Elizabeth Bathory

Odea

Primus registratum
Elizabeth Bathory

Keni degjuar ndonje gje mbi Elizabeth Bathory qe eshte gjithashtu e njohur me emrin Kontesha e Gjakut? Une para ca kohesh fillova te lexoj nje liber mbi te dhe u tmerrova nga sadizmi i saj.

Elizabeth Bathory eshte famoze ne librin e historise se zeze per larjet e saj ne vaske me gjakun e vajzave te virgjera pasi ajo mendonte se ne kete menyre do kishte mundesi te qendronte e re dhe e bukur. Supozohet qe Bathory te kete takuar Drakulen dhe nga larjet e saj ne gjak ishte imune kunder kafshimeve te tij por kjo nuk eshte e vertetuar.

Bathory ka qene konteshe hungariane e cila ne moshen 11 vjec u martua me Gjeneralin Franz Nadasdy i cili njihet si Heroi i Zi i Hungarise.
Meqe Franz nuk ishte kurre ne shtepi dhe Elizabeth ishte gjithmone vetem, atehere nga merzia e te berit asgje ajo mori hobin e te torturuari sherbetoret e saja te cilat futeshin ne preferencen e moshes me te vogel se 15.
Jane dy versione te ngjarjes vendimtare qe solli idene e te lahurit ne gjak. E para eshte qe njera prej sherbetoreve te saj e lendovi kur po i krihte floket dhe Elizabeta e nevrikosur ia theu pasqyren mbi fytyre ku ne moment disa pika gjaku nga vajza i rane mbi dore dhe ajo pa qe lekura e saj iu duk me re dhe ndjehej me e bute.
Versioni i dyte eshte qe kur nje sherbetore theu nje pjate, Elizabeta e preu disa here me thike dhe urdheroi sherbetoret e saj te besuar qe ta vrisnin. Me vone, ne mbremje ajo vuri re qe tek vendi ku kishin rene disa pika gjaku, lekura e saj ishte bere me e paste, e bukur dhe dukej me e re. Ky ishte momenti vendimtar per ngjarjet qe do rrjedhonin me vone. Numri i vajzave te vrara dhe te masakruara thuhet te kete arritur deri ne 650.
Elizabeta eshte e famshme gjithashtu per menyrat e torturimit gjate periudhes mesjetare por objekti me i famshem i saj eshte "The Iron Maiden". Nje makine torturuese ne formen e nje vajzeje e cila kur fusnin nje vajze brenda, ia shtrydhte gjakun nga cpimet e shumta qe kishte brenda.

Tani,si mendoni ju, te jene te verteta valle lidhjet e saja me Kontin Drakula?

Per ata qe duan te dine me shume klikoni tek adresa e meposhtme:
http://www.marvunapp.com/Appendix/bloodcou.ht m


Odea
 
Top