”Rusia ka konsoliduar unitetin e BE-së për Kosovë
Zoti Judah, bisedimet midis Kosovës
dhe Serbisë kanë përfunduar pa
ndonjë rezultat. Prishtina pohon se negociatat kanë marrë fund, por Beogradi insiston në vazhdimin e tyre. Një ndarje e këtillë duket se është e pranishme edhe midis vendeve perëndimore dhe Rusisë. Cila mendoni se do të jetë kahja e ardhshme e këtij procesi?
Mendoj se përderisa nuk ndodh ndonjë gjë e paparashikueshme, Kosova do ta shpallë pavarësinë e saj në një kohë të caktuar, në fillim të vitit të ardhshëm. Dhe, pjesa më e madhe e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe vendet tjera do ta njohin këtë pavarësi.
Ndërkohë, Serbia është kërcënuar se do t'i përdorë të gjitha masat, ligjore të paktën, për ta parandaluar një hap të këtillë…
Nuk mendoj se ka mbetur ndonjë gjë për Serbinë që mund të bëjë për ta parandaluar. Nëse pavarësia e Kosovës shpallet e pavlefshme në Kuvendin e Serbisë, nuk mendoj se do të ketë ndonjë efekt, aq më tepër për faktin nëse kjo pavarësi njihet nga një numër i madh i vendeve perëndimore.
Çfarë mendoni se do të ndodhë me veriun e Kosovës? Disa udhëheqës të komunitetit serb janë kërcënuar me ndarjen e kësaj pjese nga Kosova, në rast të shpalljes së pavarësisë.
Po, mendoj se kjo është e parashikueshme. Zoti Çeku në Bruksel ka thënë se pavarësia e Kosovës nuk duhet të jetë diçka që do të befasojë, meqë ka qenë diçka e njohur për shumë vite me radhë dhe e sinjalizuar se do të bëhet. Në të njëjtën mënyrë, mendoj se mund të themi të njëjtën gjë për veriun e Kosovës. Mendoj se veriu, në këtë apo atë mënyrë, do të ndahet nga Kosova, përfundimisht.
Në njërin nga shkrimet tuaja të fundit keni paralajmëruar mundësinë e një konference ndërkombëtare për Kosovën. A mund të jepni më shumë hollësi?
Kam dëgjuar se ka pasur bisedime për organizimin e një konference të këtillë ndërkombëtare, por është një thashetheme diplomatike. Të them të vërtetën, nuk kam dëgjuar më për këtë çështje, prandaj mendoj se kjo mund të ketë qenë një ide, e cila tash mund të mos jetë edhe aq aktuale. Ideja ka qenë për t'i diskutuar modalitetet e njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe ka gjasë që ende të vihet në jetë, por unë nuk kam dëgjuar më për të. Në fund, ndoshta thjesht ka qenë një iniciativë, e cila është lançuar në fillim, por në fund është heshtur.
Zoti Judah, në fillim të procesit negociator shtesë është thënë se ai do të shfrytëzohet jo vetëm për arritjen e një kompromisi midis Kosovës dhe Serbisë, por edhe midis vendeve të Bashkimit Evropian. A mendoni se është arritur një gjë e këtillë?
Nuk mendoj se ka qenë çështje kompromisi, por çështje e arritjes së një numri më të madh vendesh anëtare, të asaj që quhet masë kritike. Në fillim të këtij procesi, Bashkimi Evropian dukej seriozisht i ndarë mbi atë se çfarë duhet bërë me Kosovën dhe mendoj se ndërkohë është arritur ajo që njihet pra si masë kritike. Tani pjesa dërrmuese e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Dhe, në shumë drejtime gjatë këtij procesi, në fakt Rusia është ajo të cilën duhet falënderuar për arritjen e kësaj mase kritike në bllokun evropian. Rusia ka synuar ta shfrytëzojë çështjen e Kosovës për ta ndarë Bashkimin Evropian. Por, në fakt, ndodhi e kundërta, një qasje e këtillë e Rusisë ka frikësuar disa nga ato vende që nuk kanë pasur qëndrim të qartë për pavarësinë e Kosovës dhe në këtë mënyrë, Rusia ka konsoliduar në fakt unitetin e Bashkimit Evropian, me përjashtim të ndoshta Qipros dhe Sllovakisë.
Treshja ndërkombëtare është duke hartuar një raport për t'ia prezantuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së. Çfarë mendoni se ka ndodhur me planin e Martti Ahtisaarit? A mendoni se pjesë të këtij plani do të përfshihen në këtë raport?
Unë mendoj se plani i Martti Ahtisaarit do të përfshihet dhe madje mendoj se ai do të jetë një nga kushtet për njohjen e pavarësisë. Kjo vlen për ato pjesë të planit, të cilat mund të institucionalizohen pa pasur nevojën e bashkëpunimit të Serbisë. Mendoj se vendet evropiane dhe Shtetet e Bashkuara do të vënë kusht, që për njohje të plotë të pavarësisë, duhet institucionalizuar sa më shumë që të jetë e mundshme pjesë nga plani i Martti Ahtisaarit. Këtu, padyshim, përfshihet edhe kërkesa që Qeveria e Kosovës ta ftojë Bashkimin Evropian për ta zëvendësuar misionin e Kombeve të Bashkuara dhe për ta funksionalizuar zyrën civile ndërkombëtare.
Dhe, për fund, që prej përfundimit të bisedimeve, të dyja palët kanë thënë se do të përmbahen nga dhuna. Por, megjithatë, disa analistë kanë thënë se rajoni është duke hyrë në një periudhë të jostabilitetit të rrezikshëm. Ju, çfarë mendoni?
Mendoj se do të përballemi me një shteg të vrazhdë, por nuk mendoj fare se jemi duke ecur drejt një lufte të re në Ballkan, jo. Mendoj se ka pasur shumë debate histerike nga njerëzit që nuk e njohin rajonin, posaçërisht në disa vende perëndimore. Merreni si shembull Bosnjën; para një jave, disa njerëz kanë parashikuar shembjen e Bosnjës dhe rikthimin e saj në luftë. Por, pas kësaj, ata nënshkruan marrëveshjen për reformimin e policisë dhe që dje kanë iniciuar marrëveshjen për stabilizim asociimin. Prandaj, mendoj se ka dallim midis një shtegu të vrazhdë dhe një lufte të re. Nuk po them se s'do të ketë incidente të dhunshme, ato edhe mund të ndodhin, por nuk mendoj se jemi para një lufte të re.