Elsa Lila eshte nga ato kengetare per te cilat shqiptaret kane nje dashuri te veçante. Ne nje interviste te botuar sot ne Gazeta Shqiptare, Elsa rrefen ndjesine qe po perjeton ne shtatzani dhe te rejat qe e presin pas lindjes se bebit te saj, Evita. Elsa rrefen se karriera e saj do te vazhdoje ndersa kujton prezantimin e festivalit te RTSH qe sic tregon ajo, nuk I ka lene shije aq te mrie. “Ishte dhjetori i vitit 2008 dhe sapo kisha mbaruar prezantimin e festivalit te kenges ne Shqiperi. Isha shume e lodhur dhe e stresuar (me shume nga prapaskenat e pakendshme qe pata gjate punes sesa nga puna ne vetvete)”. Kengetarja shpreson se lindja e vajzes do gjalleroje dhe jeten e saj artistike. Besoj se kur te shoh syte dhe buzeqeshjen e saj, poezite e tingujt do te lindin vetvetiu. Bota dhe realiteti i veshtire qe na rrethon perdite duke na ngurtesuar fantazine dhe ndjenjen, do te marrin drite te re, ngjyra te reja. Elsa shprehet se dhe Evita e vogel sapo te forocohet pak do te ndjeke prinderit e saj drejt Madagaskarit, ne Afrike. “Kur Evita te behet tre-kater muajshe, do te udhetojme se bashku drejt ishullit magjik ku nisi gjithçka”.