Eposi i Gilgameshit.

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Eposi i Gilgameshit apo Gishgimash, është një poemë epike asiro-babiloneze, e shkruar me shkrimin në formë pyke, mbi 12 rrasa argjile, që datojnë rreth mijëvjeçarit të 3-të p.e.r.

Eposi i Gilgameshit është një nga krijimet letrare më të lashta të njerëzimit, dhe vepra më e njohur e Babilonisë së lashtë.
Eposi i Gilgameshit, përmbledh të gjitha shkrimet që lidhen me përjetimet e mbretit mitik të Urukut, Gilgameshit, dhe mendohet si teksti më i rëndësishëm mitologjik babilonez dhe asirian, që i ka përballuar kohës gjer në ditët tona.

Rrasë argjile me eposin e Gilgameshit.
Përkthimi i parë modern u krye vitin 1872, nga studiesi anglez Xhorxh Smith. Mbret i Urukut,bir i hyjneshës Ninsun dhe i një babai vdektarar.Gilgameshi,ndërtues i murit të Urukut,një hero-mbret,mendohet të ketë ekzistuar vërtet.Gilgameshi një trim i çartur dhe sundimtar i egër,deri kur njohu Enkidujin,nuk e dinte ç’ishte as ndjenja e miqësia dhe as ndjenja e kuptimeve të mëdha jetësore.Bashkë me mikun e tij ai mundi një armik të fuqishëm dhe keqbërës me emrin Humbaba,rojë e malit të Cedrit.Ata mundën të mposhtnin demin e një tërbimi hyjnor kundër tyre,të hyjnisë Ishtarja e cila ua dërgoi atyre si hakmarrje meqënëse gilgameshi e kishte refuzuar dashurinë.Pas vdekjes së mikut të tij Enkidujit,Gilgameshi përherë të parë,u ballafaqua me tmerrin që ngjalli ndjenja e vdekjes.Ai u vu pas kërkimit të barit të pavdekësisë ;kërkoi këshilla nga Utnapishtimi,një stërgjysh i tij që kishte fituar përjetësinë.Edhe kur i dukej se e kishte fiutar përjetësinë.Edhe kur i dukej se e kishte në dorë barin e pavdekësisë të gjetur në fund të detit të ëmbël,atë ia rrëmben nga dora një gjarpër dhe e lë në trishtimin e të pashpresë.Pas shum aventurave e përpjekjev,kthehet duarbosh dhe i trishtuar ne Uruk,për të vdekur në qetësine e pallatavetë tij madhështore.Por,një porosi e urtë,që tingëllon si një ligjërim proverbial,i vjen Gilgameshit prej hyjneshës Siduri Sabitu,gruas së urtë që rri në malin dhe në kopshtin e hyjnive, : « Pra,Gilgamesh,ti mirë ha e pi Dhe sa më shumë mbushe barkuntënd ; Bëj qejf pa ndalur ditën edhe natën, Secilën ditë kremto nga një kremte- Natën e dtiën n’vallëzim knaqu, N’zërin e harpës,n’tingujt e fyellit. Rrobat e pastra veshi,Gilgamesh, Mirë pastroje e lyeje kokën tënde, Dhe trupin laje vetëm n’ujë të freskët. Soditi f’mijët n’gaz e dora dorës, N’gjoksa t’grave ti hareshëm prehu !

N’qytetin tënd.n’Uruk kthehu ti mbrapa si trim i fortë dhe si mbret i lumtur »
Epi i Gilgameshit është vepra më e vjetër që njihet deri tani rreth 4000 vjet më parë. Epi qëndroi rreth 2500 vjet i mbuluar nën dhe. Epi i Gilgameshit është i përbërë prej 12 pllakash (këngësh) në të cilat rrëfehet për mbretin e Urukut në Mesopotaminë e Lashtë, e cila shtrihej ndërmjet lumenjve Tigër dhe Eufrat. Ky është një nga qytetet më të vjetra të njerëzimit. Këto pllaka qëndruan shumë shekuj nën dhe, rreth 2500 vjet. Disa nga këto pllaka janë të dëmtuara, shumë fjalë e vargje janë të palexueshme, pra janë fshirë krejtësisht. Ky shkrim është bërë në pllakat ë dheut, të cilat më pas piqeshin me shkrim me kunja (kuneiform). Kjo vepër e Mesopotamisë edhe në kohët e sotme është shumë aktuale dhe me rëndësi nacionale. Ajo jep transponimin e botës së njeriut në një periudhë të caktuar të zhvillimit të tij. Shqiptimi poetik i përpjekjeve të njeriut për ti shpëtuar vdekjes, për të gjetur jetën e amëshuar dhe forcën e rinisë. Epi i Gilgameshit i kushtohet tmerrit të vdekjes dhe fatit tragjik të njeriut. Njeriu bëhet i vetëdijshëm se duhet të vdesë sikurse ngjet me kryepersonazhin Gilgameshin. Ky ishtë mbret i Urukut, njeriu i Hareve dhe Gëzimeve. Ai nuk kishte menduar sa duhet për kuptimin e jetës dhe vdekjes së njeriut. Vetëm vdekja e mikut të tij Enkidujit e bind se duhet të vdesë. Gilgameshi ndërron qëndrim ndaj jetës dhe vihet në kërkim të jetës së amëshuar si perënditë. Kjo del qartas edhe në mallkimin e Enkidujit drejtuar gruas hyjnore e cila e harlisi dhe e ndau nga kafshët dhe e ktheu tek njerzit. Në epin e Gilgameshit ballafaqohen 3 botë.

1. Bota Hyjnore

2. Bota Njerëzore

3. Bota shtazore

Ato dëshmojë për një stad të lashtë të ekzistencës. Bota Njerëzore shprehet nëpërmjet Gilgameshit, mbretit të Urukut dhe njerëzore që jetojnë në të. Bota Hyjnore e perëndive është e pasur dhe ka funksion të shumfishtë në ep. Bota shtazore ndërlidhet mjaft mirë me dy botët e tjera. Kufijtë midis këtyre tri botëve shprehen nepermjet Gilgameshit njeri, mbret i Urukut, i cili ka dy të tretat e hyjnive. Enkiduji pasi e krijoi hyjnesha Arururri kullot barin me kafshët e pyllit. Humbaba, roja e malit hyjnor Lendrit, paraqitet si kafshë me kokë njeriu. Kemi luftën kundër së keqes. E keqja më e madhe që nuk mund të shpëtojmë asnjëherë është vdekja. Gilgameshi dhe Enkidui bëhen miq. Hyjnia Anuji urdhëron Arurunë që të krijojë një qënie, Enkidujin që ti kundërvihet Gilgameshit. Në këtë Ep kemi raportin e jetës dhe vdekjes. Në fund heroi kryesor vdes. Njeriu vdes si qënie, por njerëzimi vazhdon jetën. Epi i Gilgameshit ka ngjashmëri me Iliadën dhe Odisenë e Homerit për nga mënyra si është krijuar. Vepra , letra e krijuar mbi bazën e fantazisë bën çlirimin nga vuajtja. Akili e kishte vdekjen e tij në thembër, pra ai vdiq. Kemi dhe Faraonët të cilët ishin gjithashtu të vdekshëm megjithëse ata e mbanin veten si të pavdekshëm, Aleksandrin e Maqedonisë etj. Mënyra e të shkruarit dhe të mbledhurit të këngëve ngjan me krijimet e Homerit. Ndoshta kjo ka qenë një mënyrë e të shkruarit në kohët e atëhershme. Këta heronj vijnë në ditët tona dhe bëhen burim frymëzimi për brezat e ardhshëm duke sjellë mesazhe nga një botë e lashtë, por nga mënyra e të menduarit dhe të jetuarit nuk është vetëm e tillë.

Epi I Gilgameshit është shkrim I cili flet për Mbretin e Urukut I cili ishte biri I një hyjneshe dhe një babai vdektar.Ishte njeri I cili nuk e dinte se ç’ishte ndjenja e miqësisë dhe ndjenja e kuptimeve të mëdha jetësore deri sa e njohi Enkidujin. Ai me mikun e tij fitoi shum gjëra , ai e me mikun e tij e mundi armikun e madh të Urukut I cili quhej Humbaba. Ishte njeri I cili dëshironte të gjente barine e pavdekësisë dhe deshironte të bëhej si nëna e tij. Gilgameshi është heroi klasik dhe më I vjetër I letërsisë botërore,prej të cilit do të dalin heroj të ndryshem si Odiseu e te kendej.
Tema e pavdekësisë- Gilgameshi ndihet gjysëm perendi dhe lakmon pavdekësin, ndaj dhe vihet në kërkim të barit të përjetsisë. à Epi Gilgameshit si vepra më e lashtë e njohur në letërsi është një rrëfim për heronjët dhe dëshirat për pavdekësi.Nje temë kjo që do të shfaqet dhe do të bëhet preokopim kryesor I të gjithë shkrimtarëve ne letersinë e përbotshme. Gilgameshi ëshë gjysemnjeri dhe duhet të vdesë qoftë edhe si mbret që ka ngritur murin e madh të Urukut.Këtu del pafuqia e madhe e pushtetit të mbretit apo e perandorit para pushtetit të hyjnisë. Gilgameshi;diskursi fantastic- Vetë natyra e letërsisë e nënkupton së mbrendshmi fantastiken lojën imagjinare me ngjarjet njerëit , hapësiren ,kohën etj. Heronjtë e letërsisë fantastike sikurse tek Epi I Gilgameshit janë ata që ndërmarrin veprime guximshme dhe kërojnë zgjidhje të jashtëzakonshme.

Kënga e tretë

Është një këngë mjaft prekëse ku Gilgameshi vajton mikun e tij Enkidujin që sapo ka dhënë frymen e funit.Vdekja e tij bëhet shkak që Gilgameshi të përpiqet për të fituar pavarsinë.

Kënga e njëmbëdhjetë

Gilgameshi nuk kishte dëgjuar këshillat e Siduri Sabitusë që të linte me një anë kërkimet e tij për një jetë te pavdekshme dhe më në fund ia kishte dalë të takonte Utnapishtimin,atë që kishte fituar pavdekësinë dhe që mund ta udëzonte se ç’udhë te ndiqte. Utnapishtimi I thot Gilgameshit se të shkojë ne detin me ujë të ëmbël dhe në fund të tij të gjejë barin.Ai shkon atje e gjen barin magjik po kur hyri dhe po lahej ne ujë të freskët , një gjarpër ja rrëmbeu nga dora. Gilgameshi i zhgënjyer duhet te kthehet ne Uruk duar thatë dhe të pres vdekjen e tij ne pallatin e tij ashtu si miku i dij Enkiduji.

Burimi: Enciklopedia e Lirë.
 

gurax

Pan ignoramus
gilgamesh.jpg


... ...
Pasi Ylli i Mbremjes ishte venitur,
dhe ai i vuri shenje vendeve ku kishte qene pukku i tij,
e mori pukkun perpara vetes, e coi ne shtepine e tij.
Ne darke, ne ato vende ku kishte shenja -- Hidherim dhe Mjerim!
Rober! Te vdekur! Vejusha!

Prej kujes vajtuese te vajzave te reja,
pukku dhe mikku i tij rane ne "Banesen e Madhe."
Ai doren e futi, por nuk mundi t'i arrije,
ai kemben e futi, por nuk mundi t'i arrije.
U ul mbi ganzirin e portes se madhe, "syrin" e Botes Pertej,
Gilgameshi qau, fytyra ju be e verdhe ...

-- shkeputur nga "Pema Huluppu"
 

gurax

Pan ignoramus
Pukku ne Boten Atjeposhte

..dhe duke qare bertiti:

"Oh ku eshte pukku im, oh ku eshte mikku im."

"Kur e kisha atehere pukkun ne shtepine e karpentierit,
Kur gruaja e karpentierit ishte si nena ime qe me lindi,
Kur vajza e karpentierit ishte si motra ime e vogel!
Kush tani do me sjelle nga Bota Atjeposhte pukkun?
Kush do me sjelle mikkun nga Bota Atjeposhte?"

Enkidu... i foli Gilgameshit, lordit te tij:

"Imlord, perse po qani, perse e keni zemren kaq semure?
Une do ju sjell pukkun nga Bota Atjeposhte,
Une do ju sjell mikkun nga Bota Atjeposhte."

Gilgameshi i tha Enkidut, sherbyesit te tij:

"Nese bie te shkosh ne Boten Atjeposhte, do te te them disa fjale,
merri keto fjale; mba vesh ne keto cfare te them...

"Mos vish rroba te pastra;
[nese shfaqesh] si udhetar, do te te vendosin shenje.
Mos e lyej trupin me vaj te embel nga shtambat e tua;
menjehere ata do te mblidhen rreth teje.
Mos hidh dege peme brenda ne Atjeposhte;
cdokush qe do te preket, ty do te rrethoje.
Mos mba skepter ne duar;
shpirtrat do te dridhen... ne emrin tend.
Mos i lidh sandalet ne kembe;
ti nuk do duash te besh asnje zhurme ne Boten Atjeposhte.
Mos e puth gruan te cilen e do;
mos e qello gruan te cilen e urren.
Mos e puth birin te cilin e do;
Mos e qello birin te cilin e urren.
Vajtimet e Botes Atjeposhte duan te te mberthejne!

Ajo qe pushon, ajo qe pushon,
Mamaja e Ninazus, Oh ajo qe pushon;
Shpatullat e saj te shenjta nuk mbulohen nga rrobat,
Gjokset e saj ne forme poceje nuk mbeshtillen nga rrobat."

Enkidu nuk mbajti vesh ne ato qe i tha zoti i tij.
Veshi rroba te pastra;
e shenuan si udhetar.
E leu trupin me vaj te embel nga shtamba;
menjehere ata u mblodhen rreth tij.
E hodhi degen e pemes brenda ne Atjeposhte;
ata qe u goditen e rrethuan gjithandej.
Mori nje skepter ne duar;
shpirtrat u drodhen ne emer te tij.
I lidhi sandalet ne kembe;
beri zhurme ne Boten Atjeposhte.
E puthi gruan qe donte;
e qelloi gruan qe urrente.
E puthi birin qe donte;
e qelloi birin qe urrente.
Vajtimet e Botes Atjeposhte e mberthyen.

...
 

gurax

Pan ignoramus
Kjo nuk eshte letersi.. por duke qene "Eposi i Gilgameshit" ne muzike dhe ne kenge, vendosa ta sjell ketu.

"Eposi i Gilgameshit" - Kenduar ne gjuhen e lashte sumere
 
Top