Enciklopedia nuk terhiqjet ajo do te korrigjohet, por si ?
Korrigjimet në Enciklopedinë e kontestuar maqedonase do të jenë kozmetike dhe as që bëhet fjalë për tërheqjen e saj. Kryeredaktori i Enciklopedisë Bllazhe Ristovski ka deklruar se nuk do tërhiqen pjesët kontestuese të historisë, por do të plotësohen me disa fjalë. Sipas tij, ndryshimet nuk janë pasojë e presioneve politike, por bëhen me qëllim që faktet të jenë “shkencërisht” të pranueshme. Ristovski tha për një televizion privat maqedonas se shqiptarët në enciklopedi janë të përfaqësuar në mënyrë “objektive”. Me shtimin e një ose dy fjalëve do të precizohet ajo pjesë ku bëhet e ditur se shqiptarët në Maqedoni kanë ardhur në mënyrë masive dhe në grupe të mëdha, pasi atje thuhet se kanë ardhur kryesisht në shekullin e 16 të. Sipas Ristovskit, kjo pjesë do të korrigjohet pasi është e vërtetë që individë, por ndoshta dhe grupe kanë ardhur para kësaj periudhe, mirëpo çështja e autoktonisë, është diçka tjetër. Ky akademik maqedonas pohon se edhe në enciklopedinë e korrigjuar do të qëndrojë termi “Shiptari”, por sipas shembullit të Enciklopedisë Britanika, do të jetë e shkruar në alfabetin latin me shpjegimin se vetë shqiptarët e quajnë veten ashtu!?. Ristovski gjithashtu tha se do të precizohet, por nuk do të ndryshojë pjesa se oficerë amerikanë dhe britanikë kanë trajnuar UÇK në, gjë për të cilën reaguan ambasadat e dy vendeve përkatëse. Sipas Ristovskit, ndryshime do të ketë edhe në pjesën ku flitet për Kryetarin e BDi së, Ali Ahmetin.</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23045. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23045
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23045. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23045