Makinat automatike janë të gjitha ato makina që kyejnë dy funksione të ndryshe. Për dallim nga makinat me një funksion këto në përbërjen e vetë kanë një makanizëm regullues, apo vegël që përpunon domenin e të dhënave në kodë mekanik apo elektrik i njohur edhe si gjuhë e makinës. Me krijimin e veglave primitive njeriu fillon që funksionet e tyre të i kombinojë dhe të fusë në sisteme të ndryshme mekanike. Ndër këto sisteme të para të prodhura me këto vegla ishin makinat apo më mirë të thuhet sistemet sjellëse të ujit për të ujitur tokat të cilat funksiononin në mënyrë mekanike të futura në funksion me ndihmen e energjisë natyrore apo të vetë njeriut. Këto sisteme ishin kopjime të dukurive natyrore që shkaktoheshin gjatë vërshimeve të lumenjëve. Për të ujitur tokat njeriu shërbehej me vegla të vendosura ashtu që të bëhej e mundëshme ujitja e një sipërfaqe pas së cilës pjesë të ndryshme të sistemit duhej të rregulloheshin nga vetë njeriu për ujitjen e sipërfaqeve tjera (p.sh.:ndrimi i drejtimit të hudhësit të ujit). Me kalimin e kohës disa pjesëve të sistemit ju futen rregullatorë, vegla që shërbenin vetëvetiu për ndryshime në sistem, pas plotësimit të disa kushteve të parapara nga njeriu. Këto kushte për veglat reguluese shërbenin si "informacione" në bazë të cilave pritej reagimi i tyre. Si informacione merreshin sasia e ujit, peshave e niveli në enë të ndryshme që mbanin lëndë të ndryshme. Pasi që nevoja e rregullimit të funksionit nga njeriu në këto vegla, pjesë të sistemit ishte e panevojshëme, ata filluan që këto pjesë të i quajnë makina që kryenin vetë vetiu një funksion përbrenda një sistemi. Këto pjesë të sistemeve që funksionojnë vetë vetiu tani janë të njohura sisisteme automatike, pjesë që futen në sisteme e makina të ndryshme mekanike, elektrike, elektronike e informatike. Makinat që në përbërjen e tyre kanë sisteme të tilla rregulluese të aktivizimit të elementeve të tyre thirren makina automatike, automat apo makina vetë vepruese, vetë operuese dhe dallojnë nga makinat vetë lëvizëse të njohura si automakina të cilat futen në lëvizje nga forma e trajta të ndryshme të energjisë dhe që nuk përpunojnë informata se si të kryejnë ato lëvizje.
This site uses cookies to help personalise content, tailor your experience and to keep you logged in if you register.
By continuing to use this site, you are consenting to our use of cookies.