Ekziston censura ne mediat shqiptare?
A nderhyn qeveria ose institucione te ndryshme shteterore ne politiken e gazetave shqiptare duke u imponuar atyre vijen e saj? Une do te doja te mos ishte e vertete, por fakti eshte se jo me larg se mbreme, struktura te ndryshme shteterore kane nderhyre ne forma nga me te uletat, per te penguar publikimin e nje letre te hapur qe Levizja MJAFT i dergonte Korporates Elektroenergjetike Shqiptare, pas nje kercenimi per procedim penal qe kjo e fundit i kishte bere levzijes. Letra e hapur ishte derguar per botim ne te gjitha mediat shqiptare por nderhyrjet kane qene aq brutale, saqe artikulli eshte hequr ne disa raste, ne momentin kur ishte duke u cuar ne shtypshkronje. Per fat te mire, ka shpetuar pa u censuruar versioni online i KORRIERI-t ku une e gjeta letren e MJAFT dhe qe po e riprodhoj me poshte. Si mendoni, a ka permbajtje aq te rrezikshme ky artikull sa te censurohet si te ishte material me karakter terrorist?
Qytetaret perballe KESH: Kush duhet te ndihet i fyer?
"Levizje mercenare", "te degjeneruar", "spekullante", "vjedhes te energjise elektrike", "xhepambushur me honorare", "kllounade e neveritshme", "bufonade djemsh e pleqsh pa argumenta". Me keto epitete e te tjera emertesa te zeza, te cilat s'eshte vendi e s'na i nxe goja t'i riprodhojme pike per pike ketu, ishte mbushur diten e fundit te vitit qe shkoi, nje cope leter e nxire me shume prej ketij vreri, sesa prej bojes se faksit te Koorporates Elektroenergjetike Shqiptare - gjegjesisht e njohur si shperndarese bujare e erresires qe pllakos pernate qindra mijera familje shqiptare nga jugu ne veri.
Shume gjera te cuditshme ndodhin perdite ne kete atdhethin tone. Nje shqiptar mund te vritet ne kufirin grek si te ishte nje insekt, por qeveria e tij eshte e fundit qe e merr vesh; nje force politike e merzitur nga rezultati i zgjedhjeve thote se mund te marre edhe shembullin e Gjeorgjise ne Kaukaz; nje Kryeminister u tregton naten aleateve kolltuke nepunesish civile, per te cilet diten betohet se nuk preken; nje ndermarrje monopoliste telefonie me cmimet me te larta ne Europe genjen pa pike turpi kur thote se ka tarifat me te uleta e i ngre ato per te arnuar gropat e abuzimeve; nje program qeverie premton se do te kete prioritet arsimin dhe buxheti per shkollat eshte ne nivelin e Afrikes.
Te tilla absurditete ndodhin plot ne Shqiperi dhe jane shnderruar tashme ne fakte normale brenda absurditetit te tyre, por ishte e parrefyeshme ajo qe na pane syte e na degjuan veshet teksa lecitnim nje Njoftim me zanafille nga zyra e shtypit dhe e marredhenieve me publikun te KESH kete 31 dhjetor. Korporata jone e nderuar Elektroenergjetike ndjehet e fyer prej nesh: Levizjes qytetare MJAFT!. E prekur thelle ne seder. E lenduar aty ku s'mban me dhe e cenuar ne dinjitet, imazh, prestigj e te tjera latinizma tingellonjese si keto. Na e shkruante vete!
Disa dite me pare, levizja MJAFT! organizoi nje proteste paqesore perpara viles qeveritare ku ka ngritur shtatmadhorine Kryeministri yne i nderuar, gjate kohes qe zyra e tij ne godinen e qeverise eshte ne rindertim e rimobilim e siper. Ishte nje proteste ne diten e fundit te vitit 2003, per t'i uruar pushime te gezuara ne Vjene kreut te qeverise sone dhe per t'i shprehur solidaritetin se ne, populli i vendit te tij, me i varfri dhe me i keqsherbyeri ne Europe, gjate shtegtimit te tij, do t'i perballonim me heroizem mungesat qe na kane rene per hise. Ishte nje proteste ne forme kartoline permbledhese e vitit qe shkoi, per t'u kujtuar njerezve qe na drejtojne se ndersa udhetojne drejt horizonteve te lira anes Danubit blu, ketu, anes Lanes boje kaki, Vjoses se egersuar e Bunes se turbullt, ka njerez qe presin prej tyre me pak pushime e me shume vemendje. Ne kishim zgjedhur gjeneratoret si mjetet me te zhurmshme dhe vulen me te turpshme qe po cnderojne tash 10 vjet rruget tona me akuzen e tyre bucitese, per t'u thene prijesve tane se sa pak gjera per te festuar mund te kemi ne shqiptaret e thjeshte, kur deri driten e syve na duhet ta fitojme ne kete fare feje.
Kur gishti tregon henen, budallai shikon gishtin, mirepo ja qe Koorporata jone inteligjente Elektroenergjetike, vuri re ne kete mesazh tonin ndaj qeverise nje fyerje te papare kurre me pare ndaj nderit te saj personal. Nje blasfemi, nje hata, nje provokacion qe banda jone e te paguarve nga kushedisekush, kushedisekur dhe kushediseku, po ndermerrte per te perbaltur figuren e paperlyeme e te llagarte te nje prej ndermarrjeve per koken e se ciles bejne be gjithe shqiptaret nga jane e nga s'jane, maje maleve e tatepjete fushave, buze deteve e anes lumenjve.
Interesante, zoterinj te KESH-it. E lecitnim karten tuaj njoftonjese, perfund se ciles dridhej brishtazi emri i nje zedhenesi dhe pyesnim njeri-tjetrin: te kete kaq guxim nje zedhenes sa te premtoje ne emer te gjithe kompanise persekutime ne pergatitje e siper, gjyqe, inkursione ndeshkimore, gjueti shtrigash?
Te dashur zoterinj te KESH-it,
Ne sinqerisht nuk e kuptojme sesi mund te guxoni te jeni ju ata qe ndjeheni te prekur nga zemerata qytetare, kur ende pas 12 vjetesh postkomunizem, Shqiperia eshte perseri sot turpi i Europes, fale punes suaj meritore per te bere ekzaktesisht "asgje realisht te prekshme" per permiresimin e gjendjes se furnizimit me energji ne vendin tone? Si arrini te mos ndjeheni ne faj nga fakti, se ne vend qe te na provoni reflektim ne dhe gjithe qytetareve qe ju i mbani te lidhur me ane kontratash te hartuara sipas nje arrogance qe ju favorizon vetem juve fund e krye, dergoni per botim neper media, pacavure te verteta qe te kujtojne fleterrufete e qemotit - madje ato me te shkarrashkruarat e skotes se tyre. Si ia dilni te vetegenjeheni me idene se askush nuk i ve re, nuk i mban mend a nuk i shenon diku akrobacite tuaja "ligjerisht korrekte" me tendera dhe reklama absolutisht te panevojshme ne situaten monopoliste qe gezoni ne treg? Ku e gjeni ju kurajon zoterinj te KESH, qe gjate shetitjeve tuaja neper qytetet hallexhesha te ketij vendi, dhuroni dy a me shume ore drita, si "honorare" per komplimentet qe ju jep njeri apo tjetri kryetar bashkie. A harroni qe eshte detyra juaj te jepni gjithe energjine qe mundeni dhe sa here qe beni kete, ju nuk permbushni premtime, por thjesht detyren per te cilen ju paguajme ne qytetaret? Eshte vertet mbreselenese se ne c'menyre trashanike orvateni te luani me aluzionet per perlyerje te atyre qe ju i quani "ndonje drejtues i kesaj levizjeje qe ka kryer lidhje te dyfishte ne lokalin e tij", duke synuar kesisoj te njollosni levizjen MJAFT! me metoden e daleboje: "ua dime ne ca gjera juve".
Zoterinj te KESH, synimi i protestes sone ishte pikerisht ky; qe pa asnje rezerve ju te kryeni detyren tuaj ndaj kujtdo.
Te na ndjeni, por vume re, se jeni te sinqerte ne bindjen tuaj se fantazia qe na shisni per realitet, duke marre pozat e atij qe s'i ka borxh njeriu dhe qe eshte ne rregull me planin, duhet te vleje per te gjithe. Sipas jush, keshtu duhet te ishte pernjemend bota ku duhet te fillojme te jetojme edhe ne te tjeret, duke bere sikur problemet s'ekzistojne vetem ngaqe ne bilancet tuaja shifrat ne fund te vitit perputhen per bukuri. Nuk e dime a do t'ju vinte per mbare zoterinj te KESH sikur t'ju jepnim uraten, meqe per Vit te Ri na premtuat, sikur po na benit nder, ca ore drita me teper, duke na treguar kesisoj qe jo se nuk keni mundesi ta beni kete perdite: ju thjesht s'doni vete.
I keni rene pikes kur thoni se eshte e lehte te dalesh sot neper rruge per t'i rene trumpetes se protestes. Eshte e vertete dhe meriten e keni pikerisht ju qe na jepni arsye te pafundme per ta bere kete. Ju sigurojme sidoqofte, se me e lehte akoma eshte te mos dalesh neper rruge, por te pranosh te te perdhunojne ne heshtje. Ata qe ju i quani pjesetare ne "nje bufonade djemsh e pleqsh pa argumenta", jemi ne: djemte dhe vajzat qe kane vendosur te jetojne ne Shqiperi; nje emer tek i cili - pavaresisht deshires suaj - besojne akoma shume njerez.
Nese me te vertete kishit menduar se mund te ndermerrni cdo hap qe deshironi drejt rritjes se tarifave, apo rreth hapjes dhe mbylljes sipas qejfit tuaj te "rubinetit" te energjise elektrike per njerezit, pa ju hasur sharra nderkohe ne protesta, reagime qytetare, apo edhe presion pozitiv qe synon t'ju beje me dije se keto lojera tuajat dhembin, atehere dijeni zoterinj se keni jetuar me iluzione. Nese mendoni se do te beni gjumin e qete, pasi keni urdheruar ndeshkimet kolektive me erresire te qytetareve te Shkodres, Vlores, Vermoshit apo Delvines, vetem sepse ju dhe punonjesit tuaj jeni te paafte te vilni pagesat e faturave te disa te papergjegjshmeve, atehere ne ju themi se gaboheni. Nese keni iluzionin se mund te jeni ju ata qe i kerkoni llogari qytetareve perse ankohen, pasi ju e perdorni energjine elektrike si nje shkop me karrote ne maje, qe here ia afroni e here ia largoni nje gomari te uritur e te lidhur ligsht pas pemes, serish e keni gabim. Betejen tuaj te vertete, zoterinj qe duhet te na sillni drite, shkoni e fitojeni ju, atje ku ajo duhet fituar. Ne ato shtepi njerezish qe s'ju kane kurrfare borxhi e qe prape nxijne si shpella prehistorike; tek te porsalindurit qe s'ju kane as ata borxh dhe qe e para gje qe shohin, eshte dhurata juaj prej erresire; tek nxenesit qe fale territ tuaj braktisin librat per t'iu kushtuar puneve edhe me te zeza akoma; tek "partizanet e panjohur" te nje mjerimi te kultivuar; e deri tek anemia e investimeve te huaja - investime te munguara te cilat paaftesia juaj per te siguruar minimumin e energjise i largon prej ketij vendi, si prej murtajes.
Na vjen keq mbi te gjitha kur shohim se sa te ngeshem jeni ju dhe Koorporata juaj kur ne keto dite te ftohta dimri duhej te ishit te mbytur ne pune per te na e hequr damken e popullit te kandilit ne mes te Europes. Eshte e trishtueshme vertet te shikosh se ju jeni madje aq te ngeshem, saqe ne vend te shikoni e te kryeni mire detyren per te cilen ju paguajme me taksat tona, e bjerrni kohen duke shkruar instruksione perdorimi te levizjeve qytetare apo duke hartuar sugjerime te pakerkuara per objekte te tjera protestash perpos "sektorit" tuaj. S'gjejme fjale falenderuese per predisponaten dhe dashamiresine tuaj te posacme, ndonese vazhdojme te mbetemi te cuditur nga ngeshmeria qe ju shfaqni duke na treguar arat tona.
Sidoqofte, zoterinj te KESH-it, pergezime; zoterimi i menyres kushtore te zgjedhimit te foljeve ishte i persosur ne njoftimin tuaj per shtyp, ku na e benit te qarte si drita e llampes (kur ka energji ama) se c'dite te bardha do te na prisnin, nese ju si KESH do te liheshit rehat; nese levizja qytetare MJAFT! do te protestonte kunder vete qytetareve qe jane bere shume te padurueshem; nese TEC-et e HEC-et do te ndertoheshin vete; nese financimet per MJAFT! do te nderpriteshin menjehere fale nderhyrjes tek ca tipa qe i di drejtori. Mrekulli do te ndodhnin, nese ne do te pranonim se qytetaret nuk vidhen nese ua rrit cmimin e fatures atyre qe paguajne per te mbuluar humbjet e shkaktuara prej atyre qe s'paguajne, apo prej paaftesise se KESH per te reformuar sistemin e prodhimit, shperndarjes dhe faturimit. Ky realitet virtual kaq i embel dhe fantastiko-shkencor, ishte i shperndare gjithandej neper Njoftimin tuaj per shtyp qe mbante per kre daten 31/12/ ... 2004. Besojme se, edhe ky i vitit ne te cilin na dergoni dokumentin, eshte nje gabim, sic eshte fundja tere teksti juaj. E kemi pleqeruar se keshtu mund te jete, pasi s'na e ndjen zemra qe Koorporata jone e drobitur me ato problemet e shumta qe ka, ta kete takatin per te udhetuar ne kohe, duke iu referuar ne kartera zyrtare te diteve tona, ngjarjeve qe do te ndodhin vite drite me vone. Jo se nje Koorporate Elektroenergjetike, e cila fluturon nga epoka ne epoke e ka te ndaluar te beje marifete te tilla. Por ngaqe na e do mendja, se nese kjo Koorporata jone do te vente e te vinte pa problem nga e ardhmja ne te tashme, mund ta shfrytezonte per punera me te dobishme nje dhunti te tille. Si? Duke sjelle ca ore drite me teper, per shembull?
Levizja MJAFT!