ESHTE CUDI KJO?
Lajmëruan Nanon për vjedhjen, u shkarkuan
Shekulli
TIRANË- Për vjedhjet e objekteve në Pallatit të Brigadave ka rreth një vit që përflitet në korridoret e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare. Të gjendur përpallë rrezikut të humbjes së vendit të punës, askush prej personelit nuk guxon të flasë. Edhe ata që guxuan, janë të pushuar nga puna. Kjo masë ndëshkimore bëhet me dije nga relacioni i drejtuar ish- sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Ylli Manjani një vit më parë. Kanë qënë pikërisht përgjegjësi i Pallatit të Brigadave, Artur Isaku dhe përgjegjësja e Zyrës së Personelit, Alma Dyrmishi, të cilët kanë sinjalizuar kryeministrin Nano për lëvizjen e objekteve nga Pallati i Brigadave. Fill pas njoftimit të insitucioneve shtetërore, Isaku dhe Dyrmishi pushohen nga puna me motivacionin: “për paaftësi në detyrë”. Në relacionin për kryeministrin thuhet se mosekzistenca e kontratës së punës mes punëdhënësit dhe dy punëmarrësve të mësipërm, mund të lërë shteg për veprime abuzive nga punëdhënësi, e kjo e parë në këndvështrimin e marrjes së masës ekstreme të largimit nga detyra në një mbledhje të Këshillit Drejtues, lë vënd për t’u rivlerësuar.”
15/12/2004
KATEGORIA: Kronikë nga Tirana