Elsa e lumtur që po rikthehet në Shqipëri (Foto)

BeRaTsi_MiZeRje

Aktivist i AlbForumi
752e73e7f701a1163705906a82c9084d.jpg

Këngëtarja e njohur shqiptare, Elsa Lila do të rikthehet në Tiranë si pjesë e jurisë në spektaklin “The Voice of Albania” në Top Channel.
“Siç është edhe publikuar tashmë lajmi, unë këtë vit do të jem pjesë e trajnerëve të The Voice of Albania, që sigurisht nuk zgjat dhjetë ditë”.

8ac531cb5ad873ecd8f5f912e8b57ee6.jpg


“Jam shumë e lumtur që këta tre muaj dimri do t’i kaloj pranë artistëve të rinj, në një udhëtim muzikor, ku unë së bashku me ta do të eksplorojmë zhanre, stile e teknika, në një atmosferë që vetëm muzika e krijon”, ka thënë Elsa për Panorama.


Ajo shprehet se së bashku me të do të jetë edhe e bija, Evita, të cilën do ta regjistrojë në një kopsht në Tiranë.

“Ajo do të frekuentojë një nga kopshtet e Tiranës dhe jam shumë krenare për këtë. Do të ketë mundësinë të praktikojë akoma më mirë gjuhën shqipe duke luajtur me fëmijët”, shprehet ajo.

f1b2970bcf1452ded9db236655b5922d.jpg
 
Top