Erich Schmid: Google dje, sot dhe nesër

Erich Schmid: Google dje, sot dhe nesër

Erich Schmid është “truri” i “Google” dhe zyrtarisht shefi ekzekutiv i kompanisë shumë të suksesshme që ka revolucionarizuar botën e internetit. Ai rrëfen për të shkuarën, të ardhmen dhe luftën e kësaj marke për të qenë gjithmonë numri 1 në treg

“Google” ka 10 vjet në treg, pra që nga viti 1998. Si ka evoluar që nga ajo kohë dhe ku mendoni se do të jetë pas 10 vitesh?

Pa dyshim që ka shumë gjëra që kanë ndryshuar. Fillimisht stafi ynë përbëhej nga 200 vetë, ndërsa sot nga 20000. Ky është një tregues shumë i mirë ndryshimi, që po të zbërthehet në fakt përmbledh gjithë ndryshimet në këto 10 vjet. Por, pavarësisht përmasave tona të shtuara, ne kemi mbetur shumë të thjeshtë dhe informalë. Marrëdhëniet në kompani i kemi të tilla që nuk ka pengesa komunikimi mes punonjësit më të thjeshtë dhe titullarit më të lartë. Ka shumë raste kur takohem nëpër korridore me njerëz që më flasin për problemet e tyre, më kërkojnë zgjidhje, apo bëjnë sugjerime. Dhe prej korridorit përfundoj në studiot e inxhinierëve apo në zyra të tjera të godinës. Jemi si një familje e madhe, ku gjëja më e rëndësishme është puna dhe e mira e saj, ndaj nuk ka hierarki, sepse të gjithë duan të bëjnë dhe bëjnë më të mirën. Kemi mbetur ata që kemi qenë për sa i përket vlerave në të cilat kemi besuar që në fillim. Jemi gjithë kohës të përqendruar në pasionin tonë për të vazhduar përmirësimin e vazhdueshëm të motorit të kërkimit, për ta pasur atë më të mirin në botë. Sigurisht e dimë se për të realizuar ëndrrat tona jemi ende larg, por e rëndësishme është se të gjithë punojmë shumë, duke mos hequr kurrë dorë nga ëndrrat. Një tjetër vlerë e madhe është debati, debati mbi çdo gjë, çdo problem, apo çdo risi. Jemi në kërkim të vazhdueshëm të atyre gjetjeve që përbëjnë zbulimet në fushën tonë dhe që e çojnë përpara teknologjinë. Mundohemi të krijojmë ambientin e nevojshëm për “mbirjen” e ideve të mëdha. Në radhë të parë kemi krijuar një ambient pune pa stres, ku njerëz shumë të aftë janë të lirë të punojnë në oraret që duan dhe të kenë përreth objektet që duan. Për sa i përket së ardhmes, një nga gjërat për të cilat ia vlen të shqetësohesh është fakti se ndërsa “Google” rritet, a do të arrijë vallë të jetë vazhdimisht koherente dhe novatore? Është fakt se të rritesh do të thotë shpesh që të mbetesh shumë konservativ, pra të ruash vlerat e krijuara dhe të vazhdosh në atë drejtim për një kohë të gjatë derisa të dalë një tjetër kompani, me një ide të re e të të përmbysë. Zakonisht kur arrin njëfarë pjekurie, në vend që të vazhdosh të ndërmarrësh hapa të mëdha, ndërmerr hapa të vegjël e të kujdesshëm, çka në njëfarë mënyre të frenojnë. Por kjo në fakt është një rrugë që nuk të çon askund. Novacioni i vërtetë është i bërë bashkë me guximin dhe me veprimin radikal, madje ndonjëherë aq radikal dhe me aq risk sa të duket se po të rrëshqet toka nën këmbë. Unë personalisht preferoj më shumë që të provoj diçka e të dështoj se sa të mos provoj asnjëherë dhe të mbetem në të vjetrën. Por sigurisht që përgjithësisht ndodh e kundërta, pra njerëzit janë konservatorë dhe guxojnë shumë pak. Ku e shoh “Google” pas 10 vitesh? Kjo është e vështirë që të thuhet, sepse ndryshimet ndodhin shumë shpejt, dhe është e vështirë që të parashikosh teknikisht se ku do të jenë gjërat, por ndërmend më vjen ligji i Moore, sipas të cilit kapaciteti kompjuterik dyfishohet çdo 18 muaj. Ndaj për një 10-vjeçar kompjuterët duhet të jenë qindra herë më të fuqishëm se tani dhe sigurisht edhe shumë shumë më të lirë. Kjo hap mundësi të pafund për një kompani me inxhinierë të zotë. Mendoni për shembull një çast për telefonat celularë. Ata janë shndërruar në elementë po aq të fuqishëm sa kompjuterët dhe brenda disa vitesh mund të ndodhë që telefoni celular të zëvendësojë laptopin. Pra nuk mund të them asgjë për perspektivën 10-vjeçare.
Cila është kompania që përveç “Google” e admironi më shumë dhe përse?
Admiroj shumë “Apple”. Ata janë tërësisht të përqendruar për të prodhuar produkte të jashtëzakonshme dhe po bëjnë një punë të jashtëzakonshme për këtë. Jam gjithashtu një admirues i britanikut, Riçard Branson dhe vëmendjes së tij ndaj përvojës së konsumatorëve. Unë kam jetuar dhe punuar për 20 vjet me radhë në Silicon Valey, që është edhe truri i teknologjisë amerikane dhe kjo përvojë më ka bërë që të shoh me shumë admirim të gjitha tentativat e të rinjve, që përpiqen të sjellin risi dhe të bëhen dikush në tregun e vështirë të teknologjisë kompjuterike. Kam fjalët më të mira për “Twitter”, “Facebook”, “YouTube” dhe shumë shumë të tjera.

A mendoni që “Google” është një mungesë në industrinë e shtypit të shkruar? A mendoni se gazetat janë një “fenomen” në zhdukje?

Ajo çka po vëmë re me krizën aktuale të industrisë së shtypit të shkruar është lufta me teknologjinë e vjetër dhe adaptimi me një botë të re dhe pa shumë rregulla të përcaktuara. Sigurisht që teknologjia e re ka qenë shkatërrimtare për shumë industri për breza e breza të tërë dhe kjo ka ndodhur vazhdimisht edhe me lajmet. Kështu për shembull, gazetat goditjen e parë për sa i përket rënies së tirazhit të shitjeve e morën me shpikjen e radios dhe më pas televizionit. Tani që ekziston edhe interneti, me të gjitha paketat informative që ofron, arsyet e blerjes së shtypit të përditshëm janë pakësuar shumë. Por mendoj se ka disa mënyra për të funksionuar edhe ne, pra interneti, edhe industria e shtypit të shkruar. Ja disa prej tyre: Së pari do të rendisja personalizimin e lajmit, ose gazetat nga ofrimi i thjesht lajmeve duket që të ofrojmë më shumë histori, kërkime, sondazhe dhe foto, pra duhet të japin atë informacion që nuk gjendet në ekran, apo në internet. Duhet që ta bëjnë mundësinë e pasjes së brendisë së tyre të mundshme në çdo moment, për shembull duke e integruar atë në platformat celulare. Një tjetër mënyrë është konsiderimi i gazetarisë si një dialog mes dy personash, përdorimin e blogjeve dhe të gazetarisë personale njerëzore, si në rastin e ngjarjeve në Iran, ku ata që informuan për sapo ndodhte në rrugët e Teheranit ishin qytetarët përmes filmimeve personale në celularët e tyre dhe blogjeve të internetit. Kujtojnë se qeveria i ndaloi të gjithë gazetarët që të informonin botën për sa po ndodhte në vendin islamik pas zgjedhjeve presidenciale. Mendoj që forumet janë shumë të rëndësishme dhe ekspozimi i mendimeve dhe opinioneve të sa më shumë njerëzve për subjekte të caktuara ka vlerë të jashtëzakonshme.

“Kompjuteri” shihet si e ardhmja e teknologjisë kompjuterike, por ka shumë nga ata që nuk janë të bindur në lidhje me masat që do të ndërmarrin në këtë rast kompani të ndryshme për sa i përket ruajtjes dhe mbrojtjes së të dhënave personale. Si mendoni se ruajtja e këtyre të dhënave do të bëhej në mënyrën më të mirë?

Së pari, dua të them se kompjuteri është e ardhmja dhe shqetësimi që njerëzit, me të drejtë, kanë për këtë lloj teknologjie, është i kuptueshëm. Ka njerëz që duan ta shohin me sy serverin e kompjuterit të tyre për të besuar se materialet që hedhin në të janë të sigurta. Është pak a shumë si me sistemin bankar. Fillimisht njerëzit mendonin se paratë e tyre ishin më të sigurta nën jastëk se sa në një bankë, të cilën nuk mund ta kontrollonin çdo ditë, por të gjitha sistemet dhe rregullat që pasuan e përmbysën këtë ide. E njëjta gjë ndodh edhe me kompjuterin. Ne kemi ndërtuar dhe vazhdojmë që të ndërtojmë një mbrojtje të madhe për sa i përket të dhënave personale dhe mbrojtjes nga pirateria apo hakersat. Kompjuteri i ri do të sigurojë jo vetëm informacionet dhe të dhënat tuaja sensitive, por nga ana tjetër do të mundësojë edhe ruajtjen e materialeve në mënyrë të vazhdueshme dhe të rikthyeshme.

A mendoni se bizneset, shpesh, mbivlerësojnë aftësinë e internetit për të gjeneruar të ardhura, veçanërisht kjo edhe falë faktit se shumë nga përdoruesit janë pa pagesë?

Kjo ka qenë pak a shumë e vërtetë në fillim me shumë kompani që lançonin biznese interesante e me emra po interesantë, por pa një mundësi reale për të bërë para. Në fakt, sfida e reklamave on-line është shumë e madhe për kompanitë që bëjnë reklama dhe me kalimin e kohës ata e kanë kuptuar që për një rezultat në këtë lloj reklamimi duhet më shumë kohë se në rastin e medias së shkruar, apo asaj televizive. Sigurisht që janë të shumtë ata që janë tërhequr nga ky lloj reklamimi, por një pjesë e mirë, ata që janë vërtet të fuqishëm dhe që mbi të gjitha kanë pasur durim vazhdojnë që të përfitojnë dhe të vjelin frytet e kësaj pune. Por reklama në internet ka specifikën e vet dhe nuk mund të konceptohet si reklamat në shtypin e shkruar, apo TV. Ata që ia kanë marrë dorën specifikave të kësaj reklame janë vërtet më të zotët në këtë fushë dhe ia kanë parë rezultatin pozitiv. Nuk duhet harruar se rrjeti është një platformë jashtëzakonisht e fuqishme dhe mbi të gjitha është ardhmëria e reklamimit të bizneseve, produkteve dhe kompanive. Mjafton të pyesësh AMAZON apo Ocado për të kuptuar se sa me vlerë janë për bizneset të gjitha reklamimet që janë bërë tek ato. Për sa i përket “Google” ne lançuam një produkt me pagesë që quhet “Google Check Out”, i cili mundëson futjen dhe shfaqjen e reklamave në rrjet në një mënyrë shumë të “tretshme” nga publiku. Sigurisht që në këtë drejtim ka shumë punë për të bërë dhe ky aspekt është në vëmendjen tonë të vazhdueshme.(Shqip)

Muo-vv1oTds

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23578. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23578

Top