Emërimet e reja në polici, u shkel ligji
Vetëm dy javë më parë, Policia e Shtetit bëri një rokadë me drejtuesit e të gjitha Drejtorive të Policisë në qarqe, të cilën e cilësoi se bëhej për përmirësimin e punës. Por, duke kërkuar përmirësimin e punës, duket se harroi të zbatonte ligjin në fuqi. Kjo ka ndodhur në të gjitha emërimet e kryera për drejtorët e policisë në qarqe, por edhe për disa drejtorë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Sipas të dhënave nga specialistë të policisë dhe sipas ligjeve në fuqi, mbi të cilat vepron policia, ligji është shkelur në disa aspekte.
Neni 53
Një nga këto aspekte ka të bëjë me ligjin e Policisë së Shtetit. Ligji i ri i Policisë së Shtetit hyri në fuqi shumë vonë dhe u cilësua si një sukses për mbarëvajtjen dhe funksionimin më së miri të policisë, pasi u realizua edhe në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar. Ky ligj solli disa pakënaqësi për shkak të funksioneve dhe gradave që kishin elementë të caktuar në polici, por rregulloi një herë e mirë sistemin e emërimeve, transferimeve apo edhe largimeve nga puna. Madje, një ndër pikat e tij, që siç duket Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka harruar ta vlerësojë është neni 53 i Ligjit për Policinë e Shtetit. Ky nen flet për caktimin e detyrave dhe transferimin e punonjësve të policisë. Në pikën 3 të këtij neni deklarohet se punonjësi i policisë njoftohet të paktën një muaj për vendimin për transferimin e tij jashtë rrethit, ku aktualisht banon. Ndërsa në pikën katër po të nenit 53 deklarohet se “pika 3 e këtij neni nuk zbatohet kur transferimi bëhet për nevoja të ngutshme shërbimi. Në këto raste, transferimi nuk duhet të jetë më shumë se dy muaj”. Duke marrë shkas nga këto dy pika të ligjit, gazeta “Shqip” ka marrë kontakt me shumë drejtues të drejtorive të policisë në qarqe, të cilët kanë deklaruar se asnjë prej tyre nuk është njoftuar një muaj para për lëvizjet paralele, ose emërimet e reja, pavarësisht se ishin në detyrë në njërën anë të Shqipërisë e janë emëruar në anën tjetër të saj. Kjo ka sjellë edhe shkelje të ligjeve të tjera, që flasin për transferimet, pasi siç dihet edhe me vendim të qeverisë, një punonjës policie kur transferohet nga një detyrë në tjetrën, kur nuk është në të njëjtin qark, ai duhet të rehabilitohet me kushtet jetësore, siç janë banesa, familja, ushqimi dhe puna e anëtarëve të tjerë të familjes.
Prapaskenat
Gjithashtu, në motivin e telegramit të shkuar për emërimet e reja, ata nuk janë vënë në dijeni për asnjë nevojë të ngutshme shërbimi. Madje, nevoja të tilla përcaktohen qartë edhe në rregulloren e personelit, por që asnjëra prej tyre nuk është zbatuar në rastin aktual. Madje, drejtues të policisë tregojnë se këto ndryshime, ose rokada drejtorësh nga një qark në tjetrin janë bërë në një kohë shumë të shkurtër, duke ngatërruar edhe emërimet. Drejtuesit e sapoemëruar tregojnë se brenda ditës, atyre u kanë ardhur dy ose tre telegrame për emërimin e ri, duke sjellë një konfuzion total. Ndërsa në mbrëmje u ka ardhur telegrami i fundit, që i ka emëruar ata në qarqe të tjera përfundimisht. Kjo nuk ka ndodhur vetëm me drejtorët e qarqeve, por aktualisht po ndodh edhe me zëvendësdrejtorët e policisë në qarqe dhe drejtorët rajonalë të kufirit dhe emigracionit. Madje, për emërimet dhe caktimin e detyrave në Departamentin e Kufirit dhe Migracionit ka një sërë kriteresh të tjera, ku deklarohet se punonjësi që emërohet brenda këtyre strukturave duhet të ketë përfunduar trajnimin e parashikuar për kufirin dhe migracionin. Ky problem transferimesh dhe emërimesh të reja në Policinë e Shtetit ka sjellë një sërë pakënaqësish në radhët e drejtuesve të policisë, të cilët dyshojnë se po rikthehen reformat pa kriter.(Shqip)</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=27006. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=27006