Episodi II: dialogë për Tiranën

Episodi II: dialogë për Tiranën

Hapet sot pasdite në Hotel Dajti një kapitull tjetër i Ekspozitës së Artit Bashkëkohor

Më afër Tiranës dhe problemeve të zhvillimit urban në Shqipëri, është premtuar se do të jetë episodi i II i Ekspozitës së Artit Bashkëkohor, e cila ka një javë që është instaluar në mjediset e brendshme të shkreta të Hotel Dajtit.

Ky kapitull i aktivitetit nuk u përket drejtpërdrejt arteve vizuale, por arkitekturës. Programimi i është besuar kuratorëve Ana Dzokic dhe Marc Neelen. Kjo pjesë e Bienales do t’u shërbejë dialogëve për Tiranën, duke pasur temë diskutimi zhvillimet aktuale të kryeqytetit shqiptar, urbanizimin “e egër”.

Prandaj, në dialogët do të jenë të ftuar arkitektë, artistë, aktivistë dhe gazetarë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe nga vende ku një temë e tillë ka qenë dhe është një temë e ditës.

Edi Muka, drejtor i Bienales së Tiranës e quan këtë episod “një përpjekje për t’iu përgjigjur në mënyrë kritike zhvillimit aktual të Tiranës – urbanizimit të egër, investimeve të shpejta të kapitalit të drejtuara nga një kontekst neoliberal – T.I.C.A.B me edicionin e këtij viti zgjerohet përtej fushës së arteve pamore në fushën e arkitekturës dhe proceseve të urbanizimit.

EPISODI 2 ekzaminon mungesat që shkaktohen nga zhvillimi i bazuar në individualizëm dhe fitim financiar në qytetet bashkëkohore – dhe shikon tek mundësitë e qytetarëve për të kontribuar tek e ardhura e qyteteve të tyre.”

Sot pasdite është inaugurimi i ekspozitës për të cilën kanë kontribuar Alterazioni Video, Laurence Bonvin, Co-plan, Deadmalls.com, Detroit Unreal Estate, Elemental, El Puente_Lab and Jenny Giraldo, Estudio Teddy Cruz, Bojan Fajfric etj.

Nga datat 3 deri më 6 tetor në Hotel Dajti do të zhvillohen Dialogët e Tiranës bashkorganizuar me Emiliano Gandol¬n, me: Teodor Celakoski (Zagreb), Teddy Cruz (Estudio Teddy Cruz, San Diego), Fabrizio Gallanti (Abitare magazine, Milano), Emil Jurcan, Nebojsa Milikic etj.

Këto dialogë janë vendosur në një Regjistër Qytetesh nga Beogradi, Kotorri, Novi Sadi, Podgorica, Prishtina, Pula, Shkupi, Tirana dhe Zagrebi, projektuar me Ajdin Basic.
Seria e diskutimeve të hapura ngrihet mbi disa tema.

“Ta marrim qytetin në duar” është një diskutim i rolit të grupeve civile dhe gazetarisë investigative për të drejtën Urbane. Aktivizimi i hapësirës Lokale – ndërhyrje në lagje për një angazhim social është tema që do të trajtohet nga një aktivist për kulturën që vjen nga Beogradi

Nebojsa Milikic dhe nga Doina Petrescu, që përfaqëson Atelier d’Architecture Autogérée në Paris. E Përbashkëta urbane – politika dhe pjesëmarrja publike për qytetin përfshirës;

Çështje të shtypura – revistat e arkitekturës, strategjitë mediatike dhe qëllimet Shoqërore; Pjesëmarrje në ndërtim – vendi për fuqizimin lokal; me këto subjekte organizatorët shpresojnë të ftojnë të dialogë edhe specialistët vendas, arkitektë e studio të arkitekturës.

Ardhje 2009

T.I.C.A – Tirana Institute of Contemporary Art dhe Zeta Galeri, prezantojnë ekspozitën e edicionit të tretë të Çmimit ARDHJE 09. Nën kujdesin e Zef Pacit, marrin pjesë artistët Albi Zgjana, Blerta Kambo, Enkelejd Zonja, Gedmond Lushka, Lek Gjeloshi, Luçjan Bedeni, Nertila Pere, Suela Qoshja, Yllka Gjollesha.

Ekspozita e sivjetme hapet më 29 shtator në Galerinë Zeta, në orën 18.00. Po atë ditë mbahet edhe ceremonia e dhënies së çmimit “ARDHJE 09″ në Galerinë e Akademisë së Arteve në orën 19.30.

Një juri ndërkombëtare do të zgjedhë fituesin, të cilit i jepet mundësia të ndjekë një program rezidence 6-javore në Nju Jork, ofruar nga Fondacioni për Shoqërinë Civile. Ekspozita është aktivitet satelit i T.I.C.A.B-it.

Premiera

Rapsodia shqiptare “+:-” e kompozitorit Josif Minga

Valbona Duraj

Ditën e enjte, në sallën e Akademisë së Arteve u zhvillua koncerti i radhës i orkestrës simfonike të Radiotelevizionit Shqiptar. Ky koncert vjen në vijim të stinës koncertore 2009-2010 dhe solli para publikut vepra të njohura të repertorit muzikor.

Orkestra e RTSH-së drejtohej nga dirigjenti i njohur Eno Koço, i cili ndonëse është vendosur në Angli prej disa vitesh, vazhdon të mbetet i lidhur ngushtë me këtë orkestër.
Në këtë mbrëmje u interpretuan vepra si ajo e kompozitorit francez Çezar Frank, si dhe Xhorxh Gershvin, kompozitor amerikan.

Përveç tyre, në programin e këtij koncerti i ishte dhënë një hapësirë e veçantë edhe muzikës shqiptare, me interpretimin premierë të Rapsodisë shqiptare “+:-” nga kompozitori i njohur Josif Minga.

Në këtë vepër, Minga ka sjellë një mozaik motivesh popullore, të cilat fillojnë nga e qara e jugut, me simbolikën e saj të veçantë marrës-prerës, vazhdojnë me ritmikën vallëzuese të Shqipërisë së Mesme dhe përfundojnë sërish me elementët e valles së jugut në një ritëm të përzier.

Janë këto tre blloqet kryesore të Rapsodisë, në të cilët lënda muzikore shfaqet herë me trajta epike, e herë me elementët lirikë-intimë, por sidoqoftë, të përzier me nuanca të holla ironie.

Duke e njohur deri në intimitet lëndën folklorike, Josif Minga ka ditur ta zbërthejë atë dhe e ka trajtuar me një gjuhë orkestrale të pasur dhe në një mjedis harmonik plot ngjyra.

Refleksioni “+:-” lidhet me idenë e një boshti, në të cilin lëvizin të gjitha figurat, qofshin këto muzikore apo njerëzore. Është dialogu marrës-prerës ai që prezanton si fillim këtë simbolikë, për t’u zgjeruar më pas tek natyra e temave dhe mënyrat sesi vendosen ato përballë njëra-tjetrës.

Ritmi dhe më saktësisht ritmet e ndryshme, të cilët arrijnë në shumë raste kufijtë e improvizimit janë ndër elementët më karakterizues të një koncepti të tillë.

Në një pamje më estetike, “+:-” nënkupton atë unitet të përhershëm të kundërtash, i cili karakterizon vetë ekzistencën tonë dhe prej të cilit, siç shprehet edhe vetë kompozitori, ne nuk mund të shpëtojmë dot.

“Nga kjo pikëpamje, – vazhdon ai, – unë kam zgjedhur që ta tregoj atë në mënyrë personale, duke futur këtu qoftë natyrën epike, ashtu edhe atë lirike; qoftë pyetjet, ashtu edhe përgjigjet, pra plusin dhe minusin së bashku.”

Vlen të theksohet se veprat bashkëkohore të muzikës shqiptare, sidomos ato instrumentale-simfonike, kanë qenë përgjithësisht të rralla vitet e fundit dhe mendoj se duhet të ketë një politikë më të kujdesshme për t’i stimuluar kompozitorët shqiptarë që t’i rikthehen më shpesh skenës. Nga kjo pikëpamje, më duket një nismë shumë e mirë interpretimi premierë i kësaj vepre nga orkestra e RTSH-së.

Edicioni i parë i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Kosovë

Nga data 2 deri me 8 nëntor 2009, Teatri Kombëtar i Kosovës organizon Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit në Kosovë.

Është edicioni i parë i këtij festivali dhe, si i tillë, do të mbahet nën patronazhin e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Valton Beqiri.

Teatrot nga vende të ndryshme të botës marrin pjesë nën moton “Këndimi, muzika dhe rituali – identifikimi dhe pikëtakimi i teatrit me vetveten

Në këtë kontekst, festivali është konceptuar si një paraqitje e shfaqjeve teatrore, të cilat, para së gjithash, janë krijuar duke u bazuar në artin e këndimit dhe, përgjithësisht, në elementet dhe në format e ndryshme muzikore, të cilat regjisorëve dhe krijuesve të teatrit u kanë shërbyer si lajtmotiv dhe, njëkohësisht, si ngacmim artistik për krijimin e imazheve skenike dhe të veprimit skenik.

Detaje të tjera rreth organizimit të festivalit dhe rreth trupave teatrore pjesëmarrëse do të bëhen të ditura sapo të mbyllet faza konkurruese dhe seleksionuese e shfaqjeve.(Shekulli)

d924dSIVj70

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22954. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22954

Top