Ekzistojne interesat ekonomike ne Shqiperi?

Ema

Goddes
Ekzistojne interesat ekonomike ne Shqiperi?

Nuk kemi asgje; as nafte,as diamant,as ar e as platin....

Cfare interesi do kishte nje shtet tjeter tek ne???

Ndoshta qarkullim i parave te pista ????
 

NYC_GUY

Primus registratum
Re: Ekzistojne interesat ekonomike ne Shqiperi?

Kemi natyre perallore por e kemi shkaterruar dhe nuk e kemi mirembjatur keto vitet e fundit . Me sa di une nafte kemi , megjithese infrastruktura na pengon qe cilesia te jete ashtu sic duhet . Aty diku nga fillimi i viteve 80 zinim vendin e parre ne Evrope ne eksportin e kromit dhe te dytin ne ate te bakrit , te zvilluar kemi patur dhe eksportin e celikut . Agrumet dhe disa lloje frutash eksportoheshin ne mase ne vendet perendimore . Cilesia e ujit te pishem qe burron nga dheu eshte per te pasur zili . Gjithashtu me nje infrastukture me te mirre dhe pak me shume investim duhet te eksportojme shume energji elktrike dhe te shfrytezojme rrjedhjen e lumenjve . Gjithashtu daljet qe kemi ne det dhe pozita gjeografike jane pozitive . Me kryesorja eshte turizmi , po te shohim greqine mbahet ne kembe ekonomikisht nga BE dhe nga turizmi . Nuk eshte se na mungon gje nga natyrapor nuk kemi ditur dhe akoma nuk dime ti shfrytezojme . te huajt sigurisht kane interes dhe do kene , puna ehste qe te kemi ne vet interes .
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Ekzistojne interesat ekonomike ne Shqiperi?

Shqipëria 28748 km2 126 në botë
Linjë bregdetare 418 km 105 në botë
Tokë e punueshme 697000 ha 105 në botë
Rezerva qymyri 15 milion metrik ton 63 në botë
Rezerva nafte 210 milion barrela 46 në botë

Po të shohësh shifrat del se ne kemi, (ca më shumë krom psh) pasuri që nuk na rendisin në fund. E gjithë puna është në keqmanaxhimin e tyre.
Nuk dua të zgjatem më këtu por po them se Shqipëria nuk është vend i përshtatshëm për pastrimin e parasë së pisët e cila në botë numuron miliarda.
 

tutu

Primus registratum
Re: Ekzistojne interesat ekonomike ne Shqiperi?

s'ka nevoje as per nafte e as per ar per nje vend aq te vogel sa shqiperia...mjaftojne rruget, hotele gjate bregdetit, ca fabrika, dhe ca te tjere qe punojne tokat ne fshat...mbi te gjitha deshira e mire qe nga ata ne fillim e deri ne fund....
 

Anasykaltra

Primus registratum
Re: Ekzistojne interesat ekonomike ne Shqiperi?

Jena si ajo ura me derrasa ku kalojn qofte dhe mjetet e tonazhit te rende, kur te keputen litaret bashkia se can me koken per ta rregulluar dhe interesat behen ZERO e veshtire per ta kuptuar...!!!???
 

Ema

Goddes
Re: Ekzistojne interesat ekonomike ne Shqiperi?

/pf/images/graemlins/smile.gif
Ti je goc e zgjut e kam thon!
 

marko

Primus registratum
Re: Ekzistojne interesat ekonomike ne Shqiperi?

Fillimisht postuar nga Diabolis Dassaretis:
[qb]Shqipëria 28748 km2 126 në botë
Linjë bregdetare 418 km 105 në botë
Tokë e punueshme 697000 ha 105 në botë
Rezerva qymyri 15 milion metrik ton 63 në botë
Rezerva nafte 210 milion barrela 46 në botë

Po të shohësh shifrat del se ne kemi, (ca më shumë krom psh) pasuri që nuk na rendisin në fund. E gjithë puna është në keqmanaxhimin e tyre.

Shifrat jane shume interesante, pr realiteti tregon se ndonje interes te mirefillte nuk ka patur, se te kishte, ta ngrinin infrastrukturen per nej vit, sic ta rregulluan aeroportin.
Per mendimin tim, nuk jane pasurite natyrore qe do jene vendimtare, shihni Tajvanin e Italine, qe nuk kane asnje lloj minerali, ose Japonia, po prap jane nder te paret ne bote.
Duhet vullnet, deshire per pune, dhe drejtues me vizion, se sa ta bejne fabriken ne Tajlande, po te ofrosh fuqi puntore me kosto te ulet por dhe eksperte, atehere duke e gershetuar me turizmin, nuk ke nevoje per ndonje investim te madh, thjesht largpamesi.
Te shpresojm te ngopen kta politikanet tane, dhe te fillojne te shohin pak me larg se hunda e tyre.
Nuk dua të zgjatem më këtu por po them se Shqipëria nuk është vend i përshtatshëm për pastrimin e parasë së pisët e cila në botë numuron miliarda.[/qb]
 

Durrsaku_King

Forumium praecox
Re: Ekzistojne interesat ekonomike ne Shqiperi?

Shqiperia klasifikohet si vend ne rrugen e zhvillimit e jo si vend i zhvilluar ne bote edhe vendet e zhvilluara ne vendet drejt zhvillimit kane gjithnje interesa ekonomike si psh krahu i punes e gjera te tjera te cilat ne keto vende kane kosto te ulet... pastaj me mendimin e mire qe nje dite edhe ky vend do te zhvillohet me teper ben qe investitoret e huaj te investojne ne shqiperi sepse duke qene se ne vendin tone konsumohet eshte e larte kerkesa per mallra edhe sherbime keshtu qe duhet te kompensohet me oferten nga ana e investitoreve vetem se mungesa e rendit edhe e sigurise rrit perqindjen e rrezikut dhe kjo eshte nje nga elementet me te demshem qe ndikon ne mungesen e zhvillimit edhe te ecjes perpara se po te kishte siguri nga ana e shtetit do te ulej perqindja e rrezikshmerise se investimit edhe investimet do beheshin me te fuqishem akoma...
 

FGJ

Primus registratum
Re: Ekzistojne interesat ekonomike ne Shqiperi?

Ndoshta nuk mund te shprehem per interesa te firmave shume me emer sespe ato kerkojne shume rregulla dhe studime per te investuar tek ne,pra te shfaqin interesa. Po a eshte vendi yne nje vend ku mund te fitohet? Une them po.Dhe kete e them nga nje firme greke qe ushtron aktivitet ne Shqiperi. Kam fituar ketu per 2 vjet aktivitet me shume sesa per rreth 20 vjet qe ushtroj aktivitetin ne Greqi. Keto jane vite dhe fitime apo jo.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Ekzistojne interesat ekonomike ne Shqiperi?

Duke folur vetëm për gjendjen ku jemi.
Kam mendimin se resurset e natyrës janë më joshëse e më të prekshme për investorët e huaj. Sado të ditur ti quajmë ne punonjësit e specialistët shqiptarë (veten tonë) për botën jemi të pakualifikuar. Shtoi kësaj edhe faktin se ai biznes që është ngulur prej vite në azi e afrikë nuk ka arsye madhore (luftë bëmë ne në 97) që të shpërngulet.
Me sa kam lexuar të gjitha bankat që u privatizuan në lindje prej perëndimorëve janë me humbje. Edhe humbja nuk përbën një faktor kur ata duan të zotërojnë tregun. E meta e parë e tregut shqiptar është vogëlsia e tij, shifrat që ofron nuk janë për të mëdhenjtë, e shtoi kësaj (kafe me bisht) dhe tenderat karagjozë që bëjmë. Nuk na detyron njeri si do të shesim pronën tonë, nëse duam ta shesim fjala vjen tek Italianët s'kemi pse hallakatemi nëpër tendera pambarim.
Ka dhe plot të tjera për "ata" por më duhet të shikoj pak "brenda gardhit" siç thotë kryeministri aktual. Kapitalistët e rinj shqiptarë mund ti ndaj në dy grupe. Të parët që njohin mirë ekonominë e kanë zanat atë, dhe të dytët që rrethanat i bënë të tillë. Tek të parët që drejtojnë apo drejtonin institucione finaciare shteti ju ka vënë kufirin tek thana, vetveprimi i tyre është gati zero, shumicën sa herë i është dashur politikës e ka bërë të korruptuar. Koreja komuniste e Veriut më e zonja se ne, gjen një milioner kinez (që Kina e plasi brenda se i ikin investorët) e i jep pavarsi për të bërë çtë dojë në një zonë të lirë ekonomike. Tek të dytët që përbëjnë dhe shumicën e biznesit shqiptar, mund të dalloj ndërtimin që e drejtojnë inxhinierët e ndërtimit, të tjerat pastaj mund ti gjesh në përkëmbimet më të çuditshme që ofrojmë ne si psh. të kemi kryeministra, zv. e ministra finance (në pikun e varfërisë) jo ekonomistë e financierë. Le të jenë më të mirët e botës, nuk janë profesionistë. Më e keqja e të këqijave tek klasa e biznesit është despotizmi e absolutizmi që ata e shprehin hapur dhe e mbrojnë me të gjitha mjetet. Përjashto ndonjë ndërmarrje të privatizuar që punon si shoqëri aksionere, gjithë të tjerat janë SHPK, me pronarë presidentin kryefamiljarin dhe manaxhere të shoqen. Bashkimi bën fuqinë nuk është thënie për moral është realitet kapitalist.
Jo pa dashur dola kështu tek bursa që më së fundi ka marrë një liçensë provizore(?). Nuk ka mekanizëm me efikasës se kjo në ngritjen e ekonomisë. Paratë që ne themi flejnë bankave (jo vetëm në Shqipëri) mund të ishin kthyer këto vite në ëëëëë.....
Ky është çelësi i artë, nëse e përdorim atë e hapim derën e Europës me dorën tonë.
Interesat ekonomike janë si puna e asaj vajzës që del nga shtëpia me shapka e pa tualet për të blerë ndonjë qiri se i kanë ikur dritat, nuk tërheq vëmendjen, po sikur të vishet e bëjë pak tualet mos u çudit kishte qënë Miss Bota.
Si një ish që e ka njohur ekonominë shqiptare nga afër di që energjia elektrike ka qënë një nga pengesat më serioze për investime të mëdha. Ne dhi zgjebur e bisht përpjetë. Jo këtu, jo atje të bëhet TECi i Vlorës, të shpohet për naftë, të bëhet hidroçentrali se kështu se ashtu... Ndërtesës së OKBsë në zemër të Nju Jorkut vetëm nëse e fotografon në ballor me fytyrë nga perëndimi nuk i nxjerr oxhaqet e energji prodhuesve brenda rrethit të 1Km. Nju Jorku brenda asaj që quhet qytet ka 10 të tillë.
Aleati i atyre që s'bëjnë dot vetë FMN. Nëse nuk merrte përsipër energjitikën nuk më dilnin arsye bindëse për ti shkuar nga pas si qorrët. Malajzia së fundi është një shtet që zbatoi një plan të sajin për daljen nga kriza, e doli, Amerika Latine është në pritje për inxheksionin e radhës.
Ku kam besim unë. Tek fatkeqsia jonë. Remzi Lani i cituar tek The economist-i i fundit na jep shifrën 8000 studentë shqiptarë në Itali. Shqipëria duhet të largojë një orë e më parë honxho-ponxhot nga drejtimi i ekonomisë shqiptare. Thënia e Nanos se brenda brezit tonë do hyjmë në BE, më kujtoi çkisha lexuar ca muaj më parë për 40 vjetorin e një prej qeveritarëve Sërbë, të gjithë ish të punësuar nëpër financat e larta të botës. I kanë dhënë vetes një 10 vjeçar kohë për të futur Sërbinë në BE.
Ky economisti i fundit kishte dhe shifrën e asaj që emigrantët kontribuojnë në ekonominë shqiptare. Nuk kisha para shifër më me rezervë, sidomos kur mendoj se sa herë më të ulta janë të ardhurat nga taksat doganore, tatimet, se sa herë vjedhim veten me kleptomaninë e trashëguar nga sistemi i "si shokët". Mund tju duket budallallëk por ne këtej edhe gjizën e fasulet i blejmë atje, mo po dhe kafes së Brazilit rruga më e shkurtër i kalon nga Shqipëria. Jemi akoma brenda të qënit "vrimë e zezë" ku jo më miliona por miliarda firojnë.
 

romeo

Forumium maestatis
Re: Ekzistojne interesat ekonomike ne Shqiperi?

Shqiperia do te sherbeje si lavatriçja e Evropes. :rockband:
 

B

Primus registratum
Re: Ekzistojne interesat ekonomike ne Shqiperi?

Njerezit jane dhe miope dhe hipermetrope.
Fatkeqesi e madhe do te ishte neqoftese te gjithe do ishim Miope.
 

olti

Neo
Re: Ekzistojne interesat ekonomike ne Shqiperi?

Vendi yne do te jete ne rrugen e naftes lindore dhe per kete arsye sigurisht qe do te paraqese interesa kundrejt te huajve dhe te atyre qe bejne politiken boterore sot.

arton2005.jpg
 

romeo

Forumium maestatis
Re: Ekzistojne interesat ekonomike ne Shqiperi?

Fillimisht postuar nga Anasykaltra:
[qb]Jena si ajo ura me derrasa ku kalojn qofte dhe mjetet e tonazhit te rende, kur te keputen litaret bashkia se can me koken per ta rregulluar dhe interesat behen ZERO e veshtire per ta kuptuar...!!!???[/qb]
qartesia dora vete
/pf/images/graemlins/tongue.gif
 

ujku81

Primus registratum
Re: Ekzistojne interesat ekonomike ne Shqiperi?

Aktualisht ne kemi burime, por jo pasuri!!
Une nuk besoj shume tek turizmi, Greqia eshte vetem 2 hapa larg dhe vite drite larg!! Do te doja te besoja tek bujqesia por fshataret tane jane shume " katundare " per ta kuptuar se duhet te blejne traktore per te punuar e jo benza.
Minerale kemi por nuk kemi fonde per ti nxjerre, dhe para nuk te jep njeri, qe te pasurohesh ti pa patur ai tjetri interesin.
Por ne kemi nje gje qe askush tjeter nuk e ka, dhe qe Serbia ka shekuj qe e lakmon, kemi celesin e Otrantos dhe te gjitha rruget Lindje - Perendim qe prekin Ballkanin nje dite do kalojne ketu.
Aktualisht kalojne vetem rruget e trafikut sepse greku eshte treguar me i zgjuar dhe i ka rrjepur ca para BE per te ndertuar rruget per transport.
Te gjitha keto do te na bejne nje dite nje cope vend ne tryezn e madhe evropiane, por jo me shume. Copat e tortes jane ndare kur ne nuk kishim as breke ( qe na kane rene shpesh ). Gjithsesi nuk eshte per te ardhur keq. Ne do te bejme pjese ne Evropoe dhe kaq mjafton. Te tjerat jane nacionalizem i kote dhe u ka ikur koha.
P.S : jam shume dakort lidhur me mendimin mbi klasen e re te manaxhereve qe ka nisur te shfaqet dhe qe ne pak vjet do te marre frenat, sepse jemi shume me te zote se pleqte tane.
Meqe ra fjala tek pleqte, eshte fatkeqesi qe duke qene kombi me proamerikan dhe proevropian ne ballkan jemi dhe me te vuajturit, shkaku jane pikerisht pleqte e paafte!!!!!
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Ekzistojne interesat ekonomike ne Shqiperi?

s'ka nevoje as per nafte e as per ar per nje vend aq te vogel sa shqiperia...mjaftojne rruget, hotele gjate bregdetit, ca fabrika, dhe ca te tjere qe punojne tokat ne fshat...mbi te gjitha deshira e mire qe nga ata ne fillim e deri ne fund....


Per te punuar token po te cojme ty TuTu , meqe spaska nevoje as per naft e as per ar /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
Top