fotot dhe kushdo jep opinione
me respekt
X
 

Blendi

Primus registratum
Re: Eshte Edi Rama nje idealist apo nje sharlatan?

Ximi, ketu po flitet per Edi Ramen kryebashkiakun, prandaj mund t'ia lejojme vetes ta vleresojme nje njeri ne baze te atyre gjerave per te cilat na eshte i rendesishem.
Nuk do te me interesonte fare nese eshte idealist apo sharlatan nese nuk do ishte Kryetar Bashkie. Eshte detyra qe kryen qe e ben Edin subjekt diskutimi. Prandaj mendoj se jemi akoma shume ne brendi te temes per aq kohe sa flasim per punen e Rames.

Isaac, do te tebej nje rrefim te sinqerte per sa i perket ceshtjes se Edi Rames si i akuzuar per vjedhje.
E para gje eshte qe jam teper larg (Boston) per te mundur te jap nje mendim te bazuar per sa i perket ceshtjes se abuzimeve. Thjesht, nuk kam informacion te mjaftueshem, dhe degjoj nje grupim qe e akuzon dhe nje tjeter qe e mbron. Kam vene re ama se akuzuesit e tij jane qe te gjithe njerez te cilet gjate gjithe kohes kane patur per interes denigrimin e figures se rames. Akuzuesit e Edit jane ata te cilet dikur akuzoheshin prej tij per Despotizem, ata qe e lane te vdiste te liqeni pasi e rrahen si rrihet nje kafshe. Prandaj, kur keta e akuzojne kam prirjen te mos besoj aq kollaj ato qe thone.

Ne anen tjeter eshte qyteti ku kam lindur dhe jam rritur, Tirana. Dashuria per kete qytet eshte e kote te shprehet me fjale, aty e kam shpirtin une si Blend. Dhe <span style="font-style: italic">e di</span> qe Edi rama e idealizon Tiranen si une, e dashuron si e dua une, dhe PUNON per te si askush tjeter para tij. Per hir te Tiranes, Edi rama duhet te qendroje.
 

Klinton

Primus registratum
Re: Eshte Edi Rama nje idealist apo nje sharlatan?

Cna ka gjetur me keta te cmendurit shqiptare
Dikur isha mik i Berishes dhe ma futi, seeee , partia ime qe ta dini ju dhe partia e Berishes kane te njejtin emer Parti Demokratike.
E bera mik Berishen dhe ma futi.
E pashe qe ishte ujk i vjeter me dy dhembe te ngelur dhe ne vend te miqesise ndermjet dy partive tona, ai Berisha zgjodhi partine republikane amerikane te Bushit.
Tani po ja fus edhe une Berishes duke lidhur mardhenie me Ramen i cili me ka ftuar edhe per nje vizite ne Tirane.
Kam financuar shume per Berishen por me ka prere ne bese.
Rama me duket i mire biles do ta bej edhe president te Shqiperise.
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Eshte Edi Rama nje idealist apo nje sharlatan?

Per Blendin
I re me shume finese rreth e rrotull asaj qe une te kisha shkruar.Ska problem eshte e drejta jote.
Une kam dy pyetje per ty.Jo per te te ngacmuar por per ta ditur me ke komunikoj ne te vertete.
E para:pergjigjia jote e parafundit mban oren 13:19 me oren e Europes.Do me thene qe ne Boston duhet te jete ora 07:19.Meqenese une deri tani nuk kam pare qe dikush sa zgjohet futet ne Forum desha te pyes.Je vertet ne Boston apo ne Tirane?


E dyta:Flet per ato qe ndjen ne shpirt Edi Rama me shume siguri.Keto gjera mund ti dije pervec Edi Rames, Blendi Gonxhe dhe ndonje shok teper i ngushte i Edit.Je gje Blendi Gonxhe, apo ndonje shok i ngushte i Edit?
 

atleti

Primus registratum
Re: Eshte Edi Rama nje idealist apo nje sharlatan?

Mjafton te lejoje kontrollin mbi veten e tij pa
kushte sic do PS dhe mer fund muhabeti.
Une nuk njoh ndonje vend demokratik ku kryetari i
bashkise nuk mund te kontrollohet.
Pse duhet te bejme perjashtim per RAMEN E TIRANES
apo se eshte i gjate?
Nuk besoj se eshte sharlatan, as idealist . Une
kam idene time qe me eshte ngulitur ne koke qe
ne kohen e bukur te levizjes studentore ku RAMA
NJE STUDENTI QE NUK PO I INTERESONTE FJALIMI I TIJ
I THIRI PARA GJITHE TURMEA
PUSHO QEN SE PO FLAS UNE!
EDI RAMA ESHTE TIPI I PERKEDHELUR QE MENDON SE I DI TE GJITHA DHE NUK DO TE MESOJE ME BILE AS REGU
LLAT ME ELEMENTARE TE DEMOKRACISE SIC EDHTE KONTRO
LLI I CDO PERSONI QE MER PERSIPER TE ADMINISTROJE
LEKET E POPULLIT.
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Eshte Edi Rama nje idealist apo nje sharlatan?

Fillimisht postuar nga politikani:
[qb] anablue ,
nuk besoj se ka ngelur planifikimi i puneve te bashkise ne doren tende , qe te na kallxoke se si eshte e pamundur per te bere punime. ashtu sic behet ne tere boten ( p.sh. kur hapen metro te reja nuk perzejne popullin nga qyteti) le te beje dhe Edi Rama. Por ceshtja eshte se ai s'ja ka haberin ketyre puneve , dhe njeh vetem bizneset e tija. [/qb]
Pa me thuaj pak te lutem, buxheti qe ka Edi Rama per te ri-ndertuar Tiranen e shkaterruar eshte sa buxheti qe kane kryeqytetet e vendeve te civilizuara? Prit pak, te krahasojme mollen me mollen dhe portokallin me portokall sipas nje shpreheje. Nuk mund te krahasohen mundesite buxhetore te Tiranes me ato te Parisit!

Nuk e di pse me eshte mbushur mendja se ato qe ankohen nga rregullimi i Tiranes jane ato qe i jane prishur kioskat qe kishin ndertuar ilegalisht, dhe pas ca vitesh ju mbush mendja se toka ku kishin ndertuar ilegalisht i perkiste atyre.

Te lutem me kupto/kuptoni, personalisht nuk po hymnizoj Edi Ramen, por po them se ato qe ai ka bere per Tiranen jane te dukshme, nuk kemi si ti mohojme, e sidomos duke ditur sa e varfer eshte Shqiperia dhe shqipetaret.
 

Blendi

Primus registratum
Re: Eshte Edi Rama nje idealist apo nje sharlatan?

Isaac, une jam ne Boston qe prej 6+ vjetesh, filloj pune ne ora 7:00AM, plako, tek gazeta &quot;The Boston Globe&quot;.
lol nuk jam Blendi Gonxhe. Edin e njoh se e kam patur komshi ne Tirane, por nuk e kisha shok se jam ca vjete me i vogel dhe jam larguar qe 17 vjec.

PS. Para nje jave Edi Rama dha dy tip lekturash ne Boston. Nje ne Harvard dhe nje ne UMASS (University of Massachusetts), por une nuk vajta dot sidoqofte.

Kur them dicka per kete ceshtje besome qe flas me ndershmeri dhe i besoj ato qe them, pa patur interesa fare. Interesi im eshte Tirana, jo Rama. Qofte edhe ashtu si thua ti, eshte e keqja me e vogel. Ose e mira e vetme qe i ka ndodhur ketij qyteti keta 20/30 vjetet e fundit. Sic vure re nuk debatova me ty per akuzat, te thashe qe nuk di gje. Ama mua ma lejoka ndergjegja qe te kaperdij ca te meta (mbeten akuza), per hir te Tiranes.
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Eshte Edi Rama nje idealist apo nje sharlatan?

blendi

s shoh gje te keqe qe mbron ramen
por te pakten tu jepje pergjigje edhe perkrahesve te tjere si puna jote qe e pranojne se ai vjedh po aman ben edhe 'pune'

ka disa tema te tjera ketu ne AF ku analizohet puna e rames
kete teme e shihja ne aspekt tjeter
isaku ka bere nje pyetje qe eshte mjaft llogjike :
a eshte rama ai person i cili iu servir publikut shqiptar???????????

per ty ndofta nq se ai s na del &quot;idealisti&quot; i servirur eshte njelloj sikur te denigrohet si figure ......
une se shoh ashtu mund te mos jesh idealist dhe te besh pune me te vertete te shkelqyer dhe te gezosh njelloj perkrahje

por kjo do i perkiste nje teme tjeter
edhe nje here pergjigje mos me jep mua por atyre (mendoj se shume jane punonjes bashkie) qe e perkraehin dhe e pranojne se ai eshte hajdut me shume apo me pak se politikanet e tjere shqiptare
me respekt
X
 

mostro

Putraku
Re: Eshte Edi Rama nje idealist apo nje sharlatan?

Ore me duket se kete edi ramen po e ngrini ne qiell me shume juve qe nuk e doni dhe qe e urreni.
se mua me pelqen tirana keshtu sic eshte tani,por sa here qe e shoh nuk mendoj per edi ramen,mendoj se ne tirane po punohet.
te pakten ato pak te mira qe kane bere mos i hidhni poshte...
eek.gif
 

Alba Shehi

Primus registratum
Re: Eshte Edi Rama nje idealist apo nje sharlatan?

Ximo,tek kjo teme me cudit qe nuk ke dhene asnje opinion tendin? Te jete bere qellimisht valle? Jam kurioze te di c'mendon ti. &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

Sa per temen do te thoja qe nis paksa gabim qe ne formulimin e saj. Si mund te pershkruajme nje njeri thjesht me dy fjale kur mund te mos jete ansnjera prej tyre? Idealizmi ne Shqiperi mendoj se ka vdekur me kohe dhe per sharlatanizma kemi patur gjithmone material per te diskutuar. Edin nuk e shoh fare ne keto dy epitete. Di te them qe eshte karrierist(ashtu sikunder jane te gjithe). Te jesh karrierist duhet te fitosh besim dhe te besh punen. Nuk dua te justifikoj ketu mjetet per te arritur keto qellime. Nese ai vjedh(dhe ne s'jemi askushi per ta vertetuar) sigurisht eshte akt qe duhet denuar dhe nuk mund te mbyllim syte, por ama duhet t'i kemi paksa te hapur per c'ka po ben.

Titulli i temes nuk me duket shume i pershtatshem(pa ofenduar nismetarin). Nuk mund te shprehesh tek kjo teme me nje po ose jo, e po te pergjigjesh ndryshe na duhet te quhemi &quot;jashte teme&quot;. Tema mbi Edin jane hapur shume here dhe te githa kane perfunduar ne te tilla debate.(kjo ka qene nje nga arsyet per te cilat nuk kam hyre me ne bisedime te tilla)
Ne shqipetaret nuk mund te shohim si jopartiake. Gjendemi shpesh te opinionuar nga fryma te majta ose te djathta,nga interesa personale apo sociale. Duhet pare pa syze te marra borxh. Kaq,thjesht dhe sakte. Do na ndihmonte shume. &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

Blendi

Primus registratum
Re: Eshte Edi Rama nje idealist apo nje sharlatan?

Kryetari i Bashkisë së kryeqytetit akuzohet për faje për të cilat janë akuzuar shumica e politikanëve dhe qeveritarëve shqiptarë të të gjitha ngjyrimeve politike. Ndërkaq, ndryshe nga shumica e të fajësuarve që ne i mbajmë mend vetëm nga akuzat që u janë bërë, ngaqë s'kemi parë të na lenë ndonjë kujtim tjetër, Edi Rama, mu në sytë tonë ka ndryshuar kryeqytetin e vendit. Rrjedhimisht, edhe sikur të pranonim që kryetari i Bashkisë së kryeqytetit ka ecur në traditën e keqe të të korruptuarve, radha e gjykimit të tij do të vononte shumë. Ndaj, sa t'i vijë radha, le ta lemë të punojë Edi Ramën. Vënia në shënjestër e një ndërtuesi midis duhmës shkatërruese, e një njeriu që zgjon shpresë, midis atyre që shtojnë dëshpërimin, e një qytetari të kohës, që gëzon simpatinë e brezit të ri, midis injorancës që po plaket, është për mendimin tim një shenjë jashtëzakonisht e keqe. - ISMAIL KADARE
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Eshte Edi Rama nje idealist apo nje sharlatan?

Eshte e padiskutueshme qe Ismail Kadare eshte mjeshteri me i madh shqiptar i prozes.Do ja uroja me gjith shpirt cmimin &quot;Nobel&quot; si romancier.
Shpresoj qe kesaj rradhe te kete te drejte dhe qofte ashtu si thote ai.Sepse sa here ka folur dicka per politiken,qe nga momenti kur u hapen ambasadat ne 1990 dhe deri me sot, ka folur SI E JEM E ZEQOS NGA MAJA THANES.
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Eshte Edi Rama nje idealist apo nje sharlatan?

Fillimisht postuar nga Albushe:
[qb] Ximo,tek kjo teme me cudit qe nuk ke dhene asnje opinion tendin? Te jete bere qellimisht valle? Jam kurioze te di c'mendon ti. &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

Sa per temen do te thoja qe nis paksa gabim qe ne formulimin e saj. Si mund te pershkruajme nje njeri thjesht me dy fjale kur mund te mos jete ansnjera prej tyre? Idealizmi ne Shqiperi mendoj se ka vdekur me kohe dhe per sharlatanizma kemi patur gjithmone material per te diskutuar. Edin nuk e shoh fare ne keto dy epitete. Di te them qe eshte karrierist(ashtu sikunder jane te gjithe). Te jesh karrierist duhet te fitosh besim dhe te besh punen. Nuk dua te justifikoj ketu mjetet per te arritur keto qellime. Nese ai vjedh(dhe ne s'jemi askushi per ta vertetuar) sigurisht eshte akt qe duhet denuar dhe nuk mund te mbyllim syte, por ama duhet t'i kemi paksa te hapur per c'ka po ben.

Titulli i temes nuk me duket shume i pershtatshem(pa ofenduar nismetarin). Nuk mund te shprehesh tek kjo teme me nje po ose jo, e po te pergjigjesh ndryshe na duhet te quhemi &quot;jashte teme&quot;. Tema mbi Edin jane hapur shume here dhe te githa kane perfunduar ne te tilla debate.(kjo ka qene nje nga arsyet per te cilat nuk kam hyre me ne bisedime te tilla)
Ne shqipetaret nuk mund te shohim si jopartiake. Gjendemi shpesh te opinionuar nga fryma te majta ose te djathta,nga interesa personale apo sociale. Duhet pare pa syze te marra borxh. Kaq,thjesht dhe sakte. Do na ndihmonte shume. &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; [/qb]
amon mi albushe vene icik trunin n'pun

cfare opinioni do ti kur vete e vleresoni hajdut(por me thon te drejten osht hajdut i mire soj robin hudi &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; )
flisni ju per mua
&lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Eshte Edi Rama nje idealist apo nje sharlatan?

Fillimisht postuar nga Blendi:
[qb] Kryetari i Bashkisë së kryeqytetit akuzohet për faje për të cilat janë akuzuar shumica e politikanëve dhe qeveritarëve shqiptarë të të gjitha ngjyrimeve politike. Ndërkaq, ndryshe nga shumica e të fajësuarve që ne i mbajmë mend vetëm nga akuzat që u janë bërë, ngaqë s'kemi parë të na lenë ndonjë kujtim tjetër, Edi Rama, mu në sytë tonë ka ndryshuar kryeqytetin e vendit. Rrjedhimisht, edhe sikur të pranonim që kryetari i Bashkisë së kryeqytetit ka ecur në traditën e keqe të të korruptuarve, radha e gjykimit të tij do të vononte shumë. Ndaj, sa t'i vijë radha, le ta lemë të punojë Edi Ramën. Vënia në shënjestër e një ndërtuesi midis duhmës shkatërruese, e një njeriu që zgjon shpresë, midis atyre që shtojnë dëshpërimin, e një qytetari të kohës, që gëzon simpatinë e brezit të ri, midis injorancës që po plaket, është për mendimin tim një shenjë jashtëzakonisht e keqe. - ISMAIL KADARE [/qb]
ah mer blend
hap teme dhe sqaroje punen e ER
per mua prishje kinemaje s eshte idealizem
me verteto se te prishesh kinema 17nen. eshte pune e nje personi idealist

se di po ne te ardhmen te pakten uroj te mos kete presona kushdo qofshin qe zoterojne &quot;carta bianca&quot; per pislliqet e tyre

gjithe te mirat
X
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Eshte Edi Rama nje idealist apo nje sharlatan?

Per ato persona qe nuk pelqejne punen e bere nga Edi Rama si major, do isha shume kurjoze te dija se ke do preferonin qe te zevendesonte Edin. Ka mundesi te pershkruanit me pak rrjeshta se cfare te mirash do kishte &quot;majori i ri&quot;?
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Eshte Edi Rama nje idealist apo nje sharlatan?

Fillimisht postuar nga AnaBlue:
[qb] Per ato persona qe nuk pelqejne punen e bere nga Edi Rama si major, do isha shume kurjoze te dija se ke do preferonin qe te zevendesonte Edin. Ka mundesi te pershkruanit me pak rrjeshta se cfare te mirash do kishte &quot;majori i ri&quot;? [/qb]
me kete llogjike na &quot;carmatose&quot; fare

se di cduhet te them kur curcill humbi zgjedhjet pasi fitoi luften e dyte boterore
e njejta gje kur degol si personazh historik i frances u detyrua te largohet nga politika
kur bushi humbi zgjedhjet mgjth se fitoi luften ne irak
etj etj

u harrova rama ia kalon te gjitheve eshte i &quot;pazevendesueshem&quot; si xhaxhi enver kur na mesonin te vegjel
xhevahiret qe nxjerr nga goja jane ushqim i pazevendesueshem per tiranen
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Eshte Edi Rama nje idealist apo nje sharlatan?

Nuk e kisha per ironi... kam mbi 12 vjet larg Shqiperise dhe vetem nga cfare lexoj dhe degjoj i bazoj opinionet e mia. Mendova se Edi Rama do kishte nje konkurent per major te Tiranes dhe do doja te dija me shume per konkurentin. Ndoshta ofron me teper se Edi, e ndoshta ka me shume fjale por mund te ofroje shume me pak... thjesht nuk e di. Per juve qe dini me shume, do jua dija per faleminderit nese do me thonit per kundershtaret e Rames.
 
Top