Elbasan, vidhen 100 automjete në dy muaj, një në pranga
ELBASAN – Kapet vjedhësi i pasqyrave të automjeteve, që kishte kthyer në biznes çmontimin dhe shitjen e tyre. Policia e Elbasanit ka vënë në pranga 21-vjeçarin Erion Hamzallari për vjedhjen e pasqyrave të një automjeti tip “Benz Elegance” me targa EL 8877 B, i cili ishte parkuar para banesës së pronarit të vet, ndërsa në shtëpi i janë gjetur edhe 6 pasqyra të tjera. Policia dyshon se kanë të bëjnë me një rrjet të rinjsh të cilët e sigurojnë jetesën përmes vjedhjes së pasqyrave.

Këto të fundit kanë hedhur dyshimet se 21-vjeçari mund të jetë pjesë e një grupi që merren me vjedhjen dhe më pas shitjen e pasqyrave në tregun e zi. Sipas policisë, lagjja “Luigj Gurakuqi” ku banonte i riu dhe ku u krye edhe vjedhja e fundit, është një nga lagjet ku pronarët e automjeteve janë prekur më tepër nga vjedhja e pasqyrave sidomos gjatë dy muajve të fundit, ku edhe denoncimet kanë qenë të shumta. Makinat më të sulmuara rezultojnë ato tip “Benz”, prodhime të viteve të fundit, si dhe automjetet tip “Volksvagen Golf”. Në fakt, vetëm gjatë dy muajve të fundit në qytetin e Elbasanit rezultojnë të vjedhura rreth 200 pasqyra automjetesh, çka do të thotë që bëhet fjalë për 100 automjete të vjedhura në më pak se 60 ditë.

Mësohet se një pasqyrë në blerje kushton 12 000 – 15 000 lekë të rinj, çmim i bazuar në tipin e automjetit, dhe që në “Benz”-at e tipit të fundit shkon edhe në 600 euro. Ndërsa në tregun e zi, që gjendet sidomos pranë varrezave të automjeteve, një pasqyrë kushton 4000 – 5 000 mijë lekë të rinj, por edhe shumë më tepër, gjithnjë në varësi të automjetit.

Tmerri i pasqyrave, policia hetime për një rrjet vjedhjesh

Muaji gusht është përcaktuar edhe si muaji më i zi përsa iu përket vjedhjeve të pasqyrave. Kryesisht në shënjestër kanë qenë automjetet e emigrantëve, por edhe mjete te reja. Në bazë të denoncimeve të bëra nga qytetarët, oraret kur edhe dyshohet se janë realizuar vjedhjet janë orët e para të mëngjesit, 03:00-04:00. Përgjatë dy muajve të fundit, nga përllogaritjet mendohet të jenë vjedhur mesatarisht çdo natë pasqyrat e dy automjeteve. Prej kohësh agjentët kishin filluar mbikëqyrjet e lagjeve dhe rrugicave më të goditura, por deri një natë më parë çuditërisht nuk janë regjistruar rezultate. Edhe shitja e objekteve të vjedhura dyshohet se bëhet larg Elbasanit, në varrezat e automjeteve të qyteteve të tjera.

Kjo e bën më të vështirë zbulimin e tyre dhe gjetjen e provave për të vërtetuar nëse janë apo jo pasqyrat e vjedhura. Megjithatë burime bëjnë të ditura se dyshohet të ketë edhe dyqane të cilat i blejnë lirë objektet e vjedhura dhe duke qenë se janë të reja, i shesin me çmimin e tyre real. Mësohet se nga ana e hetuesve po punohet për të zbuluar për një rrjet të rinjsh që kanë gjetur këtë formë për të bërë para. 21-vjeçari pritet të merret në pyetje për rastet e tjera të vjedhjeve, nëse ekziston një lidhje mes tyre pas krahasimit të gjurmëve të gjetura në mjetet e vjedhura. /shekulli/

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22637. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22637