EMPOWERMENT, dhe Psikologjia e komunitetit.

emy prela

Primus registratum
EMPOWERMENT, dhe Psikologjia e komunitetit.

Me shume respekt per ata qe shkruajne ne temat mbi psikologjine, ketu kam vene re se shume nga temat e hapura nen kete emer, nuk kane te bejne fare me te.Jane me shume te orientuara nga filozofia. KAvene re se nuk mungojne perpjekjet per te bere lidhjen mes filozofise e psikologjise, por per mendimin tim flasim o per njeren o per tjetren, se po ti vihemi kesaj pune, psikologjia ka te beje edhe me fiziken. Kjo ishte nje hyrje qe nuk eshte shume ne lidhje me titullin e temes, Do doja shume qe te ishte dikush nga ju te fillonte diskutimin. Ne pritje te pergjigjeve tuaja, ju pershendes kudo qe te jeni.
 

ANDUSHl

Primus registratum
Re: EMPOWERMENT, dhe Psikologjia e komunitetit.

hello, psikologjia dhe filozofia pak a shume jane te njejta gjera qe vecantohen nga personi qe mundohet te shprehe dicka por nuk eshte i sigurte se ne ke kategori futen idete ose mendimet. psikologjia ka te beje me vete njeriun se si eshte i formuar dhe se cfare mendon per gjera specifike, kurse filiozofia ka te beje me dicka qe jo shume njerez i vene rendesi anes psikologjike te nje ceshtje qe eshte konkrete dhe mundohen ta adaptojne ne filozofi. cdo njeri filozofon, por ama ato filozofojne ne anen psikologjike me shume, sepse ajo i perket te tashmes, dhe te shumtit kerkojne nje zgjidhje per te tashmen se sa per nje ide e filozofuar qe nuk ka zgjidhje ose ka zgjidhje ne nje menyre filozofike.
Edhe pergjigja ime nuk eshte fare e vlefshme sepse kjo eshte nje teme qe eshte shume e ngatarruar,.... Politika, Feja, Filozofia,Psikologjia jane tema qe cdokush ka nje variacion qe nuk perputhet me ndoketjeter, dhe si perfundim eshte infinite.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: EMPOWERMENT, dhe Psikologjia e komunitetit.

Fillimisht postuar nga emy24:
[qb] Me shume respekt per ata qe shkruajne ne temat mbi psikologjine, ketu kam vene re se shume nga temat e hapura nen kete emer, nuk kane te bejne fare me te.Jane me shume te orientuara nga filozofia. KAvene re se nuk mungojne perpjekjet per te bere lidhjen mes filozofise e psikologjise, por per mendimin tim flasim o per njeren o per tjetren, se po ti vihemi kesaj pune, psikologjia ka te beje edhe me fiziken. Kjo ishte nje hyrje qe nuk eshte shume ne lidhje me titullin e temes, Do doja shume qe te ishte dikush nga ju te fillonte diskutimin. Ne pritje te pergjigjeve tuaja, ju pershendes kudo qe te jeni. [/qb]
:thumbsup:

por jep nje perkufizim te pakten, qe te flitet per te njejten gje
 

ana karenina

Primus registratum
Re: EMPOWERMENT, dhe Psikologjia e komunitetit.

Ndoshta Psikologjia eshte nje perpjekje e koherave moderne per te kthyer Filozofine ne nje shkence egzakte, ose ndryshe eshte vete Filozofia e aplikuar...
Ose ndoshta Psikologjia eshte ana konkrete e nje teresie abstrakte si Filozofia.
Psikologjia u nda nga Filozofia ne fillimet e shekullit te kaluar, atehere kur u ndane edhe shkencat e tjera per te filluar secila nje rruge te pavarur drejt nje studimi me rigoroz :book: . Mund te themi pra qe Filozofia eshte brumi i baze i te gjitha shkencave.
 

emy prela

Primus registratum
Re: EMPOWERMENT, dhe Psikologjia e komunitetit.

Psikologjia, ashtu si shumica e te gjitha shkencave te tjera, emrin e ka trasheguar nga greqishtja e vjeter, qe me pak fjale do te thote: PSico=shpirt, e Logos=fjale. Psicologjia vete, siç shkruante nje antare ne nje teme tjeter eshte e ndare ne rryma te ndryshme te cilat kane karakteristika te veçanta dhe eshte nje çeshtje shume delikate te kerkosh te besh lidhje e krahasime. Keto mund te behen vetem kur sherben per te kuptuar me mire nje gje specifike, apo per te bere ndonje kerkim te ri, ku sherbejne sigurisht kontributet e dishiplinave te ndryshme.
Tani do doja te flisja ne veçanti per njeren nga keto dishiplina qe eshte PSIKOLOGJIA E KOMUNITETIT. KA lindur si dege me vete ne 1965 e sot eshte nje nga dishiplinat me te evoluara por per fat te keq akoma nuk e ka fituar te gjithe territorin ku mund te veproje, sepse konsiderohet akoma shume e re, ose ekziston frika per te lene nje gje te vjeter e per te marre nje gje te re. Kush eshte ne njohuri te kesaj çeshtje, si e mendon?
 

emy prela

Primus registratum
Re: EMPOWERMENT, dhe Psikologjia e komunitetit.

Dhe do ju lutesha shume atyre qe vizitojne temen qe nese nuk ju intereson, mos shkruani vetem per te bere debata nga te cilat nuk ndertohet asgje. mirepres debatet nga te cilat mund te dale ndonje gje e re e ndertuar me bukur. ju faleminderit.
 

elmas

Primus registratum
Re: EMPOWERMENT, dhe Psikologjia e komunitetit.

DREJTUAR PERSONIT QE KA HAPUR TEMEN


ME VJEN PER TE QESHUR ME KETO QE PO LEXOJ. ME SA KUPTOVA TI STUDION PSIKOLOGJI, ME SIGURI VITI I PARE OSE KE DHENE NDONJE PROVIM PSIKOLOGJIE DHE DO QE TE TJERET TE KUPTOJNE QE TI DI. ME VJEN KEQ POR TEMA QE KE SHTRUAR NUK ESHTE TEME DHE PSIKOLOGJIA E KOMUNITETIT NUK ESHTE GJE TJETER VEC NJE RRYME E PSIKOLOGJISE KU PSIKOLOGJIA SOCIALE E AJO KLINIKE NDERTHUREN PER TE SHPJEGUAR EKZISTENCEN E INDIVIDIT NE GRUP SIC ESHTE SHOQERIA. NE FAKT KJO RRYME E PSIKOLOGJISE BAZOHET SHUME MBI TEORINE E FUSHES "TEORIA DEL CAMPO" E KURT LEWIN QE SHPJEGON SI NJERIU ESHTE QENIE SOCIALE, KA NEVOJE PER GRUPIN PER TE MBIJETUAR DHE PER TU AFIRMUAR.

HERE TJETER GJEJ NDONJE TEME ME INTERESANTE QE MUND TE DISKUTOHET EDHE NGA TE TJERET QE "NUK DINE PSIKOLOGJI SI TY".
ESHTE KESHILLE NGA NJE PSIKOLOGE
 

ana karenina

Primus registratum
Re: EMPOWERMENT, dhe Psikologjia e komunitetit.

Elmas mireserdhe /pf/images/graemlins/smile.gif Do te te lutesha per here tjeter komentet personale dhe vleresimet mbi anetaret e nivelin e shkrimeve te tyre ta beje me pm, ose thjesht ta mendoje dhe ta ruaje ne mendjen tende /pf/images/graemlins/wink.gif Per me teper lexo rregulloren.

:wave:
 

elmas

Primus registratum
Re: EMPOWERMENT, dhe Psikologjia e komunitetit.

O elmas, je jashte teme :shrug: Po dite ndonje gje me teper rreth temes shkruaje, nqs jo lexo dhe meso. E lexove rregulloren?
 

Al-Punk

Still here
Re: EMPOWERMENT, dhe Psikologjia e komunitetit.

Kam pershtypjen se Filozofia studion marredheniet Njeri-Bote, ndersa Psikologjia Bote-Njeri! Ngaterrohen kollaj :tipsy:
 

elmas

Primus registratum
Re: EMPOWERMENT, dhe Psikologjia e komunitetit.

I dashur Elmas. Ne momentin qe pranon te maresh pjese ne kete forum, do te thote qe pranon dhe respektimin e rregullores.

Ju lutem shpenzoni pak minuta ne leximin e rregullave dhe do ti kurseni vetes (dhe moderatoreve) kohe dhe energji



Nese keni dicka qe nuk kuptoni mund te shkruani moderatoreve.

Ankesat ju lutem tek tema perkatese, ose Klikon ketu poshte

http://www.albforumi.com/cgi-bin/ultimatebb.cgi/ubb/get_topic/f/9/t/000058

Shkrim te mbare ne AF.
 
A

anilaqoqi

Guest
EMPOWERMENT eshte tem qe konceptohet si aftesi per te menduar ne menyre kritike fenomenet
sociale me pjesemarrje aktive.
Sintetizon nje proces ku individi rrit mundesine per te ushtruar kontroll aktiv per ekzistencen e vet duke zhvilluar aftesine qe e ndihmon te vrojtoje me sy kritik realitetin social .
 

gangsterja

Primus registratum
Psikologjia-filozofia jane te te lidhura me njera-tjetren,eshte e vertete qe shume njerez fusin tema qe s'ka lidhje me kete forum(dmth,me psikologjine).E dime qe ne psikologji studiohet per sjelljet mendore dhe fizike te te gjithe qenies njerezore,po ashtu edhe filozofia.
 
Top