Energjia, Shqipëria ndal importin, nis eksportin
SHKODËR – Rritja e prurjeve në kaskadën e hidrocentraleve mbi lumin Drin ka bërë që të ndërpritet importi i energjisë elektrike dhe të fillohet eksportimi i saj. Kjo është pohuar nga ministri i Ekonomisë e Energjitikës, Dritan Prifti, gjatë një inspektimi që ka bërë në paraditen e së dielës në hidrocentralin e Vaut të Dejës në Shkodër.

RESHJET/ Ministri i Ekonomisë dhe Energjitikës, Dritan Prifti, inspektoi dje hidrocentralin e Vaut të Dejës
Në Vaun e Dejës prurjet janë aktualisht 600 metër kub ujë në sekondë, ndërsa punohet me kapacitet të plotë

Sipas Priftit, reshjet e ditëve të fundit kanë ndikuar në rritjen e prurjeve që në Vaun e Dejës janë aktualisht 600 metër kub ujë në sekondë, ndërsa ky hidrocentral së bashku me atë të Komanit po punojnë me kapacitet të plotë.

“Kjo do të thotë që importi i energjisë elektrike do të ulet në minimun dhe do të shkojë drejt zeros dhe për këtë kam komunikuar me njësinë, e cila do të komunikojë me kompanitë që sjellin energji elektrike në Shqipëri.

Sot (dje) ka filluar dhe eksporti i energjisë elektrike. Janë 2,5 milionë kilovatorë energji elektrike që do të eksportohen dhe nesër (sot) besoj se kjo do të dyfishohet dhe ne do të eksportojmë 5 milionë kilovat orë energji elektrike. Një gjë e tillë, – tha ministri, – do të ndikojë në shtimin e të ardhurave në buxhetin e shtetit, si dhe do të bëjë që asnjë pikë uji në liqenet e hidrocentraleve të mos shkojë dëm, por të shfrytëzohet për të prodhuar energji elektrike”.

Prifti bëri të ditur se prurjet po e rrisnin pothuajse 1 cm në orë nivelin e liqenit edhe të rezervës, ndërkohë që ishte ngritur një shtab emergjence i cili do të punonte 24 orë për të informuar dhe menaxhuar situatën në vend. I pyetur lidhur me bashkëpunimin me Kosovën, ministri i energjitikës tha se “në momentin që po flasim, jemi duke eksportuar energji në Kosovë.

Kështu ata kursejne kostot e prodhimit nga TEC-i dhe ne në këtë rast edhe ndihmohemi, sepse energjinë e tepërt e kalojmë në Kosovë”. Sipas ministrit, takimi i disa ditëve më parë me homologen e tij kosovare ka çuar edhe në një projekt të përbashkët mes dy vendeve.

Kjo për faktin se Kosova prodhon kryesisht energji termo, ndërsa Shqipëria hidro, çka nënkupton që bashkëpunimi do të ishte në interes të të dyja palëve. “Unë besoj që së shpejti do të bëj një vizitë në Kosovë për të vazhduar këtë proces.

Kemi rënë dakord me ministren e Energjitikës së Kosovës për të krijuar një grup të përbashkët, 4 përfaqësues të palës shqiptare dhe 4 përfaqësues të palës kosovare për të bashkërenduar të gjithë veprimet për sektorin energjitik”, përmbylli ministri. Ndonëse situata aktualisht është nën kontroll, burime nga HEC-i i Vaut të Dejës theksojnë se do të jenë kushtet atmosferike ato që do të diktojnë situatën.

Në rast se reshjet do të vazhdojnë për disa ditë radhazi, hapja e njërës prej portave për të bërë shkarkimin e ujit do të jetë e domosdoshme.

Kjo pasi HEC-i i cili vitin e kaluar ka përfunduar së rikonstruktuari, punon me kapacitet të plotë. Por në rast se prurjet rriten shumë dhe liqeni i afrohet 76 metrave, atëherë nuk ka rrugë tjetër veç shkarkimit të ujërave, pasi nuk mund të rrezikohet vepra. Ministri Dritan Prifti në inspektimin e tij shoqërohej nga drejtori i HEC-it të Vaut të Dejës, Sokol Ramadani, dhe drejtori i KESH-it./shekulli/

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26111. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26111