ENERGJIA

komino

Valoris scriptorum
ENERGJIA

Fqinjët në garë, fillon epoka e centraleve bërthamore në Ballkan

Serbia, Bullgaria, Sllovenia, Kroacia dhe Rumania, pjesë e projektit rus për ndërtimin e 42 reaktorëve deri në vitin 2030


Rumania, Bullgaria, Sllovenia dhe Kroacia në vitet e ardhshme do të shtojnë burimet bërthamore të prodhimit të energjisë. Sipas këtij projekti, Rusia do të ndërtojë në këto vende, por edhe më gjerë, deri në 2030-ën rreth 42 centrale bërthamore, siç bën të ditur raporti më i fundit i Korporatës Elektroenergjetike serbe (KWH). Aktualisht, në Serbi është në fuqi një moratorium që parashikon ndërtimin e burimeve bërthamore të energjisë dhe në një të ardhme të afërt do të fillojë puna për ndërtimin e tyre.

Nga ana tjetër, Bullgaria ka planifikuar fillimin e ndërtimit të një stacioni bërthamor në Belne, rreth 250 km larg Sofjes, pavarësisht se nga data 1 janar 2007 i vuri drynin dy centraleve bërthamore në Kozlodui, të një fuqie prej 800 MW, për shkak të hyrjes në BE. Projekti i Belnes parashikon ndërtimin e dy centraleve bërthamore, me një fuqi 1000 MW secili. Ndërtimi i centralit të parë pritet të përfundojë në 2011-ën, ndërsa i dyti në 2013-ën. Ndërtimi i centralit bërthamor në Belne shihet si një nga përpjekjet e Bullgarisë për të ruajtur monopolin e eksportuesit numër një të energjisë në Ballkan dhe në vendet e Evropës Juglindore. Sofja e ka nisur ndërtimin e këtij centrali të energjisë në vitin 1986. Në atë kohë, Bullgaria kishte investuar rreth 1 miliard dollarë, por projekti mbeti në mes në vitin 1991, jo vetëm për mungesë fondesh, por edhe për shkak të kontestimeve nga organizatat mjedisore. Konsorciumi i përbërë nga kompania ruse "Amstroy Export", ajo franceze "Areva" dhe gjermanët e "Simens", janë fitueset e tenderit ndërkombëtar që do të ndërtojë dhe do të administrojë dy reaktorë bërthamorë në stacionin e Belnës në Bullgari. Procedura e vlerësimit të ofertave për ndërtimin e reaktorëve bërthamorë 1 dhe 2 zgjati për 17 muaj dhe në përfundim la jashtë konsorciumin që kishin krijuar kompania çeke "Skoda JS" me firmën gjermane "Hochtief" dhe atë amerikane "Westinghouse". Interes për të financuar projektin dhe për të marrë në dorë administrimin e tij kanë shprehur kompani ruse "Gazprom", kompania italiane "Enel" dhe kompania çeke "CEZ". Në Rumani, në mes të vitit 2007, prodhimi i energjisë nga stacionet bërthamore do të dyfishohet, pasi parashikohet që në të vetmin stacion bërthamor në vend, "Cerna Voda", do të shtohet një tjetër central me një fuqi 706 MW. Në "Cerna Voda" prodhohen rreth 54 miliardë kilovat/orë energji dhe prodhimi nga burimet bërthamore shkon nga 10 deri në 12 për qind. Qeveria rumune parashikon ndërtimin në një kohë të afërt të dy stacioneve të tjera bërthamore. Edhe qeveria Sllovene bëri zyrtarisht të ditur se do të shtojë burimet bërthamore të prodhimit të energjisë elektrike dhe në planet e saj është ndërtimi i një njësie të prodhimit të energjisë me një fuqi 1000 MW në stacionin bërthamor në KRSKO. Ndërtimi i kësaj njësie do të fillojë në 2013-ën dhe parashikohet të përfundojë brenda një katërvjeçare.
Sipas raportit të korporatës serbe të energjisë, edhe në Kroaci qarkullojnë të dhëna jozyrtare, sipas të cilave në vitet e ardhshme do të fillojë ndërtimi i një stacioni bërthamor në bregdetin e Adriatikut ose në brigjet e Danubit.





www.GAZETA-SHQIP.COM
 

komino

Valoris scriptorum
Re: ENERGJIA

Burimi nga ka marre infon gazeta shqip nuk me duket dhe aq i besueshem po le ta marrim si te qene per momentin.

cfare ndimikimi do te kemi ne tregun nderkombetar te energjise
cfare ndikimi do te kemi ne vendimmarrjen shqiptare mbi burimet energjitike
 

Santiago

Primus registratum
Re: ENERGJIA

Gazeta shqip merr si burim te besueshem cdo thashethem...mjafton qe te nxjerre ne inferioritet Shqiperine ne fushen e energjise....natyrisht nuk e ka me Shqiperine por me qeverine.
Per mua keto jane thashetheme> Ndoshta projekte te tilla edhe mund te realizohen por jo deri ne vitin 2030.....ndoshta ne vitin 2060...si dihet deri atehere mund te jene ndaluar tecet berthamore dhe i bie e kote perpjekja e serbeve. /pf/images/graemlins/rockband.gif
 

Daniel H

Primus registratum
Re: ENERGJIA

Ky te pakten eshte fakt i vertete i thene nga i njejti burim.


Nënshkruhet Burgas-Aleksandropolis, AMBO mbetet në kalenda

Bullgaria, Rusia dhe Greqia firmosin në Sofje, Stanishev premton mbështetje në Tiranë

Gazeta - Shqip

Naftësjellësi greko-bullgaro-rus, Burgas-Aleksandropolis, ka bërë një tjetër hap përpara, duke afruar datën e fillimit të punimeve, ndërkohë që projekti paralel AMBO që kalon nga Shqipëria është ende në fazën e deklaratave politike. Ka ndodhur në të njëjtën ditë që përfaqësuesit e Greqisë, Bullgarisë dhe Rusisë të nënshkruajnë në Sofje avancimin e Burgas-Aleksandropolis, ndërsa në Tiranë qeveria shqiptare të marrë mbështetjen politike të Presidentit bullgar, Stanishev. Gjatë vizitës së tij të parë në Shqipëri, Kryeministri bullgar ka deklaruar dje se do të mbështesë projektin e naftësjellësit AMBO. Bullgaria e shikon këtë projekt si pjesë te korridorit tetë, si një punë strategjike për gjithë rajonin. "Bullgaria e mbështet projektin AMBO", tha Stanishev. Duke folur për suksesshmërinë e këtij projekti, Kryeministri bullgar tha se duhet të sigurohen dy elementë, përveç mbështetjes nga qeveritë e Bullgarisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë. "E para është furnizimi me naftë dhe e dyta konsumatorët. Konsumatorët janë, por projekti mund të jetë i suksesshëm vetëm nëse do të ketë naftë të mjaftueshme që të kalojë përmes tij", tha ai. Sipas Stanishev: "Bullgaria beson se me rritjen e kërkesës dhe të një prej prioriteteve të BE-së për të diversifikuar furnizimin me energji, mund të jetë e lehtë si politikisht, ashtu dhe ekonomikisht". Ai ka deklaruar se të dyja qeveritë po punojnë në këtë drejtim. Stanishev ka theksuar se AMBO nuk është vetëm një projekt rrugor, por ka disa elementë: atë rrugor, hekurudhor, të energjisë, gazit dhe naftës gjithashtu. Kryeministri Berisha ka theksuar se "Shqipëria është e gatshme dhe garanton të gjitha lehtësirat dhe procedurat që projekti të zbatohet që në momentin kur konsorciumi të vendosë për zbatimin e tij". Berisha ka ritheksuar edhe një herë se AMBO është një projekt shumë i mirëpritur. Nga ana tjetër është arritur në Sofje marrëveshja lidhur me tekstin përfundimtar për realizimin e naftësjellësit Burgas-Aleksandropolis. Në Ministrinë bullgare për Zhvillim Rajonal dy ditët e fundit është mbajtur një takim mes përfaqësuesve të grupit të ekspertëve rusw, grekë dhe bullgarë, për harmonizimin e çështjeve të hapura lidhur me këtë marrëveshje. Të tri palët ranë dakord që marrëveshja ndërkombëtare të përafrohet nga udhëheqësit e Komitetit punues tripalësh më 7 shkurt të vitit 2007 në Burgas. Me këtë hapet mundësia për fillimin e ndërtimit të naftësjellësit Burgas-Aleksandropolis, fillimi i të cilit deri tani zvarritej për shkak të pamundësisë për t‘u marrë vesh rreth kushteve nën të cilat do të menaxhohet me naftësjellësin. Naftësjellësi që do të kalojë nga Burgasi i Bullgarisë, për të dalë në Portin e Aleksandropolis në Greqi, ka marrë sakaq mbështetje publike nga Presidenti rus, Vladimir Putin dhe nga presidenti i gjigantit shtetëror rus të naftës "Lukoil", Vagit Alekperov.
 

mozaiku

Primus registratum
Re: ENERGJIA

Anglia ka dy berthamore aktive qe aktualisht prodhojne 2% te kerkeses. Megjithate , njeri prej tyre i ndertuar ne mos gaboj nga vitet '60 do mbyllet se shpejti per shkak te vjetersise. Mosha maksimale e berthamoreve pak e shume shkon 40-50 vjet, pastaj ata dalin jashte perdorimit. Duke konsideruar miliardat qe investohen per ndertimin e tyre dhe ajo qe eshte me e rendesishme, miliardat qe duhen per eliminimin e skorjeve berthamore, nuk e di sesa te leverdisshem do jene per vendet e vogla ballkanike keto 42 reaktore per te cilet flitet.
Spanja kishte bere nje gje te lezetcme. Kishte vene nje lajmerim ne gazete ku i bente thirrje te tereve te blinin skorjet ne kembim te investimeve dhe hapjes se vendeve te punes ne ato zona qe do pranonin te merreshin me to, por nuk dihet akoma sa % e popullsise i eshte pergjigj thirrjes... /pf/images/graemlins/laugh.gif
Ndersa ne nje konference te rendesishme para ca kohesh, njeri propozoi qe mbeturinat berthamore te hidheshin ne hapesiren kozmike /pf/images/graemlins/laugh.gif...
Para se te ndertohet nje berthamor duhet te merret parasysh edhe kjo... dmth do vije dita kur ai do duhet te eliminohet e kush s'ka fuqi per ta bere, mos ti futet kot asaj pune se eshte me rrezik...
Shqiperia?! Eshte me teper problem menaxhimi sesa burimi.
 

mozaiku

Primus registratum
Re: ENERGJIA

Berisha : BE-ja te rishikoje vendimin mbi berthamoret e Bullgarise.

Me erdhi te qesh, po me ze te larte ama... /pf/images/graemlins/laugh.gif

Qysh kur direktivat dhe rregulloret e Bashkimit Evropian, kane filluar te propozohen nga vendet jo-anetare?! Qysh kur rishqyrtimi i vendimeve vendoset nga Gjykata Berisha?! Qysh kur ne kemi fytyre ti themi atyre c'te bejne me politikat e veta mjedisore dhe energjitike, kur ne keto dy politika akoma s'i kemi krijuar?! Qysh kur Bullgaria paska faj per erresiren e vendit tone?! Qysh kur ....
Na gajasen...
 

random

Primus registratum
Re: ENERGJIA

me qe jemi tek tema e emergjise, sot zbulova qe 1 kalori eshte energjia e kerkuar per te rritur temperaturen prej 1 grade celcius te 1 litre uji.

njese ..mbaroi trivia tani kthehuni temes. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

komino

Valoris scriptorum
Re: ENERGJIA

tani zbulo edhe faktin qe ne shqiperi gazi GPL (ai me bombola pra) kushtuon dy here me teper se energjia elektrike, zbulo ne fund fare faktin qe askush nuk ka asnje arsye pse te mos ngrohet me energji elektrike ne shqiperi, zbulo faktin qe pothuajse gjithe ndertesat e reja nuk kane oxhak, zbulo faktin qe gjithe keto vite pyjet jane dhunuar pa mase dhe do kuptosh se shqiperia eshte e denuar te ...
 

mozaiku

Primus registratum
Re: ENERGJIA

Gazi me bombola kushton vertet dyfishi?! Ne fakt gazi i lengshem ka hyre ne tregun shqiptar si nje lloj cfaredo malli e si i tille, i eshte nenshtruar ligjeve te tregut . Nderkohe qe ai , si burim energjie duhet te jete pjeserisht nen kontrollin e shtetit qe duhet te kujdeset per cmimin e tij, ashtu sic "kujdeset" per cmimin e energjise. Shperndarja dhe shitja e tij i eshte lene ne dore privatit; nuk ka kontrolle;shpesh ka spekullime makroskopike dhe cfare eshte akoma me e rendesishme, nuk ka nje linje te percaktuar qe mund te ndiqet persa i perket fazave qe e cojne ate nga prodhuesi tek konsumuesi. Troc... lomsh. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

forwardi

Primus registratum
Re: ENERGJIA

Qeveria ngrin kredinë e premtuar për KESH-in

Fierza ngrihet në 258 metra. Asnjë shpresë për uljen e kufizimeve


Kredia prej 20 milionë dollarësh, që qeveria i premtoi KESH-it, nuk është lëvruar akoma, pavarësisht se korporata është në emergjencë financiare. Këtë fakt e kanë bërë të ditur për "Shqip" burime zyrtare pranë korporatës elektroenergjetike, sipas të cilave KESH-i ka në arkën e saj vetëm kredinë prej 10 milionë eurosh të dhëna nga "Raiffeisen Bank". Pak javë më parë, KESH-i kërkoi nga qeveria lëvrimin e një kredie prej 20 milionë dollarësh si fond garancie për kontratat e parashikuara të importit. Vetë ministri i Financave, Ridvan Bode, bëri publik faktin se qeveria kishte miratuar dhënien e një kredie të butë për KESH-in në shifrat e 20 milionë dollarëve, me kushtin që afatet e shlyerjes të ishin në një kohë sa më të shpejtë. Bode e justifikoi miratimin e kredisë me argumentin se situata e buxhetit të shtetit ishte me teprica financiare, të cilat duke ju dhënë KESH-it në formën e kredisë do të ndihmonin korporatën për të përmirësuar likuiditetet financiare që kishin të bënin me importin dhe blerjet e energjisë gjatë kësaj periudhe. Burime pranë Ministrisë së Financave kanë bërë të ditur se Bode ka aprovuar për KESH-in 20 nga 50 milionë dollarët e kërkuar nga korporata, ndërkohë që KESH-i është ende në pritje të lëvrimit të kredisë. Shuma prej 20 milionë dollarësh është e barabartë me detyrimet fiskale për parapagimin e tatimit mbi fitimin që KESH-i i ka Drejtorisë së Tatimeve. Kalimi i fondit nga Ministria e Financave tek arka e tatimeve pa qenë nevoja e kreditimit, mund të jetë një nga arsyet që qeveria nuk ka lëvruar shumën në formën e kredisë. Gjatë periudhës dhjetor-janar, KESH-i ka marrë nga qeveria një shumë prej 50 milionë eurosh, si pjesë e shlyerjes së borxheve që institucionet shtetërore i kishin korporatës. Përveç kësaj, KESH-i ka aktualisht 70 milionë detyrime ndaj donatorëve të huaj si Banka Botërore e Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Kriza e stërzgjatur energjetike pritet të japë efektet e saj në bilancin tekniko-financiar të korporatës, e cila edhe sipas të dhënave të Bankës Botërore i ka përkeqësuar ndjeshëm ato gjatë vitit 2006. Nga ana tjetër, vetëm dy ditë më parë, "Raiffeisen Bank" ka nënshkruar një linjë kredie me KESH-in prej 10 milionë eurosh, shumë e cila do ta ndihmojë korporatën të vazhdojë në nivele maksimale importin e energjisë. Kjo linjë do të ketë një afat maturimi deri në janar të vitit të ardhshëm. KESH-i do ta përdorë këtë kredi veçanërisht si garanci për të blerë energji nga jashtë ose për letër krediti. "Raiffeisen Bank" ka aprovuar këtë linjë kredie brenda limiteve të saj të brendshme, të lejuara për kompanitë që veprojnë ne segmentin e korporatave.

KESH-i ka shpenzuar deri më tani më shumë se 250 milionë euro për të siguruar kontratat vjetore të importit të energjisë dhe blerjet me prokurim të drejtpërdrejtë.

Kriza

Serumet financiare që KESH-i pritet të marrë në formën e kredive duket se nuk do ta ndryshojnë situatën e rënduar energjetike në vend. Aktualisht, grafiku i kufizimeve nuk ka asnjë përmirësim, ndërkohë që ditët e fundit oraret në shumë zona të vendit nuk janë respektuar. Në kryeqytet ka zona të caktuara, që kanë energji pa ndërprerje, ndërsa pjesë të tjera vuajnë kufizime deri në 8 orë. Të dhënat më të fundit nga liqeni i Fierzës janë optimiste. Niveli i ujit është ngritur në 258 metra, duke iu larguar me afërisht 14 metra pikës së vdekjes. Reshjet e ditëve të fundit kanë bërë që prurjet në Fierzë të jenë 180 metër kub/sek, gjë që ka rritur nivelin e ujit me 2 cm në ditë. Por, pavarësisht situatës së mirë hidrologjike, hidrocentralet e kaskadës së Drinit do të mbahen në kuota minimale ditën dhe jashtë pune gjatë orëve të natës, në përpjekje për të ruajtur rezervat e akumuluara të Fierzës, të cilat do të duhen për periudhën e thatë të verës. Periudha mars-prill shihet si shansi i fundit për rikuperimin e krizës, në bazë edhe të parashikimeve për situatën hidrologjike. Nëse në këtë hark kohor hidrocentralet e kaskadës së Drinit nuk do të mund të punojnë me kapacitet të plotë, atëherë kriza ka gjasa të shtrihet në të gjithë vitin.
 

forwardi

Primus registratum
Re: ENERGJIA

KESH ul çmimin e energjisë

Sigurohen kontratat e muajit mars. Çmimi energjisë në tregun rajonal ulet me 20 euro/megavat

Altin Xhikneli

Ngrohja e motit dhe rënia e konsumit të energjisë ka sjellë dhe një ulje të çmimeve të importit. Kontratat për importin e energjisë elektrike të muajit mars do të jenë mesatarisht 20 euro për Megavatorë më të lira sasa çmimet e shkurtit. Burime zyrtare pranë Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare bëjnë të ditur se janë duke përfunduar kontratat me kompanitë të cilët do të sigurojnë importin e energjisë elektrike dhe për muajin mars. Sipas këtyre burimeve, kontratat e reja të importit të energjisë do të jenë në të njëjtën sasi me muajin shkurt por KESH ka arritur t’i sigurojë mesatarisht me një çmim prej 20 euro MWh më pak.
Shtyhen kufizimet
KESH ka vendosur të mbajë dhe për disa ditë një furnizimin të konsiderueshëm me energji ndërsa ndërprerjet do të jenë vetëm atje ku ka defekte. KESH thotë se furnizimi me energji elektrike i konsumatorit vazhdon të jetë në nivele të njëjta, pasi aktualisht, nuk ka asnjë udhëzim nga grupi i emergjencës për ndryshimin e situatës se furnizimit me energji elektrike. KESH bën të ditur se rastet e ndërprerjes së energjisë elektrike në zona të caktuara, janë pasojë e defekteve, apo avarive, të cilat në shumicën e rasteve janë njoftuar për publikun, si dhe janë marrë masa të menjëhershme për riparimin e tyre në kohë.

Shirat përmirësojnë Fierzën
Importi tej kufijve maksimalë të lejuar i ka siguruar KESH menaxhimin më të mirë të rezervave ujore e në mënyrë të veçantë të nivelit të hidrocentralit kryesor në vend. Situata në liqenin e Fierzës paraqitet pozitive, pasi niveli i liqenit të Fierzës gjatë ditës së sotme është 263 m, prurjet arrijnë në 220m3/sek, rritja është 2 cm/orë. Aktualisht, prodhimi vendas i energjisë elektrike është 9 milion kwh/ditë, ndërsa importi, në 10.3 milion kwh/ditë.

E Premte, 23 Shkurt 2007
 
Top