Eshte demokracia shqiptare ne pikpyetje?????

DFV

Primus registratum
Eshte demokracia shqiptare ne pikpyetje?????

Per mendimin tim ky artikull i shkruajtur ne gazeten panorama nga analisti politik Andrea Stefani eshte nje leksion i shkelqyer per demokracine shqiptare.
Lexojeni me vemendje dhe jepni mendimin tuaj.


Thelbi i bolshevizmit është absolutizimi i parimit të shumicës. Në sistemet me themele në ideologjinë bolshevike shumica ka gjithnjë dhe aq shumë “të drejtë” sa që arrihet deri në atë pikë, sa të shpallet e panevojshme edhe ekzistenca e pakicës, e opozitës politike. E ç’duhet mendimi i kundërt, alternativa e kundërt politike kur e drejta është e lidhur ekskluzivisht me një parti, me një lider, me një pushtet? E përse duhet të ndërrohet pushteti, përse të ketë konkurrencë partish kur maxhoranca aktuale ka gjithnjë të drejtë dhe përfaqëson interesat e vërteta të popullit? Pse duhen lejuar parti të tjera kur ato (meqenëse e drejta dhe e mira qenkan atribut vetëm i shumicës dhe partisë në pushtet), nuk mund të jenë veçse përfaqësuese e së keqes ose (sikundër shpallte deri 15 vjet më parë propaganda komuniste) e interesave antipopullore? Kështu funksionon “truri” i sistemit bolshevik dhe i çdo bolsheviku. “Truri” i demokracisë dhe i çdo demokrati funksionon ndryshe. Për demokracinë dhe demokratin, shumica nuk ka gjithnjë të drejtë. Për demokracinë shumica mund të gabojë jo pak herë dhe prandaj ajo e quan jetësore ekzistencën e forcave kundërshtuese në opozitë. Për demokracinë ekzistenca dhe liria e opozitës janë një parim më i shenjtë se ai i shumicës. Sepse respektimi i opozitës është një tipar unik për sistemin e demokracisë, ndërsa parimin e shumicës e përdor edhe bolshevizmi. Demokracia dhe bolshevizmi ndahen në qëndrimin që mbajnë ndaj pakicës. Njëra e respekton, tjetri e burgos. Madje, demokracia me lirinë që sjell për partitë dhe opozitat politike, e çshenjtëron parimin bolshevik të shumicës së gjithëpushtetshme që mban monopolin e “drejtësisë”. Për demokracinë pakica, opozita ka jo pak herë të drejtë dhe për ta bërë këtë të drejtë të fitojë, demokracia ka krijuar institucione, parime, apo teknika që e mbrojnë opozitën nga epshet e shumicave, nga epshet absolutiste të pushteteve. Eshtë bashkëveprimi i këtyre parimeve dhe institucioneve dhe jo thjesht mirësia, apo shpirti liridashës i liderëve të shumicave, që kanë bërë të mundur që demokracia perëndimore të mbijetojë. Loja e lirë e këtyre parimeve dhe institucioneve është një barrierë e fortë ndaj arrogancës së natyrshme të pushteteve politike. Ajo i detyron edhe shumicat e fuqizuara nga vota e popullit, t’i thonë kohë pas kohe edhe opozitës, po! Sepse janë parime dhe mekanizma të ngritura mbi atë që është e shenjtë për demokracinë, lirinë. Dhe një nga këto është edhe vota e fshehtë. Pikërisht ajo votë e fshehtë që shumica e sotme kërkon ta gjymtojë në Kuvendin e Shqipërisë. Por nuk duhet harruar se cenimi i fshehtësisë së votës është cenim i votës së lirë.

* * *

Eshtë e hidhur shija që të lënë “argumentet” e sjella nga liderët e maxhorancës për të mos i dhënë opozitës atë që i takon me të drejtë, votën e fshehtë në Parlament. Ato evokojnë në mënyrë shqetësuese një mendësi bolshevike. Opozita nuk mund t’i imponohet pozitës, deklaron Berisha. Duket se kryeministri niset vetëm nga parimi i forcës, i shumicës dhe jo i së drejtës. Pakica nuk mund t’i imponohet shumicës në asnjë rast (pra edhe kur ka të drejtë) vetëm në sistemet totalitare komunisto-fashiste, por jo në demokraci. Në fakt regjimet shtypëse lindin atje ku pakicat nuk janë në gjendje të mbrojnë lirinë e tyre, kur pakicat nuk mund t’i imponohen shumicës edhe kur kanë të drejtë dhe ku fryma e së drejtës, parimet dhe institucionet e lirisë nuk janë në gjendje ta mposhtin forcën e një shumice politike që mbron një çështje të padrejtë. Shkurt, atje ku liria është mposhtur. Dhe këmbëngulja e shumicës për të mos respektuar votën e fshehtë në Kuvend është qartazi një kauzë e padrejtë antiliri, një imponim i padrejtë dhe i rrezikshëm i shumicës mbi pakicën. Por demokracia mbijeton vetëm atje ku pakica politike (dhe i gjithë sistemi i një shoqërie të lirë) i imponohet me sukses shumicës kur është fjala për mbrojtjen e parimeve, që mbajnë gjallë demokracinë. Në fakt, në shoqëritë me demokraci të konsoliduar (ndryshe nga Shqipëria) asnjë shumicë nuk guxon t’i sulmojë parimet dhe mekanizmat që mbrojnë lirinë, pa rrezikuar të gjendet përballë një bumerangu shkatërrues jo vetëm politik, por edhe publik. Një nga këta mekanizma është ai i votës së fshehtë, që maxhoranca e sotme po përpiqet ta dhunojë, duke përdorur lloj-lloj sofizmash. Një nga këta sofizma është justifikimi i shumicës me faktin që e tillë teknikë votimi elektronik është përdorur për votën e fshehtë edhe gjatë viteve kur PS ishte në shumicë, pra në pushtet. Kjo është e vërtetë. Por është po aq e vërtetë se askush nuk ka dëgjuar PD në opozitë të protestojë për dhunimin e votës së fshehtë gjatë 8 viteve të PS. Përse? Askush nuk mund të thotë se opozita e asaj kohe, që ka organizuar kaq e kaq protesta të gjithëfarsojshme nuk mund të organizonte qoftë edhe 1 protestë të vetme për votën e fshehtë. Pse nuk e ka bërë? Përgjigja është e thjeshtë: nuk i ka interesuar politikisht. Duket se në atë kohë PD në opozitë nuk e kishte problem unitetin e radhëve të veta siç e ka sot. Dhe po PD, duket se nuk ka parë ndonjë përfitim nga shfrytëzimi nëpërmjet votës së fshehtë, i divergjencave në gjirin e maxhorancës së majtë të asaj kohe. Ndaj ka heshtur. Por kush hesht, pranon. Dhe kjo nuk do të thotë që meqenëse dje në opozitë PD nuk e kërkoi votën e fshehtë (në fakt edhe kur e ka kërkuar si në rastin Lesi asaj i është njohur kjo e drejtë), t’ia privojë këtë të drejtë opozitës së sotme, duke iu imponuar asaj me të “drejtën bolshevike” të shumicës. PD nuk mund të shpikë sot një “të drejtë (që në thelb është e padrejtë, sepse mohon të drejtën e opozitës politike), duke marrë për bazë heshtjen e vet të djeshme. Demokracia nuk funksionon dhe nuk forcohet kështu. Kështu demokracia vdes. Në demokraci e drejta e shumicës për të qeverisur nuk ka atë kuptim vulgar si në sistemet e mbyllura. Demokracia i jep pakicës jo vetëm të drejtën e jetës dhe të fjalës për t’i thënë shumicës jo, por edhe gjithë mbështetjen e nevojshme kur ajo ka të drejtë. Demokracia është ai sistem i çuditshëm dhe i pakuptueshëm për të gjithë ata që absolutizojnë të drejtën e shumicës për të vendosur, duke e degjeneruar në fakt në diktat, ku fitimtari, pushtetari, detyrohet jo pak herë, t’i thotë humbësit, opozitarit po.

* * *

Janë foshnjarake “argumentet” e tjera kundër përdorimit të votimit me kuti, sikur gjoja kjo i jep mundësi opozitës të bëjë shenja në fletët e votimit dhe ta sabotojë atë. Ndonëse mbetet pa sens të presësh që një deputet të nxjerrë jashtë loje votën e vet, edhe sikur të ndodhte një gjë e tillë, do të kishim vetëm disa vota të pavlefshme nga krahu i opozitës, gjë për të cilën shumica nuk ka pse të qahet. Eshtë edhe më e mjerë teza se votimi me kuti do t’i mundësonte kryeprokurorit Sollaku të ushtronte presion me dosje mbi disa deputetë të shumicës, duke bërë që këta, kundër dëshirës së Berishës dhe Topallit, të mos votojnë shkarkimin e tij në një të ardhme të afërt. Një tezë, që përveç qëllimeve të ngushta se përse sabotohet vota e fshehtë, pranon pa dashur, se votimi me elektronikë nuk është i fshehtë dhe se vetëm nëpërmjet votimit me kuti, disa deputetë të shumicës, mund t’i shpëtojnë survejimit të “skifterëve” të partisë që i vëzhgojnë. Në fakt, edhe aleatë të afërt të PD kanë folur për një situatë survejimi, që po nderet mbi deputetët e maxhorancës. Së fundi qe deputeti Ndoka i PDR, që deklaroi publikisht se në grupin parlamentar të PD, ka deputetë që janë të detyruar të votojnë projektligje, edhe pse në biseda mes kolegësh jashtë seancës, shfaqin objeksione për to. Këto dhe të tjera shenja të bëjnë të kuptosh se sëmundja e vjetër e kultit të 1-shit, mbetet e rëndë në PD dhe se strategjitë e hapjes së partisë, rikthimi i shumë figurave dikur të përjashtuara po për shkak të kultit të Berishës, apo edhe afrimi i njerëzve të rinj, nuk po sjellin asnjë kurim. Dara e hekurt e Berishës (por dhe ambicia e tyre që kërkon të përfitojë nga pushteti i Berishës) i shndërron të gjithë në shërbëtorë të vullnetit të tij. Dhe njëra nga pincat e kësaj dare është edhe dhunimi i fshehtësisë së votës së këtyre deputetëve të shumicës, që jo shumë kohë më parë i premtuan publikut se me rikthimin e tyre, do ta emanciponin dhe çlironin PD nga kulti i kryeministrit. Mjerisht, vetëm 9 muaj nga këto premtime, duket qartë ata kanë vetë nevojë të çlirohen. Edhe pse nuk bërtasin liri!
 

Musolini

Primus registratum
Re: Eshte demokracia shqiptare ne pikpyetje?????

Pikpyetja eshte se a ka ardhur ndonje here demokracia tek Shqiptaret !???
Une mendoj se keto 10-15 vitet eshte munduar shoqria ti mer ere demokracise, por ka kohe te gjate derisa ajo do te jete e pranishme.
 
Top