Enologjia (Vererat)

MLK

Primus registratum
Re: Enologjia (Vererat)

Blendi, qe te marresh pjese ne nje diskutim duhet minimumi ta ndjekesh ne menyre qe kur te japesh pershtypjen tende te jete ne lidhje me ato qe shktuhen e jo te vish me nje paragjykim pasi dukesh qarte qe nuk i paske lexuar ato qe shkruaj!
Per vererat e Kilit, Afrikes se Jugut, Kalifornise dhe Australise (qe jane dhe me te njohurat pas atyre franceze e italiane) kam thene qe kane verera te mira e cilesore, por nuk kane reputacionin dhe vlerat e vererave te medha Italiane dhe Franceze.
Per sa i perket viteve te prodhimit te veres te ftoj te lezosh me teper pasi jane ato qe vendosin per cilesine e veres (sigurisht qe varet nga markat, chateau varitetet..) e po te marresh nje Chateaunef du Pape te 92 eshte cilesi me e dobet se 95 pasi ne 95 klima ka qene me e pershateshme qe te vilej nje rrush me cilesor per prodhimin e veres....
Per sa i perket vererave te kuqe qe ti ben aluzion e rikonfirmoj pa patur frike te them ndonje budallallik se vererat me te medha ne bote jane vererat e kuqe, kjo nuk do te thote qe vererat e bardha nuk bejne, pra mos merr gjerat bardh e zi /pf/images/graemlins/wink.gif
Per sa i perket birres une per vete e konsideroj "pije freskuese" e jo nje pije qe mund te perdoret ne tavoline per te shijuar nje guzhine fine.
Me te mira gjithashtu
 

blendiys

Primus registratum
Re: Enologjia (Vererat)

E vleresoj.
Por duke pare diskutimet dal ne konkluzion se behet fjale per fanatizem.
Po te vesh re,menute e restoranteve (faqja e vererave /pf/images/graemlins/laugh.gif )po i pushton rrevolucioni i vendeve qe deri dje nuk e njihnin vreshtarine apo nuk kishin toke te pershtatshme per te investuar ne kete fushe.
Dhe kjo nuk do te thote qe nje Bordeaux,Pinot apo nje Pouilly Fuse nga Chardonay nuk i pershtaten menuse apo jane jashte mode.
Sot perkrahet e reja,aq me teper kur konkurron dicka qe dikush pretendon se eshte e pazevendesueshme.
/pf/images/graemlins/wink.gif
P.S
Ne gastronomi birra ze nje vend delikat,sigurisht jo pijet freskuese si Heineken apo Beck's.
Pershendetje.
 

MLK

Primus registratum
Re: Enologjia (Vererat)

Blendi, kur flasim per vererat e medha ne restorant do paguash 300 euro minimumi e nuk e di per çfare restorantesh aludon po une per vete kudo qe kam shkuar (perjashto Australine, Kilin e Afriken e Jugut qe nuk i njoh e nuk kam qen kurre) nuk kam pare ndonje vere qe te jete ne konkurence me vererat e medha. Per sa i perket vererave te "tavolines" eshte e vertete qe kane filluar te zene treg neper bote e me duket mese normale, por tema me duket se po zhvillohej rreth vererave te medha ose te pakten une per vete per ato e kisha fjalen.
Birra ne gastronomi ze vend ne gatim, dmth ne guzhine e nuk serviret si pije shoqeruese!
 

blendiys

Primus registratum
Re: Enologjia (Vererat)

E kam fjalen per restorante vleresuar me 2-3 yje nga Michelin,qe dhe per xhepin e nje puntori nje here ne jave nuk bie rende.
Perderisa ne France nuk lejojne rreklame ne gjuhe te huaj mos pretendo te gjesh ne menu nje vere Kiliane apo Portugeze.
Une nuk po diskutoj rreth vererave te tavolines,ai eshte specialiteti i Italianeve dhe Francezeve /pf/images/graemlins/laugh.gif
Côte du Rhone gjen ne supermerkate 3l per 9€,po ashtu dhe Chianti,te cilat variojne:sa me e vogel shishja aq me i larte cmimi.!!
 

MLK

Primus registratum
Re: Enologjia (Vererat)

Restorante 2-3 yje Michelin qe edhe xhepîn e puntorit nuk e vrasin nje here ne jave!! Ne nje Resto 2apo 3 yje Michelin menyja me e lire eshte 100 euro/person (perfshihet ketu vetem nje gote vere) dhe shishja me e lire fillon te 150 euro pra po te shkosh vet i dyte i bije 350 euro ne jave e 1500 euro ne muaj vetem e dala ne restorant. Un per vete nuk njoh ndonje puntor qe mund te paguaje kete shume me rrogen qe merr po nejse.
Per sa i perket publicitetit ne gjuhe te huaj nuk ka asnje ligj ne France qe ta ndaloje keshtu qe nuk e di se nga e ke marre kete informacion e do isha kurioz te dija ku bazohesh qe sjell kete "fakt"
Verat e tavolines i prodhojne shume shtete pasi jane dhe me te thjeshtat per tu prodhuar megjithate ato qe po dominojne sot boten jane verat Australiane per çmimin e ulet qe kane e nje pjese e madhe nuk jane verera pasi prodhohen me esenca po populli pi e nuk pyet. Fjala ishte per verera te medha dhe nje here e nese ti Bledi preferon Kilianet e drejta jote, ndaj do te ishte interesante te na sillje ndonje shembull vere qe arrin ne nivelet e vererave franceze qe kam sjell me siper.
Pershendetje
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Enologjia (Vererat)

Ore mos i ngatarroni yjet kaq kollaj se Bernard Loiseau, shef guzhine me fame boterore, vrau veten ne 2003 kur restorantit te tij i hoqen nji yll.

Ne France ka vetem 16 restorante me 3 yje dhe s'eshte aspak e lehte te maresh i yll ma shume, ose ta lesh nanji t'hiki prej duresh.
 

MLK

Primus registratum
Re: Enologjia (Vererat)

Shume e vertete LR qe ka vrare veten vetem pse i hoqen nje yll! Qe te marresh yllin e trete duhen minimumi 5 vjet qe nga dhenia e yllit te dyte e pa dashur te paragjykoj Blendin me keto qe thote me siper sma do mendia se ka futur kembet ndonjehere ne Resto me 2 apo 3 yje Michelin.
 

qartesia

Primus registratum
Re: Enologjia (Vererat)

Ndersa Belgjika ka 3 restorante me 3 yje dhe 12 me 2 yje.

Restorante me 2 dhe 3 yje ne Belgjike

Ne France ka dale nje ligj ne lidhje me publicitetin qe i behej verave te ndryshme dhe kjo ka sjelle njefare renie ne konsumimin e saj + toleranca pothuajse zero ne timon.
 

korn83

Forumium praecox
Re: Enologjia (Vererat)

moj shqipe,po na lodhi syte mi lal ai avatari yt /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Enologjia (Vererat)

m'pruni shoku dhomes nji vere me etikete ku shkruhej Cabrenet de Sauvignon. e mire ishte. 1,80 euro. hec aty Eurospin!
 

MLK

Primus registratum
Re: Enologjia (Vererat)

LR, per kuriozitetin tend, Bernard Loiseau nuk i kan hequr kurre yll, flitej qe mund ti hiqnin. Nje gzetar gastronomik i "Figaro" shkrojti nje artikull kritik per nje nga recetat e tij dietetike e cila kishte per baze kofshe bretkocash (dhe per mendimin tim kishte te drejte) e kjo ishte pika ku u kalua kufiri duke pas parasysh qe BL ishte i vetmi qe bente pjese ne burse, keshtu qe presioni ishte aq i madh sa depresioni kaloi ne vetvrasje.
Sa per vererat nga 2 euro mendoj qe jane me ordineret e qe i gjen ne çdo cep supermarketi e nuk ja vlen te diskutohet pasi nuk perbejne ndonje kuriozitet te veçante. Kjo sdo te thote qe sduhen pire .. /pf/images/graemlins/wink.gif
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Enologjia (Vererat)

pse re lal, nodh naigjo me te keshillu nji vere te mire qe ben pak? sidomos kur raporti çmim-cilesi peshon komplet nga ana e cilsise! kto jan te veshtira me u gjet ne pazar ere, jo ato qe kushtojne shume.
 

MLK

Primus registratum
Re: Enologjia (Vererat)

Hajduti ti ben mire qe keshillon e flm po une per vete nuk besoj ne mrekulli pasi ai qe prodhon vere te mire nuk eshte hajvan ta shesi me ate çmim.
Me 5 aspra do ne vere te mire zotnia :lol:
Pra 1.8 euro shishja nuk po them qe eshte uthull po nuk eshte dhe vere qe mund te te lere mbresa! Te 1.5 euro fillojne çmimet me te lira te verave qe shiten ne shishe, pra me te lirat e prodhuesi kur arrin te beje nje vere te mire e cilesore nuk besoj qe te jete aq i humbur sa te shese aq lire!
 

mostro

Putraku
Re: Enologjia (Vererat)

Fillimisht postuar nga LR:
[qb] Ore mos i ngatarroni yjet kaq kollaj se Bernard Loiseau, shef guzhine me fame boterore, vrau veten ne 2003 kur restorantit te tij i hoqen nji yll. [/qb]
Lene lene!se me kujto ate historin e xhaxhait tim,desh vrau veten rrota pasi mu perball qoskes se tij tek shiste qofte,u hap nji qoske tjeter ku u hate paçe,dmth qoske me nji yll me shume...
mu te autobuzat ky muhabet...

per ju fukarejt qe doni me pi nji pik vere te mire,SABAZIO 2002-2003,me ju heq petllen,dhe mund ta blini dhe me nji cmim te arsyeshem...
beni mire ta lini per rreth 10 min ne je ene te hapur..
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Enologjia (Vererat)

o MLk o somelijer. o ç'me knoqe ti mu :lol:

thuj i çik ça vererash ka provu qellza jote, e je qe je pershkruaj edhe ndjenjat qe te ka ngjall.
 

MLK

Primus registratum
Re: Enologjia (Vererat)

Hajduti, qellimi i temes eshte me duket vererat e jo çfare ka pire MLK pasi sma do mendja se i intereson njeriut! Megjithate per te shuajtur nje çik kuriozitetin tend kam nje 10 vite te pakten qe punoj si commercial e minimumi 1 here ne jave jam me kliente ne tavoline (ka raste qe dhe per dite) e tipi i klienteve qe kemi jane drejtore keshtu qe dhe ushqimi dhe pijet jane po te te njetit nivel. Te gjitha keto paguhen nga kompania ku punoj e po te filloj te te rendis gjithe vererat qe kam pire kam frike se do ta braktisesh kete teme te bukur keshtu qe ....
Ne bodrum kam rreth 300 shishe te viteve te ndryshme e po ashtu dhe aty jane nje pjese qe jane bere te rralla ti gjesh ne treg.
Hiqe kete mani kompleksi se çfare ka bere tjetri hajduti pasi nuk sjell asgje interesante per temen!
Bisedo me te gjithe ata qe jane amator vererash e permendi vere me 2 euro shishen e do shohesh çfare pergjigje do marresh.
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Enologjia (Vererat)

e me pra, eshte teme per veren ate po them dhe une. nuk percaktoi njeri 2 euroshe apo te paçmushme. ti shif kush te intereso. s'e kane te tere fatin tat.
 

blendiys

Primus registratum
Re: Enologjia (Vererat)

Nuk e kam personale ndaj po e le blanco emrin e postuesit /pf/images/graemlins/laugh.gif
menyja me e lire eshte 100 euro/person (perfshihet ketu vetem nje gote vere) dhe shishja me e lire fillon te 150 euro
Mesa di une menute perdoren vetem ne raste festash,dhe nga lokalet tip "Grand Caffe" apo "Brasserie".
Ne c'do restorant mund te zgjedhesh "a la carte" dhe nuk ke nevoje te ndjekesh keshillen e shefit te guzhines.

Nje shishe vere ku cmimi minimal eshte 150€!?
Kot me t'pyt,por sa kushton nje Châteauneuf du Pape ??
Edhe nje restorant pa asnje yll Michelin mund ta shese mbi 150€.

P.S
Nese je degustues vere,shpelaje qiellzen nga fanatizmi,para se te provosh ate.

E ke thene dhe vete:te gjithe duan te duken me i bukuri dhe me i miri (ne kete rast me kompetenti),ndaj leri historirat me drejtore dhe drejtues firmash /pf/images/graemlins/wink.gif
Shendet.
 

T[]

Forumium praecox
Re: Enologjia (Vererat)

Fillimisht postuar nga hajduti hurmave:
[qb] e me pra, eshte teme per veren ate po them dhe une. nuk percaktoi njeri 2 euroshe apo te paçmushme. ti shif kush te intereso. s'e kane te tere fatin tat. [/qb]
hajduto kam nji vere cabernet du leskovik 5 euro /pf/images/graemlins/smile.gif hec e hapim si ne kohet e vjetra se na shkon me mire poshte sesa nji 300 eurosh
 
Top