Enciklopedia maqedonase, goditje e rëndë për shqiptarët
Akademikët, studiuesit dhe historianët shqiptarë dënojnë veprën e turpshme dhe kërkojnë heqjen e saj nga qarkullimi

“Një provokacion politik maqedonas ndaj shqiptarëve dhe historisë së tyre”. Kështu e kanë cilësuar studiuesit shqiptarë përmbajtjen e Enciklopedisë së realizuar nga Akademia e Shkencave të Shkupit, ku shtrembërohen faktet historike për shqiptarët dhe ata goditen rëndë në identitetin e tyre kombëtar.

Zv/kryetari i Akademisë së Shkencave në Tiranë, Myzafer Konkurti, deklaroi dje për median se shkrimet janë shtrembërime të historisë dhe se shqiptarët janë autoktonë në Maqedoni dhe se këto shtrembërime kanë qëllime “politike”. Studiuesit shqiptarë e cilësojnë një minim për bashkëjetesën mes dy komuniteteve Enciklopedinë Maqedonase, duke pohuar madje se ajo nuk është një botim rastësor, por një provokacion politik. Historiani Pëllumb Xhufi ka deklaruar se kjo akademi, në 2001-shin botoi një promemorie që hidhte idenë e ndarjes së Maqedonisë dhe e cilëson këtë enciklopedi si shpirt të keq intolerant, që nuk sheh mundësi bashkëjetese mes sllavëve dhe shqiptarëve.

Studiuesi Dritan Egro, e cilëson këtë një dështim të radhës të Maqedonisë dhe argumenton se shqiptarët janë një nga popujt më të vjetër në Ballkan. “Më duket e pavend sot, kur dokumentacioni historik, Maqedoninë, nga shekulli i 15-të nuk e përmend fare. Ky shtet u krijua për të kënaqur fuqitë e mëdha”, – u shpreh Egro. Historiani dhe politikani i njohur, Sabri Godo, në reagimin e tij thotë se enciklopedia është një goditje e rëndë për shqiptarët dhe me këtë “minohet përpjekja për bashkëjetesë në Maqedoni, mes shqiptarëve e maqedonasve”,- duke e cilësuar enciklopedinë një botim me nëntekst nxitjen e maqedonasve. Godo kërkon që të hiqet nga qarkullimi ky botim dhe Qeveria Maqedonase të reagojë. Enciklopedia u promovua të mërkurën nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë. Në të, akademikët maqedonas i paraqesin shqiptarët si të ardhur nga Shqipëria, dhe uzurpues të shtëpive maqedonase.

Akademikët maqedonas thonë se shqiptarët njihen si “arbanasë”, “arnautë” dhe “shqiptari”, kjo e fundit shoqërohet me shpjegimin përkatës (njerëz mali). Në këtë enciklopedi, të financuar nga Qeveria e Maqedonisë, shkruhet se “prejardhja e shqiptarëve të Maqedonisë është nga Veriu i Shqipërisë, fisi i gegëve dhe vendosja e tyre fillimisht ishe nëpër qytetet si Tetovë e Gostivar, të cilët me ndihmën e bandave të kaçakëve terrorizuan popullsinë maqedonase duke i detyruar të shpërngulen, për rrjedhojë, vatrat maqedonase dhe fshatrat e tyre u populluan me shqiptarë. Deri në fillimet e shekullit të 20-të, shqiptarët numëronin 20 mijë banorë”. Sipas akademikëve maqedonas, rritja e numrit të popullsisë shqiptare në Maqedoni argumentohet me natalitetin e lartë dhe migrimet nga Kosova.

Shoqata e Veteranëve të UÇK-së “Kalaja” ka reaguar lidhur me heshtjen e institucioneve dhe intelektualëve shqiptarë për botimin e “Enciklopedisë maqedonase”, që sipas kësaj shoqate është shumë poshtëruese për shqiptarët. Sipas kësaj shoqate, kësaj enciklopedie qarqet intelektuale shqiptare duhet t`i kundërvihen me argumente dhe fakte shqiptare, duke hartuar një enciklopedi të mirëfilltë që mbron vlerat shqiptare në Maqedoni. “Apelojmë që sa më shpejtë Shoqata e Historianëve Shqiptarë të punojë në hartimin e një `Enciklopedie Shqiptare` të këtyre trevave tona”, – thuhet në thirrjen e shoqatës së veteranëve “Kalaja”, duke reaguar për praninë e Kryeministrit Nikolla Gruevski dhe Presidentit Gjorgje Ivanov në takime të tilla, që, siç thuhet, “kanë tendenca fashizoide”.

Partia Demokratike Shqiptare ka reaguar ashpër ndaj enciklopedisë maqedonase

“Mos luani me zjarr, sepse ju garantojmë se do të digjeni”

Partia Demokratike Shqiptare ka reaguar ashpër ndaj enciklopedisë maqedonase, e cila poshtëron popullin dhe kombin. Anëtari i Kryesisë Qendrore të PDSH-së, Imer Aliu, në një konferencë për shtyp theksoi se Qeveria aktuale tashmë 15 muaj proklamon nacionalizëm primitiv me përmasa shqetësuese. “Paralajmërimet e PDSH-së, tashmë 15 muaj për nacionalizëm primitiv që proklamohet nga ana e kësaj Qeverie, veçmë po merr përmasa shqetësuese duke bërë falsifikim të historisë dhe duke fyer jo vetëm shqiptarët, por edhe amerikanët dhe britanikët.

E gjithë kjo është pasojë e servilizmit të puthadorëve të BDI-së dhe Alisë në këtë Qeveri”, – theksoi Imer Aliu. PDSH-ja, publikisht kërkon të sqarohet roli i anëtarëve shqiptarë të kësaj akademie, Alajdin Abazi, Luan Starova dhe Ali Aliu dhe të njëjtit të japin dorëheqje, sepse kjo enciklopedi fashizoide mban vulën e Akademisë maqedonase, anëtarë të së cilës janë edhe këta shqiptarë. “Akademikët maqedonas, Gruevski dhe Alia tentojnë të gërryejnë historinë e shqiptarëve. I përkujtojmë këta se ne shqiptarët jemi një popull i lashtë që na njeh gjithë bota dhe nuk kontestohemi nga askush. Nga selia e PDSH-së ua dërgojmë një porosi: Mos luani me zjarr, sepse ju garantojmë se do të digjeni”, – theksoi Aliu.

Deputeti i BDI-së, Xhevat Ademi, ka reaguar ashpër ndaj enciklopedisë maqedonase

Do të padisim Akademinë maqedonase

Deputeti i BDI-së, Xhevat Ademi, ka reaguar ashpër ndaj enciklopedisë maqedonase, e promovuar ditë më parë nga Akademia e Shkencave dhe kreu shtetëror maqedonas. “Ali Ahmeti personalisht, por edhe Bashkimi Demokratik për Integrim si parti, do të padisin ASHAM-in për insinuatat dhe gënjeshtrat e prezantuara në Enciklopedi. Padia do të jetë jo vetëm për shpifjet për kryetarin Ahmeti për gjoja krime lufte, por edhe për gënjeshtrat dhe pasaktësitë që përmban enciklopedia për origjinën dhe autoktoninë e shqiptarëve”, – theksoi Ademi, njofton agjencia e lajmeve INA.

Ademi thotë se në enciklopedia ka aq shumë pasaktësi, budallallëqe dhe aq shumë idiotizëm e shovinizëm, saqë njeriu duhet patjetër të mendohet thellë se pse ndodh kjo…”Çfarë porosie dëshiron të përcjellë ASHAM-i me këtë? Të vihet sot në pikëpyetje origjina dhe autoktonia e shqiptarëve, këtë mund ta bëjnë vetëm njerëz, të cilët nuk marrin erë nga shkenca, nga historia dhe historiografia nuk e kanë as germën h”, – thotë Ademi. Nga Bashkimi Demokratik për Integrim thonë se nuk do të rrinë duarkryq dhe indiferentë ndaj këtij sulmi primitiv të akademikëve maqedonas, por do t’i ndërmarrin të gjitha masat që të korrigjohen gabimet, gënjeshtrat, shtrembërimet dhe budallallëqet e këtij publikimi të shtypur me paratë e popullit.

Kishte pohime për trajnimin e UÇK-së nga oficerët anglo-amerikanë

ShBA-BRITANI: Enciklopedia maqedonase është false

Ambasada e ShBA-ve në Shkup dhe ajo e Britanisë i kanë hedhur si të pavërteta shkrimet në enciklopedinë e promovuar nga Akademia e Shkencave të Maqedonisë. Nga kjo ambasadë thonë se janë të zhgënjyer nga ky institucion, i cili e ka vënë emrin e vet mbi një pohim të pabazë. Nga Ambasada e ShBA-ve vlerësojnë se ky institucion duhet të mendojë se çfarë do të ndërmarrë për të përmirësuar kredibilitetin e saj.

“Pohimet se oficerë amerikanë kanë trajnuar ish-ushtarë të UÇK-së janë të pabaza dhe ‘të turpshme’. Do të jemi në kontakt me Akademinë për këtë gjë, dhe jemi të dëshpëruar nga fakti se ky institucion ka vendosur emrin e vet, mbi një pohim të pabazë”, – thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane.

Edhe nga Ambasada e Britanisë së Madhe ka pohuar se “Britania nuk ka bërë asnjë trajnim të UÇK-së, dhe se pohimet e tilla janë false.(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22671. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22671