Endrra e zemrës sime

poezi nga Paul Verlaine

Sa herë ëndërrova, një ëndërr për çudi,
Një grua të panjohur që më do dhe e dua
E që prorë më duket jo krejt si ajo grua
Po jo dhe krejt si tjetër, e më do pa kufi.

Sepse më kupton e më njeh e më di,
Misteri i zemrës sime veç prej saj u zbulua
Veç ajo, duke derdhur çurkë lotësh mbi mua
Ma freskon zjarr’ e ballit e më deh me magji.

S’e di është ezmere apo leshraartë
Emri i saj? Më kujtohet, i ëmbël, tingull i qartë,
Si i njerëzve tanë dikur të ikur në mërgim.

Sytë: vështrimin e ngulur të statujave i kanë
Dhe zëri i vjen i largët, i qetë e gjithë trishtim
Si një këngë prej zërash të dashur që më s’janë.

Posted in Ata që na kanë shpëtuar jetën, Lart & Poshtë, Letërsi Tagged: paul verlaine, poezi
Ky artikull eshte marre nga: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=2690. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=2690