Enveri, Nexhmijes: Mos i bini legenit, por bjeruni në kokë armiqve

ërgjigjja e Hoxhës pas letrës së 22 shtatorit, duke kritikuar rëndë punën e drejtuesve komunistë në Tiranë

Vetëm dy ditë më pas, më 24 shtator 1943, Enver Hoxha dërgon nga Arbana letrën e tij, që jepet për herë të parë për botim.

Nexhmije Hoxha thotë pas 66 viteve se: “me letrën e guximit tim, mendova se do të përmirësoja imazhin e personalitetin tim para Enverit, por siç duket qartë nga letra e tij, rashë nga shiu në breshër.

Por shiu e bubullimat e Enverit ishin shi e bubullima vere, që mbanin shumë pak, që vetëm freskonin atmosferën dhe ishin të shëndetshme, “saluteire”, siç thotë Enveri në një letër të tij”.

Enver Hoxha kritikon rëndë punën e drejtuesve të PKSH-së në Tiranë, të cilët i quan disfatistë dhe u kërkon të vënë në lëvizje njerëzit për të marrë dhe mbajtur pushtetin.

Pezë-Arbanë
24 shtator 1943

Nexhmija ime,
Sulmin eventual për mbi Tiranën e shikon tepër me një sy defetisti dhe gjykimet e tua janë mjaft “pozita turme”. Shoqja e ime, mund të vijnë në Tiranë dhe ¾ e Durrësit, Shkodrës, ose të Dibrës (mos u zemëro) aq na bën.

Pa tjetër, gjermanët do të goditen, pa tjetër, qytetet do të sulmohen dhe do të ketë viktima. Tirana mos kujtoj edhe ti me të, se nuk do të ketë ca gjak që do të derdhet, pse sulmokemi ne në Tiranë o gjetkë, gjermanët do të bëjnë raprezalje.

Vetëm duhet të dish, se në Tiranë me kalë të bardhë nuk do të hymë edhe dyert e qytetit s’na i hap kush, e sidomos gjermani, pa i shqyer ne vetë. Po edhe do bombardojë qytetin me aeroplan. Të gjitha këto i parashikojmë, por edhe ju mos kujtoni se do të presim të na i lërë gjermani gati.

Shumë pesimiste je për sa i përket forcave të qytetit brenda. Ne s’jemi të atij mendimi. Duhet të dish që guerilet e qytetit nuk do të bëjnë luftë frontale me gjermanët në qytet. Ata do të bëjnë luftë guerile. Tirana s’është e mbushur me tankse, ato tanke që kanë duhet me i fut në punë kudo dhe guerili do ta godasë atje ku ai s’e pret, deri edhe te penxherja.

Mos u influenco tepër as nga pesimizmi i Detit, as nga muhabetet e grave ku vete bën agjitacion. Guerilet e qytetit në momentin e duhur, po të jenë të drejtuara mirë, do të bëjnë aq punë të madhe, do ta ndihmojnë aq shumë operacionin që do të vijë nga jashtë, sa që edhe ti do të çuditesh.

Guerilet e qytetit duhet që tash të dinë rolin e tyre, dhe t’u caktohet detyra precize. Duhet t’i ndajmë në seksione të veçanta, jo vetëm përsa i përket luftës që do të bëjnë, por rolit që do të lozin kur të marrim qytetin.

Puna e parë, ata duhet të dinë se do të jenë roja e qytetit për me mbajt qetësinë, për me ndalue vjedhjet, për me stabilizue rregullin, për me organizue furnizimin e popullit, për me rregullue komunikacionin etj.

Në komunikata mos t’i bini legenit duke bërë një koment “klishe”, po të demaskoni propagandën e kollonës së pestë jo me fjalë të mëdha dhe abstrakte, por konkretisht p.sh.: Ballistat thonë “gjermanët i lënë vetë tokat e Rusisë. Partizanët vrasin italianët që dorëzohen tek ta etj., që sigurisht dëgjoni çdo ditë e çdo minutë.

Demaskoni me emra të gjithë ata që punojnë në dëm të punës e të çështjes, qoftë edhe nën rrogoz. Bjeruni në kokë mos jini shumë metikulozë, se ata s’vënë doreza për të na luftuar ne.

Këshilli Nacionalçlirimtar të punojë dit e natë, me plan. Ai të mos presi që të vijë fuqia nga jashtë, për ta ndihmuar të marrë pushtetin, por ajo dhe gjithë aderantët duhet të përgatitin marrjen e pushtetit.

Duhet të dinë se çapi i parë që do të bëjnë do të jetë deciziv, prandaj të mos ketë konfuzion dhe çrregullim në momentin e duhur, këshilli duhet të ketë parasysh sa duhet në moment të marrë pushtetin.

Kjo s’do të thotë vetëm se duhet të marrësh zyrën e Bashkis ose të Ministris, por duhet të vazhdosh punën për drejtimin e jetës normale, ta drejtosh me siguri dhe një drejtësi që populli të mos ketë njohur më parë dhe të shohi në punën tonë me të vërtetë njerëz capable ta udhëheqin dhe ta drejtojnë.

Për këtë arsye, këshilli duhet të mendojë për nesër e të punojë me plan, të formohen seksionet e ndryshme dhe të fillohet puna, qoftë në embrion, por duhet me parashikue situatën e nesërme, edhe situatat s’të presin të mendosh pse ato kërkojnë zgjidhje. Pra s’është keq të mendojmë më parë.

Momentet kanë ardh që këshilli të dalë nga rrethi i ngushtë dhe “routina” e përditshme dhe të mendojë më gjerë, këto perspektiva duhet t’ua sugjeroni ju.
Rinia duhet të lozi rolin më të madh në ato momente, ajo duhet të jetë rregulluesja dhe frymëzuesja e organizimit të përpiktë të jetës së popullit.

Nuk mund të të shkruaj më gjatë për sot, se kam punë, edhe një gjë tjetër do të shtoj, nga ju s’kërkoj tash as një teshë, tash s’jeni për gjë. Zotit Gogo i thuaj që e presim për herë maqinën dhe daktilografin.
Duke të puthur e të përqafuar me mall
I yti
Enver

P.S.

Bajrami po vjen, po të duash që të rregullohen punët dhe të qetësohen shpirtrat e gjakrat, na kujtoni me ndonjë të ëmbël, por jo si llokumet që as i pamë për kripë. As kek nuk mora, fajet i ka kurieri budalla që i sjell dhe ia dorëzon ruajtësit të Babylonës
Enver.

Përgjigjja e Hoxhës pas letrës së 22 shtatorit, duke kritikuar rëndë punën e drejtuesve komunistë në Tiranë

Enveri, Nexhmijes: “Mos i bini legenit, por bjeruni në kokë armiqve”

Vetëm dy ditë më pas, më 24 shtator 1943, Enver Hoxha dërgon nga Arbana letrën e tij, që jepet për herë të parë për botim.

Nexhmije Hoxha thotë pas 66 viteve se: “me letrën e guximit tim, mendova se do të përmirësoja imazhin e personalitetin tim para Enverit, por siç duket qartë nga letra e tij, rashë nga shiu në breshër.

Por shiu e bubullimat e Enverit ishin shi e bubullima vere, që mbanin shumë pak, që vetëm freskonin atmosferën dhe ishin të shëndetshme, “saluteire”, siç thotë Enveri në një letër të tij”.

Enver Hoxha kritikon rëndë punën e drejtuesve të PKSH-së në Tiranë, të cilët i quan disfatistë dhe u kërkon të vënë në lëvizje njerëzit për të marrë dhe mbajtur pushtetin.

Pezë-Arbanë 24 shtator 1943

Nexhmija ime,
Sulmin eventual për mbi Tiranën e shikon tepër me një sy defetisti dhe gjykimet e tua janë mjaft “pozita turme”. Shoqja e ime, mund të vijnë në Tiranë dhe ¾ e Durrësit, Shkodrës, ose të Dibrës (mos u zemëro) aq na bën.

Pa tjetër, gjermanët do të goditen, pa tjetër, qytetet do të sulmohen dhe do të ketë viktima. Tirana mos kujtoj edhe ti me të, se nuk do të ketë ca gjak që do të derdhet, pse sulmokemi ne në Tiranë o gjetkë, gjermanët do të bëjnë raprezalje.

Vetëm duhet të dish, se në Tiranë me kalë të bardhë nuk do të hymë edhe dyert e qytetit s’na i hap kush, e sidomos gjermani, pa i shqyer ne vetë. Po edhe do bombardojë qytetin me aeroplan. Të gjitha këto i parashikojmë, por edhe ju mos kujtoni se do të presim të na i lërë gjermani gati.

Shumë pesimiste je për sa i përket forcave të qytetit brenda. Ne s’jemi të atij mendimi. Duhet të dish që guerilet e qytetit nuk do të bëjnë luftë frontale me gjermanët në qytet. Ata do të bëjnë luftë guerile.

Tirana s’është e mbushur me tankse, ato tanke që kanë duhet me i fut në punë kudo dhe guerili do ta godasë atje ku ai s’e pret, deri edhe te penxherja. Mos u influenco tepër as nga pesimizmi i Detit, as nga muhabetet e grave ku vete bën agjitacion.

Guerilet e qytetit në momentin e duhur, po të jenë të drejtuara mirë, do të bëjnë aq punë të madhe, do ta ndihmojnë aq shumë operacionin që do të vijë nga jashtë, sa që edhe ti do të çuditesh.

Guerilet e qytetit duhet që tash të dinë rolin e tyre, dhe t’u caktohet detyra precize. Duhet t’i ndajmë në seksione të veçanta, jo vetëm përsa i përket luftës që do të bëjnë, por rolit që do të lozin kur të marrim qytetin.

Puna e parë, ata duhet të dinë se do të jenë roja e qytetit për me mbajt qetësinë, për me ndalue vjedhjet, për me stabilizue rregullin, për me organizue furnizimin e popullit, për me rregullue komunikacionin etj.

Në komunikata mos t’i bini legenit duke bërë një koment “klishe”, po të demaskoni propagandën e kollonës së pestë jo me fjalë të mëdha dhe abstrakte, por konkretisht p.sh.: Ballistat thonë “gjermanët i lënë vetë tokat e Rusisë. Partizanët vrasin italianët që dorëzohen tek ta etj., që sigurisht dëgjoni çdo ditë e çdo minutë.

Demaskoni me emra të gjithë ata që punojnë në dëm të punës e të çështjes, qoftë edhe nën rrogoz. Bjeruni në kokë mos jini shumë metikulozë, se ata s’vënë doreza për të na luftuar ne.

Këshilli Nacionalçlirimtar të punojë dit e natë, me plan. Ai të mos presi që të vijë fuqia nga jashtë, për ta ndihmuar të marrë pushtetin, por ajo dhe gjithë aderantët duhet të përgatitin marrjen e pushtetit.

Duhet të dinë se çapi i parë që do të bëjnë do të jetë deciziv, prandaj të mos ketë konfuzion dhe çrregullim në momentin e duhur, këshilli duhet të ketë parasysh sa duhet në moment të marrë pushtetin.

Kjo s’do të thotë vetëm se duhet të marrësh zyrën e Bashkis ose të Ministris, por duhet të vazhdosh punën për drejtimin e jetës normale, ta drejtosh me siguri dhe një drejtësi që populli të mos ketë njohur më parë dhe të shohi në punën tonë me të vërtetë njerëz capable ta udhëheqin dhe ta drejtojnë.

Për këtë arsye, këshilli duhet të mendojë për nesër e të punojë me plan, të formohen seksionet e ndryshme dhe të fillohet puna, qoftë në embrion, por duhet me parashikue situatën e nesërme, edhe situatat s’të presin të mendosh pse ato kërkojnë zgjidhje. Pra s’është keq të mendojmë më parë.

Momentet kanë ardh që këshilli të dalë nga rrethi i ngushtë dhe “routina” e përditshme dhe të mendojë më gjerë, këto perspektiva duhet t’ua sugjeroni ju.
Rinia duhet të lozi rolin më të madh në ato momente, ajo duhet të jetë rregulluesja dhe frymëzuesja e organizimit të përpiktë të jetës së popullit.

Nuk mund të të shkruaj më gjatë për sot, se kam punë, edhe një gjë tjetër do të shtoj, nga ju s’kërkoj tash as një teshë, tash s’jeni për gjë. Zotit Gogo i thuaj që e presim për herë maqinën dhe daktilografin.
Duke të puthur e të përqafuar me mall
I yti
Enver

P.S.

Bajrami po vjen, po të duash që të rregullohen punët dhe të qetësohen shpirtrat e gjakrat, na kujtoni me ndonjë të ëmbël, por jo si llokumet që as i pamë për kripë. As kek nuk mora, fajet i ka kurieri budalla që i sjell dhe ia dorëzon ruajtësit të Babylonës
Enver.(shekulli)

QwT5fSH_Rg4

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22523. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22523

Top