Ekzorcisti

nga Arti Lushi

Pastaj: pastaj mizorisë ekstravagante të Fatit i mbeti të përcaktojë sall konturet e çiltërsisë sime më të kulluar dhe, me sa duket, për të mbremen herë rashë në gjumë pa menduar askënd në vaçanti, përfshirë edhe veten. I lumtur, në mos, i përndritur.

Këtë dorëshkrim po e lë si trashëgimi estetike dhe jo se i trembem vdekjes dhe për rrjedhojë po nxjerr përjetësinë time në ankand. Thellë-thellë njeriun e tmerron ideja e jetës, aq më tepër ajo e përjetësisë, dhe jo vdekja. Ti japim Cezarit çështë e Cezarit, me kusht që Cezari ti kthejë Romës çështë e Romës.
Për të shmangur sa jam në kohë- çdo keqkuptim të paqëllimtë a meskin, kurrë se kam ndjerë nevojën për dishepuj dhe idhtare, meqënëse Ferri është më pak një institucion sesa një ideologji.
Parantezat prore më janë dukur ashtu siç janë: të lodhshme dhe të panevojshme. Rasti im- qe, po aq sa i imi u përket të gjithëve- e meriton një përjashtim dashamirës. Nëse jo, atëherë kërkoj ndjesë- por e di që kjo do ishte sa për të larë gojën, një fyerje e pasigurtë kundrejt jush. Dhe unë nuk e dëshiroj asfare këtë sepse nuk është ne natyrën time ta projektoj mjerimin jashtë vetes. Të mos e thuash atë çka mendon është po aq hipokrizi sa të mendosh diçka dhe të thuash diçka tjetër, dhe po aq hipokrizi sa të thuash diçka dhe të bësh tjetër gjë.
Edhe pse historia ime nuk shtjellohet në dhe si roman(e) mangësi të cilën e shoh si bekim- asgjë nuk më pengon të shpreh kryemendimet. Ka njerëz që nuk pajtohen me një ide vetëm për faktin e thjeshtë se nuk u ka shkuar atyre në mend, ose, shkurt dhe ndryshe, nuk u përket atyre. Pak a shumë ky është edhe shfajësimi im nga pikëpamja letrare. Si natyrë ma do mendja se më keni njohur sakaq sajë rreshtave të mësipërm. Tani po hyjnë në një terren më objektiv: në realitet, cilësia më e admirueshme e të cilit qëndron tek të mbajturit kurdoherë esëll.
Rroj qetë, mirë, vetëm. Prej vitesh e kam zoteruar virtytin e të vdekurve: heshtjen. Gjithashtu njoh edhe vesin e të gjallëve: prirjen për të vdekur.
Emri im edhe ka, edhe ska rëndësi. Eshtë emri yt, ose emri yt mbrapsht, ose një anagramë e tij. As mbiemri nuk ka rëndësi. Mund tju tregoja nistoren e tij por kjo nuk përbën më risi as në fushën e letrave dhe as në lartësitë e mendimeve. Por nofkën do tjua them, vetëm e vetëm sepse ka lidhje të drejtpërdrejtë me zanatin tim, me atë çka unë merrem realisht.
Ekzorcisti- këtë emërtim e hasa për të parën herë gjatë një bashkëbisedimi të pafrytshëm me dikë në një nga ato rrjetet sociale të internetit që kohët e fundit po kompensojnë lumturinë natyrore. Udhëtoj shpesh, paçka se ndonjëherë më duket vetja si ai udhëtari, që në kërkim të frymëzimit dhe përmbushjes, u nis ti binte botës kryq e tërthotë duke marrë me vete çkakrejt i lypsej, por harroi të merrte veç një gjë: shpirtin.
Nuk mbaj asnjë numër kontakti, as adrese, pasi e kam dhunti ta dalloj vetë pushtimin demoniak te tjetri, kësodore shmang të gjithë barrën e situatave të sikletshme që zë rëndom njerëzit, për shembull, kur duan të flasin me psikiatrin për të afërmit e tyre. Nuk pranoj shpërblim për shërbimin që kryej. Kurrë. Qoftë edhe mirënjohja- sado e vogël dhe natyrshme, pra e pafajshme dhe e vetëpërligjur- do ta korruptonte pastërtinë e qëllimit tim. Cuditem me përpjekjen e kotë të njerëzve për ti gjetur kuptim jetës, kur, në fakt, është jeta ajo qe i jep kuptim njeriut. Andaj i druhem edhe keqkuptimeve dhe mbivendosjeve në përdorimin e terminologjisë. Në vija të përgjithshme kjo është veprimtaria ime, misioni im. Mbuloj vetëm dy kategori: ata që marrin në qafë veten dhe ata që marrin në qafë të tjerët. Dilemën më të zorshme e kam me artistët. Gjithsesi, shërbimi im është gjithpërfshirës dhe tregu i punës ia ka dhe ia ka pasur përherë nevojën. Shëroj (çliroj) politikanë, demagogë, ideologë, revolucionarë, kundër-revolucionarë, krerë koorporatash shumëkombëshe, diplomatë, kolegë, njerëz pasqyrash, delirantë, të famshëm, deri te fytyrat që dalin përnatë nëpër panele televizive, dhe seria nuk mbaron kurrë. Kategoritë janë të pafundme. Maninë për të gjetur dhe emëruar komplekset e njerëzve unë e kam quajtur Kompleksi i Frojdit. Këtë bëj edhe unë: kategorizoj, fitoj kohë, veçse në funksion të gjeometrisë së fshehtë të jetës. Sekreti im profesional që po e zbuloj ndërkohë- është studimi i terrenit, në përputhje me konceptin e botës si zgjatim i asaj të brëndshmes. Pasi marr parasysh dhe peshoj të gjithë faktorët dhe rrethanat, kryej ritualin.
Meqë një ditë është më e gjatë se tërë jeta, dhe duke ju falenderuar për vëmëndjen dhe dashamirësine, po i rikthehem hyrjes.
E ndjej deri në palce lodhjen fizike të kësaj ditë pune të thukët, të bukur, me diell, të mbushur me plot buzëqeshje femijësh dhe me kundërmimin e trëndafilave katolikë që hyjnë përmes dritares së lënë perjetësisht hapur. Para se të shtyp bulbin e abazhurit, rishoh mjetet e punës, po aq ritualisht, si dashuria e nënës për birin e vetëm. Xhami i dylbisë së snajperit është gërvishtur pakëz. Sa keq. Do e ndreq nesër atëherë.
Pres gjumin të më ekzorcizojë.

Archiviato in:Lart & Poshtë, Letërsi Tagged: Arti Lushi, ekzorscisti, jeta, njeriu, proze, tregime shqip
Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=4249