Enciklopedia maqedonase; reagimet, protestat, të rejat e fundit

Enciklopedia maqedonase; reagimet, protestat, të rejat e fundit

enciklopedia1-150x150.jpg

Gruevski dhe Ahmeti diskutuan për enciklopedinë

Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski dhe kryetarit të BDI s Ali Ahmeti gjatë një takimi kanë diskutuar për gjendjen aktuale lidhur me kontraversat rreth enciklopedisë së ASHAM it, temë kjo aktuale, e cila prek ndjenjat e qytetarëve të Maqedonisë “Enciklopedia përjetoi reagime serioze si nga shqiptarët edhe nga maqedonasit dhe nga përfaqësuesit e komuniteteve të tjera ndërkombëtare nga disa qarqe shkencore dhe nga vendet fqinje”, thuhet në njoftimin nga ky takim. Gruevski dhe Ahmeti kanë konstatuar se nuk duhet që ky rast të ketë ndikim në marrëdhëniet pozitive ndëretnike në Republikën e Maqedonisë dhe nuk duhet që të lejohet kjo të ndikojë mbi perspektivat e shtetit në kontekstt të aspiratave euroatlantike. “Partnerët qeveritarë nuk do të lejojnë që asnjë individ, politikan, apo qytetar të shfrytëzojë momente të tilla dhe ta prishë bashkëjetesën ndëretnike në vend dhe së bashku do të bëjnë përpjekje për tejkalimin e gjendjes” theksohet në këtë njoftim. Në lidhje me enciklopedinë dhe reagimet e subjekteve të lartëpërmendura, konstatohet se problemi duhet të tejkalohet përmes dialogut, bisedave, respektimit të ndërsjellë dhe dhënien e përpjekjeve maksimale, me qëllim që të anashkalohen të gjitha kontraversionet dhe dyshimet. Të dypartnerët qeveritarë kanë shprehur keqardhje për shkeljet dhe pjesët kontestuese të enciklopedisë së përpunuar nga ana e ASHAM it dhe rekomanduan që ASHAM të gjejë mënyrë t’i tejkalojë këto probleme dhe t’i zgjidhë çështjet e hapura.

Ambasada amerikane sërish reagon ndaj enciklopedisë maqedonase

Shkup, 30 shtator Ambasada amerikane në Shkup në një deklaratë me shkrim për enciklopedinë maqedonase dhe reagimet ndaj saj inkurajon qytetarët, politikanët dhe mediat të cilat i përgjigjen “pjesëve kontraverse të cilat dalin nga mangësitë e këtij publikimi”, që të fokusohen në qëllimet afatgjatë të shtetit. “Publikimi i Enciklopedisë së ASHAM it nxiti disa reagime, duke e përfshirë edhe njërën prej nesh, në lidhje me disa pjesë të gabueshme, apo në një mënyrë tjetër problematike nga teksti. Maqedonia është shtet multietnik, dhe ne i inkurajojmë qytetarët, politikanët dhe mediat të cilat u përgjigjen pjesëve kontraverse të cilat dalin nga mangësitë e këtij publikimi, të fokusohen në qëllimet afatgjate të Maqedonisë”, porositi në deklaratën Ambasada amerikane në Shkup. Fokusi i përpjekjeve amerikane në Republikën e Maqedonisë, thuhet në deklaratë, është ta inkurajojë dhe mbështesë zhvillimin e një vendi të suksesshëm i cili ka për qëllim të bëhetpjesë e bashkësisë Euro Atlantike.

Shqiptarët në Maqedoni protestojnë kundër enciklopedisë
Tetovë, 30 shtator – Nxënësit shqiptarë të shkollave të mesme të Tetovës kanë protestuar dje rrugëve të qytetit duke kërkuar tërheqjen e enciklopedisë maqedonase. Ata hodhën parulla: “Poshtë enciklopedia”, “Jo shtrembërimit të historisë” etj. Sot po në Tetovë në mesditë do të protestojnë studentet e dy universiteteve shqiptare, të përkrahur edhe nga Shoqata për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombëtar. Ndërkaq nesër, protesta do të mbahen edhe në Shkup para Qeverise se Maqedonisë, në organizim të Bashkimit Demokratik Kombëtar. Ndërkohë ish-presidenti Branko Cervenkovski, lider i opozitës maqedonase, kërkoi nga kreu shtetëror qe të distancohen nga enciklopedia. “Projekti i Enciklopedisë nuk është financuar nga donacionet private, por nga buxheti i shtetit, kurse Enciklopedia ishte promovuar personalisht nga kryeministri Gruevski”, tha Cërvenkovski. “LSDM edhe një herë e fton presidentin Ivanov dhe kryeministrin Gruevski të distancohen nga pjesët kontestuese në enciklopedi, në të kundërtën del se kreu shtetërorë e miraton dhe pajtohet me përmbajtjen e kësaj enciklopedie”, ka deklaruar Kryetar i LSDM së, Branko Cërvenkovski.

QIK/Shqipmedia

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23313. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23313

Top