Emigranti shqiptar në Greqi vdes nga gripi i derrit

Emigranti shqiptar në Greqi vdes nga gripi i derrit

gripi_i_derave-300x215.jpg
Shënohet viktima e parë e gripit të derrave edhe për shtetasit shqiptarë. Emigranti Jani Metushi, 25-vjeç, vdiq në një spital të Athinës, pas disa ditësh në gjendje tepër të rëndë. Burime spitalore, shtuan se Metushi kishte probleme në mushkëri. Në Greqi, llogariten rreth 2 mijë të prekur nga gripi i derrave. Vetëm ditët e fundit, u konfirmuan 157 raste të reja. Ndërkohë që 10 pacientë ndodhen në gjendje shëndetësore më të rëndë. Ministri grek i Shëndetësisë, Dimitris Avramopullos, deklaroi se shteti është i përgatitur, të ballafaqohet me pandeminë dhe pret dërgesën e parë me vaksina, të cilat do të jenë falas. Autoritetet greke planifikojnë të vaksinojnë gjithë popullatën.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22087. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22087
 
Top