Elbasan, zjarr në një pikë servisi, plagosen dy persona

85689_35.jpg
ELBASAN- Përfshihet nga flakët një servis automjetesh në Mjekës të Elbasanit, plagosen pronari dhe tre punëtorë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë saldimit të serbatorit të naftës së një kamioni.

Të plagosur kanë mbetur Refik Jolla, pronar i servisit, Simon Halili 59 vjeç, dhe dy shtetasit e tjerë me iniciale F.B dhe TH.P, përkatësisht 54 vjeç dhe 26 vjeç. 2 prej tyre janë dërguar në spitalin ushtarak në gjendje të rëndë, pasi ka në pësuar djegie në masën 80 % të trupit. Sipas policisë ngjarja ka qenë aksidentale si pasojë e pakujdesisë në punë.
 

Dreamer

Under the Dome
Ne shqiptaret kemi qef me i bo punet ne sic na pelqen jo sic duhen bere
Me vjen keq per te plagosurit ama si shko robi e saldo ne serbatorin e naftes aman?
Une si kuptoj disa
 
Top