Eshte e veshtire te jesh Prind sot ne Shqiperi
Eshte e veshtire te jesh Prind sot ne Shqiperi. Shpeshhere ato akuzohen per moskuptimin e ndjejave te femijve te tyre aq shume sa mund te krijosh nje ide qe prinderit jane armiku kryesor I adoleshenteve.
Sot me rastisi te lexoj dy artikuj ne gazeten panorama ku tregohen ngjarjet tragjike se cfare ndodh kur prinderi eshte posezesiv dhe toleruar.
Tragjedia, për telefonin e të dashurit”
Një telefon i gjetur në çantën e saj kur është kthyer në shtëpi ka qenë shkaku i konfliktit mes Elona Aliut dhe nënës së saj, para se ato të hidheshin nga ballkoni i katit të 11-të.
Elona Aliu, 18 vjeçe, kishte pirë një kafe me motrën e saj në lagje dhe më pas ishte kthyer në shtëpi, kur prindërit kanë gjetur në çantën e saj një telefon të markës “Nokia”. Bukuroshe Aliu ka kërkuar nga vajza e saj të mësonte kujt i përkiste telefoni, ndërsa vajza nuk ka dashur të jepte shumë shpjegime. Ky ka qenë epilogu i ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e së dielës, në një pallat në rrugën “Konferenca e Pezës” në Tiranë. Gjithçka është treguar në komisariatin e policisë nr.2 nga i zoti i shtëpisë, Axhem Aliu, dhe nga djali i tij, Valter Aliu. Ata kanë treguar ngjarjen para inspektorëve të krimeve. I pari që është pyetur nga hetuesit ka qenë Axhem Aliu, i cili të dielën ka kaluar vitin e 55-të të jetës së tij dhe të fundit me të shoqen, Bukuroshen 48 vjeçe dhe vajzën e tij, Elonën vetëm 18 vjeçe. Dëshmitë e Axhemit dhe të birit, Valterit, janë klasifikuar nga policia si të mjaftueshme.
Rrëfimi
“Vajzat, Elona dhe Enkela, kishin dalë për të pirë një kafe së bashku. Kanë dalë dhe kanë qëndruar në një lokal në afërsi të “21 Dhjetorit, deri në mbrëmje rreth orës 20:30, kur janë kthyer në shtëpi”, mësohet të ketë nisur pohimin e tij në polici Axhem Aliu. Ai ka pohuar se dy vajzat e tij ishin kthyer në shtëpi, pa kaluar ora 21:00. Sipas burimeve të Policisë Kriminale, Axhemi ka pohuar se u kishte kërkuar vajzave që të mos qëndronin vonë në kafe. Ai kishte gjetur rastësisht në çantën e hapur të vajzës edhe një telefon tjetër të markës “Nokia”, që nuk i përkiste së bijës. “E pyeta Elonën se kujt i ishte telefoni dhe ajo m’u përgjigj se ishte i një shoqeje”. Në debat, për çështjen e telefonit ka ndërhyrë edhe nëna e Elonës, Bukuroshja, që gjithashtu, sipas Axhemit, ka kërkuar të dinte se kujt i përkiste telefoni. Më tej ai ka pohuar se pasi ata kishin pushuar së debatuari, Elona ka shkuar në dhomën e saj, ndërsa vajza tjetër Enkela ka qëndruar në kuzhinë. Sipas policisë, thuajse të njëjtin version ka dhënë edhe djali i Axhemit, Valteri, gjatë marrjes së tij në pyetje. “Dëgjova debatin për telefonin dhe dola nga dhoma dhe u thashë prindërve se nuk ishte ndonjë problem i madh se kujt i përkiste telefoni”. Sipas djalit, kur debati qe shuar dhe secili thuajse po qëndronte në punë të tij, ai kish pirë një cigare në ballkon. “U futa brenda në dhomë. Pas pak minutash dëgjova një zë nga jashtë, në verandë. ‘Babi, babi, Elona ra nga ballkoni’”, ka thënë djali në polici. Valteri mësohet të ketë treguar se nuk e kishte parë nënën në ballkon dhe kish menduar se ishte brenda dhe menjëherë ka zbritur bashkë me të atin në katin e parë, në krahun perëndimor të pallatit, ku edhe kishin rënë nënë e bijë. “Pashë se mamaja dhe motra, Elona, kishin rënë aty në dysheme”.
Familja Aliu u vendos në pallat 5 vjet më parë
Pesë vite jetë në vendin e vdekjes
TIRANE - Dhimbja dhe tragjedia është ulur këmbëkryq në familjen e Axhem Aliut, sipërmarrësit të ndërtimit, që para 5 vitesh arriti të blinte një shtëpi, në një zonë jo pak të shtrenjtë të kryeqytetit, në një bllok pallatesh të rinj pranë “21 dhjetorit”. I ardhur nga Tepelena, me shpresën për t’ua bërë jetën më të lumtur fëmijëve të tij, Axhemi vendosi që një pjesë të fitimeve të punës së tij t’i investonte për të blerë një shtëpi në kryeqytet. Në nj bllok pallatesh buzë rrugës kryesore, në rrugën “Konferenca e Pezës”, ai ka marrë një apartament të bollshëm në katin e 11 të një kompleksi të përfunduar vitet e fundit. Bashkë me ta në të njëjtën shtëpi jetonin edhe dy vajzat e tij, Enkela dhe Elona, si dhe djali, Valteri. Fatkeqësisht, gjithë puna dhe mundi dje janë shkrumbuar. Njerëzit që hyjnë e dalin pafundësisht në apartamentin e Axhem Aliut nuk e fshehin dhimbjen dhe trishtim për zinë e familjes Aliu. Njerëz pa fund shkëmbehen shkallëve të pallatit, shumë prej tyre nuk arrijnë të marrin ashensorin, që thuajse gjatë gjithë ditës nuk ka pushuar. Të tjerë ndalen pranë hyrjes së pallatit, qëndrojnë përballë një shpalljeje ngjyrë blu, ku ndodhen dy fotografi. Në të djathtë, ajo e Bukuroshes, ndërsa në të majtë e bija i rri krah së ëmës në lajmërimin për ndarjen e tyre nga jeta. Pasi vëzhgojnë për pak sekonda shpalljen e ngjitur në mur, njerëzit marrin rrugën për të ngushëlluar familjen e tragjedisë. Rreth orës 14:00, të gjithë kanë pushuar së ngjituri në katin e 11 të godinës, kur arkivolet me trupat e dy femrave, nënë e bijë, janë zbritur nga të afërmit e tyre që i mbanin ato mbi shpinë, për t’iu dhënë lamtumirën e fundit në varrezat e Sharrës.
Lotë në shkollën ku studionte Elona Aliu
TIRANE – Elona Aliu, vajza 18-vjeçare që humbi jetën mbrëmjen e së dielës në Tiranë pasi u hodh nga ballkoni i katit të 11-të, ishte nxënëse e gjimnazit “Besnik Sykja” në Tiranë. Burimet nga shkolla thonë se Elona Aliu ishte një nxënëse mesatare, por e rregullt dhe sistematike në mësime. Elona nuk kishte asnjë problem me frekuentimin, ndërsa marrëdhëniet e saj me shokët dhe shoqet e klasës kanë qenë normale. Dje në ambientet e shkollës ka pasur nxënës të përlotur nga lajmi i hidhur që ata kanë mësuar për humbjen e shoqes dhe bashkëmoshatares së tyre. Megjithatë shokët e Elona Aliut, që nuk preferuan të identifikohen, janë shprehur se e dinin prej kohësh që 18-vjeçarja kishte disa mosmarrëveshje me të afërmit e saj.
“Elona kishte të dashur, familja nuk e lejonte”
TIRANE – Pjesa më e madhe e shoqeve të Elona Aliut, në shkollën “Besnik Sykja” në Tiranë, kanë pohuar dje për mediat se ishin në dijeni të faktit se Elona kishte mosmarrëveshje me familjen për shkak të të dashurit të saj. Partneri i vajzës, i cili ka mbetur misterioz, nuk dihet kush mund të jetë, por shoqet e Elona Aliut thonë se e kanë parë të dashurin e 18-vjeçares disa herë teksa ai shkonte tek shkolla e viktimës. Konfliktet që lidheshin me të dashurin Elona mësohet se i ka pasur kryesisht me prindërit e saj, të cilët shpeshherë i kërkonin sqarime dhe e këshillonin, por që siç kanë pohuar në polici, pa menduar asnjëherë se vajza mund të vetëvritej si pasojë e këtyre mosmarrëveshjeve dhe këmbënguljeve.
Fqinjët: Dëgjuam zëra të lartë e përplasje dyersh
TIRANË - Fqinjë të ndryshëm të familjes Aliu pohojnë, se mbrëmjen e së dielës kanë dëgjuar fjalë, përplasje dyersh dhe zëra të lartë. Sipas tyre, ecje të njerëzve nëpër shkallë dhe më tej ata kanë parë uniformat e policisë që herë ngjisnin shkallët e herë zbrisnin. Ca ngjiteshin me shpejtësi e ca zbrisnin duke biseduar me fytyra të ngrysura. “Ja këtu kanë rënë të dyja”, - pohon një grua pastruese e një prej lokaleve që ndodhen në pallat. Më tej ajo tregon se dje në mesditë kishte larë gjakun, ku kishte ulur një tub uji nga kati i tretë. Një burrë rreth të 50-ve, punonjës i policisë private të një kantieri ndërtimi aty, pohon se kolegu i tij i turnit të natës kishte parë dy gratë, teksa njëra pas tjetrës kishin rënë nga kati i 11-të i pallatit. Ai pohon se kolegu i tij kish lajmëruar qendrën e tyre me radio, të cilët më pas kanë komunikuar edhe me policinë. “Fillimisht kishte qenë vajza, që ishte ngjitur në ballkon dhe ishte lëshuar poshtë, duke rënë pikërisht tek ata tubat me ngjyrë të verdhë”. Më tej roja pohon se pikërisht aty ka rënë edhe e ëma e viktimës, thuajse ngjitur me të. Ndërkaq, fare pak minuta pas ngjarjes, efektivë të Policisë Kriminale dhe të Rendit të policisë së komisariatit nr.2 kanë mbërritur në vendngjarje për të nisur hetimin. Pas këqyrjes së vendit ku ndodhi ngjarja, marrjes së deklarimeve dhe rrëfimeve të dëshmitarëve të mundshëm, policia ka kryer edhe këqyrjen e trupave.
Shteti të marrë hakun e Matildës”
Flet babai i shtatzënës të ekzekutuar nga burri: Ja lidhja e tyre
Rreth 50 persona, të gjithë të afërm të Matilda Haxhiaj, kanë bllokuar rrugën Fier-Berat, në shenjë proteste për dënimin maksimal të bashkëshortit vrasës Pajtim Duro.
Thirrjet e tyre për dënimin me varje, janë ndërprerë nga policia, e cila ka shkuar në vendngjarje, duke çtensionuar situatën. Ceremonia mortore ka vazhduar edhe dje gjatë gjithë ditës në familjen Haxhia, sipas zakoneve. Babai i vajzës, Dervishi, me gjithë peshën e madhe të dhimbjes, përpiqet të tregojë momentet e fundit me bijën e tij. Gjithashtu ai nuk lë pa fajësuar edhe veprimet e dhëndrit që sollën krimin makabër.
Zoti Dervishi a mund të na thoni se si u njoh vajza juaj me Pajtimin?
Vajza ime ka vazhduar shkollën e lartë për Ciklin e Ulët në Gjirokastër dhe e ka përfunduar atë në vitin 2004. Ndoshta gjatë kohës që vajza ime vazhdonte studimet, si konviktore mund të jetë njohur me Pajtimin. Unë si prind kam respektuar ndjenjën e vajzës, e cila në maj të vitit 2006 më thotë se dashuronte një djalë. Unë duke njohur atë shumë mirë, në temperament dhe intelekt i besova Matildës. Po në muajin maj unë si familje bëra atë që do të bënte çdo prind normal, duke e ftuar djalin dhe të afërmit e tij në familje. Kemi bërë bufenë siç e themi ne, çka do të thotë një zyrtarizim të lidhjes së tyre. Ftesës time siç janë rregullat shqiptare për t’u rikthyer buka në familjen e tij, Pajtimi nuk ju përgjigj asnjëherë, duke u justifikuar: “Jo sot, jo nesër; do të bëj një darkë të madhe” etj, gjë të cilën unë nuk e mora për kapital, duke menduar gjithmonë më të mirën.
Po më pas si rrodhën marrëdhëniet?
Dhëndri me natyrën e tij shumë të mbyllur i thotë vajzës se do shkonin në Itali, pasi në Padova ai ka një motër të martuar me një shtetas italian. Duke ditur afrimitetin e vajzës me mua, Pajtimi e shtyn Matildën, që të më kërkojë 5 milionë lekë, pasi i duheshin dhe gjoja Pajtimi i kishte lekët e bllokuara në Itali. Nuk refuzova, pasi e dija dëshirën e tyre për të shkuar në Itali dhe se atje i priste motra e Pajtimit.
Kur shkoi në Itali Matilda, u informuat sesi jetonte atje, a punonte apo jo?
Në muajin tetor, pasi u sigurua viza, sigurisht e Matildës, e kam nisur vetë me kunatin e dhëndrit drejt Greqisë, pasi në Igumenicë Pajtimi kishte motrën tjetër. Nga Greqia vajza ka shkuar në Itali tek motra e Pajtimit. Sa mbërriti në Itali, unë kam folur me vajzën, si dhe me motrën e Pajtimit dhe u sigurova që ajo mbërriti shëndosh e mirë. Një muaj e gjysmë më vonë është nisur Pajtimi drejt Italisë, nëpërmjet Greqisë për shkak të vizës së marrë me vonesë. Para se të nisej Pajtimi mësova se përveç 5 milionë lekë që unë ua dhashë për të siguruar vizën, Pajtimi kishte marrë dhe katër milionë lekë të tjera në bankë, po për vizat. Kur e kam përcjellë Pajtimin, i kam dhënë edhe 500 euro me vete, thjesht që ai të kishte lekë xhepi.
Kur vajza u bashkua me dhëndrin si kanë qenë raportet e komunikimit tuaj?
Më merrte përditë në telefon si Matilda, ashtu edhe Pajtimi dhe nuk kam marrë vesh asnjë lloj shqetësimi. Vajza nuk punonte, ndërsa për Pajtimin asnjëherë nuk mora vesh me se merrej. Sapo ka shkuar në Itali, ai nuk qëndronte tek e motra në Padova, por në një vend tjetër. Megjithë merakun që kisha, nuk më vinte asnjë shqetësim nga vajza.
Papritmas vajza juaj kthehet në Shqipëri, kur u kthye?
Në muajin shkurt Matilda ka ardhur në Shqipëri pas kërkesës time të bërë Pajtimit, pasi unë kam bashkëshorten shumë të sëmurë me tumor në kokë. Kam folur me Pajtimin dhe vajzën e kam pritur në Rinas. Sapo kam mbërritur në Rinas kam rifolur sërish me Pajtimin, duke i thënë mos ki merak se Matilda erdhi. Matilda ka ardhur me tri valixhe ku kishte porosi edhe për familjen e Pajtimit, si dhe 780 euro, rroba etj. Kam shkuar me vajzën në shtëpi dhe pas dy ditësh kam shkuar në shtëpinë e Pajtimit në Fermë-Çlirim, ku kam takuar motrën e tij dhe nënën, duke i dhënë edhe lekët e dërguara nga Pajtimi. Gjatë kësaj periudhe ende pa ardhur Pajtimi në Shqipëri unë flisja me të shpesh. Një ditë më thotë dërgoje Matildën tek shtëpia ime, se edhe nëna e tij ishte pa qejf. E çova direkt. Me këtë dua të them se unë si prind nuk kam pasur asnjë shqetësim për ndonjë konflikt dhe komunikimet tona kanë qenë të rregullta.
Janë hedhur dyshime nga Pajtimi, sipas deklarimeve të tij, se shtatzënia është e dyshimtë?
Matilda ka ikur në Itali dy muajsh shtatzënë. Dua të them se Pajtimi çdo ditë rrinte me të. Vajza ime punonte mësuese në Roskovec. Unë nuk e di se çfarë burri është ai që mund të shfaqi këto dyshime. Unë si prind nuk di dhe kjo mbetet një enigmë e madhe se çfarë raportesh kanë krijuar ata në Itali, me njëri-tjetrin dhe këtë Matilda e ka marrë me vete. Por sa kanë qenë në Shqipëri, unë shikoja se vajza e donte atë.
Vajza juaj ishte me arsim të lartë, ndërsa Pajtimi me 8-vjeçare. Ky disnivel a ishte i pranueshëm për ju si prind?
Unë respektova vajzën time dhe dashurinë e saj. Historia rrodhi ndryshe dhe ç’mund të bëjë një prind në këtë rast.
Ata nuk figuronin të celebruar. Pse nuk e bënë celebrimin në Shqipëri? Mos vallë ai ka pasur qëllime të këqija për vajzën tuaj për ta përdorur në Itali?
Unë nuk di ç’të them për qëllimet e tij. Por dua të shtoj se Pajtimi më pati thënë se nëpërmjet një avokati që ka motra në Itali do të bënin edhe celebrimet atje. Unë kam vetëm një brengë dhe këtë e them tani që ka ndodhur gjithçka. Ai “kodosh” djalë mund ta ketë mbajtur vajzën time nën presion të vazhdueshëm ndoshta edhe me pistoletë te koka. Them kështu, sepse edhe natën që ndodhi ngjarja unë kam folur me të dy. E kam uruar vajzën për 8 Marsin. Nuk ndjeva ndonjë shqetësim nga ana e saj. Në orët e vona në telefon më ka marrë motra e tij Brunilda, duke më thënë “hajde se Matilda po vdes”. Për motrën e Pajtimit dua të them se ajo mund të jetë bashëkautore në nxitjen e ndonjë debati midis tyre dhe ajo duhej arrestuar. Tani po marr vesh se në ç’familje më pati rënë fati i vajzës. Asnjë prej të afërmeve të tij nuk më ka marrë në telefon dhe kjo nuk është njerëzore. I vetmi që më ka marrë është ai krimineli, në orën 15:00 të së shtunës, kur kishte ndodhur krimi, duke më thënë në telefon: “Dervish, me Matildën ndava ca muhabete dhe do të vijë ajo në shtëpi”. Ky ishte ish- dhëndri im.
Çfarë kërkoni nga organet e drejtësisë?
Unë nuk kërkoj hakmarrje, por zbatimin ekstrem të ligjit, me burgim të përjetshëm. Ai njeri nuk meriton liri.
Vdekja nga hemorragjia
Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, rezulton se vdekja e 24-vjeçares Haxhiaj ka ardhur si pasojë e hemoragjisë të shkaktuar nga plaga në rrëzë të kofshës. “Në bazë të aktit të ekspertimit mjeko-ligjor, në trupin e viktimës Matilda Haxhiu rezulton një plagë tejshpuese e regjionit gluteale të majtë në kofshën e majtë. Nga brenda vërehen çarje të arteries femorale, si dhe hematoma e muskujve të kofshës së majtë të cilat i kanë shkaktuar asaj vdekjen. Në barkun e viktimës gjendeshin dy foshnja, njëra femër dhe tjetra mashkull, të cilat kanë moshë 8-muajsh. Vdekja e shtetases Matilda Haxhiu ka ardhur si rezultat i gjendjes së shokut traumatiko-hemoragjik, i shkaktuar ky nga dëmtimi i arteries femorale të majtë.
Dy atentatet ndaj Duros
“Dy atentate i janë bërë Pajtim Duros në Itali nga personi që kishte marrëdhënie me nusen e tij Matildën”. Kështu është shprehur për gazetën motra e Pajtimit, Brunilda, e cila ka qenë prezente në momentin kur ka ndodhur krimi. Sipas saj, Matilda Haxhiaj, bashkë me Pajtimin, jetonin në një shtëpi të përbashkët me disa shokë të vëllait të saj. Pikërisht këtu ka nisur dhe njohja e Matildës me djemtë nga Fieri, ku sipas Brunildës, ajo ka pasur edhe lidhje dashurore me një prej tyre. Këtë variant e ka pranuar në polici edhe vetë Pajtim Duro, i cili dyshonte edhe për atësinë e binjakëve që nusja e tij kishte në bark.
Duro: Doja ta trembja
“Arrest me burg” për ekzekutorin e gruas
FIER - Gjykata e rrethit gjyqësor Fier ka lënë dje në “arrest me burg pa afat” Pajtim Duron, i cili akuzohet për vrasjen e gruas së tij, në rrethana cilësuese. Ka qenë gjyqtari Ergys Selmani, i cili sipas kërkesës së prokurorit Çlirim Sino, ka lënë në burg autorin e vrasjes makabre të gruas shtatzëne dhe dy fëmijëve që ajo priste ditën e 8 marsit. Ndërkohë avokati Vladimir Cjapi që mbrojti në këtë seancë gjyqësore të pandehurin Pajtim Duro, ka kërkuar që autori i dyshuar për këtë krim t’i jepet një masë më e lehtë, siç është ajo e “arrestit ne shtëpi”, duke e shfajësuar për mosdashje të kryerjes së veprës, por e ka bërë këtë nga pakujdesia. Sipas tij Pajtim Duro nuk ka dashur të vrasë Matildën, duke e mbështetur këtë dhe me faktin që në kohën ku është kryer kjo vepër penale ai ka qenë në gjendje të dehur. Vepra penale e “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake” parashikon një dënim jo më pak se 20 vjet ose me burgim të përjetshëm. Gjatë seancës gjyqësore, autori ka pranuar autorësinë, duke deklaruar se: “Nuk desha ta vrisja. Doja vetëm ta trembja”. Aktualisht, Duro është i ndaluar në qelitë e paraburgimit të komisariatit të Fierit, ku është mysafir që prej së shtunës në mëngjes, kur edhe është ndaluar, i fshehur në një shtëpi të braktisur pranë pallatit.